Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Rama i ndërpret fjalën sipërmarrësit të huaj që kritikon qeverinë

    Të kritikosh qeverinë është bërë thuajse një mision i pamundur edhe për të huajt. Aq më tepër në transmetim live në TV. Edi Rama është nën akuzë personalisht se po e mbyt fjalën e lirë. Ndoshta Patriku, që ka që kompani Bitumi në Selenicë, nuk e dinte këtë. Në takimin që Rama po zhvillonte me bizneset ai u ngrit për të folur për një shqetësim për paketën fiskale. Por kryeministri ia ndërpreu fjalën, sapo ajo po merrte nota kritike.

    “Unë jam Patriku dhe kam një kompani bitumi në Selenicë. Në paketën e parë fiskale unë kam patur një shqetsim dhe i kam dërguar letër ish –ministrit të Financave dhe ministrit Ahmetaj e shumë të tjerëve, se ajo paketë nuk duhet të kalonte, pasi dëmtonte biznesin. Por jo që ndodhi është se paketa u miratua dhe unë u detyrova të heq nga puna 80 persona…”.

    Sapo ka prekur temën e shkrurtimit të vendeve të punës, kryeministri Rama ka ndërhyrë duke ia prerë fjalë. “Patrik, je bërë shumë shqiptar. Kjo ka kaluar tani. Vërtet do të na tregosh këtë histori? Është rregulluar me paketën fiskale të korrikut.

    Por Patriku ka këmbëngulur, duke i treguar kryeministrit se ai nuk është aq shqiptar sa të kompleksohet nga ndërhyrjet e tij: “Po, por unë dua ta ndaj, pasi ju nuk keni marrë masa për personin që e hartoi paketën fiskale. Ai duhet të mbajë përgjegjësi për dëmin ndaj biznesit. Por ai vazhdon të jetë ende në punë”, u shpreh Patriku. /Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Rama i ndërpret fjalën sipërmarrësit të huaj që kritikon qeverinë

    Kryeminister perfundimisht e ke kthyer receten e mashtrimit me arrogance, ne sistemike.

    Sot ne takimin per klimen e biznesit ke arritur majat. Perfundimisht ti ose je aq idiot funksional saqe, per nje teke te natyres dhe per fatin tone te keq, nuk arrin dot te shohesh ne cfare derexheje e ke cuar Shqiperine, ose je shume i vetedijshem qe ti ke nje plan per shkaterrimin e Shqiperise dhe gjerat po te ecin sipas planit.
    Ti thua qe reforma i dha frytet? -Na fal por per cfare frytesh je duke folur?

    Nga deshiron t'ja nisim?

    Nga Buxheti i shtetit?
    Cfare frytesh paska dhene reforma, kur vetem vjet buxhetit i munguan gati 300 milione USD qe humben erresires se korrupsionit. Dhe po flasim me te dhenat e bera publike nga Minsitria e Financave.
    Cfare reforme na qenkesh kjo qe i zbraz buken ne tavoline shqiptareve te varfer, per te mbushur barkun tend te stermadh dhe te miqve te tu?
    Cfare reforme na qenkesh kjo, kur vjet, ne kulmin e reformes dhe me taksa te rritura me 50%, shteti mblodhi me pak te ardhura sesa 2014, kur dhe taksat ishin me te uleta dhe reforme s'kishte? Si e shpjegon ti o Kryeminister, qe vjet, ne mes te zjarrit reformist, zhdoganimi i duhanit dhe mallrave te akcizes nuk arriti dot as nivelin e 2012-es? Ca fryte leshi paskesh patur kjo reforme, qe ti del dhe na e thua dhe gjithe kapadaillek?

    Te vazhdojme me biznesin?
    Cfare fryte paska dhene kjo reforme kur besimi i biznesit ka rene nen mesataren historike te ketij treguesi. Vetem ne tremujorin e pare, BSH thote qe ra me 5.7pike%? Ndersa ti thua qe s'iken njeri? Po pse si e mendon ikjen ti, me ceremoni dhe me shkrese percjellese?
    Po ikin amerikanet, ta tha dje zevendes-ambasadori i tyre.
    Kane ikur me kohe gjermanet. E ka thene me kohe ambasadori i tyre.
    Ka rene konsumi ne nivele te frikshme. Vendi eshte ne deflacion, sepse njerezit nuk blejne me. Ose sepse s'kane leke, ose sepse kane frike per te ardhmen. Jemi me 0.2% inflacion. E di cdo te thote inflacion 0.2% per Shqiperine? Si nje njeri qe e ka temperaturen e trupit 33° Celcius. Keshtu eshte Shqiperia sot. Dhe ky padyshim qe eshte fryt i reformave te tua.
    Ka rene kreditimi ne ekonomi. Bankat jane plot me leke, Banka e Shqiperise po thyen rekord mbas rekordi me uljen e normes se interesit, por megjithe keto prape asnje s'eshte i interesuar te marre kredi qe te hape nje biznes apo te beje nje investim. Dhe e di pse? Fryt i reformave te tua.
    U rriten taksat saqe po ua marrin frymen bizneseve. Po ikin njerez nga puna sepse nuk po perballohen dot vetem nga rritja e taksave.
    E di qe shfrytezimi i kapaciteteve ishte ne nivele te frikshme ne publikimin e fundit te BSH? Industria ishte ne 69%, sherbimet ne 68%, ndertimi ne 54.7%. Cdo gje qe po shkon ne tatepjete.

    Si thua, te vazhdojme me tablone makro dhe me familjet?
    Numri i njerezve qe jane rregjistruar si te papune dhe qe kerkojne pune, kane qe ne 2013 qe vetem rriten dhe s'kane nder mend te ndalen. E ke cuar ne rekord nivelin e papunesise, je i vetedijshem per kete? 18% papunesi e faktuar, veshtire se gjen ne ndonje periudhe tjeter.
    Niveli i besimit konsumator eshte ne disheze vetem po bie, thote BSH. 2.5% ra ne tremujorin e pare.
    Familjet po kursejne dhe buken. 1.8% kishte rene balanca e blerjeve te vogla ne familjet shqiptare.
    Iken 100.000 veta vitin qe shkoi. Njelloj sa ne 1992. Dhe 200.000 te tjere e tentuan. Me shume se ne 1992.
    Dhe ti thua reforma dha frytet e veta?
    Po mbyllen kompanite nje e nga nje. Po ikin njerez nga puna cdo dite dhe ti ben arrogantin e cunit te zgjuar te mamit?
    Ai zoteria te tha ne takim qe fale reformes tende,u detyrova te heq 80 veta nga puna, ndersa ti ben arrogantin me batuta demode te 1975-es dhe i thua atij qe e ka gabim?? Ai te thote cfare ndodhi ne fakt, ti i thua qe eshte kthyer ne shqiptar?

    Perfundimisht nuk merr sens ne asnje forme tjeter kjo sjellja jote. Ti ose je idiot funksional dhe s'di se c'flet, ose i ke vene plan vetes ta largosh kete popull nga kjo toke dhe kete do ta besh brenda mandati.
    Zgjidhe vete kush nga keta te dy je. Per ne fatkeqesisht nuk ka ndryshim.
    ________________________________________________
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •