Gjenden rreth 3.200 bimë kanabisi, asnjë i arrestuar

Emri:  kanabis3.jpg

Shikime: 289

Madhësia:  99.4 KB

Rreth 3.209 bimë kanabisi janë gjetur dhe asgjësuar nga policia një ditë më parë, në Sarandë, Vlorë dhe Elbasan.

Burime zyrtare bëjnë me dije se janë gjetur e asgjesuar edhe “1000 kubikë të pa mbirë” në fshatin Trevëllazër të Vlorës, ndërsa asnjë person nuk është arrestuar ende.

Konkretisht, në Sarandë, janë gjetur rreth orës 17:00 të ditës së djeshme në fshatrat Dërmish e Memoraq, në tokë pa pronar, 86 bimë narkotike.

Në fshatin Trevëllazër të Vlorës, në vendin e quajtur “Pylli i Xinave”, në tre parcela të hapur rishtazi u gjetën të kultivuara 2.073 bimë kanabisi dhe 1.000 kubikë të pa mbirë.

Ndërsa, në fshatin Staf në Elbasan, në një zonë pyjore, u gjetën të mbjella 1.050 bimë narkotike.

Për të tria rastet, burime zyrtare nga policia njoftojnë se “po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

Syri