Dekriminalizimi ose siç e quan nje ish drejtues i Opozitës shqiptare –dekusarizimi, të miratuara para pak kohësh nuk do të jenë të plota nëse nuk do të bëhet edhe De-Katundarizimi dhe De-Prostitucionalizmi i paralmentit. Të gjitha këto nuk do të kishin ndodhur sikur në fillimet e ndryshimeve të mëdha të sistemit dhe rrëzimit të komunizmnit, nuk do të ishin bërë këto reforma ndër të cilat ajo e dekomunistizimit të politikës shqiptare të asaj kohe do ti kish asgjëzuar të tëra `de`-të e kërkuara nga parlamenti i pas 25 viteve. Përse?
Sepse dekomunistizimi do të largonte njëherë e mirë nga politika tufën e ish komunistëve drejtues të asaj kohe, tufën e ish-sigurimsave të asaj kohe, tufën e ish-spiunëve të asaj kohe.
Dihet qartësisht se PPSH e asaj kohe e cila ishte duke dhënë shpirt aktivizoj intelektualët komunistë në drejtim për të gënjyer Europën perëndimore ( KE) dhe SHBA nëpërmjet takimit të gusht-shtatorit të vitit 1990 në të cilën 200 petritat ( në fakt 173 ish drejtues intelektualë komunistë të asaj kohe) u aktivizuan për të marrë në dorë pushtetin e ardhshëm e urdhër të Ramiz Alisë.
Po ti bëjmë anamnezën, do të gjejmë shkakun e kësaj zallamahie, batërdie, dhe anarkie që zgjati tranzicionin në vëndin tonë.
Detyrat Kryesore të lëna nga R.Alia ishin:
- Të marrin në dorë pushtetin e ri ekonomik dhe politik të vendit në sistemin e ri nëpërmjet pluri partitizmit dhe krijimit të katër partive kryesore: dy të majta dhe dy të djathta të gjitha të përbërë nga të besuar të PPSH,
- Tu japin të kujtojnë shqiptarëve se sistemi socialist ishte më i mirë se kapitalizmi duke rrënuar ekonominë dhe duke nxitur emigrimin
- Të krijojnë klasën e pasur të përbërë nga ish komunistët në drejtim në mënyrë që të mos lejohen klasat e përmbysura dikur, të ri-marrin pushtetin sepse mund të hakmerren
- Të mos bëhen raprezalie dhe të mos dënohen ish drejtuesit komunistë
- Të afrohen me perëndimin sidomos me SHBA (dhe KE)
- Të mos miratohet ligji për dekomunistizmin dhe lustracionin por të gjëndej një mënyrë tjetër për të shmangur largimin e drejtuesve komunistë nga drejtimi i vendit.
Të gjitha këto detyra të ngjashmë me ato të lëna nga Katovica, u realizuan, por dolën probleme të reja të cilat shkaktuan kokëçarje të mëdha, anarki, dhe destabilizim gjatë tranzicionit demokratik.
Problemet e reja u krijuan nga interesimi i shteteve fqinjë për të patur një Shqipëri jo të stabilizuar, dhe të dobët, dhe kjo ndërhyrje u realizua qoftë nëpërmjet favoreve dhe rrushfeteve ndaj pushtetarëve të rinj qoftë nëpërmjet vendosjes së ish-spiunëve dhe ish-sigurimsave në drejtimin e vëndit.
Interesant është fakti se , si zakonisht, ashtu si në kohën e Zogut edhe në kohën e Enver Hoxhës , shtresa e mesme e cila përbënte rreth 60 %-70% të popullsisë së vendit, u la në mëshirë të fatit: me rroga të vogla, pa mundësi e perspektiva për të ardhmen, dhe e nënështruar e pa gojë përpara politikës dhe politikanëve ish komunistë, ish spiunë e ish-sigurimsa, njëlloj si në kohën e PPSH dhe të Zogut.
Duke shkatërruar çdo resurs ekonomik, financiar, duke larguar popullatën, duke përlarë të gjitha rezervat shtetërore civile dhe ushtarake u arrit qw kjo klasw përzgjedhur me kujdes nga ish PPSH, do të pasurohej shumë shpejt me justifikimin qe Shqipëria ishte lënë pa një klasë të pasur. Dhe me rritjen e pasurimit u rrit dhe oreksi.
Problemi tjetër i madh, vazhdoi me shkatërrimin e teknokracisë, profesionalizmit, dhe burokracisë, si dhe me bërjen e ligjeve të reja sidomos për pronën (ligji 7501), në kundërshtim me paralajmërimin e Drejtorit të Bankës Botërore të atëhershme Camdesy, i cili u shpreh që të mos krijonin probleme të reja për pronën por të zgjidhnin ato të vjetrat… Politika shqiptare ndoqi të kundërtën.
Kjo shkaktoi një zallamahi të madhe, në të cilën politikat e drejtuesve të atëhershëm të viteve `92-`96 por edhe të drejtuesve të mëvonshëm, rrëmbyen pronat e pronarëve të ligjshëm dhe për të justifikuar rrëmbimet lejuan që një masë e madhe e popullatës të çvendosej pa kriter të merrte tokat e NBSH-ve në zonat fushore, të prishen vijat e verdha, të bënte ndërtime pa leje etj, etj, gjëra që dihen por që shkaktoi një rrëmujë të madhe.
Praktikisht , nga 1992 dhe deri në 2011, asnjë nga dy porositë më të rëndësishme të KE dhe më vonë të BE nuk ishin realizuar pra , nuk ishte bërë as inventari i pronave dhe as inventari i popullsisë, le më detyrat e tjera të lëna nga BE.
Në fakt në 2011 u bë për herë të parë inventarizimi i pronës dhe i popullsisë por edhe ai difektoz.
Për shkak të tranzicionit të zgjatur, të mos ndëshkueshmërisë, të militantizmit në politikë, të largimit të popullsisë, dhe të papunësisë së madhe, BE dhe SHBA, ushtruan presion mbi qeveritë respektive shqiptare për të përmirsuar legjislacionin dhe për të vënë në funksionim prokurorinë dhe gjykatat. Asgjë nuk ndodhi.
Pas 2013, Maxhoranca mori përsipër reformat që i quajti Rilindje, por për shkak të koalicionit me LSI dhe për shkak të një shteti parallel që egzistonte dhe i parashikuar nga drejtuesit para Maxhorancës së sotme, qeverisja hasi pengesa të mëdha, dhe po të mos ishte BE dhe SHBA që e inkurajonte, kjo qeverisje të të binte që në vitin e parë.
Paraqitja e problemeve ashtu si ishin në të vërtetë, lufta kundër korrupsionit, drogës dhe kriminalitetit, përpjekja për reforma në drejtësi, hasi në kundërshtime të mëdha sepse mesa dukej prekeshin gjithashtu interesa të mëdha: politike, personale, financiare; kjo shkaktoi kundërshtime të vendosura që së bashku me ekipin jo cilësor të qeverisjes të shoqëruar me disa të pakënaqur, kanë krijuar një situatë të nderë brënda dhe jashtë vendit aq sa edhe disa vënde anëtare të BE janë difidente, por dhe është krijuar një imazh të keq për shqiptarët.
Llumi dhe shpifjet e derdhura nga opozita, të pakënaurit dhe nga analistët e paguar për këtë qëllim kanë konfuzionuar shoqërinë shqiptare e cila në fakt ka filluar të dallojë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është dis-informim.
Rëndësi ka që maxhoranca qeverisëse të verë pikat mbi `i`, dhe të largojë të inkriminuarit, të pa-aftët, të korruptuarit, sa herë që të konstatohen.
Kësaj i shërbejn dhe ligji për dekriminalizmin i cili duhet përmirësuar sepse ka disa fraza që nuk respektojnë liritë dhe të drejtat e njeriut.
Sigurisht në ligjin për dekriminalizmit për shkak se në përzgjedhjen e deputetëve, drejtuesve lokalë ka vënd për të rregulluar ligjet përkatëse, duhet patjetër që partitë përkatëse të jenë shumë të kujdesëshme të shmangin jo vetëm të kriminalizuarit por edhe ata që kanë një mentalitet `katundar` në drejtimin e punëve, sepse vërehet që në administratën shtetërore dhe lokale janë futur individë aspak profesionistë e teknokratë , e aq më pak meritokratë gjë që ka krijuar pengesa në zbatimin e punëve dhe të ligjëshmërisë.
`De-katundarizmi` ka kuptimin e mos futjes në individët e përzgjedhur për në drejtim, të personave të cilët nuk janë profesionistë, por janë militantë dhe për shkak të favoreve drejtuesit detyrohen t`i fusin në drejtim këta njerëz duke i shkaktuar një dëm të madh manaxhimit dhe qeverisjes qëndrore dhe lokale.
Siç e përmënda më sipër, një pjesë e madhe e shtresës së mesmë intelektuale është lënë jashtë drejtimit pikërisht për shkak të futjes së individëve të tillë militantë, të ardhur nga rrethe të vogla, madje dhe nga rrethe të mëdha, por edhe nga zona të largëta të cilët vihen në drejtim pa patur asnjë lloj përvojë dhe nuk ndjejnë asnjë lloj përgjegjësie për atë që duhet të drejtojnë.
Sigurisht këtë problem nuk e sjellin më shumë të përzgjedhurit nga partitë e mëdha se sa ata të përzgjedhurit nga partië e vogla aleate të cilët propozojnë individë krejtësisht të papërshtëshëm aq sa edhe PD edhe PS janë gjetur në vështirësi, sepse këta njerëz i përplasin në fytyrë Partisë së madhe kartën e ashtuquajtur : `më prano mua ose partia ime del nga koalicioni…`.
Ky është një nga shkaqet kryesore që PD humbi zgjedhjet në 2013, ky është një nga shkaqet kryesore që PS e viteve 2001-2005 pësoi humbjen për shkak të, drejtimit militant, korrupsionit e mitmarrjeve massive, ky është një nga shkaqet kryesore që PS mund të humbë zgjedhjet e ardhëshme.
Argumenti tjetër si ai i `de-prostitucionalizmit të politikës` ka të bëjë më tepër me kujdesin që duhen të kenë strukturat e të gjitha partive në përzgjedhjen e individëve që do të kandidojnë , të cilët duhet të jenë jo vetëm të dekriminalizuar dhe të de-katundarizuar por edhe de –prostitucionalizuar, në mënyrë që drejtuesit e ardhëshëm të jënë njerëz pa njolla, me moral dhe etikë të pastër, pra të kenë moral, dhe etikë të pastër, të respektuar nga populli, dhe profesionistë e teknokratë dhe jo vetëm militantë.
Kjo mund tu bëjë mirë të gjitha partive, të cilat nuk duhen të mbështeten më tek të fortët, tek ata të kriminalizuarit, tek të korruptuarit, por tek njerëz me integritet professional dhe moral.
Ketë kuptim ka de-katundarizimi dhe de-prostitucionalizmi i politikës shqiptare, për të shmangur dhe për ti`u larguar njëherë e përgjithmonë njerëzit me precedent penale, moralë, dhe jo profesionistë nga drejtimi i vendit dhe i administratës locale dhe qëndrore.
Sigurisht krijimi i qwndre një dis-informimi dhe përbaltje totale e punës së një qeverisjeje si ajo e të ashtuquajturës `qytetari digital`, dëshira për të shkaktuar anarki, dhe destabilizim me qëllim që të largojë dhe shmangë nga vetja dhe nga grupe të caktuara të ish qeveritarëve, nga përgjegjësia penale dhe administrative, apo dhe morale, - po i shkakton një dëm të madh dhe masiv gjithë shtetit shqiptar dhe i popullit shqiptar, sepse bota duke parë këtë gjëndje krijon përshtypjen e gabuar që jo disa individë por e gjithë politika shqiptare dhe shoqëria shqiptare qënka e inkriminuar dhe e korruptuar, kur në fakt po të shihet me detaje (të cilën ambasadat e huaja, BE, dhe SHBA e kanë të qartë), del se vetëm disa drejtues janë të inkriminuar keq gjatë këtyre viteve dhe duhen larguar nga politika, e sigurisht të mbajnë përgjegjësi për ato që kanë bërë ndër vite, e tani.
Le të shpresojmë që ligjet të veprojnë, dhe Shqipëria të drejtohet nga profesionistët, teknokratët dhe meritokratët dhe jo nga xhelil-ëra, rrjepaj-ra, beqaj-ra, pango-ra, etj, etj.