Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226

    Shqipërime nga autorë të ndryshëm

    Elefanti dhe udhëtarët.

    Na ishte një herë një urtak në Indi që pa një grup shokësh. Ata kishin udhëtuar që nga larg dhe ishin të lodhur e të uritur. Ai u tha atyre se e dinte sa të lodhur ishin, por kishte një këshillë për ta. Ai e dinte se në rrugë ata do të hasnin elefantë të rinj të cilët ishin të pafuqishëm e të njomë si edhe të majmë për merak, sakaq nëna e të cilëve rri shtrirë e fshehur, e mbytur në siklet. Ajo më kot kish kërkuar për fëmijët e saj e s’i kish gjetur, ndaj ofshante e pikëlluar. E kështu, urtaku u thotë këtyre shokëve: “Kujdes, e mos i lëndoni ata fëmijë të ngratë të saj! Mjaftohuni me barishtet e gjethet që keni dhe mos gjuani për ata elefantët e njomë. Jua them këto që t’ju ruaj nga pendesa e padobishme. Kujdes, mos t’ju rrëmbejë lakmia! Si tha këto, ai u nda prej tyre.
    Udhëtarët vazhduan rrugën e tyre, duke i marrë uria edhe më tepër. Befas, në drejtim të rrugës, ata panë një lefant të vogël, të sapolindur. Ata iu hodhën sipër si ujq të uritur dhe e hëngrën, e duke pastruar duart. Një nga udhëtartë nuk hëngri, duke u kujtuar shokëve të tjerë paralajmërimin e urtakut. Por, ata s’ja vunë veshin, por hëngrën mishin e pjekur të presë. Si u ngopën mirë e mirë, i zuri gjumi të gjithë, përveç atij që nuk kish ngrënë. Dhe ai mbeti zgjuar tërë natën.
    Meqë ishte zgjuar, ai pa një elefant të frikshëm të afrohej. Ajo iu afrua atij, që rrinte duke u mbrojtur, duke i nuhatur gojën tri herë, dhe asnjë erë të papranueshme nuk nuk ndjeu të dilte prej andej. Ajo i erdhi atij rrotull disa herë, por nuk e lëndoi. Ajo u mori erë të gjithë turinjve të atyre që flinin, dhe era e mishit të të voglit të saj nga çdo buzë e tyre, i shpoi hundët. Çdo njëri prej tyre kish ngrënë mishin e pjekur të të voglit të saj. Pa asnjë keqardhje, ajo e hodhi në erë secilin prej tyre, duke rënë copë-copë në tokë me eshtra të thyera.

    Shpjegimi i Rumit.

    Elefanti është Zoti. Alegoria mund të kuptohet në disa rrafshe. Në të parin, fëmijët e saj janë axhami, engjuj të përsosur. Ata janë ndarë nga e ëma si një sfidë dhe sprovë. Megjithatë, Zoti, fshehurazi është shok dhe mbrojtës i tyre, sepse ata kanë veshë shpirtërorë dhe i dijnë të fshehtat e hyjnores, ndërsa qëniet njerëzore kanë vetëm veshët fizikë dhe nuk dëgjojnë ç’u thuhet në to. Që të mund të dëgjohet e vërteta, atyre u duhet patjetër të arratisen nga papërsosmëria e vetë tyre. Profeti Muhamed (sp.q.m.t) është i tëri sy e veshë, dhe ai i mëkon fëmijët njësoj si një mëmë, teksa qëniet njerëzore janë si foshnje.

    Në rrafshin e dytë, elefantët e vegjël janë të drejtët e të pafajshmit, të cilët janë “mëmësuar” prej profetëve dhe engjujve.
    Kujtohu, se elefantesha do të vijë të hakmerret për të vegjëlit e saj, të cilëve ju i hëngërt mishin, sepse nëna e njeh erën e fëmijës së saj.

    Rumi thotë: «O mitmarrës! Ju jeni elefanti i vogël, edhe juve, i zoti i elefantit do t’jua marrë frymën». Sepse, nëse Muhamedi mundi të nuhasë aromën e pranisë hyjnore që nga Jamani i largët, si atëherë nuk do mundte dot të ndjejë shtirjen prej teje? Muhamedi e nuhat atë, por na e fsheh neve gjoja s’mundet, dhe sakaq era e keqe dhe e mirë ngjiten lart në qiell.
    Ndërkohë që ti fle, (gjumi i padijes), era e prapësive të tua ngjitet lart tek shqyrtuesit në kupën qiellore. Kudërbimi i fodullëkut dhe lakmisë e epshit do të bëhet, si të thuash, erë qepe, që domthënë, këto cilësi do të shfaqen kur ti flet. Edhe nëse betohesh se nuk ke ngrënë qepë, era nga goja do të të tradhëtojë. Shumë lutje nuk janë pranuar për shkak të erës së keqe që i shoqëron ato, sepse zemra e prishur duket në gjuhë.

    Shqipëroi Halit Methasani (Beka)

    5 Maj 2015
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226

    Për: Shqipërime nga autorë të ndryshëm

    Mbreti dhe shërbëtorja -

    Mevlana Xhelaludin Rumi



    Na ishte një herë e një kohë një mbret, të cilit i përkisnin si fuqia tokësore edhe ajo shpirtërore.Tani, një ditë qëlloi që ai të kalëronte bashkë me oborrtarët e tij dhe teksa rendte, në rrugë pa një vajzë shërbëtore; dhe shpirti menjëherë iu robërua prej bukurisë së saj – zogu i shpirtit iu dridh në kafaz të tij, e i dha para dhe e bleu vajzën menjëherë. Pasi e bleu dhe shijoi hijeshitë e saj, fati e deshi që vajza të sëmurej. Paskëtaj mbreti thirri mjekët sa andej-këndej, e u tha:
    - Jeta e të dy neve është në duart tuaja. Jeta ime vërtetë nuk është diçka që llogaritet, por kjo është jeta e jetës sime; Unë jam në lëngatë e i lënduar plagë, ajo është ilaçi im. Tani kush e shëron atë, që është jeta ime, do të marrë thesarin tim, sedefet e merxhanet e mija.
    Të gjithë mjekët deklaruan:
    - Jemi gati të rrezikojmë jetët tona; do të mbledhim të gjithë mençurinë dhe do sjellim gjithë dijenitë tona. Secili prej nesh është një Mesi i dërguar të shërojë njerëzit e tij; melhemi për çdo dhimbje është në duart tona.
    Por në atë mendjemadhësi në vetëvete ata harruan të shtojnë. «Në dashtë Zoti», ndaj Zoti u tregoi atyre paaftësinë e njeriut. Sepse të gjitha mjekimet dhe kurat që ata provuan, sëmundja e saj vetëm se përkeqësohej dhe nevoja e saj mbeti e papërmbushur; sëmundja e rrëgjoi vajzën të dobët si një fije floku, dhe sytë e mbretit u mbuluan në lot gjaku mu si lumë.
    Kur mbreti pa se mjekët ishin të pafuqishëm të shërojnë sëmundje, iku këmbëzbathur për në xhami, nxitoi tek qoshi e lutjes dhe e lagu qull në lot faltoren. Duke e mbledhur veten sërish prej ujrave të thella të dalldisë, ai e çliroi gjuhën drejt enkas të lëvdojë Zotin e t’i drejtohet Atij me lutje.
    - O Zot, - u qajt ai,- dhurata më e vogël e të cilit është sundimi mbi botën, ç’të them unë, tek shoh që Ju i dini të gjitha të fshehtat e botës? O Ti që je streha jonë e përhershme në kohë nevoje, shih, ne e kemi humbur sërish rrugën; por Ti ke thënë vetë, «Edhe pse unë e di të fshehtën, befas e bëj të shfaqet në veprimin tuaj të jashtëm.»
    Teksa nxori këtë thirrje me zë të lartë nga thellësi e shpirtit, deti i begatisë hyjnore zuri të fryhet. Gjumi e rrëmbeu mes vajit, dhe në ëndërr pa një plak t’i shfaqej e t’i thotë:
    - Myzhde, o mbret! Lutjet tuaja janë plotësuar. Nëse një i panjohur ju vjen nesër, dije se ai vjen nga unë, ai është vërtet mjek i zoti, dhe çkado të thotë ai merre për të vërtetë, sepse ai është edhe i çiltër edhe i besueshëm. Në mjekimin e tij ju do të gjeni magjinë më sipërore, dhe në natyrën e tij do të kuptoni fuqiplotin Zot.
    Kur ora e premtuar erdhi, ishte agim, kur dielli u ngjit nga lindja duke djegur yjet, mbreti ishte në divanhanë gjithë duke pritur të shohë atë që ishte shfaqur aq çuditshëm. Ai pa një personazh të drejtë e fisnik, një diell në shkëlqim në mes të hijeve, i cili arriti nga larg, i thatë si hënë e re, i dobët e i mpakët si një fanitje; ajo hije që kish parë në ëndërr tani shfaqej e dukshme në fytyrën e të panjohurit. Mbreti vetë në vendin e kujdestarit të pallatit nxitoi përpara të përshëndesë të panjohurin që vinte tek ai nga bota e padukshme. Të dy ishin detarë që kishin mësuar të notojnë, shpirtrat e të dyve ishin thurur bashkë, të paqepur.
    - Ti je i dashuri im i vërtetë, - thirri mbreti, - jo ajo, por në këtë botë një punë nxjerr një tjetër. Ti je si Muhamedi për mua, unë për ty si Omari, dhe unë do bëj çmos të të shërbej ty.
    Thënë këtë, mbreti i hapi krahët dhe e pushtoi atë në krahëror, duke e marrë si dashuri në zemër e shpirt të tij; e puthi atë në duar e vetulla, dhe e pyeti për shtëpinë dhe rrugën që kish bërë. Dhe teksa e pyeste, e ftoi atë të ulej në kolltukun e nderit, duke i thënë:
    - Më në fund prej durimit, unë kam gjetur një thesar! Ti je një dhuratë e sjellë prej Zotit që të heq sikletin, domethënie e fjalës së urtë, Durimi është çelësi i shpëtimit. Mirëse keni ardhur, i pranuari i zemrës.
    Me përfundimin e atij kuvendimi dhe gostie të bollshme, mbreti e mori atë përdore dhe e shpuri në harem; i recitoi atij histroinë e vajzës së sëmurë dhe ligështimin e saj, e pastaj e uli atë bri të sëmurës. Mjeku e këqyri atë nga çehreja, pulsi dhe ujët e hollë dhe dëgjoi me vëmendje të madhe, simptomat she shkaqet e sëmundjes së saj. Atëherë shpalli:
    - Asnjë prej ilaçeve që kanë përdorur ata nuk është shërues, ato kanë shërbyer vetëm për shkatërrim. Ata kanë qenë krejt të paditur mbi gjendjen e saj të brendshme: Zoti më ruajttë prej shpikjeve të tyre!
    Ai e kuptoi natyrën e dhimbjes së saj, dhe dobësia e fshehtë e saj iu zbulua atij krejtësisht, por ai e mbajti të fshehtë dhe nuk ia tregoi mbretit. Nuk ishte fshikëza e tëmthit, e zezë a e verdhë, rrënja e sikletit të saj; era e çdo eshke ndjehet kur digjet, dhe ai pa se pikëllimi i saj vinte nga zemra e lënduar. Trupin e kishte në gjendje të mirë, por ishte e sëmurë në zemër; një shenjë e sigurt se kur je në dashuri zemrën e ke të lënduar – nuk ka sëmundje si ajo e dëshpërimit. Ligështimi i të dashuruarit është i përveçëm nga çdo lloj ligështishë të tjera; dashuria është tejqyrësja e mistereve të Zotit. Pra, mjeku i tha mbretit:
    - Boshatise shtëpinë, largoji të gjithë, të afërm e të largët. Dua t’i bëj disa pyetjevajzës; mos lër askënd të dëgjojë në hajat.
    Shtëpia mbeti bosh, asnjë banor nuk kishte aty përveç mjekut dhe të sëmurës. Atëherë ai e pyet atë butësisht:
    - Nga ç’qytet je? Shiko, njerëzit e çdo qyteti kërkojnë trajtim të vetin. Dhe ç’njerëz ke në atë qytet? Çfarë farefisi dhe lidhjesh keni?
    Teksa thoshte këto, ai i vuri asaj dorën në puls, dhe e pyeste atë me hollësi rreth padrejtësive të Parajsës. Kur dikujt i ngulet një majë gjembi në këmbë, ai e vendos atë këmbë mbi gjurin e këmbës tjetër dhe kërkon për majën e gjembit me majë gjilpëre; nëse s’e gjen dot, ai vazhdon ta lagë vendin me majë të gjuhës. Nëse një gjemb në këmbë është kaq vështirë ta gjesh, më thuaj atëherë, si i bëhet me gjembin që të ngulet në zemër? Por ngaqë mjeku ishte mjeshtër i heqjes së gjembave, ai vazhdoi ta vërë dorën mbi vend pas vendi duke hetuar. Dhe në bisedë e sipër, ai e pyeti vajzën për shokë të ndryshëm të saj, dhe ajo i tregoi mjekut të gjithçka rreth shtëpisësë saj, ish pronarëve, qytetit të saj, mjedisit. Ai dëgjonte ndërsa ajo i tregonte atij rreth vetes, gjithë duke e mbajtur vëmendjen tek rrahjet të pusit të saj. Duke e ditur se kur pulsi i saj fillon të rrahë me përmendjen e një emri të veçantë, ai njeri do të ishte dëshira e saj e zemrës në këtë botë.
    Fillimisht ajo numëroi shokët e saj të qytetit të vet, pastaj kaloi duke përmendur një qytet tjetër.
    - Kur e le qytetin tënd- e pyeti ai atë, - në ç’qytet tjetër keni jetuar më së shumti, vajzë?
    Ajo përmendi një qytet, pastaj kaloi tek një tjetër, pa ndryshuar çehre apo puls; ajo përmendi një pas një emrat e të zotëve ku kish shërbyer, qytetet ku ata kishin jetuar, shtëpitë ku ajo kish banuar, bujarinë që kish shijuar. Ajo rrëfeu për qytet pas qyteti, shtëpi pas shtëpie, dhe asnjë damar i saj s’u drodh, asnjë faqe s’ju zverdh; pulsi i saj mbeti fare normal e i pandikuar, gjersa doktori e pyeti atë rreth Samarkandit, i ëmbël si kallam-sheqeri. Atëherë pulsi i saj menjëherë zuri të kërcejë, fytyrës i ikte e i vinte ngjyra e saj e trëndafiltë; sepse vinte nga një argjendar i veçantë i Samarkandit prej të cilit ajo ishte ndarë.
    Duke e gjetur të fshetën e pacientit, mjeku gjeti edhe burimin e vuajtjes dhe sikletit të saj.

    - Në ç’lagje banon ai kur kalon nëpër qytet? - pyeti ai.
    - Lagjja Kryeurë, - u përgjigj ajo, - Rruga Gjatafar.
    - Tani e di ç’sëmundje ke – i tha mjeku asaj. – dhe menjëherë do të shfaq artin tim magjik të të shpëtoj. Vetëm gëzohu, lëri gajlet mënjanë dhe ji e sigurt, sepse unë do të veproj mbi ty si shi mbi kullotën e zhuritur. Unë do të shqetësohem për ty, ndaj ti mos u shqetëso për vehten; Unë do të jem më miqësor me ty sesa njëqind etër. Vetëm ki kujdes, mos ia thuaj këtë të fshehtë askujt, sepse vetë mbreti do të hetojë shumë rreth teje. Le të jetë zemra jote varr i të fshehtës që ke, dhe atëherë dëshira jote do të plotësohet sa më shpejt.
    Atëherë, doktori u ngrit e shkoi të takojë mbretin. Ai i bëri të ditur mbretit pjesë nga e gjithë meseleja, dhe shtoi:
    - Plani më i mirë është që ta sjellim këtu atë njeriun që të shërojë sëmundjen e vajzës. Thirre atë argjendarin nga qyteti i largët; ndille atë me flori dhe rroba të mira fare.
    Mbreti dërgoi dy lajmëtarë në atë qytet, burra mendjehollë, të aftë dhe tërësisht të besueshëm. Dy lajmëtarët mbërritën siç duhej në Samarkand, në kërkim të ardgjendarit qejfli e qerrata, dhe iu drejtuan kështu:
    - Mjeshtër argjendar, zejtar i mirë dhe i përsosur në dituri, cilësia e të cilit është e njohur në gjitha kazatë, shiko: - Mbreti, kështu e kështu ju ka zgjedhur ju të jeni argjendari i tij, për shkak të epërsisë suaj në art. Merri këto rroba të mira dhe ar e serm; kur të vini në qytetin e tij, ju do të jeni i parapëlqyeri dhe shoku i afërt i tij.
    Ai, i mashtruar nga ç’po i shihnin sytë, pasuri e rroba të bukura, e la qytetin dhe fëmijët e tij dhe gjithë gëzim mori rrugën, pa e ditur aspak se mbreti kishte thurur plane për jetën e tij. Hipur mbi një kalë arab, ikte me ngut i gëzuar, duke e marrë një rrobë si të ishte prej nderi, kur zaten ishte çmim gjaku për të. Kur mbërriti, një i panjohur, nga rruga doktori e solli atë menjëherë para mbretit. Mbreti e vështroi atë me një konsideratë të lartë dhe i kërkoi atij të ndjehej i lirë në shtëpinë e tij thesar floriri.
    Pastaj doktorri i thotë mbretit:
    - Naltmadhnia jote, sovran, jepja vajzën këtij njeriu të mirë. Ajo do të jetë mjaft i lumtur të ribashkohet me të, se uji i ribashkimit të tyre do të shuajë zjarrin e merakut të saj.
    Mbreti ia dha argjendarit atë bukuroshe rrumbullake dhe i bashkoi të dy në martesë atë çift aq të etur për shoqërinë e njëri-tjetrit. Për një kohë prej gjashtë muajsh ata ishin të lirë të kënaqin dëshirën e tyre, saqë vajza mundi të rifitojë shëndetin e plotë. Atëherë doktorri pregatiti një pije për argjendarin, që sapo ai e piu zuri të rrëgjohej mu para syve të saj. Hijeshia e tij nuk i duroi sëmundjes, e kështu shpirti i vajzës, s’ishte më robinë e bukurisë së tij vrastare. Tani që ai u shëmtua, e u bë i neveritshëm, faqegërryer, pakngapak zemra e saj u ftoh ndaj tij.
    Dashuria e shtënë për hir të paraqitjes i pashëm, nuk është dashuri e vërtetë; në fund ajo s’provon asgjë përveçse turpërim. Ai vetëm se një turp i madh i tëri do të kish qenë, ndryshe kurrë s’do kish rënë një ndëshkim kaq i madh mbi të. Gjaku i rrodhi lumë nga sytë, dhe hijeshia e tij u shndërrua në armikun e tij më vdekjeprurës: armiku më i egër i palloit janë puplat e tij të bukura, dhe shumë prej mbretërve kanë qenë viktima të bukurisë së tyre. Ai thërriti, «Unë jam drer myshku që për hir të myshkut gjahtari më ka gjakosur pa faj; unë jam dhelpra e fushës që i kanë prerë kokën, duke dalë nga prita, vetëm për hir të gëzofit të saj; unë jam elefanti i qëlluar e therë prej pronarit të tij vetëm për dhëmbët. A a nuk e di ai që më ka ther mua për hesap të diçkaje tjetër nga unë, se gjaku im kurrë s’do flë i qetë? Sot vuajtësi jam unë, por nesër do të jetë ai. A duhet të derdhet gjaku i dikujt si imi, kot? Ndonëse muri e hedh hijen larg, ajo hije herëdokudo i kthehet murit. Kjo botë është një mal, dhe veprat tona janë thirrje që jehojnë prapë tek ne.
    Këto tha ai, dhe sakaq u fut nën dhé. Përsa i përket vajzës, ajo u spastrua nga sëmundja dhe dashuria e saj; sepse dashuria për të vdekurin nuk zgjat, duke parë se i ikuri nuk rikthehet më tek ne. Por dashuria për të gjallin, është gjthnjë e më e freskët për çdo çast në shpirt e në pamje, sesa gonxhja e lules. Ndaj, zgjidh dashurinë e Atij që Jeton e që është i Përhershëm, robin hyjnor, vera e derdhur e të cilit rrit jetë.

    Shqipëroi: Halit Beka (Methasani)
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226

    Për: Shqipërime nga autorë të ndryshëm

    Flladi I agimit

    Rumi

    Flladi I agimit ka sekrete t’ju tregojë
    Mos shko prapë të flësh

    Lypset të pyesësh se ç’dëshiron
    Mos shko prapë të flësh

    Njerëzit nëpër prag shkojnë e vijnë
    Aty ku dy botë takojnë

    Dera është e rrumbull
    Mos shko prapë të flësh.

    ---
    Shqipëroi Halit Beka (Methasani)
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226

    Për: Shqipërime nga autorë të ndryshëm

    DRITA DHE HIJA

    Rumi

    Drita dhe hija valle të dashurisë, të dyja
    I sekreteve të Zotit, astrolab
    Dashuria synim nuk ka
    I dashuri e dashuria të pandara. të pakohë

    Ndonëse dashurinë ta përshkruaj mundohem
    I pafjalë mbetem kur e përjetoj
    Ndonëse për dashurinë të shkruaj përpiqem
    Pena më thyhet, i pa ndihmë provoj

    E letra në vende të parrëfyeshme më ikën
    Ku dashuruesi, dashuria, e dashuruara shkrihen
    Ku çdo çast, prej dritës së dashurisë,
    I lavdishëm bëhet.
    ---
    Shqipëroi: Halit Beka (Methasani)
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226

    Për: Shqipërime nga autorë të ndryshëm

    Muzg

    Vargje nga Mevlana Xhalaludin Rumi


    Në buzëmbrëmje, një hënë në qiell u duk
    Pastaj në tokë ra të më vështrojë

    Si skifter që vjedh zogun në kohë gjahu
    Më vodhi hëna e vrap në qiell u kthye

    Unë veten vështrova, e s'e pashë më
    Se në atë hënë, trupi si shpirt u hollua

    Nëntë rruzujt u zhdukën në atë hënë
    Anija e qënies sime në atë det u mbyt.
    ----

    Shqipëroi: Halit Beka (Methasani)
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226

    Për: Shqipërime nga autorë të ndryshëm

    TË BETOHEM BIRI IM
    Rumi

    Biri im, v’Allah
    Askush në botë
    më të shtrenjtë
    Betohem, se ti s’ka

    Vështroje pasqyrën
    E mirë veten kundro
    Kush më lart - përtej teje
    mund të jetë, a beso!

    Puthe tani veten
    E me të ëmbla, gurgullo
    Veshët gjersa të buçasin
    Mbush e shijo

    Gjithë atë bukuri shikoje
    Që prej vetes rrezaton
    Dhe vetë qënies tënde
    Një këngë dashurie këndo

    Me lëvdata shpirtin
    Kurrë dot s’e tepron
    E zemrën së përkëdheluri
    Aspak s’e kalon

    At e bir së bashku
    të dy njeni një
    sheqer e kallam
    për ta bërë atë.

    Kush tjetër veç teje
    Më thuaj tjetër, kush?
    Vendin tënd ndonj’herë
    mundet vallë ta mbushë

    Tash vetes buzëqeshi
    Diamanti a ka vlerë
    Kur kurrë nuk gëzohet
    A të qeshë ndonjëherë?

    E si mund të çmoj vallë
    Një diamnti si ti,
    Kur je krejt thesari
    I times shtëpi

    Ti dhe hija jote
    Përherë në këtë botë
    Zog i lavdishëm
    I parajsës, je Zot!

    ----
    Shipëroi: Halit Beka (Methasani)
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226

    Për: Shqipërime nga autorë të ndryshëm

    TRËNDAFILI MË S’BUZËQESH

    Rumi

    N’shikim timin si më parë
    Trëndafili më s’më qesh
    Lulja në muzikë të fjalëve
    Si dikur më nuk më çel

    N’panair pse vallë të shkoj
    Me lak të buzëqeshjes tharë
    A çuditet natë e errët
    Tullac-hënën pak pa e parë?

    Er’e jugut sjell pranverën
    Por bilbili në kopsht s’këndon
    lulja më s’ vallëzon në pyll
    Para hënës që e vështron

    Diçka humbur, diçka s’gjendet
    Zemr’ e plakur ndjen zbraz’ti
    Mjeri unë, n’dorë t’kujt mizore
    Ka përthith kaq ftohtësi!
    ---------

    Shqipëroi: Halit Beka (Methasani)
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226

    Për: Shqipërime nga autorë të ndryshëm

    Unë isha i vdekur


    Rumi
    Unë isha i vdekur, u ringjalla
    Isha lot, në buzëqeshje u ktheva

    E gjitha prej dashurisë kur më erdhi,
    Jeta e përkohshme
    Që atëherë e përjetshme u bë

    Më tha dashuria
    Ti s’je aq i marrë, kjo shtëpi s’të nxë


    Shkova e i marrë u bëra
    I marrë sa në zinxhir të jem

    më tha Dashuria
    ti s’je mjaft I dehur, ky grup nuk të nxë
    Shkova e u deha xurxull u bëra
    E ikja kuturu

    Më tha dashuria
    Ti prore je I zgjuar
    Me përfytyrime e
    Dyshime mbushur

    Shkova e leshko u bëra
    E nga frika prej gjithçkaje
    Krejt u tërhoqa

    Dhe tha dashuria
    Ti je qiri
    Që gjithkënd tërheq
    Rreth teje të gjithë i mbledh


    Qiri që dritë rreth meje shpërndaj
    Më nuk jam
    Turma rreth meje më nuk mbledh
    E i tëri si tym tani shpërndarë

    Tha dashuria:
    Ti je mësues ti je një kokë
    Prijës për të gjithë

    Unë më nuk jam
    As mësues, as lider
    Veç I dëshirave të tua -shërbëtor

    Tha dashuria:
    Ti tashmë ke krahët e tua
    Pupla më s’të jap

    Pastaj zemra më palsi
    E me një dritë të fortë
    Me jetë të re shkapërderdhur
    gjer në grykë u mush

    Tani edhe qiejt mirënjohës janë
    Që falë dashurisë
    dhurues i dritës jam bërë

    -------------

    Shqipëroi: Halit Beka (Methasani)
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •