Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Presidenti i klubit sportiv Kastrioti, Alban Vogli, dhunon gazetarin Eduard Ilnica

    Gazetari i sportit, Ilnica: Mė dhunoi presidenti i Kastriotit

    Emri:  gazetari-i-sportit-ilnica-me-dhu.jpg

Shikime: 709

Madhėsia:  13.4 KB

    Gazetari i sportit Eduard Ilnica ėshtė dhunuar nė orėt e vona tė sė hėnės, nė ambientet e njė lokali nė kryeqytet.

    Ngjarja ka ndodhur nė njė lokal nė zonėn e “Zogut tė Zi” dhe pas ngjarjes ai ka thėnė se, ėshtė dhunuar nga drejtues tė klubit tė “Kastriotit”, konkretisht nga presidenti i tij Alban Vogli.

    Eduard Ilnica: Alban Vogli mė zuri pritė dhe mė dhunoi pėr njė shkrim
    Gazetari i dhunuar nė njė intervistė pėr emisionin “Rreze Dielli” nė Report Tv ka thėnė se ėshtė dhunuar nga Presidenti i ekipit tė Kastriotit vetėm pse ai kishte bėrė njė shkrim nė Telesport pėr dhunėn qė ndodhi nė ndeshjen mes ekipit tė Korabit dhe Kastriotit vetėm pak ditė mė parė.

    Ilnica ka shtuar se, kanė qenė 5-6 persona qė e kanė dhunuar, mes tė cilėve edhe Alban Vogli. Ndėrkohė qė thekson se, tani ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn dhe do tė qėndrojė nė spital derisa mjekėt ta vendosin.



    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Presidenti i klubit sporti Kastrioti, Alban Vogli, dhunon gazetarin Eduard Ilnica

    Rrėfimi i gazetarit tė dhunuar: Do mė eleminonin! (VIDEO)

    Emri:  rrefimi-i-gazetarit-te-dhunuar-d.jpg

Shikime: 195

Madhėsia:  24.4 KB

    “Shqipėrinė nuk do e le”, kjo ėshtė fraza mė emocionuese e gazetarit Eduart Ilnica qė u rrah dje barbarisht.

    “Kėrkuan tė mė tėrhiqnin zvarrė,tė mė fusnin nė makinė tė tyre, nė fuoristradė. Mendova qė po tė futesha aty mund tė mė eleminonin edhe fizikisht duke ditur ato qė mėsova ditėt e fundit pėr kėta persona. Pėr dy minuta mė kanė goditur pafund”, rrėfen Illnica nga spitali.

    “Ilnica, i cili punon pranė “Telesport”, tregon si u rrah nga drejtues tė klubit tė Kastriotit dhe mė konkretisht, nga presidenti Alban Vogli. “Nuk kam pasur konflikt, nuk e di pse mė dhunoi. Nuk e kisha menduar dhunėn barbare pėr njė shkrim”, ka deklaruar gazetari. Pėr mė shumė ndiqni videon!



    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Presidenti i klubit sporti Kastrioti, Alban Vogli, dhunon gazetarin Eduard Ilnica

    Rrahu gazetarin pėr njė artikull, arrestohet presidenti i “Kastriotit”

    Emri:  ilnica.jpg

Shikime: 195

Madhėsia:  54.5 KB

    Policia e Tiranės ka vėnė nė pranga presidentin e ekipit tė futbollit, Kastrioti, Alban Vogli. Mbrėmė nė Tiranė ai ka ushtruar dhunė ndaj gazetarit sportiv Eduard Ilnica pėr shkak tė njė artikulli tė shkruar prej tij nė lidhje me dhunėn e ndodhur nė takimin Korabi – Kastrioti. Ilnica ka pėrfunduar nė spital, ndėrsa pak orė mė pas Alban Vogli, 29 vjeē u prangos. Mė poshtė njoftimi i policisė pėr ngjarjen:

    Veē rrahjes, sipas policisė, Presidentit i Kastriotit ka tentuar tė marrė peng gazetarin.

    Njoftimi i Policisė:

    Mė datė 09.05.2016, rreth orės 22:20, nė rrugėn “Muhamet Gjollesha”, nė afėrsi tė bar “Noel”, ėshtė goditur me sende tė forta shtetasi E. I., 41 vjeē banues nė Tiranė, i cili ndodhet nė S.Q.U., jashtė rrezikut pėr jetėn.

    Grupi hetimor nė vendin e ngjarjes ka bėrė tė mundur identifikimin dhe mė pas kapjen e autorit tė kėsaj vepre penale, ku u ndalua shtetasi:

    – Alban Vogli, 29 vjeē, banues nė Krujė, presidenti i ekpit tė “Kastriotit”

    Ky shtetas ka tentuar tė marrė me forcė nė mjetin e tij tip “Volksėagen”, me targė AA229LB, shtetasin E. I., ku mė pas e ka dhunuar duke e goditur me sende tė forta, pėr arsye tė njė artikulli qė shtetasi E. I. ka publikuar nėė njė gazetė lokale.

    Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisė Pranė Gjykatės Shkallės sė Parė Tiranės, pėr veprat penale “Plagosja e rėndė me dashje”, “Heqja e paligjshme e lirisė” dhe ” Goditjet pėr shkak tė detyrės”, parashikuar nga Nenet 88, 110, 237 tė Kodit Penal.

    Deklarata e gazetarit mbrėmė nė spitalin e traumės:

    “Isha duke pirė kafe me disa miqtė e mi nė afėrsi tė Zogut tė Zi. Zakonisht mblidhemi aty nė mbrėmje edhe me pėrfaqėsues tė klubit tė Korabit. Pasi u largova nga lokali u drejtova pėr te automjeti im, por aty mu afruan disa persona dhe pa mė thėnė asgjė nisėn tė mė godasin.Njėri ndėr ta ishte edhe Alban Vogli, presidenti i Kastriotit. Nuk kam pasur asnjė konflikt me ndokėnd dhe nuk e di pse ndodhi kjo. Gjithēka ia kam thėnė edhe policisė”
    KS Korabi dhe i gjithe populli Dibran jane te shokuar nga kjo ngjarje e rende qe ka ndodhur!”


    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Presidenti i klubit sportiv Kastrioti, Alban Vogli, dhunon gazetarin Eduard Ilnica

    Berisha: Personi qė rrahu gazetarin, mik i Shullazit

    Presidenti i sportklub “Kastrioti”, Alban Vogli ėshtė mik i Emiljano Shullazit. Kėshtu shprehet Sali Berisha i cili reagoi pėr ngjarjen e rėndė tė rrahjes sė gazetarit Elduar Ilnica. Ndėrsa Vogli ėshtė arrestuar pėr kėtė ngjarje, Berisha thotė se dhuna qė po ndodh nė futboll ėshtė e paprecedentė.

    Ja statusi i plotė nė Facebook i Sali Berishės

    Masakrohet ne mes te Tiranes nga miku i Edvin Shullazit, gazetari Eduart Ilnica.
    Te dashur miq, java qe kaloi ishte java e pergjakjes, dhunes, masakrimit nga mafia e zeze e Edvin Shullazit, Olsit dhe ndrikull Jones, magjistares se basteve dhe rezultateve qe na qeteson se ku do fitojme.

    Kete jave, arenat e futbollit u shnderruan ne arenat e perleshjeve fizike, shitjes dhe blerejs se ndeshjeve nga horra dhe trafikante te veshur me imunitet, siē ishte rasti i Balles ne ndeshjen me Butrinitin, felliqesine e te cilit, futbollistet e Butrinitit treguan me top dhe gisht.

    Perleshje dhe pergjakje te egra ne Tirane, Pogradec, Peshkopi, rrahje trajnjeresh ne Durres. Pra ne nje jave ne Shqiperine kanabiste te Edvin Shullazit pati perleshje dhe skandale ne futboll me shume se ne Europe, Azi dhe Oqeani te marra se bashku.
    Kjo situate dramatike ne arenat tona te futbollit kulmoi me masakrimin e gazetarit te njohur sportiv Eduart Ilnica ne nje lokal te Tirane nga miku direkt i Edvin Shullazit, Alban Vogli.

    Duke denuar me ashpersine me te madhe dhunen e eger te ushtruar ndaj gazetarit Ilnica nga kriminelet e pushtetit, i bej thirrje prokurorise te veproje me urgjence dhe me te gjithe rreptesine e ligjit, kunder mafies shteterore qe po zhyt futbollin ne nje katastrofe te vertet!

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Presidenti i klubit sporti Kastrioti, Alban Vogli, dhunon gazetarin Eduard Ilnica

    Pollo: Dhunuesi i gazetarit, kushėri i Shullazit, se hap gojėn ministri

    Kryetari i Komisionit Parlamentar tė Medias dhe Edukimit, Genc Pollo vizitoi sot nė spitalin e Traumės gazetarin e dhunuar barbarisht njė natė mė parė, Eduard Ilnica.

    Pollo u shpreh se dhunimi gazetarit pėrbėn njė kulm pas lajmeve pėr dhunė tė shtuar nė stadiume por mė e rėndė ėshtė mungesa e reagimit nga qeveria. Kreu i komisionit tė Medias u shpreh se kjo mungesė solidariteti nga qeveria ėshtė e patolerueshme dhe e pafalshme kur sipas informacioneve tė para dhunuesi ishte kushėriri i Shullazit.

    Po mendoj qė askush nuk e kupton qė as ministri i Brendshėm dhe as ministrja e Sporteve deri nė kėto moment nuk janė prononcuar. Nuk kanė dėnuar dhunėn brutale, nuk janė solidarizuar me gazetarin e plagosur rėndė. Ndoshta kjo ka tė bėjė me personin dhunues sepse sipas informacioneve tė para ėshtė kushėri i Shullazit. Por ėshtė e pafalshme, e patolerueshme,raporton panorama.

    Ėshtė njė izolim nė raport me njė opinion publik tė shėndetshėm qė dhunėn nuk e ka pjesė tė kulturės sė pėrditshme dhe shpresoj qė ky apel, qė ėshtė pėr tė gjitha ata sportdashės qė ta lėnė sportin nė atė qė ėshtė nė thelbin e vetė, njė garė e fisme qė nxjerr nė pah anėt mė tė mira tė natyrės njerėzore, dhe ti largohen ēdo akti tė dhunshėm nga cilido qė mund tė nxitet diēka e tillė sepse kjo vėrtet na turpėron tė gjithėve, tė gjithė sportdashėsit dhe tė gjithė njerėzit e tjerė”, tha Pollo.

    Koha Jone

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •