Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Qeveria e Rilindjes ndryshon Kushtetutën për të lejuar martesat e homoseksualëve

    Miratohet neni që lejon martesat gay, alarmohet Mesila Doda

    Nga Mesila Doda

    Vazhdon Konspiracioni Kundër Familjes

    Emri:  Kristi-Pinderi.jpg

Shikime: 1685

Madhësia:  55.7 KB

    Në heshtje, fare pa u ndjerë kaloi lajmi që Komisioni i posaçëm për Reformën aprovoi nenin që ndryshonte nenin 18 të Kushtetutës, pika 2, i cili ndryshohet si vijon:

    Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, identiteti gjinor, orientimi seksual, gjendja ekonomike, pasurore, arsimore, origjina sociale, lindja, aftësia e kufizuar, përkatësia shoqërore, prindërore ose të tjera.

    Në paragrafin e mësipërm janë shtuar togfjalshat orientimi seksual dhe identiteti gjinor.

    Futja e këtyre togfjalshave çel rrugën për goditjen dhe rrëzimin e menjëhershëm të nenit 7 të Kodit të Familjes, i cili parashikon se “Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje”. Ky nen nuk ka asnjë lidhje e asnjë arsye të futet si mish i huaj bashkë me paketën Kushtetuese për Drejtësinë.

    Të përmirsojme sistemin e drejtësisë, Po. Të godasim strukturën tonë shoqërore, JO.

    Unë i bëj thirrje çdo kolegu të kundërshtojë aprovimin e një neni të tillë që godet thelbin e sistemit tonë shoqëror. Asnjë reformë apo ndryshim në emër të së cilës fshihet një deviacion i tillë i familjes nuk mund të gjej përkrahjen e deputetëve dhe cilitdo burri, gruaje, vajze a djali që kërkojnë një jetë në respekt të ligjeve natyrore e atyre hyjnore. Unë nuk e votoj një nen të tillë. Le të bashkohemi të gjithë për ti thënë jo këti atentati kundër familjes.

    MAPO

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Qeveria e Rilindjes ndryshon Kushtetutën për të lejuar martesat e homoseksualëve

    Une nuk eshte se ndihem entuziast nga nje ligj i tille, por nuk marrosem si Mesila
    Ne kushtetute mund te formulohet edhe nje nen i tille
    CDOKUSH KA TE DREJTE TE BEJE C'TE DOJE ME B7THEN E VET.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes ndryshon Kushtetutën për të lejuar martesat e homoseksualëve

    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Une nuk eshte se ndihem entuziast nga nje ligj i tille, por nuk marrosem si Mesila
    Ne kushtetute mund te formulohet edhe nje nen i tille
    CDOKUSH KA TE DREJTE TE BEJE C'TE DOJE ME B7THEN E VET.
    1. Kushtetuta, si ligji themeltar i nje shoqerie, eshte kontrata ligjore e perbashket e gjithe shoqerise. Si e tille, ajo reflekton vlerat, principet dhe virtytet e gjithe shoqerise. Nuk shpik vlera apo virtyte te paqena, reflekton vetem vlerat, virtytet dhe principet e qytetareve qe jetojne ne ate shoqeri. Dhe kjo kontrate e perbashket ligjore, eshte mareveshja e pare dhe me e rendesishme, qe ben te mundur qe nje shoqeri te ngrihet nga individualiteti, ne komunitet. Pa kete kontrate, nuk ka shoqeri shqiptare, nuk ka shtet, nuk ka asgje. Ka vetem xhungel, ku cdo njeri ben sic i do qejfi dhe mendja dhe vete jeta eshte nje lufte e perditshme per mbijetese.

    2. Duke u nisur nga pika 1. me lart, do te thote qe ndryshimi i Kushtetutes nuk duhet te jete nje sipermarrje e thjeshte pasi je duke ndryshuar kontraten ligjore te gjithe shoqerise shqiptare. Nuk duhet te jete nje akt qe behet nga nje njeri i vetem ne pushtet, nga nje parti e vetme ne pushtet, nga nje mazhorance e vetme qeverisese e vendit, nga nje kuvend i vetem. Dhe jo vetem kaq, por ajo qe eshte me e rendesishme eshte qe cdo ndryshim, nuk duhet te reflektoje kapricon e politikes se momentit, apo kerkesen e momentit te nderkombetareve, por duhet te reflektoje vullnetin e shumices absolute te asaj shoqerie. Kjo eshte arsyeja perse ndryshimi i Kushtetutes ne cdo shoqeri me tradite demokratike eshte sa i veshtire, edhe i rralle, edhe zgjat shume ne kohe, edhe kerkon aprovimin e gjithe shoqerise me referendum, ku vetem 2/3 e shoqerise aprovojne nje ndryshim te tille.

    3. Ne rastin ne fjale, ky ndryshim jo vetem qe po behet ne fshehtesi te plote, jo vetem qe po behet pa debat te hapur publik ku te gjithe qytetareve te atij vendi u jepet mundesia te shprehen lirshem per ndryshimin, por po perpiqen edhe ta bejne nen petkun e "reformes ne drejtesi". Cfare lidhje ka ky ndryshim i Kushtetetutes me "reformen ne drejtesi"? Asnje lidhje. Pra kemi te bejme me nje shkelje flagrante jo vetem te procesit demokratik, kemi te bejme me nje perdhosje kolektive te lirise dhe dinjitetit te cdo qytetari te atij vendi: mazhoranca me nje veprim te tille po thote, nuk me intereson se cfare mendoni ju qytetare te ketij vendi, nuk me intereson qendrimi kunder ndaj ketij ndryshimi i te gjitha komuniteteve fetare te vendit, nuk me intereson fare kundershtia qe kane shprehur hapur organizata jo-qeveritare qe merren me kujdesin ndaj familjes e femijeve, ne do ta bejme kete ndryshim. Ne do ta ndryshojme kontraten ligjore qe e ben kete vend shoqeri civile, pa i marre mendimin askujt.

    4. Kendveshtrimi yt se "kushdo ben si te doje me b... e vete", tregon se ti a) nuk e kupton plotesisht se cfare perfaqeson ky ndryshim b) ti nuk je ne gjendje te shikosh konsekuencat e nje ligji te tille ne shoqerine ne te cilen ti jeton dhe brenda familjes tende. Ne mendjen tende, ky ndryshim vetem reflekton "lirine individuale te gjithesecilit prej nesh", qe nuk eshte aspak e vertete. Dhe ajo tjetra qe ti je duke thene eshte: "ky ndryshim ndikon vetem tek homoseksualet dhe jo mua dhe familjen time." Se pari, nuk behet fjale vertem per ligjerimin e martesave te homoseksualeve por edhe per mbrojtjen e "identitetit gjinor". Ligjerimi i martesave te homoseksualeve me nje te rene te lapsit prish institucionin me te lashte dhe me te rendesishem te historise se njerezimit: martesen, qe per qindra breza para nesh e deri me sot, eshte kuptuar si martesa e nje burri me nje grua. Ajo qe shitet si "identitet gjinor" nuk eshte gje tjeter rrezimi i nje tjeter te vertete universale ne historine e njerezimit, se "gjinia eshte pjese e natyres njerezore edhe eshte dicka e lindur". Ajo qe shitet si "mbrojtje ndaj diskriminimit te identitetit ligjor" eshte ideja se njerezit nuk e kane me gjinine te lindur, por njerezit gezojne "te drejten te zgjedhin gjinine e tyre". Me pak fjale, cdo njeri mund te zgjedhi gjinine qe do, ne cdo moment te jetes se tij mbi toke. Dje isha djale, sot femer, neser edhe djale edhe femer, dhe paspasneser si te me shkrepet mua ne koke.

    5. Per te dale tek konsekuencat e akteve te tilla per shoqerine shqiptare. Konsekuenca e pare dhe e dukshme, do te jete efekti negativ ne prishjen e asaj kontrates ligjore te deritanishme per shoqerine: furtuna e zera pro dhe kunder ketyre ndryshimeve, nuk do te beje gje tjeter vecse do te sjelli ne percarjen, degjenerimin, izolimin dhe shperberjen e shoqerise shqiptare. Shume shpejt shqiptaret do te ndihen "te huaj ne vendin e tyre" pasi ndryshimet qe po u diktohen me forcen e ligjit dhe pa vullnetin e tyre si sovran. Ndryshimet ligjore jane edhe te paperforcueshme dot me ligj: si do ti mbroje shteti shqiptar homoseksualet nga diskriminimi kur Kisha Orthodhokse, apo ajo Katolike, apo Sunitet e Bektashinjte refuzojne te bejne martesa homoseksuale? Si do ti mbroje shteti shqiptar homoseksualet nga diskriminimi kur ai biznesmeni i vogel refuzon ti ofroje lokalin apo sherbimin e tij nje cifti homoseksual qe kerkon te martohet? Si do ti mbroje shteti shqiptar femijet homoseksuale neper shkolla, kur keta ta gjejne veten nen perbuzjen e bashkemoshatareve te tyre? Si do ta mbroje shteti shqiptar vetveten, kur ti dhe gjithe prinderit tradicionale, qe u kane mesuar femijeve te tyre se martesa eshte mes nje burri dhe nje gruaje, do te dilni te protestoni se perse u mesoni ne librat shkollore femijeve te mi se martesat e personave te seksit te njejte jane te lejuara? Apo kur femijet e tu te indoktrinohen neper bankat e shkollave me idene: se djali dhe vajza jote, nuk jane me djali dhe vajza, por jane te lire te zgjedhin te behen vajza dhe djali neser, me vullnet te lire, me mbrojtjen e shtetit e ligjit, dhe ti si prind nuk ke asnje fuqi apo te drejte ligjore per ta ndaluar kete gje?

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Qeveria e Rilindjes ndryshon Kushtetutën për të lejuar martesat e homoseksualëve

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    I dashur Albo.
    Problemi eshte se ketu ne Atdheun tim te dashur te gjitha keto jane tashme fakte te kryera dhe ky ndryshim realisht nuk cudit me asnje njeri. Kemi gej sa te duash, kemi edhe transeksuale, kemi edhe bashkejetesa mes tyre dhe shoqeria jone nuk eshte me ajo e perpara 25 viteve, kohet dhe njerezit kane evoluar.
    Problemet qe ti ngre nga ana parimore jane te drejta, por mendoj se kjo nuk eshte e keqja me e madhe e ketij vendi.
    Realisht keto ndryshime jane nje kerkese e pashmangshme nga homot e Europes te cilen nese nuk e plotesojme do na mohohet negocimi i antaresimit ne EU edhe per shume vite te tjere.Duam apo nuk duam, na pelqen apo nuk na pelqen keto ndryshime do behen dhe nuk kemi shansin e as luksin ti kundershtojme.
    Problemi ketu eshte vetem kredo ose humbje e kredos politike nga nje ligj i tille i panuar nga njera pale apo tjetra.
    Ne nje kohe kur Parlamenti yne i nderuar ka homoseksuale brenda tij, mendon se ka me vlere mohimi i te drejtave te tyre???
    Jane thjesht lojra politike,
    E verteta eshte se brezi i ri rritet me informacion te gjithanshem dhe me mendje te hapur.
    Koha e familjeve patriarkale dhe konservatore po mbaron. Personalisht jam ne nje frekuence me ty ne te gjitha ato qe shkruan, por jam fort i qarte se ndryshimet jane nje e keqe e domosdoshme, e thene shkurt, Nuk kemi nga ja mbajme".
    Ne fund te fundit nuk jemi vendi i vetem e as i pari qe kemi keto sanksionime ne ligjin themelor. Bota ecen me rritmin dhe nen flladin e vet e ne nuk kemi fuqi ta ndalojme, Realisht Bota ecen perpara por konflikti i brezave nuk na lejon te shohim anen pozitive te ndryshimeve.
    Sa here qe lexoj mendime te tilla konservatore me kujtohet nje pllake guri e gjetur ne Piramiden e Keopsit rreth 40 vite me pare e cila datonte dymije vjecare, ne te cilen shkruhej: "KU DO VEJE BOTA ME KETA FEMIJE QE RRITEN SOT ? "
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar 2043 për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  6. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes ndryshon Kushtetutën për të lejuar martesat e homoseksualëve

    Dallimi mes meje dhe teje eshte se une i mbroj lirite, principet e mia si qytetar e si prind, dhe ti nuk e ben nje gje te tille. Jo vetem qe nuk i mbron, por i vetedorezon. Si the me lart? Keshtu "na e ka vene kushtin BE-ja"? Kur nje njeri hyn ne shtepine time, dhe kerkon nga une qe te shkel me kembe ato gjera qe une i kam te shenjta, une i tregoj deren e i them: Nuk dua te te shoh me te shkelesh pragun e shtepise sime. Dhe ky reagimi im, eshte reagimi i cdo njeriu qe a) ka dicka te shenjte ne jeten e tij b) e mbron ate te gjene e shenjte me cdo sakrifice ndaj kujtdo qe ia cenon qofte ky individ, shtet, apo institucioni me i fuqishem i botes c) ate gjene e shenjte, ua le trashegimi edhe femijeve te tij, duke i mesuar keta femije me shembullin e jetes se tij.

    Une nuk e lejoj as "boten" dhe as "kohen" te me diktoje apo kompromentoje ate qe une e ruaj si te shenjte ne jeten time. Ate qe kam trasheguar brez pas brezi brenda familjes sime. Ate qe mundohem t'ua le trashegimi femijeve te mi. Mua nuk me intereson nese shumica e shqiptareve nuk mendojne si une apo sic thua ti "kohet kane ndryshuar". Edhe po te isha pjesetari i vetem i asaj shoqerie qe besoj e ruaj nje gje si te shenjte, nuk do te ndryshoja aspak qendrim. Perkundrazi, fakti qe shumica e shoqerise nuk mendon e beson si une, me shtyn mua akoma me shume te vleresoj, ruaj e trashegoj ate qe kam si te shenjte.

    Dhe se fundi, une nuk lejoj askend qe te me indoktrinoje femijet e mi me "moralin e botes". Femijet e mi do te rriten me moralin qe une si prind do t'iu mesoj, moral me te cilen une u rrita nga prinderit e mi, moral te cilin e kemi trasheguar brez pas brezi. Kur te rriten, ata femije mund te injorojne gjithcka qe une u mesova si prind, por une do te bej timen per aq kohe sa ata jane nen perkujdesjen time. Ti i ke dorezuar pergjegjesite e tua si prind me sa shoh, duke u dorezuar para kerkesave te BE, presionit te botes, dhe ndryshimeve te kohes ne te cilen jeton. Pyetja qe duhet te besh nuk eshte: "Ku do veje bota me keta femije qe rriten sot?" por "Cfare shembulli po u jap femijeve te mi te vegjel sot, me qendrimet qe une po mbaj si prind, ne nje kohe e ne nje bote qe po sulmon e shkaterron vete natyren njerezore?!"

    Kemi arritur deri ne kete pike, pikerisht, se shume qytetare tregohen indiferente kur perballen me akte te tilla qe jane krime kunder vete natyres njerezore.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 13-05-2016 më 13:53

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Shoqëria Shqiptare në Rrezik në se ndryshohet neni i Familjes.

    Projekt Ligji që kërkohet të rregullohet bazuar në ligjet ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeirut duke shtuar ndonjë nen për komunitetin LGBT, do të ketë ndikim jo të mirë mbi familjen shqiptare.
    Është folur shumë për komunitetin LGBT dhe problemet që i dalin jo vetëm shoqërive shqiptare dhe atyre ndërkombëtare nga legalizimi i martesave jo të natyrshme.
    Mendoj se problem i këtij komuniteti i cili ka prirje seksuale jo të natyrshme me atë që ka në përgjithësi Familja çift burrë-grua , mbi të vilën është ndërtuar e gjithë shoqëria njerëzore, do të prekë të gjithë shoqërinë njerëzore dhe do të ketë tendencë të shkatërrojë familjen.
    Dëmtimi dhe shkatërrimi i Familjes dhe i çiftit burrë grua do të dëmtojë dhe të bëjë të pandreqëshme përfundimisht martesën e ligjshme, do të krijojë efekte negative në brezin e ri i cili do të shohë se, të jesh me prirje seksuale jo normale nuk është gjë e keqe, do të krijojë dhe do të shtojë:
    - degjenerimin e racave dhe të shoqërisë njerëzore duke i humbur kuptimin e familjes
    - do të krijojë kontigjente njerëzish pa parime morale e pa familje me prirje degjeneruese dhe neveritëse,
    -do të rritet në këtë mënyrë kriminaliteti, abuziviteti seksual, largimin nga shoqëria normale, rritjen e seksualitetit dhe degjenerimin seksual brënda shoqërisë njerëzore.
    -shoqëria e kësaj forme do të ketë si përparësi dhe duke bërë moto të saj, abuzivitetin seksual dhe krimet seksuale në raport me krijimin e një shoqërie normale e cila ka për parim rritjen e pinjollëve të shëndetshëm dhe normalë,
    - humbjen e kuptimit të familjes e cila ka për qëllim që të lindë dhe rrisë fëmijë të shëndetëshëm me praninë e dashurisë prindërore të nënës dhe të babait,
    - do të krijojë njerëz me prirje kriminale, imoralë dhe amoralë. me prirje abuziviste, negative, të këqinj, sociopatë dhe psikopatë, për të cilët shoqëria njerëzore do të harxhojë shumë mund, punë dhe kosto për të mbajtur në ekuilibër një shoqëri të minuar nga këta individë dhe nga ky komunitet në dukje i paket por me potencialitet degjenerues dhe kriminal të madh .
    Dihet fare mirë nga ana mjekësore dhe Psikologjike apo dhe Psikiatrike se edukimi i fëmijës me një prind (përfshi dhe poligaminë e cila edukon fëmijë vetëm me nënën duke rritur fëmijë me plot urrejtje dhe mllef), ose pa prind fare, ose me prindër të degjeneruar, ose me prindër të një seksi (pra të tipit LGBT që do të lejohet të krijojë familje anormale), do të rrisë fëmijë të cilët do të rriten me prije kriminale, sociopatike, plot mërira të rrezikshme të fshehura në subkoshiencë për shkak të mos pasjes së dashurësisë normale së të dy prindërve gjatë fëminisë por vetëm të njerit ose duke i patur të dy prindërit të cilët janë të një seksi (pra të panatyrshme) e një prindi.
    E thënë me pak fjalë , në dukje, sikur po u japim liritë e të drejtat një komuniteti jo normal, por duke shkatërruar në të ardhmen një shoqëri të tërë e cila është ndërtuar me mijra vite bazuar në një familje heteroseksuale një burrë- një grua.
    Mund ta konfirmoj këtë sentencë duke i kujtuar qejflinjve të ndryshimit të nenit të familjes se Familja e sotme dhe ligjet e sotme sociale janë krijuar bazuar në tradita religjioze Kristiane- (deri diku bazohen edhe tek judaizmi dhe islami).
