Emri:  fatmir-koci.jpg

Shikime: 483

Madhësia:  69.0 KB

“Elvis Walks Home” është prodhimi më i ri kinematografik, një bashkëpunim mes F & Me ( Film and Music Entertaiment) i Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë.

Filmi i bazuar në një skenar origjinal, me regji të Fatmir Koçit, do të nisë xhirimet me 15 Gusht në Shqipëri dhe Bosnje. Rolin kryesor në film e luan aktori amerikan Nick Shreli me “Mickey”, i cili fiton një punë në trupat zbavitëse amerikane gjatë luftrave të Ballkanit në 1999, por e gjen veten në mes të një zone lufte, i veshur si Elvis Presley.

Kasta e aktorëve shqiptarë të cilët do të luajnë në role të tjera përbëhet nga Ndricim Xhepa, Amos Zaharia, Dritan Kastrati, Romir Zalla, Ergys Halili, Maradona Kodra.

TV Klan