Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 39
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Skandali: Policia e Rilindjes bën përgjime të paligjshme, prokuroria nis hetimet

    Përgjime të paligjshme, prokuroria nis hetimet ndaj policisë. Pajisja prej 1 muaji në dorën e policisë

    Emri:  pergjim.jpg

Shikime: 2006

Madhësia:  24.2 KB

    Prokuroria ka nisur hetimet ndaj policisë e cila është denoncuar se po bën përgjime të paautorizuara. Burime nga institucioni i akuzës kanë bërë të ditur se, kanë nisur hetimet për pajisjen e cila është blerë nga policia dhe po përdoret për të përgjuar në mënyrë të paligjshme.

    Mësohet se hetimi është regjistruar dy ditë më parë, ndërsa ka nisur hetimet. Kanë qenë shërbimet e inteligjencës që kanë njoftuar prokurorinë se “policia ka blerë një pajisje për përgjime dhe po i bën ato në mënyrë të paligjshme”.

    Dy ditë më parë media bëri të ditur se, një pajisje tepër e sofistikuar përgjimi është instaluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë prej më shumë se 1 muaji.

    Ky fakt u bë me dije nga gazeta ‘Mapo’, e cila shkruan se pajisja nuk është regjistruar në asnjë regjistër dhe për këtë institucionet ligjzbatuese janë vënë në alarm. Sinjalizimi është dhënë nga institucionet e inteligjencës, pasi mësuan se Policia e Shtetit dispononte këtë pajisje të sofistikuar të dhuruar nga Italia.

    Për këtë, u njoftua Prokuroria e Përgjithshme, pasi Policia nuk ka asnjë tagër të kryejë përgjime të paautorizuara më parë nga Prokuroria. Asnjë institucion s’ka dijeni për pajisjen e Policisë, që nëse konfirmohen informacionet e servirura nga inteligjenca, atëherë ky rast do të përbëjë një skandal.

    Në rrugë jo zyrtare, nga policia thonë se kjo pajisje përdoret për trajnimin e efektivëve, shkruan Mapo. Pajisja është futur në doganë pa u regjistruar dhe në institucionet e sigurisë është ngritur alarmi se policia po kryen përgjime të paautorizuara.

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Berisha: Këta janë 375 njerëzit VIP që përgjoi Rama për 6 muaj

    Bomba e Berishës: Këta janë 375 njerëzit VIP që përgjoi Rama

    Ish-kryeministri Sali Berisha në një status në Facebook, ka publikuar listën e personave shtetërorë dhe politikanëve që sipas tij kanë 6 muaj që janë në përgjim nga qeveria.

    Sipas tij, lista e personave të përgjuar përbëhet nga 375 persona, ku përfshihen politikanë, shtetarë dhe zyrtare vendas dhe të huaj.

    Ja disa nga personalitetet shteterore dhe politike nga lista e 375 te pergjuarve nga institucionet shteterore, partite politike, biznesi, media dhe bota artistike te pergjuar prej 6 muajsh ne kundershtim me ligjin dhe Kushtetuten nga manjaku Edvin Shullazi!

    Presidenti i Republikes, Bujar Nishani

    Sekretari i pergjithshem i presidences, Florian Nuri

    Kryetari i parlamentit, Ilir Meta

    Kryetari i PD, Lulzim Basha

    Kryetari i Gjykates Kushtetuese, Bashkim Dede

    Kryetari Gjykates se Larte, Xhezair Zaganjori

    Prokurori i Pergjithshem, Adriatik Llalla

    Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani

    Ministri i Bujqesise, Edmond Panariti

    Kryetari i Bashkise, Erion Veliaj

    Drejtori i Sherbimit informativ shteteror, Visho Ajazi

    Kryetari i Komisionit te Kontrollit te Shtetit, Bujar Leskaj

    Avokati i Popullit, Igli Totozani

    Guvernatori i Bankes se Shtetit, Sejko

    Anetaret e Gjykates Kushtetuese dhe te Larte

    Kryetari i Gjykates se Apelit per Tiranen, Alaudin Malaj dhe me vone Hysni Demiri

    Kryeyari i Gjykates Administrative, Kastriot Selita

    Kryetari i grupit parlamentar te PS, Gramoz Ruçi dhe deputetet Pandeli Majko, Anastas Angjeli, Esmeralda Shkjau, Vasilika Hysi

    Kryetari i Grupit Parlamentar te PD, Edi Paloka dhe deputetet Sali Berisha, Arben Ristani, Jozefina Topalli, Arben Imami, Genc Ruli, Ridvan Bode, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Majlinda Bregu, Albana Vokshi, Albina Deda

    Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule,

    Kryatri i Partise per Drejtesi dhe Integrim, Shpetim Idrizi

    Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu

    Kryetri i Partise Agrare, Agron Duka

    Deputeti i Partise Socialiste, Ben Blushi

    Deputetet e LSI Petrit Vasili, Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo etj,etj.

    Burimet dixhitale bejne me dije se ne listen e te pergjuarve jane ambasadoret e vendeve te medha perendimore dhe shefat e sherbimeve perendimore, shefat e misioneve te institucioneve nderkombetare te akredituar ne Tirane.

    Ne listen e te pergjuarve ka pronare e drejtues te mediave elektronike dhe te shkruara, portaleve dhe blogjeve kundershtare apo kritike te qeverise. Lista e te pergjuarve nga Edvin Rama, me alternim arrin ne 375 persona vendas dhe te huaj.

    Ky eshte nje akt antikushtetues dhe antiligjor e banditesk i vertet dhe nje krim i shemtuar, te cilin organizata kriminale qe e ka realizuar perpiqet ta ndaj me interforcen italiane. I bej thirrje Prokurorit te Pergjithshem te vendose para ligjit kriminelin ne krye te policise, Çako, per krimin e tij te rende e antkushtetues, te vertetoje akuzat qe ky ka leshuar per te ndare krimin e tij drejt Interforsces italiane, e cila ne asnje rrethane nuk mund te jete e implikuar ne nje veprimtari te tille antikushtetuese dhe ne shkelje flagrante te marreveshjes ndershteterore.


    Emri:  berisha-lista.png

Shikime: 1934

Madhësia:  23.9 KB

    Por ne rast se ekzistojne dyshimet me te vogla te implikimt te Interforces, qe me sa duket Çako si te tille njef ndonje bolino, te ndermarre hetime te perbashketa energjike me prokurorine italiane per te nxjerre te verteten ne shesh. I bej thirrje Persidentit te Republikes te informoje shqiptaret per te verteten e kesaj afere kriminale antikushtetuese te organizates kriminale qeveritare te Edvin Shullazit!

    sb

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Berisha: Këta janë 375 njerëzit VIP që përgjoi Rama për 6 muaj

    Nishani: Pajisja e përgjimit, në funksion; prokuroria të mbrojë dinjitetin e shtetit

    Presidenti i Republikës, Bujar Nishani deklaroi sot se ekzistenca e një pajisjeje përgjimi është prezente dhe në funksion nga polica e shtetit është tashmë një fakt i konfirmuar.

    Duke e cilësuar ekzistencën e një pajisjeje të tillë si instrument antikushtetues dhe cenim të shtetit të së drejtës, Nishani ka kërkuar publikisht dhe zyrtarisht nga prokuroria që të mbrojë dinjitetin e shtetit dhe qytetarëve të tij, dimensionin e sigurisë sonë kombëtare.

    Duke folur në aktivitetin e organizuar me rastin e 25-vjetorit të Shoqatës së Ish të Përndjekurve Politikë, Nishani e cilësoi ekzistencën e një pajisjeje të tillë cenim të lirive dhe të drejtave të njeriut, ndërsa kërkoi nga prokuroria të hetoje gjerësisht lidhur me personat që kanë lejuar futjen në Shqipëri të një pajisjeje të tillë, e cila sipas tij nuk mund të futet dhe në mënyrë kategorike nuk mund të përdoret pa lejen e prokurorisë.

    “Në institucionet e shtetit shqiptar është konfirmuar se vepron një pajisje përgjimi ilegale, një instrument antikushtetues. Tashmë i konfirmuar nga institucionet shtetërore që ky instrument antiligjor qenka prezent dhe në funksion. Kjo përbën një shkelje të madhe të shtetit të së drejtës. Kërkoj zyrtarisht dhe publikisht nga prokuroria të mbrojë dinjiteti e shtetit dhe qytetarëve të tij, dimensionin e sigurisë sonë kombëtare. Prokuroria të hetojë procesin e sjelljes së tij në Shqipëri;

    kush ka qenë ai autoritet doganor që ka lejuar të hyjë një pajisje që nuk mund të hyjë në asnjë mënyrë pa lejen e organit të prokurorisë. Ata që e kanë përdorur këtë pajisje të paligjshme që ka kërcënuar sigurinë kombëtare dhe integritetin e çdo institucioni duhet të përgjigjet para ligjit. Një pajisje e tillë s’mund të hyjë dhe as të përdoret nga asnjë institucion pa lejen e prokurorisë. Institucionet të mos bëhen pengesë për hetimin nga prokuroria”, tha Nishani.

    Duke iu drejtuar ish të përndjekurve, Nishani vlerësoi guximin e tyre për rezistencë ndaj mohimit të të drejtave dhe lirive në diktaturë, periudha më e errët e historisë së Shqipërisë, ndërsa shtoi se janë pikërisht këta njerëz që duhet të shërbejnë si frymëzim për kohën tonë, ku sipas kreut të shtetit frika është armiku më i madh, një nga pengesat kryesore për përparimin e vendit.

    “Liria nuk u shit për asgjë, ju dhe të parët tuaj nuk e njihnit frikën. Vrasja e frikës është një nga dimensionet më të mëdha që duhet të ketë njeriu si parim, pa të cilën asgjë nuk mund të shijohet asgjë në jetë. Sot kemi sfida të mëdha, kemi shumë të këqija; korrupsioni, krimi i organizuar, mungesa e zhvillimit, por asnjë nuk është me madhe se frika brenda njeriut. Nëse kemi frikën brenda nesh, s’e luftojmë dot korrupsionin, krimin e organizuar. Ndaj është përgjegjësi e madhe sot për secilin prej nesh të angazhohet për të nxjerrë frikën nga individët. Frika është armiku ynë më i egër, penguesi më i madh i përparimit tonë si shoqëri. Ju jeni inspirimi i vrasjes së frikës dhe ngritjes në piedestal të rezistencës. Shfaqja e reminishencave të së kaluarës përbën një sfidë dhe provokim për të ardhmen tonë. Shteti ligjor është garancia e vetme për të ecur përpara”, tha Nishani.

    Shqip

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Berisha: Këta janë 375 njerëzit VIP që përgjoi Rama për 6 muaj

    Pajisje trajnimi për përgjime apo pajisje përgjimi me trajnime -kjo është çështja!

    Emri:  Saimir-Tahiri.jpg

Shikime: 1794

Madhësia:  38.7 KB

    Pas akuzave të medias dhe PD-së, por edhe dyshimit të aleatit qeveritar LSI, ka dalë ministri i Brendshem Tahir i cili ka mohuar në mënyrë të prerë se policia e Shtetit nuk ka asnjë pajisje përgjimi. Ai hodhi poshtë akuzat dhe tha se kjo e gjitha bëhet për të penguar Policinë e Shtetit për të luftuar krimin e organizuar. Ne-tha ministri-nuk tërhiqemi para asnjë presioni politik të bashkuar me krimin.

    I pyetur nga gazetarët se ku ndodhet kjo pajisje përgjimi , ministri tha se nuk është pajisje përgjimi, por trajnimi mes policisë shqiptare dhe asaj italiane. E ritheksoi se nuk e ka në dispozicion policia e shtetit, ndaj t’ia lemë hetimit të prokurorisë, përfundoi ministri i brendshëm

    Bashkëbisedimi i plotë me gazetarët

    Gazetarja: Zoti. Ministër ku ndodhet paisja e përgjimit dhe si është futur ajo në Shqipëri?

    Tahiri: Ju dini që ka një paisje përgjimi?

    Gazetarja: Derisa Prokuroria ka nisur një hetim…

    Tahiri: Më duhet tu sqaroj se policia e shtetit nuk disponon dhe as ka disponuar dhe as i lejohet të disponojë në të ardhmen një paisje përgjimi. Në policinë e shtetit nuk ka asnjë paisje përgjimi dhe policia bashkë me partnerët nuk ka punuar kurrë dhe as nuk do të punojë, të paktën sa jam unë në detyrë me një paisje përgjimi. Dhe unë jam në detyrë bashkë me drejtuesit e policisë për të garantuar që policia e shtetit bën detyrën pa shkelur ligjin. Ndërkohë në policinë e shtetit ka një trajnim që vazhdon prej disa javësh i cili zhvillohet mbi bazën e një marrëveshje të nënshkruar mes dy qeverive në 2007, ku parashikohet që mes policisë shqiptare dhe policive partnere, në rastin konkret asaj italiane të bëhet shkëmbimi i eksperiencave me metodologjinë më të mirë në rast të hetimit të krimit dhe veçanërisht të terrorizmit. Në këtë kuadër policia e shtetit ka zhvilluar dhe sot që flasim zhvillon dhe do të vazhdojë të zhvillojë në të ardhmen trajnime me policitë partnere. Siç ka bërë policia e shtetit me po të njëjtën paisje edhe në të kaluarën, edhe kur unë nuk kam qenë Ministër, edhe kur këta që flasin sot kanë qenë në qeveri dhe ju ritheksoj nuk bëhet fjalë për një paisje përgjimi. Bëhet fjalë për një paisje fare normale në punën e policisë.

    Gazetarja: Ku ndodhet kjo?

    Tahiri: Nuk ka asnjë lidhje me përgjimin. E deklaroj me përgjegjësinë time të plotë. Nuk jam në detyrë për të bërë atë që kanë bërë ata që kanë qenë më parë.Policia e Shtetit nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë paisje përgjimi.

    Gazetarja: Ku ndodhet kjo paisje që bëhet trajnimi?

    Tahiri: Janë të ftuar të gjithë ata që mendojnë se ka vend për të parë konkretisht se çfarë bëhet, janë të ftuar të vinë të asistojnë në të gjitha rrugët ligjore, të verifikojnë, të hetojnë 24 orë në 24, të shohin nëse policia e shtetit thotë të vërtetën dhe unë them të vërtetën në këtë deklaratë që po bëj, apo ne gënjejmë. Mjafton që të bëhet në rrugë ligjore duke lënë mënjanë thashethemet dhe keqkuptimet.

    Gazetarja: Ku ndodhet kjo paisje që bëhet trajnimi? Pse nuk i është vënë në dispozicion Prokurorisë?

    Tahiri: Për këto detaje duhet të pyesni instancat përkatëse.Prokuroria e Shtetit i ka të gjitha mundësitë trë verifikojë në cilëndo mënyrë të mundshme dhe ligjore. Jemi terësisht të hapur, në dispozicion dhe pa asnjë merak.

    Gazetari: A do të merrni pjesë nesër në Komisionin e Sigurisë?

    Tahiri: Dëgjova diçka në media por nuk kam marrë akoma ftesë zyrtare. Nëse më vjen ftesë zyrtare jam 24 orë në dispozicion të gjithkujt që ka veshë të dëgjojë.

    Gazetari: A është kjo një paisje gjurmimi dhe prej cilit vit ndodhet në Akademinë e Policisë?

    Tahiri: Bëni durim për të marrë detaje kur instancat përkatëse të bëjnë sqarimet e nevojshme. Qeveria e djeshmee ka shumë merak të merret me policinë e shtetit dhe mua personalisht. I mirëkuptoj dhe falenderoj që më kujtojnë detyrën që po bëj çdo ditë, madje dhe dy herë në ditë. I falenderoj për të gjithë konferencat e shtypit që kanë bërë deri më sot, madje i ftoj të nxiten më shumë sepse çdo konferencë e tyre për shtyp mua më nxit të bëj akoma më mirë detyrën. Këta duan të intimidojnë policinë e shtetit dhe nuk do t’ia arrijnë.

    Gazetari: Me Balilin çfarë po bëhet?

    Tahiri: I bashkohem kolegut tim Manjani, duhet të pyesni Prokurorinë.

    Këto ditë zyrtarë të lartë të LSI ka thënë nëse vertetohet pajisja e përgjimit si dhe janë bërë përgjime pa autorizim ligjor, do të jetë një skandal i madh.

    Në fakt pajisja ndodhet në Tiranë, por nuk ka mundësi të vertetohet nëse janë bërë përgjime të paligjshme.

    Pajisje trajnimi duke bërë përgjime apo pajisje përgjimi duke bërë trajnime -kjo është çështja! Ndaj Edi Rama ka shumë informacione për këdo…!

    Ja ç’ndodhi para deklaratës ministrit Tahiri:

    Partia Demokratike gjeti mbështetjen e LSI në hetimet për përdorimin e pajisjes së përgjimit nga policia shqiptare. Gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Sigurisë, deputeti demokrat Flamur Noka kërkoi të thirret për shpjegime ministri Tahiri

    “Ka dalë lajmi i një pajisjeje përgjimi, që fillimisht u mohua. Më vonë rezultoi se prokuroria ka nisur një hetim. Kjo përbën krim të rëndë ndaj një grupi deputetësh të opozitës ndaj kemi thirrur Tahirin, Llallën, Vishën dhe Çakon. Sepse ekzistenca e pajisjes shkel ligjin dhe të drejtat e njeriut. Nesër në ora 10:00 presim Tahirin të japë përgjigje. Në 11:00 presim Adriatik Llallën. Në 12:00 do thirret Haki Cako, dhe në 13:00 kreun e SHISH, për të dhënë shpjegime”- deklaroi Noka.

    Ndërsa deputeti i LSI-së Luan Rama është shprehur se nëse vërtetohet se pajisja është vendosur, kjo do të ishte një shkelje e rëndë.

    “Nuk besoj se kane lajthitur drejtuesit e institucioneve e ta kenë vendosur këtë pajisje. Do ishte skandal i institucional,” ka thënë Rama, duke shtuar se nëse ky shqetësim ka shkuar tek Presidenti i Republikës atëherë duhet të nis një hetim.

    Por pas diskutimeve, deputetët socialistë janë larguar nga mbledhja. Pas kësaj deputetët e LSI kanë rënë dakort me demokratët, për një raportim të kreut të SHISH, Visho Ajazi. Nëse ai e mohon ekzistencën e pajisjes atëherë nuk ka arsye përse të thirren për raportim krerët e tjerë.

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Berisha: Këta janë 375 njerëzit VIP që përgjoi Rama për 6 muaj

    Sherrnajë e keqe, Polici- Prokurori

    Prej disa ditësh mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Policisë së Shtetit ka një përplasje të fortë lidhur me përgjimet e komunikimeve telefonike. Shërbimi Informativ Shtetëror ka raportuar te Kreu i Shtetit dhe më pas në Prokurori së në zyrat e Policisë ndodhet një pajisje e teknologjisë së fundit për përgjime.

    Sipas Kodit Penal përgjimet kryhen nga Prokuroria me vendim të gjykatës. Në të gjitha rastet, edhe kur Policia është pjesë e një hetimi që lidhet me përgjime, procesi duhet të zhvillohet në bashkëpunim dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë. Në rastin konkret, bëhet fjalë për një pajisje që ndodhet vetëm në administrimin e Policisë së Shtetit. Prokuroria ka nisur verifikimet për këtë pajisje dhe rezulton ajo ka hyrë në Shqipëri pa doganë dhe nuk ka asnjë dokument shtetëror mbi qëllimet e përdorimit të saj. Për këtë qëllim dy ditët e fundit është kërkuar sekuestrimi i kësaj pajisje në zyrat e Policisë së Shtetit. Por dorëzimi i pajisjes është refuzuar nga Policia, me argumentin se aparatura është pronë e misionit italian që ndihmon policinë shqiptare “Interforce” në hetime. Sipas policisë, pajisja nuk përdoret për përgjime, por për trajnim të efektivëve të forcave të rendit shqiptare.

    Të gjitha institucionet Policia e Shtetit dhe Prokuroria kanë qenë tejet të rezervuara në dhënien e informacioneve mbi këtë pajisje. Por nga ajo që ka rrjedhur në media dhe dyshimet janë se pajisja është vënë në punë për të kryer përgjime, që sipas ligjit janë të pautorizuara. Mund të jenë përgjuar politikanë, presidenti, kryetari i parlamentit dhe ambasada të huaja. Pavarësisht se një fakt i tillë nuk pranohet nga policia zhvillimet e muajve të fundit tregojnë se dyshimet janë jo krejt të pabaza. I pari që ka denoncuar përgjimet të paautorizuara është kreu i shtetit Bujar Nishani. Shtatë muaj më parë Presidenti tha se kishte fakte se është përgjuar jeta e tij private. Presidenti nuk dha detaje për përgjimin, po tha se ky akt është kryer nga persona në funksione shtetërore që janë urdhëruar politikisht. Tashmë që ka nisur hapur të flitet për një pajisje të teknologjisë së lartë që ndodhet në zyrat e Shtetit dhe jashtë kontrollit të Prokurorisë, gjërat kanë një lidhje. A është përdorur pajisja për të përgjuar kreun e shtetit dhe persona të tjerë? Përgjigjen e kësaj pyetje mund ta thotë vetëm Prokuroria dhe institucionet e tjera shtetërore. Por ka informacione jo zyrtare se mundet se po, pra të jenë përgjuar.

    Por sherri i fundit Polici-Prokurori nuk i shërben zbardhjes së të vërtetës, përkundrazi e bënë dhe më të mjegullt situatën.Shton pasigurinë tek qytetarët. Përgjigja që Policia e Shtetit i ka dhënë Prokurorisë ngre pikëpyetje të tjera për seriozitetin e institucioneve tona. Edhe në rastin se pajisja përdoret nga misioni italian “Interforce”, a i bën kjo qytetarët të jenë më të qetë. Misioni italian ka detyrë të ndihmojë policinë shqiptare në hetime dhe trajnime, por jo të kryej përgjime, nëse e ka bërë diçka të tillë. Nëse ligji nuk lejon policinë të bëjë përgjime pa prokurorinë dhe gjykatën shqiptare, me çfarë të drejte një shërbim i huaj (edhe pse në këtë rast aleat) kryen përgjime për hesap të vetë, duke shmangur gjithë zinxhirin e institucioneve shqiptare.

    Nga ana tjetër edhe argumenti se aparatura përdoret për trajnimin e forcave tona të rendit nuk të bind, është si një fill i thurur keq. Përse duhen trajnuar oficerët e policisë për një funksion që ligji nuk ua njeh si detyrë? Një variant tjetër që shpjegon qëndrimet e policisë lidhet me Shërbimin Informativ Shtetëror. Informacionet e fundit të publikuara nga ish-kryeministri Sali Berisha duket se kanë dalë nga zyrtar e godinës së SHISH, por mundet edhe nga policia. Në disa çështje rezulton se policisë nuk i është dërguar informacioni nga shërbimi inteligjent, ose i është dërguar pasi ka kaluar më parë në zyrën e Berishës. Për këtë qëllim Ministria e Brendshme po merr masa që të ndërtojë strukturat e saj të specializuara në përgjime. Ligji i propozuar nga ministria javën e fundit synon që Policia e Shtetit të ketë të drejtën e përgjimeve duke shmangur dhe mosmarrëveshjet me SHISH. Në të vertetë duhet që me ligj të përgjojë edhe policia, pasi krimi është sofistikuar. Por ama me ligj.

    Askush nuk vë në dyshim qëndrimin e institucioneve për të goditur krimin dhe trafiqet edhe me përgjime, por në një çështje kaq të ndjeshme opinioni duhet të ketë garanci se në zyrat e shtetit nuk abuzohet me të dhënat personale të qytetarëve. Për të gjitha këto çështje, institucionet Policia, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme duhet të ishin gatshme për të sqaruar çdo dyshim të ngritur. Heshtja krijon idenë se të gjitha institucionet SHISH, Prokurori dhe së fundi Policia janë futur në një garë, ku të gjithë përgjojnë njëri tjetrin dhe përveç detyrës shtetrore përgjojnë edhe për lojë politike.

    Kjo është e palejueshme.

    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Berisha: Këta janë 375 njerëzit VIP që përgjoi Rama për 6 muaj

    Deklarata - Basha: Zbardhja e përgjimeve emergjencë, Rama mban përgjegjësi

    Emri:  lulzim-basha1-655x356.jpg

Shikime: 1848

Madhësia:  13.6 KB

    Kryetari i PD-së Lulzim Basha e quajti emergjencë ligjore dhe politike zbardhjen e asaj që e quajti skandalin e përgjimeve me pajisjen e policisë së Shtetit.

    Pajisjen e përgjimit e quajti kryeskandal i qeverisë për të cilin Rama sipas Bashes mban përgjegjësi direkte.

    “Transaparenca për këtë skandal politik e kriminal është emergjencë” tha Basha në një prononcim për median sot në mesditë nga selia e PD-së.

    Basha tha se Rama e Tahiri heshtin për këtë skandal pasi ‘janë ideatorët e përdorimit të kësaj pajisjeje. Me mbrojtjen e tyre pajisja është fuur në Shqipëri pa u regjistruar dhe pa marrë lejen e prokurorisë njësoj siç veprojnë organziatat krimanele” tha Basha

    Ai shtoi se Rama duhet të mbajë përgjegjësi për përgjimin mafioz të presidentit, ambasadorëve, gazertarëve e qytetarëve.

    Përgjimi kriminal, provë e shtetit mafioz mbi shtetin

    Një krim shtetëror me dijeninë dhe bekimin e Edi Ramës ka ndodhur prej disa muajsh në Shqipëri. Në mënyrë të paligjshme dhe me pajisje të paligjshme, zyrtarë të policisë kanë vënë nën përgjim drejtues të lartë të shtetit, partive politike, trupit diplomatik, medias, biznesit, bankave, qytetarëve.

    Ndërsa vetë policia e ka pranuar zyrtarisht se posedon një pajisje të tillë, Edi Rama dhe Saimir Tahiri heshtin, heshtin sepse janë ata ideatorët dhe urdhëruesit e përdorimit të kësaj metode kriminale.

    Heshtin sepse me porosinë dhe nën mbrojtjen e tyre kjo pajisje është futur në Shqipëri pa u regjistruar dhe pa marrë lejen e Prokurorisë, njësoj siç veprojnë organizatat kriminale.

    Në hierarkinë e skandaleve të kësaj qeveria, ku çdo ditë skandali i mbivendoset skandalit, ky padyshim zë vendin e parë.
    Përgjegjësitë për këtë shkojnë drejt e tek kryeministri i vendit, Edi Rama.

    Prej ditës kur skandali është bërë publik, Edi Rama nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme, duke e bërë edhe më të besueshme që ky krim i rëndë ka ndodhur.

    Përpjekjet e tij për ta larguar vëmendjen nga skandali, duke sjellë në skenë kriza të tjera si pazari i madh i check-up-it apo duke plasur tullumbace pas tullumbace, siç dërdëllitjet për inovacionin, janë një konfirmim më shumë se gjendemi përballë një mine të madhe paligjshmërie.
    Transparenca për ketë skandal politik dhe kriminal është një emergjencë politike, ligjore, morale dhe shoqërore jo vetëm për Partinë Demokratike dhe opozitën, por për të gjithë spektrin politik, mediatik dhe shoqëror në vend.

    Qytetarët kanë nevojë të mësojnë një orë e më parë të vërtetën. Vendi nuk mund të pajtohet për asnjë çast me uzurpimin mafioz të shtetit.

    Ndaj, ne kemi kërkuar një dëgjesë urgjente nesër paradite në Komisionin e Sigurisë me ministrin e Brendshëm, drejtorin e Policisë së Shtetit, kreun e Shërbimit Informativ dhe Prokurorin e Përgjithshëm, për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje e për të nxjerrë përgjegjësitë shtetërore.
    Mbi të gjitha përgjegjësitë qëndron përgjegjësia politike e Edi Ramës.

    Ai duhet dhe do të mbajë përgjegjësi për përgjimin mafioz të Presidentit të vendit, të opozitës, të krerëve të institucioneve, të deputetëve, të drejtuesve të medias, të ambasadorëve, të gazetarëve, të qytetarëve.

    Edi Rama duhet dhe do të mbajë përgjegjësi për krijimin – në shpërdorim flagrant të detyrës dhe në shkelje kriminale të kushtetutës – jo thjesht të një shteti brenda shtetit, por të një “shteti mafioz” mbi shtetin, që në fakt nënkupton asgjësimin e Republikës.

    ORA NEWS

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Berisha: Këta janë 375 njerëzit VIP që përgjoi Rama për 6 muaj

    Kryeministri Rama reagon për pajisjen përgjuese të policisë

    Emri:  pergjimet-edi-rama.jpg

Shikime: 1788

Madhësia:  32.3 KB

    Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat dhe pretendimet se policia disponon një pajisje që ka përgjuar zyrtarë të lartë të shtetit, politikanë e figura të tjera.

    Në një status në Facebook, Rama si gjithmonë ia ka hedhur fajin Partisë Demokratike, pavarësisht se sinjalizimi për këtë pajisje ilegale të policisë u dha nga SHISH, e cila informoi më pas Prokurorinë.

    “Hall i madh Reforma ne Drejtesi tani u behet edhe sikur i pergjojne ����������‪#‎VajMedetPD”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook.

    Emri:  Screenshot_6-30.jpg

Shikime: 3576

Madhësia:  11.3 KB

    Syri

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skandali: Policia e Rilindjes bën përgjime të paligjshme, prokuroria nis hetimet

    LSI ngre zërin: Nëse ekziston pajisja regjistruese jemi para një skandali të madh

    Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, e cilëson Reformën në Drejtësi një sfidë që duhet fituar, dhe jo si një betejë e personalizuar e një pale ndaj një pale tjetër. Ai vlerëson rolin e ambasadorëve Lu dhe Vlahutin në këtë reformë, ndërsa u kërkon palëve politike të mos ecin kundër interesit të qytetarëve.

    Emri:  luan-rama1.jpg

Shikime: 1842

Madhësia:  38.1 KB

    Duke folur për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, Rama kërkon përgjegjësi morale dhe politike edhe për ata që i kanë emëruar zyrtarët e inkriminuar në poste publike.

    Reforma në Drejtësi vazhdon të jetë çështja më e debatuar, por ende e pazgjidhur, edhe pse qoftë maxhoranca e qoftë opozita janë shprehur pro saj, me sa kuptohet më shumë prej presionit të partnerëve ndërkombëtarë…

    Nuk vjen e keqja prej faktit që Reforma në Drejtësi është çështja më e debatuar. Përkundrazi, mendoj se të qenit e këtillë, pra e debatuar prej kaq kohësh, na ka sjellë në një projekt më racional e më koherent, mbi të cilin më në fund po punohet. Po, për ta trajtuar më tej idenë që parashtron pyetja juaj, me lejoni të “përsëris” edhe për lexuesit tuaj atë që thashë në takimin që grupi kuvendor i LSI-së zhvilloi disa ditë më parë me ambasadorët Vlahutin dhe Lu: “Reforma në Drejtësi është një sfidë që duhet fituar”. Me këtë dua të nënvizoj faktin se përballë kësaj sfide, pra përballë domosdoshmërisë së kryerjes së Reformës në Drejtësi, që për hir të së vërtetës nuk është një ndërmarrje e lehtë për vetë kompleksitetin që mbart, maxhoranca dhe opozita nuk duhet të jenë palë, sepse në këtë rast as ndajmë dhe as mbrojmë interesa të kundërta. Mirëpo, paradoksalisht deri tani jemi shfaqur si palë duke dëshmuar edhe në këtë rast se, edhe pas 25 vitesh demokraci e pluralizëm, nuk kemi kuptuar thelbin e ndryshimit të madh që ka realizuar shoqëria shqiptare, e cila nuk e meriton këtë sjellje e papërgjegjshmëri të klasës politike.

    Askush nuk e konteston, madje të gjithë faktorët politikë në vend e pranojnë faktin se Reforma në Drejtësi është e domosdoshme, është jetike, mirëpo ajo ende nuk po miratohet. Pse?

    Reformat e mëdha e të rëndësishme, më lejoni të theksoj se edhe në vlerësimin tim Reforma në Drejtësi është e këtillë, kanë nevojë për kohë; kohë për t’u përgatitur, kohë për t’u njohur, kohë për t’u debatuar, shqyrtuar, përmirësuar e kështu me radhë. Tani jemi në fazën kur palët kanë gjetur dakordësinë për çështjet themelore e për shumicën e projektit, ndaj le të shpresojmë që të mbërrijmë në përmbushjen me sukses të këtij misioni. Natyrisht që jemi të vonuar. LSI-ja e ka bërë të qartë qëndrimin e vet parimor pro Reformës në Drejtësi, e madje, po të ishte për vullnetin e LSI-së reforma do të ishte miratuar me kohë. Mirëpo, për fat të keq, në këtë rast roli i LSI-së nuk mund të jetë përcaktues, ndryshe nuk do të ishim në këtë situatë! Prej të tjerëve Reforma në Drejtësi është konceptuar e artikuluar herë-herë si sfidë personale, apo sfidë e njërës palë kundër palës tjetër, e jo si sfidë e përbashkët e klasës politike, sfidë që duhet fituar bashkërisht për t’iu shërbyer interesave europiane të vendit. Është për të ardhur keq, por është e vërtetë që përfaqësues a drejtues politikë shpeshherë janë shprehur në Kuvend apo përmes qëndrimeve në rrjetet sociale, sa herë që në krye të rendit është vendosur tema e Reformës në Drejtësi se “më në fund erdhi koha të përgjigjeni, tani gjeni vend ku të futeni, Reforma në Drejtësi do t’ju tregojë vendin” e të tjera si këto, duke treguar me gisht tjetrin, a thua se reforma është një grackë për kundërshtarin dhe jo projekti i ringritjes së tërë sistemit të drejtësisë mbi standarde euroamerikane. Personalizimi në këtë mënyrë, protagonizmi i shtirur e hipokrizia e kanë dëmtuar dhe kompromentuar procesin. Pastaj le të mos harrojmë që vijmë nga një histori jombresëlënëse e ndryshimeve në Kushtetutë. Të gjitha këto dëshmojnë papjekuri e papërgjegjshmëri! Kushtetuta jonë nuk ka bërë ende 20 vjet që prej miratimit të saj në Kuvend e më pas me referendum popullor, ndërkohë që po bëhemi gati për ndërhyrjen e pestë për ndryshimin e saj, si në asnjë vend tjetër të paktën në Europë. E pra, kjo nuk është as shenjë serioziteti dhe as shenjë pjekurie e politike. Duke iu rikthyer edhe një herë rolit të ambasadorëve Vlahutin e Lu, më duhet të them se mjafton vetëm ky fakt që elita politike e vendit të kuptojë se çfarë përgjegjësish ka përballë qytetarëve, të cilët e kanë votuar, e kanë zgjedhur të udhëheqë dhe jo të udhëmbyllë! Jo vetëm perceptimi i qytetarëve, por edhe një “lexim” realist dhe i paanshëm i realitetit në sistemin e drejtësisë na jep të drejtën e bindjes se reforma duhet kryer. Pra, ajo nuk është një çështje vullnetesh individuale, është domosdoshmëri, është problem i shtruar për zgjidhje dhe do të kryhet. Lëvizja Socialiste për Integrim e ka bërë të qartë qëndrimin e vet dhe ne do të jemi kontributorë serioze e të përkushtuar për realizimin e Reformës në Drejtësi, për të çelur e nisur në këtë mënyrë një epokë të re të raportit e marrëdhënies së qytetarit me shtetin e të drejtës. Reforma në Drejtësi nuk është qëllim në vetvete, por detyrim parësor për të bërë të mundur rritjen e standardeve dhe të cilësisë së sundimit të ligjit në vend, për të përmirësuar efikasitetin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke pasur si bosht kryesor ruajtjen dhe konsolidimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe respektimin rigoroz të parimit demokratik “check and balance”.

    E ndërsa politika e partnerët tanë ndërkombëtarë janë fokusuar të gjithë te Reforma në Drejtësi, deri tani ligji për dekriminalizimin, edhe pse ka hyrë në fuqi, ende nuk ka dhënë ndonjë rezultat?

    Në vlerësimin tim, ligji për dekriminalizimin është një ligj antikushtetues, ç’ka konfirmohet edhe prej paktit të palëve politike për të mos e ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, sepse ata që e kanë bërë ligjin e dinë shumë mirë se do të rrëzohej në Gjykatën Kushtetuese. Edhe ky është një tjetër paradoks shqiptar, po përderisa jemi para faktit të kryer dhe ligji është ligj, edhe ligji për dekriminalizimin duhet zbatuar me seriozitet dhe germë për germë. Aktualisht, ka nisur zbatimi i tij dhe unë jam i bindur që shumë shpejt do të japë efekte. Madje, disa raste janë evidentuar e të presim efektet e ligjit. Ligji për dekriminalizimin është në fakt një ligj korrigjues, më shumë se parandalues, që do të korrigjojë kriminalizimin, për të cilin, në fakt, duhet të përgjigjen edhe ata që e kanë legalizuar këtë fenomen. Sepse askush prej tyre nuk u bë deputet, ministër, drejtor a ku di unë se çfarë tjetër vetë. Nuk po flas për përgjegjësi ligjore, por përgjegjësi morale dhe politike duhet të mbajnë.

    Grupi Parlamentar i PD-së, në kuadër të ligjit për dekriminalizimin, ka paraqitur së fundmi edhe një amendament për të përfshirë në kufizimet që parashikon ky ligj, edhe ata të cilët penalizohen nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Cili është qëndrimi i LSI-së për këtë nismë?

    Nuk ka ende një qëndrim të LSI-së për këtë rast, sepse ende nisma e PD-së nuk është bërë pjesë e procedurave të shqyrtimit në Kuvend. Pasi të njihemi konkretisht me amendamentin, pra me propozimin për ndryshim, natyrisht që do të kemi edhe në qëndrimin tonë. Ndërkaq, në vlerësimin tim dekriminalizimi duhet të penalizojë cilindo që një vendim gjykate e ka shpallur fajtor, apo shkelës të ligjit dhe të Kushtetutës.

    Prej ditësh është bërë i njohur fakti se në mjediset e Policisë së Shtetit gjendet një pajisje e sofistikuar përgjimesh, por e paregjistruar sipas ligjit dhe jashtë kontrollit të Prokurorit të Përgjithshëm. Cili është mendimi juaj si anëtar i Komisionit të Sigurisë?

    Edhe unë nuk kam më shumë informacion nga sa cituat ju dhe jam i prirur të pres se çfarë do të rezultojë nga hetimet që po kryen Prokuroria. Personalisht, dua të besoj që të mos jetë e vërtetë, pasi Policia e Shtetit dhe të gjitha institucionet ligjzbatuese nuk kanë arsye të ndjekin apo zbatojnë praktika antiligjore. Ndërkaq, drejtuesit e Ministrisë së Brendshme dhe ata të Policisë së Shtetit janë njerëz me integritet dhe të përgjegjshëm për përgjegjësitë që ushtrojnë e nuk do ta lejonin veten të futeshin në aventura të tilla të rrezikshme e me pasoja jo vetëm për ata vetë. Por nëse realisht gjendet një pajisje e tillë e instaluar dhe e paregjistruar, qoftë edhe vetëm për trajnim siç thuhet, jemi përpara një skandali të madh shtetëror. Prokurori i Përgjithshëm, por unë gjykoj që edhe instrumentet e kontrollit parlamentar duhet të investohen maksimalisht, për të zbardhur të vërtetën dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore cilindo person përgjegjës. Për praktikat ligjore të përgjimit dhe pajisjet e përgjimit, ka akte e norma ligjore të përgatitura me shumë seriozitet dhe kujdes maksimal, ndaj çdo devijim prej rrugës ligjore duhet ndëshkuar. Nuk e di se sa i vërtetë është lajmi që pajisja nuk qenka e Policisë së Shtetit, por e Interforcës, misionit italian që asiston Policinë e Shtetit, por di që Interforca, e cila ka qenë prezente në Shqipëri edhe kur unë drejtoja Ministrinë e Brendshme, nuk vepron jashtë kuadrit ligjor të Republikës së Shqipërisë dhe jashtë marrëveshjes që normon bashkëpunimin mes saj dhe Policisë së Shtetit. Pastaj, ajo pajisje nuk është një telefon celular apo një çakmak që dikush e ka fshehur në xhep dhe e paska futur pa dijeni në mjediset e Policisë! Për çdo pajisje që vjen dhe hyn në territorin e Republikës së Shqipërisë ka norma ligjore të përcaktuara; ku është marrë apo ku është blerë, kush e ka sjellë në Shqipëri, në cilën pikë doganore është futur, në emër të kujt është futur, kush e ka bërë praktikën në doganë e një mori e tërë pyetjesh, të cilat me siguri duhet t’i zgjidhë Prokuroria.

    ARISTIR LUMEZI

    Panorama

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skandali: Policia e Rilindjes bën përgjime të paligjshme, prokuroria nis hetimet

    “Dëshmori i parë i përgjimit”. Shkëlzen Berisha këshillon Haki Çakon: Zgjidh ligjin, jo Tahirin

    Emri:  berisah.jpg

Shikime: 1772

Madhësia:  47.4 KB

    Juristi Shkëlzen Berisha ka reaguar në një status në Facebook, për skandalin më të fundit të pëgjimeve e cila ka përfshirë politikën shqiptare. Sipas Berishës: “Skandali i pergjimit i realizuar nga nje pajisje e futur ne menyre te paligjshme dhe e paregjistruar askund, provon ekzistencen e nje strukture kriminale brenda shtetit”. Sipas tij ky skandal merr permasa të frikshme me refuzimin që Drejtori i Përgjithshem i Policisë Haki Cako, i bëri urdhërit të Prokurorisë për sekuestrimin e pajisjes, ndonëse ajo ndodhet në ambjente që i përkasin Policisë së Shtetit.

    Shkëlzen Bersiha thotë se “kjo nuk është hera e parë që Sajmir Tahiri detyron një drejtor policie të shkelë ligjin. Rasti më i freskët është ai i ish drejtorit Didi (tashmë emigrant) që u detyrua të jepte dorëheqjen, pasi midis ligjit dhe Tahirit zgjodhi këtë të fundit duke mbajtur të fshehtë letër porosinë e Interpolit për Mark Frrokun”.

    E ndërkohë sipas Berishës, refuzimi i Haki Cakos për zbatimin e urdhërit të Prokurorisë përbën vepër penale dhe hetimi për përgjimin e paligjshëm të personave publikë duhet të fillojë pikërisht nga ai.

    Prandaj në këtë pikë, Shkëlzen Berisha këshillon se “ështe e drejtë e Cakos të zgjedhë të bëhet dëshmor apo dëshmitar, por çdo hetim i metëjshem do ishte një farsë e pakuptimtë nëse nuk vendos para ligjit ata që pengojne zbatimin e tij”

    Syri

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skandali: Policia e Rilindjes bën përgjime të paligjshme, prokuroria nis hetimet

    Akuza e mediave italiane. “Hijet e një pakti mes Italisë dhe Shqipërisë për skandalin e përgjimeve”

    Emri:  genova.jpg

Shikime: 1832

Madhësia:  62.1 KB

    Artikulli i publikuar sot nga “Il Secolo XIX.it”, për skandalin e përgjimeve në Shqipëri.

    Skandali më i fundit u regjistrua të premten e shkuar, kur prokuroria e Tiranës në vazhdën e disa sinjalizimeve të shërbimeve secrete lokale, i kërkoi policisë shqiptare që të sqaronte përdorimin e një aparati mjaft të avacuar (dhe kontrovers) në gjendje për të përgjuar cdo lloj përdorimi elektronik brenda zonave të përcaktuara, dhe që përdoret nga disa agjenci inteligjenve perëndimore. Quhet “Imci Catcher”, dhe është një lloj “Vëllai i Madh” që ka krijuar jo pak problem sa i takon çështjeve të privacisë dhe lirive personale.

    Por ajo që ka krijuar zhurmën mediatike ka qenë një përgjigje e dhënë nga prokurorët të cilët shprehen mjaft të shqetësuar që policia e shtetit po e përdor këtë aparaturë përgjimi pa marrë asnjë autorizim: më herët blerja e kësaj aparature ishte ndaluar nga prokurorët shqiptarë për arsye të jurisdiksionit. Por aparatura sipas asaj që kanë arritur të mësojnë prokurorët shqiptarë i është furnizuar Shqipërisë nga kanale diplomatike italiane, të cilat në Tiranë kanë një zyrë strategjike të bashkëpunimit interforcë që koordinon hetimet për llogari të dy vendeve. Dhe sipas këtyre burimeve, ky aparat nuk është përdorur për përgjime, por vetëm për qëllime “formacioni”. Po a është vërtetë kështu? Cila është përfshrija e Italisë në këtë histori?

    Është hera e dytë në më pak se një vit që struktura investigative italiane në Tiranë përfshihet në atë që ka natyrën e një përplasjeje ndërmjet pushtetesh që po shkund asetet institucionale në Shqipëri. Kriza e fundit diplomatike u regjistrua prej Dritan Zaganit, ish shef i Antidrogës së Vlorësqë “futur hundët” në një linjë avionësh të mbushur me drogë të cilët nga Shqipëria fluturonin drejt territorit Italian. Gjatë zhvillimeve të hetimit sëbashku me disa hetues italianë, Zagani akuzoi drejtpërdrejtë Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë se ishte i lidhur direkt me disa trafikantë dhe për këtë ai e gjeti veten të prangosur dhe i akuzuar për trafik droge dhe spiunazh.

    Një histori-spiunazhi që asokohe ndezi reflektorët mbi ish shefen e zyrës së bashkëpunimit interforcë italiane. Anna Poggi, zyrtare e policisë gjenoveze e emëruar në atë detyrë pavarësisht se ishte e dënuar për dhunën e ushtruar nga kazerma e Bolzanetos gjatë protestave të G8-ës në 2001. Zagani paraqiti edhe një padi për disinformim, sepse në thelb vetëm pasi ai bashkëpunoi me italianët, ai u shkarkuar nda krerët shqiptarë dhe u trajtuar si kriminel.

    Nuk është vetëm aspekti i mjegullt i kësaj çështje. Në mes të skandalit Zagani, kjo funksionare u transferua në Slloveni. Dhe pikërisht në kuadrin e nisjes së saj nga Shqipëria, asaj i njihet një nderim i pazakontë për atë që mbulon një rol investigative dhe diplomatik në një vend të huaj, asaj i jepet nënshtetësia honorifike shqiptare. Që prej një viti, në atë post tashmë është shefi i ri, Michele Grillo, edhe ai një polic. Mund edhe të vesh bast se rasti “Vëllai i Madh” mund të mos jetë përzierja e fundit e në këtë luftë klandestine.

    http://www.ilsecoloxix.it/p/genova/2...o_italia.shtml

    Syri

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skandali: Policia e Rilindjes bën përgjime të paligjshme, prokuroria nis hetimet

    Përgjimet e paligjshme, Nishani: Dorëzoni pajisjen. Qeveria të mos pengojë prokurorinë në hetimet e nisura

    Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i kërkon Qeverisë shqiptare që të mos pengojë më tutje ushtrimin e funksionit kushtetues dhe detyrën ligjore të Prokurorisë së Shtetit për hetimin e ekzistencës dhe përdorimit të një pajisjeje interceptuese nga ana e Ministrisë së Brendshme.

    Qeveria t’i dorëzojë sa më parë autoriteteve të hetimit pajisjen e kërkuar nga organi i Prokurorisë dhe të gjithë dokumentacionin tjetër të nevojshëm për procesin e hetimit.

    Qeveria të ndalojë përpjekjet për mashtrimin e opinionit publik në lidhje me marrëveshjet e bashkëpunimit me shtetin italian.

    Marrëveshja e bashkëpunimit midis shtetit shqiptar dhe atij italian në luftën kundër krimit të organizuar nuk ka asnjë lidhje me veprimet antiligjore dhe të dënueshme të përdorimit të mjeteve ilegale dhe të paligjshme nga Policia shqiptare.

    Presidenti i Republikës dënon dhe distancohet nga tentativa e papërgjegjshme e Qeverisë për të ngatërruar bashkëpunimin dhe partneritetin e shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Italisë në luftën kundër krimit të organizuar, me veprime ilegale dhe të paligjshme të segmenteve të caktuara të Ministrisë së Brendshme në Shqipëri.

    Presidenti i Republikës i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të ushtrojë të gjithë autoritetin ligjor për të shmangur çdo pengesë që krijohet në hetimin dhe zbulimin e së vërtetës.

    Syri

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skandali: Policia e Rilindjes bën përgjime të paligjshme, prokuroria nis hetimet

    Reagon PD: Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të arrestohet nga Prokuroria

    Emri:  bashaaaaaa.jpg

Shikime: 1787

Madhësia:  36.2 KB

    Pas deklaratave të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në emisionin e gazetarit Sokol Balla ka reaguar Partia Demokratike.

    “Në të njëjtin televizion, ku gënjeu për Audin e vet narkotaksi e nuk mbajti përgjegjësi. Pikërisht ky qe gënjeu per Shullazin e prape nuk mbajti përgjegjësi, gënjeu per Habilajt, gënjen për Balilin e nuk mban përgjegjësi, gënjeu publikisht per BKH e nuk u skuq fare. Pikërisht ky shërbëtor e ushtar i bandave, nga e njëjta karrige e te njëjtës studio, tregoi se ka gënjyer edhe për pasjen e përgjimit”– thuhet në deklaratën e shpërndarë nga PD.

    “Mes gafave, gënjeshtrave dhe belbëzimeve Sajmir Tahiri pranoi se pajisja përgjuese nuk është regjistruar askund, pra është e paligjshme. 3 here u pyet sonte ne “Top Story”, a është e regjistruar, dhe te 3 heret i ra vrimes se vetme te fyellit qe ai di, sulmoi opoziten. Eshte e qarte se paisja nuk eshte regjistruar. Vetem per kete shkelje te ligjit, pa pritur hetimin e plote per regjistrimet e telefonatave e komunikimeve, Tahiri duhet te arrestohej qe sonte” – mbyllet reagimi i PD-së.

    Mesohet se pas ketij reagimi te PD-se ne mesnate Saimir Tahiri ka perqeshur kete deklarate, duke thene se jane çmendur ata te SHQUP-it.

    Koha Jone

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skandali: Policia e Rilindjes bën përgjime të paligjshme, prokuroria nis hetimet

    Manjani: Të hetohen zyrtarët. Qeveria të zbatojë urdhrat e Prokurorisë

    Emri:  Manjani-Llalla.jpg

Shikime: 1804

Madhësia:  28.7 KB

    Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani takoni sot kryeprokurorin Adriatik Llalla, të cilit i dorëzoi rekomandimet e qeverisë për politikat penale . Edhe pse takimi është i përvitshëm, pritet që gjatë tij të preken edhe tema të tjera si reforma në drejtësi apo konflikti më i fundit me policinë për pajisjen e përgjimit të Policia e Shtetit.

    Takimi zhvillohet në Prokurorinë e Përgjithshme. Ministri Manjani kërkoi një strategji më eficente për hetime nga prokuroria.

    “Prokurori duhet të jetë në vendngjarje. Nuk kemi ne institucion më profesional sesa prokuroria. Nxisim për një hetim të shpejtë për çdo insinuatë apo akuzë publik. Lufta kundër korrupsionit është prioritet, nuk duhet të keni frikë nga hetimet”,- tha Manjani.

    Ministri Manjani kërkoi nga organi i akuzës që të nis hetimet për ccdo rast abuzimesh ndaj zyrtarët e larë.

    “Kërkojmë hetim të plotë për të gjithë dhe për këdo pavarësisht shkallës së hirearkisë që gjendet në administratën shtetërore. Mos kini frikë. Hetimi është e domosdoshme. Kryeni veprimtari hetimore të pavarur nga ekzekutivi. Nxisim hetim të shpejtë të çdo episodi apo dokumenti që shfaqet apo ekspozohet publikisht apo në rrugë të tjera, të hetohet me profesionalizëm. Jam i bindur se pas hetimit profesional ka dhe ndëshkim shembullor. Të shtohet numri i zyrtarëve të lartë në hetim, duke nisur edhe nga ministri i Drejtësisë, nëse ka nevojë. Ka përfunduar koha kur ekzekutivi refuzon të zbatojë urdhrin e prokurorisë. Urdhri i prokurorisë është ligj dhe i detyrueshëm për qeverinë”,- u shpreh Mannjani.

    Koha Jone

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skandali: Policia e Rilindjes bën përgjime të paligjshme, prokuroria nis hetimet

    Përgjimi, Komisioni i sigurisë do thërrasë personat që kanë dijeni

    Emri:  pajisja-640x405.jpg

Shikime: 1814

Madhësia:  29.8 KB

    Komisioni i Sigurisë ka votuar që të thirren në seancë dëgjimore të gjithë personat që kanë dijeni për të ashtuquajturën pajisje përgjimi, objekt debatesh të nxehta mes mazhorancës dhe opozitës ditëve të fundit.

    Me të gjitha votat pro, komisioni vendosi që gjatë mbledhjes së nesërme të vijnë për të dëshmuar personat që kanë informacion për përgjimet.

    Vendimi vjen pas kërkesës së deputetit demokrat, Flamur Noka që ministri i brendshëm, drejtori i policisë, kreu i SHISH dhe kryeprokurori të hedhin dritë mbi këtë çështje, që sipas PD përbën një kërcënim të madh për sigurinë kombëtare.

    Shqip

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skandali: Policia e Rilindjes bën përgjime të paligjshme, prokuroria nis hetimet

    Pajisja e përgjimit/ Asnjë përgjigjie nga ambasada e Interforca italiane

    Prokuroria Tiranës ende asnjë përgjigjie nga Ambasada dhe interforca Italiane, për aparaturen që dyshohet se përdoret nga policia e shtetit për përgjimin e celularëve.

    Burime pranë orgait të akuzës në kryeqytet, konfirmuan faktin se ende nuk ka një përgjigje për llojin e programeve dhe aparaturave që Interforca përdor në rast ndihme ndaj policisë së shtetit.

    Sipas akuzës, krahas pritjes së përgjigjies nga ambasada, prokruoria i ka kërkuar zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të doganave të evidentoj nëse ndonjë pajisje e tillë përgjimi është regjistruar në sistemin e tyre apo të jetë zhdoganuar, duke kërkuar praktikën e ndjekur nga dogana në rastin konkret.

    Për hetimin dhe zbardhjen e çështjes, ka apeluar edhe Presidenti Bujar Nishani, i cili ka kërkuar nga prokuroria të dërgoi para përgjegjësisë penale të gjthë ata individ të përfshirë në skandalin e përgjimeve.

    Nga ana tjetër burimet pranë prokurorisë, i thanë ABC News se pajiset e identifikimit të numrave të telefonit të individëve të ndryshëm prej vitesh përdoret nga Policia e Shtetit.

    Kjo aparaturë, thonë burimet ka ekzistuar dhe është përdorur shpesh në operacione dhe goditje të personave me rrëzikshmëri të lartë shoqërore, qoftë në identifikimin e numrave që kanë në përdorim por edhe vendndodhjen dhe lëvizjet e tyre.

    Kjo pajisje, thonë prokurorët, është përdorur edhe pranë ambienteve të burgjeve, për të identifikuar numrat që personat e ndaluar përdorin apo drejtonin grupe kriminale nga burgu me telefon.

    Por të gjitha këto veprime proceduriale, thonë hetuesit janë kryer me miratimin dhe njoftimin e prokurorit të çështjes dhe në asnjë rast nga policia në rrugë operative.

    Zyrtarisht, thonë burimet pranë akuzës, nuk dihet nëse kjo aparaturë përgjimi shërben vetëm për të identifikuar numrat e telefonit apo edhe për të përgjuar bisedat e personave nën survejim.

    Për të provuar këto dyshime të ngritur nga zyrtar të lartë të shtetit shqiptar, prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e pajisjes që mendohet se i është dhuruar Policisë së Shtetit nga Interforca italiane.

    Burimi: ABCnews

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skandali: Policia e Rilindjes bën përgjime të paligjshme, prokuroria nis hetimet

    “Pajisja përgjuese u fut në Doganë nga një BMW me targë italiane”

    Drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu shkruan se, “pajisja e përgjimit” përdorimi i së cilës nga Policia Shqiptare ka shkaktuar debat të madh politik në vend, ndodhet në Shqipëri prej më shumë se dy muajsh.

    “Një informacion i rezervuar dëshmon se ajo është futur në Shqipëri mëngjesin e datës 12 Mars 2016, nga porti i Durrësit, në bagazhin e makine BMV me targa italiane. Ne nuk kemi arritur të zbulojmë përkatësinë e makinës dhe poseduesin e saj. As lidhjet e tij me shërbimet policore apo sekrete italiane”, shkruan Fevziu.

    Më tej gazetari i njohur shton se, “pajisja është një pajisje e sofistikuar izraelite e modelit IMSI-Catcher, e cila shërben si për identifikimin e numrave telefonikë në një distancë të madhe, ashtu edhe për dekriptimin e bisedave të kriptuara si Viber dhe Ëhatsaap”.

    Sipas tij, “pajisja luan rolin e një antene të telefonisë celulare false dhe klonon në moment numrin i cili do të përgjohet. Që nga ky moment, çdo bisedë audio dhe çdo SMS shkon si tek numri ku është nisur ashtu edhe në numrin e klonuar që ndodhet në këtë pajisje”.

    Policia shqiptare mendohet se e ka përdorur atë në disa operacione për identifikim të numrave në ndjekje, por nuk thuhet nëse pajisja ka modulin që përgjon apo atë që dekripton bisedat. Pra, nëse ajo është thjeshtë pajisja bazike që përdoret si GPS siç shprehet ministri apo është pajisja e update me programet e përgjimit, përfundon Fevziu.

    Opinion

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Përgjimet e paligjshme: Komisioni i Sigurisë në Kuvend thërret gjithë krerët e institucioneve

    Komisioni i Sigurise - Të gjithë në këmbë për përgjimet, 5 orë raportim nga Ajazi, Tahiri, Çako dhe Llalla

    Emri:  tahiri-caka-ajazi-llalla.jpg

Shikime: 1924

Madhësia:  90.1 KB



    Për më shumë se 5 orë në Komisionin e Sigurisë është mbajtur një seancë dëgjimore në lidhje me një pajisje me të cilën hidhen dyshime se janë kryer përgjime të një numri të madh zyrtarësh

    Të paktën ky është pretendimi i opozitës.

    I pari që dëshmoi dhe iu përgjigj pyetjeve të deputetëve ishte kreu i SHISH Visho Ajazi. Sipas kreut të Shërbimit Informativ dy muaj më parë kishte mësuar për futjen në Shqipëri të pajisjes IMSI Catcher dhe që ishte vendosur në Vlorë për trajnim.

    I shqetësuar për faktin se pajisja kishte hyrë pa u deklaruar kishte informuar me gojë Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Më pas me kërkesë të Presidentit kishte vënë në dijeni kreun e shtetit. Kreu i SHISH deklaron se nuk kishte informuar kryeministrin me pretendimin se nuk ishte informacion i konfirmuar nga dy burime.

    Për asnjë arsye, për asnjë moment ne nuk jemi interesuar të dimë sesi është përdorur kjo paisje pasi nuk është në tagrin tonë” tha Visho Ajazi. Lexoni zbardhjen e deshmise se tij

    ORA NEWS
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 18-05-2016 më 11:55

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Përgjimet e paligjshme: Komisioni i Sigurisë në Kuvend thërret gjithë krerët e institucioneve



    Deshmia e plote e kreut te SHISH, Visho Ajazi

    ORA NEWS

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Përgjimet e paligjshme: Komisioni i Sigurisë në Kuvend thërret gjithë krerët e institucioneve

    Pyetjet e deputeteve per kreun e SHISH



    ORA NEWS

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Përgjimet e paligjshme: Komisioni i Sigurisë në Kuvend thërret gjithë krerët e institucioneve

    Më pas erdhi dëshmia e drejtorit të përgjithshëm të policisë Haki Çako dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në mënyrë kategorike mohuan përgjimet telefonike pasi nuk lejohen me ligj, ndërsa pranuan ekzistencën e pajisjes që përdoret për trajnim.

    Drejtori i Policisë së Shtetit mohon ekzistencën e një pajisjeje përgjimi. Çako tha se vetë ishte vënë në dispozicion të procedimit penal të Prokurorisë së Tiranës. Gjithashtu kishte vënë në dispozicion edhe të gjithë burimet njerëzore por dhe dokumentacionin e nevojshëm të pajisjes.

    Çako pranoi se ishte thirrur në prokurori për këtë çështje por hodhi poshtë se prokuroria kishte hapur procedim penal ndaj tij.



    ORA NEWS

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •