Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 41
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Akuza greke: "Eskobari i Ballkanit", Klement Balili, njeriu i Qeverisë së Rilindjes

    Mediat greke zbulojnë baronin shqiptar që çonte drogën me ilaçe

    Mediat greke zbardhin detaje të reja për rrjetin shqiptar të bandës së drogës. Sipas tyre kreu i bandës është 50 vjeçari Dhimitër P që jeton në Belgjikë dhe që njihet me pseudonimin Walter.

    Dhimitri rezulton të jetë pronarë i tre shtëpive në Belgjikë Tiranë dhe Athinë dhe njëkohësisht i janë gjendur llogari bankare në këto tre shtete.

    Llogari 366.000 euro në Greqi, 460,000 euro në Shqipëri, në Belgjikë 100.000 euro

    Ndërkohë që ndaj anëtarit shqiptar të bandës Klemend B cilesuar si Escobari i Ballkanit, e që njihej me pseudonimin Kelly është lëshuar një urdhër arresti ndërkombetar. Sipas prestigjozes Kathemerini Klementi kalonte drogen ne kamionet me barna faramceutike.Në rrjet, Shqipëria përmendet si vend furnizues i drogës, prej nga transportohet kryesisht në rruge ujore, e pastaj shpërndahet me kamionë

    Nga kontrolli doganor dhe nga bisedat e përgjuara Klemendi shfaqet si personi përgjegjës për transportin e hashashit me skafe nga Shqipëria në ishujt e Jonit dhe prej andej në Evropën Qendrore dhe Perëndimore

    Banda
    Kjo bandë vepronte në Belgjikë Hollandë Bullgari, Itali, Greqi, Spanjë dhe Itali dhe nga 2013 janë arrestuar 59 persona janë konfiskuar më shumë se 3 ton hashash, 96 kilogramë kokainë dhe 65 kilogramë kanabis të përpunuara ne kubik çokollate.

    Shqiptarja

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Akuza greke: "Eskobari i Ballkanit", Klement Balili, njeriu i Qeverisë së Rilindjes

    Aksioni - “Baroni i Drogës” së Ballkanit, dy vëllezër shqiptarë arrestohen në Belgjikë

    Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar nga policia belge gjatë bastisjeve në Zaventem Edegem në rajonin e Brukselit.
    Policia federale zvicerane bën me dije se emrat e tyre janë në listën e hetimit ndërkombëtar kundër trafikut të drogës të nisur në Greqi pak ditë më parë.

    Dy shqiptarët janë nën masën e arrestit me burg, ndërsa vendimi për arrestimin e tyre është dhënë të martën. Ata akuzohen për përfshirje në një organizatë ndërkombëtare të trafikut të drogës.

    Mediat belge bëjnë me dije se shqiptarët janë pjesë e grupit me degë në shumë vende të Evropës, e cila merrej me trafikun e kanabisit dhe kokainës nga Shqipëria dhe Greqia.

    “Banda trafikonte me kamion sasi të mëdha të kanabisit të papërpunuar dhe të përpunuar si dhe kokainë në Greqi, Shqipëri, Bullgari dhe vende të tjera evropiane, përfshirë Spanjën, Holandën, Britania e Madhe, Austrinë, Belgjikën dhe Norvegjinë”, thekson policia zvicerane. Droga ishte fshehur në vendeve sekrete në kamionë.

    Banda kishte kompanitë e transportit në disa vende evropiane, u themeluar në emër të njerëzve pjesë të organizatës. Sipas vlerësimeve të policisë, banda kishte fitime prej qindra milionë eurosh. Në Belgjikë, janë sekuestruar 19,000 euro, tre makina dhe një sasi prej 100 kg hashash.

    Media belge shkruan se nga operacioni hetimor i policisë greke i nisur në Attica, u sekuestruan rreth 700 kg hashash si dhe u arrestuan 15 persona, 13 grekë dhe dy shqiptarë.

    ORA NEWS
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Akuza greke: "Eskobari i Ballkanit", Klement Balili, njeriu i Qeverisë së Rilindjes

    Operacioni - “Baroni i drogës”, EUROPOL: Hetimet me intensitet, të tjera arrestime së shpejti

    Për aksionin ndërkombëtar të ndërmarrë së fundi nga policia greke, ka reaguar edhe EUROPOL, i cili bën me dije se deri më tani janë arrestuar 17 persona, 11 grekë dhe 6 shqiptarë.

    Europol thekson se rrjeti i trafikut të drogës është shtrirë në shkallë të gjerë, ndërsa operacioni është udhëhequr nga Greqia në bashkëpunim me Belgjikën dhe Europolin. Rrjeti kishte si bazë Greqinë dhe shpërndante drogë në shumë vende evropiane, duke përfituar qindra milionë euro.
    Sasi të mëdha kanabisi dhe kokaine janë transportuar nga kompani transporti rrugor fillimisht në Bullgari dhe Austri dhe më pas në vende të tjera. Operacioni i gjerë policor është kryer në Greqi dhe në Belgjikë.

    Sipas Europol, në Greqi janë sekuestruar 698 kg kanabis ndërsa në Belgjikë, 96.5 kg hashash. 15 persona janë arrestuar në Greqi dhe 2 të tjerë në Belgjikë. “Hetimi është në vazhdim e sipër dhe arrestime të tjera priten në të ardhmen e afërt”, thekson agjencia evropiane Europol.

    Agjencia bën me dije në deklaratë se ka mbështetur hetimet, duke ofruar mbështetje operative dhe ndihmë ligjore, si dhe duke kryer analizat e drogës. Një sektor i posaçëm brenda kësaj agjencia, i specializuar për trafikun e kokainës që prej vitit 2011, ka dhënë asistencën e vet në këtë drejtim.

    Emri:  euro.jpg

Shikime: 1135

Madhësia:  37.4 KB

    ORA NEWS

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Akuza greke: "Eskobari i Ballkanit", Klement Balili, njeriu i Qeverisë së Rilindjes

    “Baroni i Ballkanit”, Klemend Balili është zhdukur, prej 2 ditësh është larguar nga banesa

    Pas shkarkimit nga posti i kreut të Transporteve në Sarandë, Klemend Balili është zhdukur dhe nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

    “Opinion.al” shkruan se Balili është larguar nga banesa dhe familjarë të tij thonë se nuk e dinë se ku ndodhet.

    Partia Demokratike dhe shtypi grek e akuzojnë Klemend Balilin si ‘Escobari i Ballkanit’, që drejton organizatën kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës në vendet e Europës Qëndrore dhe në shtete nordike.

    Mediat greke shkruajnë se Greqia ka lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për të, ndërsa në Shqipëri ka hetime ndaj tij, por nuk arrestohet. Për këtë arsye, Shqipëria i ka dërguar sot një letër-porosi Greqisë për urdhër-arrestin ndaj Klemend Balilin.

    Operacioni i policisë greke është zhvilluar në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe ka nisur para më shumë se 1 viti, ndërsa Policia Shqiptare është njoftuar dhe ka marrë pjesë në hetim në muajin Mars të këtij viti.

    Syri

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Akuza greke: "Eskobari i Ballkanit", Klement Balili, njeriu i Qeverisë së Rilindjes

    Kokëdhima-deputetëve socialistë: Fatkeqësisht nuk më mbrojtët nga Saliu. Balili i Metës, jo i imi

    Emri:  Untitled-1-3.jpg

Shikime: 1101

Madhësia:  34.7 KB

    Ish-deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima ka reaguar për çështjen e “Baronit të Ballkanit”, që u debatua edhe dje në Parlament nga ish-Kryeministri Sali Berisha.

    Ky i fundit, akuzoi Koço Kokëdhimën se ka lidhje me Klemend Balilin, i cili akuzohet se është “Baroni i Ballkanit” për të cilin po shkruajnë mediat greke.

    Në një status në Facebook, Kokëdhima shkruan sot se Balili nuk është mbështetur fare prej tij dhe as nuk është eksponent i Partisë Socialiste, por i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

    Ish-deputeti i PS përmend edhe të afërmin e Klemend Balilit, Rigels Balilin i cili është kryetar i Bashkisë Delvinë, për të cilin thotë se u propozua në këtë post nga LSI-ja. Kokëdhima sqaron gjithashtu se Balili nuk është mbështetur nga PS as politikisht dhe as financiarisht.

    Ja çfarë shkruan Koço Kokëdhima në Facebook:

    Shpifja e Saliut nr. 1004 për mua Nga dita që unë hyra në politikë 3 vjet më parë, Saliu ka bërë 1004 shpifje për mua. Kam ngarkuar dy persona ti numërojne, dokumentojnë dhe publikojnë në një botim të posaçëm shpifjet më të paimagjinueshme të këtij maskarai . Dje në Parlament Saliu tha, se Klemet Balili është emëruar nga Kokëdhima në detyrën e drejtorit të shfrytëzimit të automjeteve në Sarandë. Ai gjithashtu tha, se gjoja Klement Balili është I afërt me mua dhe se ka finacuar Partinë Socialiste në zgjedhjet e qershorit të 2013.

    Kjo përbën shpifjen e Saliut nr. 1004. Kurrë nuk e kam njohur Klement Balilin, kurrë nuk e kam takuar apo biseduar me këtë njeri. Jam parë me të vetëm në inaugurimin e Hotelit tek ish-Kampi I punëtorëve në Sarandë, ku kam qenë së bashku me Kryetarin e Parlamentit, Ministrin Ahmetaj dhe nje grup deputetësh, Kryetarë të Bashkive, drejtues të shtypit e gazetarë. Balili nuk është propozuar dhe as emëruar si drejtor I KSHA Sarandë as nga unë dhe as nga Partia Socialiste. Ai, në këtë detyrë është propozuar dhe vendosur nga LSI.

    Që nga majii 2013, që unë jam në politikë dhe asnjëhërë tjetër me parë, Balilajt nuk e kanë mbështetur Partinë Socialiste as finaciarisht, as materialisht dhe në asnjë formë tjetër. Nga Balilajt, unë njoh prej një viti Rigels Balilin, qysh nga qershorit i 2015. Rigelsi u vendos nga LSI si kandidaturë për kryetar të bashkisë së Delvinës. Me Kryetarin e Bashkisë së Delvinës, Rigels Balili, unë kam ruajtur kontakte dhe komunikim shumë të mirë, si me gjithë kryetarët e tjerë të Bashkive në Qarkun Vlorë-Gjirokastër, ku unë punoj.

    Kam takuar 3-4 herë edhe Bako Balilin, kordinatorin e LSI për rrethin e Delvinës, kryesisht gjatë fushatës elektorale të 2015. Përpara vitit 2013, Balilajt nuk kanë qenë kurrë me Partinë Socialiste. Ata kanë qenë mbështetës të shpallur të Partisë Demokratike të Sali Berishës. Shpifja nr. 1004 e Saliut ndaj meje dje në Parlament, fakteqsisht nuk u demaskua nga qeveritarët e deputetët e Partisë Socialiste, që i njohin plotësisht të vërtetat, që unë shpjegova më lart, siç i dinë edhe të gjithë banorët në Sarandë dhe Delvinë.

    Syri

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Akuza greke: "Eskobari i Ballkanit", Klement Balili, njeriu i Qeverisë së Rilindjes

    Nga Shqipëria në Belgjikë, tonelatat e drogës shqiptare që “mbytën” Europën

    Dokumentet e policisë greke, të siguruara nga BIRN tregojnë se sasi të mëdha marijuane u nisën nga bregdeti shqiptar për në Greqi, Bullgari, Maqedoni, Austri, Belgjikë e vende të tjera nga ajo që konsiderohet si një nga organizatat më të mëdha narko-trafikut me bazë në territorin shqiptar.

    Gjergj Erebara

    Organizata kriminale përgjegjëse për trafikimin e sasive të stërmëdha të marijuanës dhe llojeve të tjera të drogës, financues i të cilës akuzohet se është 44 vjeçari shqiptar, Klemend Balili përfshin një numër të madh anëtarësh. Sipas dokumenteve të policisë greke, organizata dispononte një infrastrukturë të gjerë transporti, nga skafet mes të cilave droga kalohej nga Shqipëria për në Greqi te maunet dhe pikat e servisit të mauneve, ku kryhej modifikimi i strukturës së kamionëve për të fshehur drogën gjatë transportit.

    Një dokument i policisë greke, i disponuar nga BIRN tregon se trafikantët përdorën një numër të konsiderueshëm kompanish fantazmë, të cilat shërbyen për të justifikuar qarkullimin e mauneve ku fshihej droga, si dhe për të fshehur lidhjen me organizatën në rast se ndonjë nga ngarkesat kapej nga policia.

    Hetimi tregon se organizatës kriminale i janë kapur gjatë dy viteve të fundit 2,338 kilogramë marijuanë dhe 23 kilogramë kokainë, vlera e së cilës përllogaritet në së paku 6 milionë euro.

    Dokumenti me numër protokolli 3008/12/15920-a’, i datës 9 maj 2016, i firmosur nga Konstandinos Panagiotopoulos, përgjegjës i Nëndrejtorisë greke të Antidrogës, përshkruan me detaje veprimet hetimore dhe provat e mbledhura nga policia greke dhe policitë e Austrisë, Belgjikës, Bullgarisë dhe Hollandës, të cilat, në harkun kohor të dy viteve, kryen arrestime dhe konfiskime të drogës si dhe ofruan provat inkriminuese për policinë greke.

    Policia shqiptare, megjithëse ka qenë zyrtarisht partnere në operacion, nuk rezulton të ketë kontribuar në prova. Në dokumentin e referimit policor të veprës penale, ajo nuk përmendet asgjëkundi.

    Në një deklaratë për gazetarët në Tiranë të enjten, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, e quajti operacionin ndërkombëtar kundër grupit kriminal të udhëhequr nga Balili si të sukskeshëm, por refuzoi të japë detaje për rolin që ka luajtur policia shqiptare në hetime.

    “Është një operacion i përbashkët në bashkëpunim me Agjencinë Kundër Drogës (DEA) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me partnerët tanë të Policisë Greke dhe disa partnerë të tjerë të Bashkimit Europian,” tha Çako.

    “Është një nga operacionet më të suksesshme të organizuara në bashkëpunim midis strukturave policore në luftë kundër krimit të organizuar, “shtoi ai.

    “Operacioni” i fundit i Klemend Balilit

    Shqiptari 44 vjeçar, Klemend Balili, i shkarkuar të enjten nga posti si drejtor i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Sarandë, akuzohet nga policia greke si financuesi i trafikut.

    Policia greke thotë se skema organizative e këtij grupi kriminal ishte me “hierarki të qartë nga lart – poshtë”, ku partneri kryesor i Balilit në Greqi ishte Gjeorgjio Alifandia.

    Ndërsa i dyshuari tjetër, Ksenofondos Anagnostopoulo funksiononte si kujdestar për të arrestuarit e grupit dhe si përgjegjës për sigurimin e shoferëve të rinj për transport drejt Gjermanisë. Një tjetër shqiptar me rol kyç në organizatë ishte Dhimitër Poti me bazë në Bruksel.

    Sipas dokumenteve policore greke, Balili akuzohet si organizatori i transportit të fundit të drogës, të kapur nga autoritetet e fqinjit tonë jugor.

    “Në fund të prillit të vitit në fjalë 2016, Klemend Balili organizoi transportin nëpërmjet detit nga Shqipëria drejt Greqisë të një sasie të madhe kanabisi të papërpunuar (678,500 gramë) në marrëveshje të plotë me koordinatorin e transportit Gjeorgjio Alifandi, asistuar nga Ksendofonda Anagnostopulo, të ngarkuar edhe në llogari të anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale me gjetjen e kamionëve për transportimin e sasisë së narkotikëve, magazinimin e përkohshëm të saj në shtetin grek dhe transportimin e mëtejshëm të saj drejt vendeve të Evropës perëndimore përmes Greqisë”, thuhet në dokumentin e referimit të veprës penale.

    Droga mësohet se është nisur nga bregdeti shqiptar pranë Sarandës për në bregdetin grek duke kaluar nga ana perëndimore e ishullit të Korfuzit, ku është fshehur në një zonë të pabanuar në brigjet e Greqisë së veriut.

    Dy peshkatarët shqiptarë, Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj, të dy nga Saranda, respektivisht 59 vjeç dhe 22 vjeç, sipas policisë greke nën urdhërat e Balilit, u nisën me një skaf me emrin “Vasiliki” me flamur grek, më 6 maj 2016 dhe e dërguan sasinë prej 678 kilogramësh marijuanë nga brigjet shqiptare për në Greqi.

    Të dy peshkatarët transportues mbërritën në ishullin Zakinthos në orët e para të mëngjesit të 8 majit 2016. Atje ata duhej të dorëzonin drogën te tre anëtarë grekë të organizatës kriminale, të cilët udhëhiqeshin nga Gjeorgjio Alifandia. Pasi dorëzuan drogën, ata vijuan rrugën me skaf në drejtim të Partës, por u arrestuan nga policia greke atë ditë. Brigjet e Sarandës gjenden mbi 150 kilometra larg ishullit Zakinthos.

    Pyetur nga BIRN nëse kanë apo jo urdhër arresti të dërguar nga Greqia për Balilin, policia e shtetit nuk u përgjigj. Një kërkesë e ngjashme për Prokurorinë e Përgjithshme mbeti gjithashtu pa përgjigje.

    Drejtori i Policisë Haki Çako, i pyetur në mënyrë të përsëritur nga gazetarët në një aktivitet të policisë, nëse personi i kërkuar nga drejtësia greke Klemend Balili është apo jo në kërkim, në mënyrë të përsëritur refuzoi të përgjigjet.

    “Jemi në proces hetimi. E thashë dhe një herë. Nuk jam i predispozuar të bëj interpretim….Nuk është në tagrin tim profesional që të bëj interpretim të individëve, por është, thashë edhe njëherë, një nga operacionet e përbashkëta më të suksesshme sidomos me (DEA) amerikanë,” tha Çako.

    Transportuesi

    Gjeorgjio Alifandia, 46 vjeç me profesion shofer, konsiderohet nga policia greke si “truri” i organizatës për procesin e transportit. Ai përshkruhet nga policia greke si bashkëpunëtor i ngushtë i Balilit dhe si personi përgjegjës për të marrë drogën në Greqi, për të siguruar magazinimin dhe mjetet për transport më tej në Perëndim. Ai u arrestua pasdreken e 8 majit në shtëpinë e tij në Nikai pranë Athinës, ku policia kapi edhe tre qese me rreth 50 gramë kanabis gjithsej.

    Pasi të mbërrinte në Zakinthos, droga duhej të vijonte një udhëtim prej mbi 300 kilometrash në drejtim të Athinës.

    Në afërsi të Athinës, një kompani me emrin “Anagnostopoulos Ksenofon Monoprosopi A.E”, e cila zyrtarisht merrej me tregtinë me shumicë të pjesëve të këmbimit, siguronte mjetet e transportit- përgjithësisht maune për linja të largëta të cilat modifikoheshin për të krijuar hapësira për drogën.

    Pronari i kësaj kompanie, Ksenofondos Anagnostopoulo është arrestuar sakaq nga policia. Ai konsiderohet edhe përgjegjës për sigurimin e heshtjes nga anëtarë të arrestuar të organizatës duke paguar familjarë të tyre.

    “Ndërtimin e pjesëve të kamionëve me vende të veçanta për fshehjen e narkotikëve gjatë transportit e kishin marrë përsipër Mihail Sofronas dhe Nikolaos Tasopoulos, ku realizonin vendet e veçanta fshehëse (kuti) në servise të kamionëve që zotëronin në zonën e Aspropirgos,” shkruan policia greke.

    Pikërisht kjo hallkë e trafikut duket se qe përgjegjëse për “përkujdesjen” për familjarët e anëtarëve të organizatës, të cilët kishin rënë në prangat e policisë.

    “Në shumë raste arrestimesh të anëtarëve të organizatës, Anagnostopoulo dhe Alifandi, që vepronin në llogari të anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale, u dërgonin shuma të ndryshme monetare të arrestuarve apo anëtarëve të familjeve të tyre, me qëllim të qartë moszbulimin e strukturës së organizatës kriminale,” shkruan policia greke.

    Prania e një elementi të tillë si “kodi i heshtjes” mes të arrestuarve dhe anëtarëve të tjerë përbën një tregues shtesë për nivelin e organizimit të këtij grupi kriminal.

    “Anagnastopoulo, në dijeni edhe të anëtarëve partnerë të organizatës i dërgonte shuma të ndryshme monetare një gruaje të panjohur me emrin “Niki”, përdoruese e nr. 69466xxxxx, e cila lidhet me Kleanthi DHIMOPOULON, të arrestuar më 30/04/2015 në Bullgari me 531 kilogramë kanabis të papërpunuar si dhe me Thimio Neranxin, të arrestuar më 18/01/2014 me 1135 kilogramë kanabis të papërpunuar,” thuhet në dokument.

    Lidhja belge

    Policia greke si dhe homologët e tyre në Bullgari e Austri identifikuan një numër të konsiderueshëm kompanish, të cilat zyrtarisht merreshin me transport, por që në thelb kishin aktivitet të paktë. Personi kyç në organizimin e trafikut në Europën Perëndimore mësohet se është shqiptari Dhimitër Poti.

    Poti, 50 vjeç ka vendbanim të përhershëm në Belgjikë ku disponon një magazinë. Pikërisht ky qe destinacioni i ngarkesave me drogën shqiptare, para se ajo të shpërndahej në vende të tjera.

    Policia greke në bashkëpunim me vendet e tjera, dokumentoi një rast të ndodhur mes 2 prillit 2015 dhe 7 prillit 2015, ku një sasi e panjohur lënde narkotike u tentua të nisej nga Belgjika për në Oslo. Për transportin u përdor një kamion nën pronësinë e Marta Dardhës, pronare e një kompanie të njohur si Flowers Trans LT.

    “[Kamioni] nisi me ngarkesë të ligjshme nga Greqia me destinacion të tranziti Mynih të Gjermanisë në mënyrë që të shkarkohet dhe të marrte një tjetër ngarkesë të ligjshme me destinacion final Oslon e Norvegjisë, pasi më parë, ashtu siç ishte programuar do të futej në magazinën e Potit në Bruksel të Belgjikës për të marrë sasinë e narkotikëve për transport,” shkruan polica Greke.

    “Transporti në fjalë u anulua pasi përfundoi afati i tërheqjes së ngarkesë së ligjshme, por edhe për shkak të çështjeve teknike dhe veçanërisht në lidhje me lartësinë e ngarkesës që ishte më shumë se e lejuara për kalimin në Norvegji”, shkruan policia greke.

    Poti është një nga tre të dyshuarit e paarrestuar të grupit kriminal.

    BIRN

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Akuza greke: "Eskobari i Ballkanit", Klement Balili, njeriu i Qeverisë së Rilindjes

    “Celula” shqiptare në Bruksel, si trafikohej kokaina dhe hashashi në vendet e BE

    Dhimitër Poti, drejtuesi i dytë shqiptar i rrjetit të narko-trafikut me bazë në Bruksel trafikoi sasi të mëdha kanabisi dhe kokaine në vendet e BE-së, ndërsa ishte nën hetim prej vitit 2012 nga Prokuroria shqiptare.

    Më 19 prill 2015, një “shofer” grek u ndalua në Britaninë e Madhe, pasi në kamionin e transportit ndërkombëtar të drejtuar prej tij u gjetën 23 kilogramë kokainë. Hetimet për këtë ngarkesë zbuluan se kokaina po trafikohej për llogari të Dhimitër Potit, një 50 vjeçar shqiptar i lindur në Kukës dhe banues në Bruksel, që sipas policisë greke është njëri prej drejtuesve të organizatës së narko-trafikut mes Shqipërisë dhe Greqisë, me shtrirje thuajse në të gjithë Europën.

    Dokumentet e policisë greke, të siguruara nga BIRN tregojnë se Dhimitër Poti kishte një rol kyç në organizatë. Ai kujdesej për trafikimin e drogës në vendet e Europës Perëndimore, organizonte dhe koordinonte marrëveshje me rrjete të tjera të krimit ndërkombëtar dhe lehtësonte aktivitetin përmes magazinimit dhe trafikimin e sigurtë të narkotikëve nga Brukseli.

    I shpallur në kërkim nga Greqia, Dhimitër Poti u arrestua të enjten në Bruksel bashkë me vëllanë e tij. Përmes deklaratave për median, policia belge dhe Europol konfirmuan dy arrestimet dhe sekuestrimin e 96.5 kilogramëve hashash si pjesë e këtij operacioni.

    Bashkë me dy vëllezërit Poti, numri i shqiptarëve të arrestuar si pjesë e rrjetit të drogës shkon në gjashtë. Klement Balili, biznesmen dhe zyrtar i shkarkuar i administrës në Sarandë është shqiptari i shtatë i shpallur në kërkim nga policia greke, por që nuk është arrestuar ende nga autoritetet shqiptare.

    Europol-agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Europian tha përmes një deklarate të premten se rrjeti me bazë në Greqi dyshohet se ka përfituar qindra milionë euro përmes trafikimit të drogës në drejtim të disa shteteve të Europës.

    “Sasi të mëdha kanabisi dhe kokaine u transportuan përmes kompanive të transportit rrugor, të regjistruara në Bullgari dhe Austri, të cilat shërbyen si kompani maskimi,” thuhet në deklaratën e Europol.

    Dhimitër Poti, i akuzuar nga policia greke si një nga krerët e narko-trafikut zotëronte dy kompani të tilla fasadë dhe një magazinë në zonën Zaventem të Brukselit-një stacion i rëndësishëm i drogës në rrugëtimin e saj drejt Europës Perëndimore.

    Personazh në hije në Shqipëri, emri i Potit nuk ka qenë megjithatë i panjohur për autoritetet shqiptare të drejtësisë. Që prej vitit 2012, Dhimitër Poti ka qenë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për “pastrim të produkteve të veprës penale”; hetim i cili dështoi të prodhonte një rezultat për drejtuesin e njërit prej rrjeteve më të fuqishme të trafikut të drogës.

    “Celula belge” e rrjetit

    Gjatë vitit 2014, Dhimitër Poti është bërë pronar i dy kompanive të transportit ndërkombëtar me bazë në Bruksel të Belgjikës dhe Blagoevgrad, qytet në jugperëndim të Bullgarisë. Më parë, ai kishte regjistruar kompaninë “Chim Prod” në Shqipëri në mars të vitit 2008, por e kishte likujduar dhe mbyllur dy vjet më pas.

    Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se më 21 janar 2014, Dhimitër dhe Xhevahir Poti themeluan në Bruksel kompaninë “RDGL Group” me adresë në rrugë Brixtonlaam të zonës periferike Zaventem. Sipas regjistrit belg të kompanive, “RDGL Group” kishte një kapital prej 18 600 eurosh.

    Nëntë muaj pas themelimit të kompanisë në Bruksel, në shtator 2014, Poti ka marrë në zotërim paketën e aksioneve të kompanisë bullgare “Friends Trans LTD” me seli në Blagoevrad të Bullgarisë. Sipas dokumenteve të policisë greke, këto kompani përdoreshin si “fasadë” për maskimin e trafikut të drogës.

    Kamioni i kapur me 23 kilogram kokainë në Britaninë e Madhe zotërohej nga dy kompani; koka e tij i përkiste shoqërisë greke “Focus International” me pronar Vasilio Thimi, ndërsa rimorkiatori i përshtatur për drogën ishte pronë e “Friends Trans LTD” të Dhimitër Potit.

    Kjo është e vetmja sasi kokaine që i është kapur kësaj organizate, pavarësisht se hetimi i përbashkët mes policisë greke, DEA-s amerikane dhe Europolit ka pasur të dhëna për trafik në sasi të mëdha të kokainës në vendet e BE.

    Në dokumentet e policisë greke, Dhimitër Poti akuzohet edhe për dy episode të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike me vlerë në mijëra euro. Sipas tyre, mes datave 2 dhe 7 prill 2015, anëtarët e organizatës tentuan të trafikonin me urdhër të Dhimitër Potit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij grekë, Thoma Aleksaki dhe Ksenofonda Anagnostoupolu një sasi të panjohur lëndësh narkotike nga Belgjika drejt Oslos së Norvegjisë, por ngarkesa u anullua.

    Sipas policisë greke, transporti do të kryhej përmes një kompanie në pronësi të Marta Dardhës me seli në Bullgari, ndërsa një ngarkesë e ligjshme do të udhëtonte nga Greqia drejt magazinës së Potit në Bruksel ku ndodhej lënda narkotike.

    “Transporti i planifikuar u anulua, pasi përfundoi afati i tërheqjes së ngarkesë së ligjshme, por edhe për shkak të çështjeve teknike në lidhje me lartësinë e ngarkesës, që ishte më shumë se e lejuara për kalimin në Norvegji,” thuhet në dokument.

    Emri i Potit del në një rast tjetër trafikimi të datës 8 prill 2016, ku anëtarë të organizatës dorëzuan një kamion transporti të modifikuar me vende të fshehta për drogë në magazinën e Potit, ndërsa ngarkesa iu dorëzua bashkëpunëtorëve “të panjohur” të rrjetit në Berlin të Gjermanisë, në zonën e quajtur Konstandinopoja e vogël.

    Haralambo Paciavura, njëri prej anëtarëve të rrjetit i tha policisë greke se përmes skemës së mësipërme ka trafikuar sasi të mëdha të kanabisit të papërpunuar në drejtim të Holandës, përmes vendeve të Bashkimit Europian.

    “Thuajse 250 kg çdo here, me qëllim lëvizjen e tyre të mëtjeshme në vendin e sipërpërmendur të importit,” ka thënë ai.

    Në njërin prej rasteve, në kthim nga Holanda, Paciavura ka transportuar drejt territorit grek një sasi të panjohur kokaine, të cilën ua dorëzoi disa njerëzve me shtetësi shqiptare.

    Tre vitet e hetimit shqiptar

    Më 14 mars 2008, Dhimitër Poti regjistroi në Shqipëri kompaninë “Chim Prod”, me aktivitet import-eksporti, tregti me shumicë dhe pakicë të mjeteve motorike dhe barnave farmacuetike. Por të dhënat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, QKR dhe të një hetimi të mëvonshëm të Prokurorisë shqiptare tregojnë se kjo kompani shërbeu si koperturë për transfertat e dyshimta të parave nga Greqia drejt Shqipërisë, se sa për ndonjë aktivitet real. [Kliko këtu për ekstraktin e Chim Prod]

    Në shtator 2015, kur Dhimitër Poti ishte në hetim për trafik droge në Greqi, ministria greke e Drejtësisë i kërkoi autoriteteve shqiptare të dhëna për disa transferta të dyshimta parash që 50 vjeçari i kishte kryer gjatë viteve 2007-2009.

    Sipas letër-porosisë së autoriteteve greke, Dhimitër Poti kishte transferuar në llogaritë e kompanisë “Chim Prod” në Tiranë 826 mijë euro, të ndara në: 160 mijë euro të transferuara më 3 gusht 2007, 80 mijë euro më 31 dhjetor 2008, 220 mijë euro më 2 prill 2009, 266 mijë euro më 19 prill 2009 dhe 100 mijë euro të transferuara më 1 shtator 2009.

    Përmes letër-porosisë, autoritetet greke kërkojnë informacion nëse Dhimitër Poti është dënuar ose jo nga një gjykatë e Republikës së Shqipërisë për veprën penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale” për pesë transaksionet e mësipërme të parave.

    Lëtër-porosia greke zbulon gjithashtu se Prokuroria e Tiranës kishte regjistruar një procedim penal kundër Dhimitër Potit në vitin 2012, me numër 5915 për të njëjtën vepër penale, por përfundimi i këtij hetimi ishte i paqartë.

    Autoritetet greke u kërkojnë homologëve në Shqipëri nëse hetimi i prokurorisë ka arritur të vërtetojë që Dhimitër Poti ka kryer ose jo pastrim parash apo nëse është zbuluar burimi i parave të transferuara apo nëse tranfertat janë deklaruar pranë zyrës së Tatimeve.

    Pasi është përdorur për 5 transaksionet financiare me vlerë 826 mijë euro, kompania “Chim Prod” e Dhimitër Potit ka qenë e padobishme. Të dhënat në QKR tregojnë se më 13 prill 2010, administratori Poti ka emëruar një likujdator për kompaninë në Shqipëri dhe e ka mbyllur atë.

    Letër-porosia i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për të kryer veprimet proceduriale të nevojshme, por fati i procedimit me numër 5915 i nisur prej vitit 2012 kundër Dhimitër Potit mbetet i paqartë.

    E pyetur nga BIRN për rezultatin e këtij, Prokuroria refuzoi të jepte një përgjigje.

    BIRN

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Qeveria e Rilindjes së Mafies: Trafikanti Klement Balilaj "arratiset" nën hundën e shtetit shqiptar

    PD: Tahiri ndihmoi Balilin të arratiset, të largohet nga detyra

    Emri:  Arben-Ristani-847x477.jpg

Shikime: 899

Madhësia:  29.0 KB

    Partia Demokratike, me anë të sekretarit të përgjithshëm Arben Ristani akuzoi ministrin Saimir Tahiri se ka ndihmuar Klemend Balili që të arratiset. Sipas Ristanit, ndonëse pjesa me e madhe e anëtarëve të organizatës janë arrestuar, policia e shtetit nuk ka bërë asnjë prej atyre deklaratave zyrtare të saj. Ai tha se Tahiri duhet të largohet një orë e më parë nga detyra dhe të nisë një hetim i plotë për lidhjet e tij kriminale.

    Deklarata e plotë

    Sot është dita e katërt e arratisjes së Klement Balilajt i akuzuar si një prej krerëve të trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërkohë që paturpësisht Tahiri doli e foli për suksese. Tahiri ishte përjashtuar nga ky aksion ndërkombëtar, i organizuar nga policia greke, nga DEA amerikane dhe polici të vendeve të tjera të BE-së, për shkak të lidhjeje të drejtpërdrejta me atë që u quajt nga mediat dhe CNN si Eskobari i Ballkanit.

    E megjithatë Tahiri, Rama dhe krerët e tyre të policisë u bënë pjesë e këtij aksioni duke e dëmtuar atë, duke ndihmuar njeriun e tyre, Kelement Balili, t’i shpëtojë kërkimit, duke e ndihmuar të arratiset. Qëndrimet kontradiktore të policisë, për hetimin e organizatës kriminale tregojnë se ata janë kompromentuar për shkak të lidhjeve të Balilajve me drejtues të lartë politikë në vend, me Tahirin në veçanti.

    Ndërkohë që policia greke ka nxjerrë urdhër ndalimi duke përmendur me emër dhe mbiemër, Klement Balilajn, i njohur me pseudonimin Keli, si një prej krerëve të trafikut ndërkombëtare të drogës, Policia shqiptare nuk e di nëse ky person është apo jo nën hetim.

    Ndonëse pjesa me e madhe e anëtarëve të organizatës janë arrestuar, policia e shtetit nuk ka bërë asnjë prej atyre deklaratave zyrtare të saj, ku ajo mburret për gjoja suksese në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar, siç vrapoi ta quante në fillim të publikimit të të dhënave. Dhe e gjitha kjo ka vetëm një shpjegim.

    Autoritetet shqiptare janë përjashtuar nga hetimi pasi janë vërtetuar lidhjet e Balilajt me politikanë të lartë dhe është vërtetuar mbrojtja që i japin atij drejtuesit e policisë së shtetit në trafikun e drogës. Lidhja dhe mbrojtja që Klement Balilaj ka, quhet Saimir Tahiri. Është ky ministër, i njohur si mburojë e trafikantëve dhe e krimit prej tre vitesh, nga Viluni, te Habilajt, nga Durim Bami te Shullazi, nga Marku te Arben Frroku, e së fundmi tek eskobari Balili.

    Lidhjet e Saimir Tahirit me bandat kriminale dhe organizatat e narkotrafikut janë tashmë të njohura edhe nga partneret tanë europianë dhe amerikanë. Është emergjente që ai të largohet një orë e më parë nga detyra, e një hetim i plotë e i gjithanshëm të nisë për lidhjet e tij kriminale.

    Shqip

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  17. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes së Mafies: Trafikanti Klement Balilaj "arratiset" nën hundën e shtetit shqi

    Dosja penale e Klement Balilit në polici është e pastër

    Nuk figuron as arrestimi në 2006-ën dhe as kallëzimi i Bashkisë së Sarandës

    Dosja e Kelmend Balilit në policinë e shtetit dhe sistemin TIMS është e pastër.


    ABC News ka arritur të kontrollojë dosjen personale të biznesmenit Balili, e cila ndodhet e regjistruar në mënyrë elektronike. Nga këqyrja e këyre të dhënave, në formën e kartelës personale, Balili rezulton i pastër dhe i pa shoqëruar ndonjëherë në policine e shtetit apo i proceduar penalisht. Nuk dihet se kush ka ndërhyrë në këtë faqe, për të fshirë apo mos hedhur të dhënat e arrestimit të tij në korrik të 2006. Ku është arrestuar së bashku me dy inspector policie për akuzën e trafikut të 750 kg drogë, por që më pas, akuzat ndaj tij janë pushuar me urdhër të prokurorisë. Por pavarësisht pushimit të akuzave, në sistem duhet të ishte e regjistruar rasti i procedimit, arrestimit apo edhe pushimit. Për Balilin nuk figuron në kartelë edhe kallëzimi penal i Bashkisë së Sarandës për ndërtimin të paligjshëm të kompleksit turistik “Santa Quranta”, ku kompania e tij dhe ai vet personalisht janë kallëzuar nga ish-kreu i bashkisë tashmë me detyrën e zv.ministrit të brendshëm. Por pavarësisht se është detyrim ligjor, që në këtë kartelë të evidentohen këto raste, për Kelmend Balilin nuk ka asnjë të dhënë për të kaluarën e tij penale. Ndryshe ndodh me shtetasit e tjerë shqiptar, ku për çdo kallëzim, shoqërim apo informacion tjetër agjentët e policisë i hedhin në progarmin e sistemit TIMS.

    Nga ana tjetër, ABC Neës ka mësuar se Kelmend Dalipi udhëtimin e fundit nga Shqipëria e ka bërë më 18 prill të këtij viti duke kaluar në orët e parë të mëngjesit në Kosovë nga ku është kthyer në darkë. Për të vazhduar po me një udhëtim brenda ditës më 10 prill po në Kosovë dhe me pas më 22 mars pot ë këtij viti ka kaluar në Malin e zi, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Muriqanit dhe është kthyer brenda ditës. Por pavarësishtë se nuk figuron që ka kaluar zyrtarisht me dokumentin e tij personal në pikat e kalimit kufitar të Shqipëri, Kelmend Balili për policinë është në arrati. Për këtë fakt, policia e shtetit në sistemin TIMS me datë 11 maj, ka hedhur në system emrin e Kelmend Balilit. Duke njoftuar të gjithë pikat e kalimit kufitare, se nëse paraqitet ky shtetas për të dal apo hyrë në territorin shqiptar të njoftohet shefi I kirimit të organizuar pranë policisë së shtetit. Ky njoftim, thuhet në kartelë, të bëhet për shkak se duhet të merret në pyetje për llogari të procedimit penal ky dyshohet se është përfshirë në trafikun ndëkrombëtar të drogës.

    Për këtë procedim, në Greqi janë arrestuar 13 shtetas greke dhe dy shtetasit shqiptar Petro Dalanaj dhe Kleanthi Palaj. Si pjesë e këtij rrjeti në Belgjikë janë arrestuar dy vëllezërit nga Kukësi, Dhimitër dhe Xhevahir Poti.

    ABCNEWS

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes së Mafies: Trafikanti Klement Balilaj "arratiset" nën hundën e shtetit shqi

    Takimi - Berisha -zv/administratorit të USAID: Qeveria i dha mundësi Eskobarit të Ballkanit të arratisej

    Emri:  berisha-ata-655x356.jpg

Shikime: 791

Madhësia:  29.5 KB

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim, ndihmës administratorin e USAID për Evropën dhe Euroazinë, Thomas O’ Melia, i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

    Gjatë bisedës u diskutua për reformën në drejtësi, për të cilën Berisha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e amerikanëve në këtë drejtim. Berisha theksoi se reforma është jetike për vendin në rrugën e integrimit.

    Gjatë bisedës, Berisha u shpreh se reforma u shty dhe u ngadalësua shumë “pasi Edi Rama, duke i bërë vendit një dëm shumë të madh, refuzoi konsensusin dhe doli me tezën se në Shqipëri nuk është punuar ndonjëherë me konsensus, në një kohë që çdo reformë e madhe në këtë vend, në këto 25 vite, është bërë vetëm me konsensus”.

    Ish-kryeministri theksoi se tashmë palët janë ulur dhe po punojnë me njëra tjetrën dhe shprehu besimin se do ecet drejt finalizimit të saj.