    Mund të kujtoj këtu se është pikërisht familja e bazuar në një Baba dhe në një Nënë ajo që ka ndërtuar shoqërinë e sotme dhe është bazuar tek Testamenti i Vjetër dhe i Ri të cilët i neverisin aktet seksuale të panatyrshme dhe i quajnë krime që duhet të dënohen me vdekje.
    Po kështu, ashtu si Kristianizmi dhe Judaizmi, edhe Islami e dënon aktin seksual të panatyrshëm të të gjitha llojeve si homoseksualitetin, zoofilinë, nekrofilinë, lezbizmin etj.
    Në Testamenti n Vjetër, Leviticus18:22, thotë: `Ju nuk duhet të flini as burra dhe as me gratë (ju gra); kjo është e neveritshme`.
    Në Testamentin e Ri ( Ungjilli), Corinthians 6:9 dhe Timothy 1:10 Shen Pali thotë : `A nuk e dini ju qe keqbërësit nuk do ta trashëgojnë Mbretërinë e Zotit? As mos u mashtroni sepse as imoralët dhe idhujtarët, as shkelësit e kurorës martesore, as prostitutat meshkuj as homoseksualët as hajdutët as lakmitarët, as pijanecët, as shpifësit, dhe as mashtruesit, nuk do ta trashëgojnë Mbretërinë e Zotit`;
    Aktualisht Kushtetuta e Republikes se Shqiperise nenin 53 thote:
    1. Kushdo ka të drejtë të martohet dhe të ketë familje.
    2. Martesa dhe familja gëzojnë mbrojtjen e veçantë të shtetit.
    3. Lidhja dhe zgjidhja e martesës rregullohen me ligj
    Pavarësisht se lihet evazive se si krijohet familja, ky nen i Kushtetutës e ka fjalën për një familje me një cift burrë dhe grua.
    Gjithashtu Kodi i Familjes në nenin 161 dhe 162 nuk flitet vetëm për martese por dhe për bashkëjetesë midis një mashkulli dhe një femre dhe jo ndryshe.
    Projekt Ligji i ri i cili kërkon të ndryshojë nenin 53 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë thotë kështu: “Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla, si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, identiteti gjinor, orientimi seksual, gjendja ekonomike, pasurore, arsimore, origjina sociale, lindja, aftësia e kufizuar, përkatësia shoqërore, prindërore ose të tjera.” (neni 18, pika 2). Pra ka futur dhe emrtimin `orientim seksual` i cili në fakt përbën patologji.
    Sigurisht pranimi i komuniteteve LGBT duke u justifikuar me liritë dhe të drejtat e njeriut, ka krijuar edhe Homofobitë dhe Heterofobitë të cilat po krijojnë dhe përplasje shoqërore.
    Atëhere nesër ndoshta duke u fshehur dhe mbrojtur nëpërmjet ligjeve për liritë e të drejtat e njeriut do të legalizojnë jo vetëm LGBT por edhe Zoofilët, Nekrofilët, dhe gjithë llumrat e shoqërisë njerëzorë, të cilët e kanë vëndin në burg dhe në izolim se sa të bashkëjetojnë dhe të infektojnë shoqërinë tonë gjithashtu të dëmtuar dhe të plagosur nga pa-shpirtësia e sistemit capitalist dhe nga rendja për tu pasuruar si duke rendur pas lakmive të tjera të cilat po shkatërrojnë përfundimisht familjen e sotme në botë por edhe në Shqipëri.
    Kjo vërtetohet nga ritmet e larta të divorcit dhe të aborteve në Shqipëri dhe në botë.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar pirro10 për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  9. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes ndryshon Kushtetutën për të lejuar martesat e homoseksualëve

    Ndryshimet kushtetuese për “gayt” drejt miratimit përfundimtar

    Emri:  gay-marriage-640x445-640x356.jpg

Shikime: 314

Madhësia:  19.2 KB

    Pavarësisht kundërshtive të shumta nga komunitetet fetare, por edhe nga kreu i opozitës Lulzim Basha se nuk do të miratonte ndryshimet kushtetuese për sa i përket martesave gay, drafti përfundimtar parashikon ndryshimet kushtetuese në këtë drejtim.

    Ndryshimet janë pjesë e draftit përfundimtar për reformën në drejtësi, draft ky që çon në ndryshimet e disa neneve të Kushtetutës. Midis ndryshimeve është edhe Neni 18 i Kushtetutës.

    Neni 18 Paragrafi 2 i ndryshimeve Kushtetuese parashikon ndryshimin si më poshtë:

    “2. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, identiteti gjinor, orientimi seksual, gjendja ekonomike, pasurore, arsimore, origjina shoqërore, lindja, aftësia e kufizuar, përkatësia shoqërore ose prindërore.

    Në nenin e mëparshëm të Kushtetutës, thuhej: Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore.

    ORA NEWS

  10. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes ndryshon Kushtetutën për të lejuar martesat e homoseksualëve

    "Te Paekspozuarit" - Basha: Jemi kundër martesave gay

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “TË PAEKSPOZUARIT”, të gazetarit Ylli Rakipi, deklaroi se është kundër martesave gay.

    I pyetur se disa deputetë të PD-së, përfshirë edhe zotin Berisha, kanë deklaruar se nuk do ta votojnë reformën në drejtësi nësë ndryshohet preambula e Kushtetutës për të përfshirë ‘mosdiskriminimin për shkak të orientimit seksual’, ai tha se një gjë e tillë nuk e kushtëzon reformën.
    “Ka një pjesë në draftin që është hartuar që ka dalë jashtë mandatit të Kushtetutës, ku përfshihet edhe ky sygjerim, që PD-ja është pozicionuar kundër. S’jemi kundër homoseksualëve, madje kjo parti ka kaluar në Parlament një ligj në vitin 2009 dhe hapi rrugë për heqjen e vizave. Ne kemi qenë kundër martesave dhe kundër adoptimit të fëmijëve” tha Basha.

    Më tej siguroi qytetarët “që PD-ja qëndron fortë kundër martesave gay”.

    ORA NEWS

  11. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes ndryshon Kushtetutën për të lejuar martesat e homoseksualëve

    Martesat ‘gay’, KMSH kundër: Cenon familjen!

    Emri:  kmsh1.jpg

Shikime: 412

Madhësia:  58.9 KB

    Pas Kishës Katolike edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh kundërshtinë për ndryshimet kushtetuese që prekin Kodin e Familjes. Ndryshimet synojnë lejimin e martesave midis dy personave të gjinisë së njëjtë, por për KMSh-në kjo prek thelbin e familjes.

    “Ky shqetësim dhe thirrje e jona si Komunitet Mysliman, si besimtarë dhe si qytetarë të këtij vendi synon vetëm se ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave tona besimore, tradicionale e kombëtare.

    Shoqëria jonë nuk është një shoqëri diskriminuese, por kur bëhet fjalë për të ardhmen e brezave, për familjen dhe për natyrshmërinë e njeriut, nuk mund të heshtim e të tregohemi indiferentë ndaj diçkaje që shkon kundër thelbit të jetës sonë, kundër kënaqësisë së Zotit”, thuhet në reagim.
    Sipas KMSH-së, familja është e shenjtë, prej së cilës varet vazhdimësia e jetës mbi tokë.

    “Familje ose fole familjare është vetëm ajo e ngritur nga martesa e një burri dhe një gruaje dhe kjo përbën një prej shtyllave më të rëndësishme të shoqërisë. Fortësia dhe qëndrueshmëria e saj është edhe fortësia dhe qëndrueshmëria e kombit dhe e shtetit. Prandaj, martesat e të njëjtës gjini nuk i shohim si pjesë të traditës sonë të përbashkët dhe të të gjithë elementëve që përbëjnë këtë komb”, thuhet më tej.

    Ora News

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •