SKANDALI 2/ Gazetari Hoxha: Një tjetër pajisje e përgjimesh nga Izraeli po përdoret për shantazhe politike

Emri:  Untitled-1-4.jpg

Shikime: 172

Madhësia:  26.4 KB

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, deklaroi pasiden e sotme në Republikën e Shqipërisë ndodhet një pajisje përgjimi, e blerë në Izrael për 1 milionë euro, e cila përgjon 20 persona njëkohësisht.

Hoxha tha se kjo pajisje është instaluar dhe po përdoret privatisht, kryesisht për arsye shantazhi. Gazetari u shpreh se pajisja që dyshohet se po përdoret nga policia e Shtetit dhe që pretendohet se është në kuadër të një trajnimi nuk ka aftësi për të përgjuar, por mund të kryejë vetëm lokalizimin e numrit të telefonit, identifikimin e numrit, imein dhe numrin serial të kartës.

“Brenda Republikës së Shqipërisë ndodhet një pajisje që mund të përgjojë 20 persona njëherësh. Përgjim telefonatash dhe të mesazheve. Kjo pajisje është instaluar privatisht dhe përdoret kryesisht për qëllime shantazhi.

Pajisja që pretendohet se ka policia, nga informacioni që kam unë është një pajisje lokalizuese. Ajo nuk mund të përgjojë telefonata apo sms. Ajo pajisje identifikon aparatin, numrin e imeit, numrin e telefonit dhe numrin serial të kartës”, tha Hoxha

Syri