    Në këtë takim Berisha theksoi gjithashtu se problemi më kardinal me të cilin sot përballet vendi është krimi i lidhur me nivelet më të larta të qeverisë, i cili po rrënon çdo ditë reputacionin e Shqipërisë dhe që kërcënon si stabilitetin e vendit ashtu dhe progresin drejt BE-së.
    Berisha u ndal edhe tek rastin i Klemend Balilit në Sarandë, duke i thënë zyrtarit amerikan se ai u lejua qëllimisht të arratisej nga vendi, ndërsa konsiderohet nga mediat greke si Eskobari i Ballkanit.

    Berisha: Autoritetet policore shqiptare, pas këtij lajmi, u thanë shqiptarëve se prej disa muajsh, ata, së bashku me partnerët, po e hetonin këtë rast ndërkohë që Klement Balilit i dhanë të gjitha mundësitë për të ikur nga Shqipëria, dhe pasi përcollën jashtë vendi u thanë se nuk kishte asnjë problem.

    Sipas zyrës së shtypit të Berishës, ai theksoi gjithashtu qeveria ka bashkëpunuar me kriminelë si Emiljano Shullazi dhe Arben Frrokut, për të cilët, u shpreh se u denoncuan publikisht nga ambasadori Donald Lu.

    Për të gjitha këto, Berisha tha se “bashkëpunimi në fushën e zbatimit të ligjit me qeverinë amerikane është jashtëzakonisht i rëndësishëm”.

    ORA NEWS

  20. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  21. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes së Mafies: Trafikanti Klement Balilaj "arratiset" nën hundën e shtetit shqi

    Ristani: Shqipëria u përjashtua nga aksioni antidrogë i DEA-s, Tahiri ndihmoi Eksobarin

    Për opozitën, policia shqiptare ishte e përjashtuar nga aksioni ndërkombëtar për trafikut e drogës i nisur në Greqi dhe e përfshirë edhe DEA amerikane.
    Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani tha se autoritetet policore shqiptare me në krye Saimir Tahirin nuk bënë gjë tjetër vetëm sa ndihmuan Klemend Balilin që të arratisej.

    Ristani: Tahiri ishte përjashtuar nga ky aksion ndërkombëtar, i organizuar nga policia greke, nga DEA amerikane dhe polici të vendeve të tjera të BE-së, për shkak të lidhjeje të drejtpërdrejta me atë që u quajt nga mediat dhe CNN si Eskobari i Ballkanit.

    E megjithatë Tahiri, Rama dhe krerët e tyre të policisë u bënë pjesë e këtij aksioni duke e dëmtuar atë, duke ndihmuar njeriun e tyre, Klement Balili, ti shpëtojë kërkimit, duke e ndihmuar të arratiset. Qëndrimet kontradiktore të policisë, për hetimin e organizatës kriminale tregojnë se ata janë kompromentuar për shkak të lidhjeve të Balilajve me drejtues të lartë politikë në vend, me Tahirin në veçanti.

    Teksa autoritetet greke e kanë shpallur në kërkim Balilin, Ristani tha se policia shqiptare nuk e di ende nëse është person nën hetim dhe kjo vjen sipas tij, vetëm për një arsye; lidhjet e ministrit me bandat e krimit.

    Ristani: Është ky ministër, i njohur si mburojë e trafikantëve dhe e krimit prej tre vitesh, nga Viluni, te Habilajt, nga Durim Bami te Shullazi, nga Marku te Arben Frroku, e së fundmi tek Eskobari Balili. Lidhjet e Sajmir Tahirit me bandat kriminale dhe organizatat e narkotrafikut janë tashmë të njohura edhe nga partneret tanë evropianë dhe amerikanë.

    Në fund, opozita thotë se është emergjente që ai të largohej një orë e më parë nga detyra.

    ORA NEWS

  22. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  23. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Corriere della Sera: Trafikanti Klement Balili, bënte trafik për llogari të pushtetarëve shqiptarë

    Corriere della Sera: Jeta mondane e Klemend Balilit në Milano , ku organizata ishte mjaft aktive

    Emri:  klement-balili.jpg

Shikime: 952

Madhësia:  151.4 KB

    E përditshmja italiane “Corriere della Sera” ka publikuar sot artikullin me titull; “Droga, gjuetia e madhe në Europë në kërkim të “Eskobarit të Ballkanit”.

    “Kelmend Balili është një menaxher shteti, një njeri i besueshëm i qeverisë shqiptare”, shkruhet në hyrje të këtij artikulli. Mbi 7 tonë marijuanë të sekuestruar në një gomone në brigjet e Greqisë ishin të destinuar të mbërrinin në Itali, fillimisht në Salento e më pas drejt Milanos ku çmimi i drogës rritet 700-800 euro për kg.

    Sipas Policisë Financiare italiane, marijuana e importuar kushton reth 1000 euro për kg, e trafikantët preferojnë qytetin e Milanos si destinacionin final pasi këtu çmimi rritet 700-800 euro për kilogramë.

    “Në krye të organizatës të kësaj ngarkese droge e të dhjetrave të tjera, shkruan “Corriere della Sera”, ka një të dyshuar i pagëzuar si “Eskobari i Ballkanit” dhe i kërkuar në gjysmën e Europës.”

    “Ditë më parë, thuhet në artikull, DEA, agjensia Federale Amerikane Antidrogë, ka ngritur kritika të thella mbi nivelin e përfshirjes mes aparatit qeverisës shqiptarë e trafikantëve. Madje nuk është zgjidhur ende skandali i Dritan Zaganit, policit që me hetimet e tij kishte mbërritur mjaft pranë Ministrit të Brendshëm shqiptar, por që u burgos e më pas u detyrua të largohet nga vendi, nga frika e vizitës së një vrasësi me pagesë.”

    Sipas burimeve investigative, shkruan Corriere della Sera, Klemend Balili, gjatë këtyre viteve është parë disa herë në Milano, si për takime zyrtare e prestixhoze për shkak të profesionit të tij, si dhe në takime informale me bashkëatdhetarë të tij në qytetin e Milanos e në provincë.

    Sipas një zyrtari të policisë italiane klani i shqiptarëve të drogës, është mjaft aktiv në zonën e Abbiategrasso (komunë në Milano). Nuk zotërojnë kontrollin e plotë të këtij territori, por janë mjaft të përfshirë. Klani i shqiptarëve është gjihashtu dhe mjaft i pranishëm në provincën e Paveses.

    Sipas “Corriere della sera”, Klemend Balili preferonte të kalonte kohë në Milano nëpër Galeri, (Galeria Vittorio Emanuele II në Milano është një zonë tregtare me dyqane mjaft elegante e të shtrenjta e quajtur ndryshe dhe si salloni i borgjezisë së lartë milaneze), në dyqanet e rrugës Vercelli si dhe në ndalesat në Porta Venezia e Sheshi i Republikës.

    “Që në drejtësinë shqiptare, diçka nuk funksion është fakti i njohur, shkruan e përditshmja italiane, “kriminelët mjaft pranë arrestimit nga investiguesit e huaj, lajmëroheshin në kohë e arratiseshin duke mos u gjetur më”. E konsideruar si “Kolumbia e Europës, për prodhimin e lëndëdve narkotike, rafinerive të saj e klaneve që bëjnë miliona me drogën, Shqipëria jeton një luftë të egër mes shërbimeve sekrete e qeverisë. Të parët akuzojnë të dytët për autorizime ilegale të përgjimeve, falë instrumentave të prodhuara nga një shoqëri italiane, e që kalonin përmes kanalit diplomatik italian, drejtuar nga Anna Poggi, që koordinonte punën mes forcave të Interpolit. Pas shpërthimit të skandalit Zagani, shkruan gazeta italiane, Anna Poggi u largua nga Ministria e Brendshme italiane e rasti i saj mbart me vete disa pyetje; Cfarë dinte mbi Zaganin? Cili është raporti i saj me Tiranën? Çfarë i mban “pranë” politikanët kryesorë shqiptarë me disa funksionarë italianë?

    Këto pikëpyetje përfundon artikullin “Corriere della Sera” mund të gjenerojnë zhvillime investigative e zbulimin e pranisë së një sistemi të artikuluar. Dhe e gjitha kjo ndësa droga vazhdon të kaloj nga Shqipëria, pas një ndalese në ishujt greke, e për të mbërritur drejt Italisë, duke u ngarkuar më pas në kamione për t’u shpërndarë në Milano.

    ORA NEWS

  24. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes së Mafies: Trafikanti Klement Balilaj "arratiset" nën hundën e shtetit shqi

    Trafiku i drogës - CNN grek: Urdhër-arresti për Kelmend Balilin, kërkesa brenda 48 orëve

    Greqia ka lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për biznesmenin nga Saranda Klemend Balilin.

    Lajmi bëhet i ditur nga CNN në gjuhën, greke sipas të cilit, urdhër-arresti ndërkombëtar pritet të mbërrijë në Shqipëri brenda 48 orëve të ardhshme. Megjithatë, policia shqiptare nuk e ka konfirmuar ende urdhër-arrestin në fjalë.

    CNN grek shkruan se shqiptari rezulton të jetë karteli më i madh i drogës në Evropën. Urdhri për arrestimin e tij, pritet të shpërndahet në të gjithë Evropën, ndërsa një kopje sipas tv në fjalë pritet t’i dërgohet autoriteteve shqiptare. Në ditët në vijim, pritet të dërgohet edhe kopja e të gjithë dosjes hetimore.

    Pasi urdhri të mbërrijë në Shqipëri. CNN greke shkruan gjithashtu se hetimet po vazhdojnë edhe për llogaritë bankare të tij, pasi dyshohet se Balili ka llogari bankare në 10 vende të Evropës.

    Balili dyshohet se është përfshirë në një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të drogës në Evropë, hetimet për të cilin kanë nisur në Greqi dhe me përfshirjen e DEA-s amerikane. Mediat greke e kanë cilësuar atë si “Eskobarin” e Ballkanit.

    ORA NEWS

  25. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  26. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes së Mafies: Trafikanti Klement Balilaj "arratiset" nën hundën e shtetit shqi

    FOTOT/ Banda e ‘Escobarit’, ja vëllezërit Poti arrestuar në Belgjikë

    Vëllezërit shqiptarë Dhimitër Poti dhe Xhevahir Poti janë arrestuar të martën në Belgjikë si pjesë drejtuese e organizatës ndërkombëtare të drogës të “Escobarit të Ballkanit”, goditur së fundi në Greqi.

    Emri:  dhimiter-poti-me-vellane.jpg

Shikime: 847

Madhësia:  111.4 KB
    Vellezerit Poti

    Dy vëllezërit Poti, fotot e te cileve u publikuan nga Report TV janë nën hetim dhe nga policia e prokuroria shqiptare prej 2015 ku në nëntor drejtësia greke kërkoi informacion për firmën CHIM PORD në pronësi të Dhimitër Potit.

    4 transferta të dyshimta drejt Greqisë në afro 1 milion euro habitën policinë Greke e cila kërkoi informacion për firmën, administratorin e saj dhe gjendjen gjyqësore.

    Në belgjikë vëllezërit Poti janë prangosur në kushtet e flagrancës me 100 kg cannabis dhe afro 20 mijë euro bëjnë me dije burime për Report Tv.

    Por kjo nuk është akuza e vetme ndaj tyre, pasi dyshohet se nën kryesimin e Dhimitër Potit grupi i tyre kish krijuar kompani fiktive transporti me qendër në Bullgari dhe filial në Greqi e Belgjikë.

    Panorama

  27. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  28. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes së Mafies: Trafikanti Klement Balilaj "arratiset" nën hundën e shtetit shqi

    ‘Escobari’/ Arrestohet në Belgjikë shqiptari “Walter” me vëllanë

    Ndërkohë që në Shqipëri policia deshtoi me gjetjen e të akzuuarit si “Escobari i Ballkanit”, pasi Klemend Balili nuk u gjet në banesë, policia belge ka prangosur shqiptarin tjetër me pseudonimin “Walter” që bashkë me vëllanë drejtorin rrjetin e trafikut në Belgjikë.

    Gazeta ‘shqiptarja.com’ shkruan sot se vëllezërit Dhimitër Poti dhe Xhevahir Poti janë arrestuar të martën nga agjentët e Europol, të cilët janë të përfshirë në hetimin për organizatën e drogës.

    Mësohet se arrestimi i dy vëllezërve nga Saranda është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Europol.

    Në kohën e ndalimit ata nuk kanë bërë rezistencë. Dy vëllezërit Poti akuzohet se janë njerëzit e afërt të “Escobarit” shqiptar.

    Panorama

  29. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  30. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Akuza greke: "Eskobari i Ballkanit", Klement Balili, njeriu i Qeverisë së Rilindjes

    “Tahiri në kulmin e marrëdhënies me krimin, fshin nga kartela e Balilit, krimet e mëparshme”

    Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj, deklaroi sot se “në kartelën e Klement Balilit janë hequr krimet dhe precedentët e mëparshëm.”

    “Klement Balili, i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge nga gjysma e Europës dhe nga DEA amerikane, i emëruar drejtor i transportit rajonal të Sarandës nga Edi Rama, – tha Alibeaj para medias, – jo vetëm kishte mbështetjen e nevojshme politike e qeveritare për biznesin e tij kriminal, por shërbimet dhe favoret e Saimir Tahirit ndaj tij kanë arritur kulmin me pastrimin e të kaluarës së tij kriminale.

    Eshtë zbuluar se janë hequr në kartelen e Balilit krimet e precedentët e mëparshëm.

    I shpalluri në kërkim ndërkombëtar, i konsideruar nga CNN si eskobari i Ballkanit, rezulton me një të shkuar të pastër, edhe pse në vitin 2006 u kap me 750 kilogramë drogë, edhe pse Bashkia Sarandë e ka kallëzuar për ndërtim pa leje, edhe pse ka pasur probleme të tjera dhe konflikte për të cilat është denoncuar.

    Saimir Tahiri ka futur duart në kartelën e Balilit duke ia fshirë të gjithë precedentët.

    Eshtë kjo arsyeja pse Policitë e vendeve fqinje dhe DEA amerikane nuk kishin besim tek autoritetet shqiptare dhe i përjashtuan nga aksioni ndërkombëtar, pasi e dinin se Balili kishte lidhje të forta me qeverinë.

    Saimir Tahiri ka dalë kështu zbulur në lidhje të gjithanshme me krimin me trafikun e drogës. Duke ofruar jo vetëm imunitet, paprekshmëri, vënie në dispozicion të pikave kyçe të policisë e të kufirit, e duke ndihmuar në arratisjen e Balilit, por duke e nxjerrë eskobarin e Ballklanit edhe të pastër, pa asnjë krim të mëparshëm.

    Ky inkriminim i ministrit të brendshëm është një rekord i zi në shkallë botërore, dhe Tahiri është sot në sytë e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve i provuar me lidhje të thella e të çdo lloji me krimin e trafikun e drogës.

    Nuk mjafton më largimi i tij një orë e më parë nga detyra.

    Ai duhet të hetohet e të shkojë para drejtësisë për të gjitha rastet e shërbimit që ka kryer ndaj bandave, ndaj Balilit, Habilajve, Shullazit, ” përfundoi Alibeaj.

    Syri

  31. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  32. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Akuza greke: "Eskobari i Ballkanit", Klement Balili, njeriu i Qeverisë së Rilindjes

    Intervista - Pse u arratis Klemend Balili? Ministri Tahiri sqaron!

    Emri:  tahiri1-1-655x356.jpg

Shikime: 717

Madhësia:  28.1 KB

    Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri thotë se nuk ka ende një mandat arresti për Klemend Balilin, emër tejet i përfolur në mediat greke ditët e fundit, i akuzuar si baron droge.

    Gjatë një interviste për Top Story, Tahiri tha se politika shqiptare po abuzon me këtë çështje.

    Ministri deklaroi se prokuroria nuk ka lëshuar urdhrin e arrestimit ndaj tij, duke shtuar se pretendimi se ai është arratisur me ndihmën e policisë është banale.

    Pjesë nga intervista:

    -Pse policia vonoi disa ditë të bënte një aksion për arrestimin e Balilit, duke i dhënë mundësinë të arratisej?

    Saimir Tahiri: Ky është rasti i radhës ku abuzimi është aq i madh sa të dallosh të vërtetën nga ato që trillojnë nga SHQUP-i. Sipas tyre, unë jam kryekrimineli dhe të gjithë ata që arrestohen kanë njohje me mua. Nuk e thonë kurrë që Policia e Shtetit i ka arrestuar.

    – Policia i shkoi në intervistë dhe dështoi ta arrestonte, ndërsa ai sot nuk dihet ku është?

    Saimir Tahiri: Policia i ka bërë kërkesa të përditshme Prokurorisë dhe intensive për ta arrestuar atë njeri. Megjithatë një njeri nuk mund të arrestohet vetëm pse flet media. Përgjigjen për këtë mund ta japë ai institucion, por Policia i ka kërkuar gjithnjë arrestimin e tij, sepse potenciali për largim ishte i madh.

    Nëse më pyesni mua tani, u bënë 10 ditë që kur dolën lajmet e para, ndaj dhe është shumë e vështirë që policia t’i qëndrojë nën vëzhgim atij. Policia po bën detyrën e vet dhe duhet ta lëmë të bëjë punën e vet.

    Është një prej punëve më të gjera që kemi bërë në të gjithë historikun e luftës sonë antitrafikantë. Jemi tërësisht të angazhuar për ta çuar përpara këtë punë me partnerët dhe i kemi ftuar vet, përfshi DEA-n. Ndihma jonë ndaj tij për t’u arratisur është aq banale, sa është e pabesueshme.

    -A ka mandat arresti ndaj tij?

    Saimir Tahiri: Deri më tani, sa di unë jo. Nuk mund të arrestohet dikush nëse nuk e thotë prokurori. Pra nuk ka pasur një dështim të policisë për ta arrestuar. Pasi doli në lajme se ai nuk shkonte më në punë, policia bëri verifikimet paraprake për ta mbajtur nën mbikëqyrje.
    Për detajet duhet të pyesni Prokurorinë, sepse e udhëheqin ata hetimin. Masat e policisë vazhdojnë për arrestimin e tij. Hetimet për këtë çështje janë për t’u pasur zili, që qeveria e kaluar nuk do ta kishte bërë kurrë. Këta duan të sulmojnë çdo sukses që arrin policia, i është bërë traditë.

    – U akuzua edhe një ish-kolegu juaj, Koço Kokëdhima, se kishte pasur lidhje dhe njohje me Balilin?

    Saimir Tahiri: Unë kam një vlerësim timin lidhur me këtë çështje, që duhet ta ndaj me ju sa i takon atyre që arrestohen, dhe që të gjithë përpiqen t’u gjejnë teserën e partisë atyre që shkelin ligjin. Unë arrestoj këto që shkel ligjin, pa u interesuar për teserën. Të kujtdo partie në Shqipëri qofshin, kjo nuk do të thotë që partia është e kriminalizuar.

    Ne duhet të mësohemi të shkojmë me kriminalizimin deri aty ku mban realisht kjo histori. Njerëzit duhet të mbajnë përgjegjësi personale për atë që bëjnë dhe duhet të mësojmë publikun që të mos fajësohet një parti e gjithë pse kapet një person. Kjo nuk ka të bëjë me vendimmarrjen. Partitë duhen vlerësuar për atë që bëjnë me vendimmarrjen politike. Ne duhet t’ua japim përgjegjësinë atyre që e kanë, e që nuk i përgjigjen pritshmërisë së qytetarëve.

    ORA NEWS

  33. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  34. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Akuza greke: "Eskobari i Ballkanit", Klement Balili, njeriu i Qeverisë së Rilindjes

    "Eskobari i Ballkanit" - Mbërrin nga Greqia urdhëri i arrestit ndërkombëtar për Balilin

    Ka mbërritur nga autoritetet greke urdhëri i arrestit ndërkombëtar për Klemend Balilin, i cili akuzohet nga autoritetet greke për trafik droge.
    Burime nga policia bëjnë të ditur se urdhëri i arrestit ndërkombëtar ka mbërritur rreth orës 16:30 dhe iu dërgua Prokurorisë së Përgjithshme.
    Lajmi për mbërritjen e urdhër arrestit është konfirmuar nga burime të Policisë së Shtetit, vetëm një ditë pasi mediat në Greqi publikuan lajmin se autoritetet greke lëshuan një urdhër-arresti ndërkombëtar për biznesmenin nga Saranda Klemend Balilin.

    Kelmend Balili tashmë është shpallur zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar dhe kjo do të thotë se që nga ky moment ai është në kërkim dhe sapo të identifikohet do të arrestohet.

    Një ditë më parë CNN në gjuhën greke shkruante se shqiptari rezulton të jetë karteli më i madh i drogës në Evropën.

    ORA NEWS

  35. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  36. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Akuza greke: "Eskobari i Ballkanit", Klement Balili, njeriu i Qeverisë së Rilindjes

    “Escobari i Ballkanit”/ Mediat greke zbulojnë detaje ‘pikante’ për Balilin

    Mediat greke kanë publikuar sot fakte të reja lidhur me akuzat ndaj Klement Balilit, të cilësuar si baroni i trafikut të drogës apo “Escobari i Ballkanit”.

    Balili, i cili deri pak ditë më parë mbante postin e Drejtorit të Transportit në Sarandë kishte krijuar kompani transporti fiktive që në fakt transportonin drogë në Evropë, ku përmes Greqisë droga shpërndahej në vende si Britania, Belgjika, Holanda, Gjermania dhe vendet skandinave.

    Nga hetime e policisë greke, DEA-s dhe Europolit është zbuluar se “Escobari i Ballkanit” ka trafikuar tonelata hashash dhe dhjetëra kilogramë kokainë me anë të kamionëve të ngarkuar me mall legal.

    Mediat greke shkruajnë se Balili është një nga financuesit kryesorë të një partie politike në Shqipëri dhe gjithashtu thuhet se, 44-vjeccari ka miliona euro në banka, shtëpi dhe makina luksoze në të paktën 10 vende të Evropës.

    Gjatë hetimeve të autoriteteve greke dhe atyre amerikane është zbuluar se Balili ishte një “person i fortë” për shkak të lidhjeve të tij me politikanë të nivelit të lartë në Shqipëri.

    Duke iu referuar burimeve policore, mediat greke thonë se, 44-vjeccari është mbajtur në përgjim nga Policia Shqiptare nisur nga presion i autoriteteve amerikane dhe janë në pritje të marrjes së urdhërarrestit (që ka mbërritur të martën pasdite) nga Prokuroria për arrestimin e tij.

    Për shkak të lidhjeve të tij të forta politike, autoritetet shqiptare kanë kërkuar nga kolegët e tyre grekë që të paraqesin prova bindëse në mënyrë që Balili të mos lirohej më pas për mungesë provash. Por, oficerët grekë kanë bërë të ditur se dosja e tij është e kopsitur mirë dhe ka prova të mjaftueshme për ta shpallur atë fajtor.

    Lajmi ne median greke: http://www.newsit.gr/egklhma/O-ntali...xeia-to/620317

    Panorama

  37. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  38. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Akuza greke: "Eskobari i Ballkanit", Klement Balili, njeriu i Qeverisë së Rilindjes

    “Escobari i Ballkanit” 250 kg drogë për çdo rrugë



    Xhevahir Poti, ky që shihni në foto, i arrestuar pak ditë më parë në Belgjikë, bashkë me të vëllain Dhimitrin, si pjesë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, në muajin Prill dyshohet se ka negociuar trafikimin e një sasie prej rreth 250 kilogramë kanabis në drejtim të Gjermanisë.

    46 – vjeçari ka mbërritur në Shqipëri në fund të muajit Mars, ku ka negociuar për gjetjen e sasisë së drogës.

    Policia greke ka raportuar se kjo sasi droge iu është dorëzuar me datën 8 Prill disa bashkëpunëtorëve ende të panjohur në Gjermani, në zonën e quajtur Konstandinopoja e vogël në kryeqytetin Berlin.

    Kjo sasi droge nuk është arritur të kapet nga autoritetet gjermane.

    Xhevahir Poti rezulton të ketë dalë nga Shqipëria më datën 10 Prill, pasi ngarkesa ka mbërritur në destinacion.

    Ndërsa Dhimitër Poti, pothuajse të gjitha hyrje – daljet drejt vendit tonë i ka nëpërmjet Athinës dhe Kakavijës, pavarësisht se ka një vendqëndrim të përhershëm në Belgjikë.

    Poti rezulton të ketë qenë në Shqipëri në mes të Dhjetorit të vitit 2015, ku ka qëndruar dy ditë dhe më pas është larguar.

    Dyshohet se ka zhvilluar takime me Balilin dhe pjesëtarë të tjerë të organizatës, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije.

    Vëllezërit Poti dhe Kelmend Balili, sipas mediave greke, janë krerët e një prej grupeve më të mëdha të narkotrafikut.

    Tv Klan

  39. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •