Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    SHBA: 'Engjëlli Gabriel', fëmija shqiptar i prekur nga rasti i vetëm i tumorit në botë

    'Engjëlli Gabriel', shqiptari i prekur nga rasti i vetëm i tumorit në botë

    Emri:  227320_m.jpg

Shikime: 440

Madhësia:  19.3 KB

    Blogu i famshëm “Humans Of New York”, që trajton histori njerëzore të shoqëruara me foto, këtë herë ka shkuar në ambientet e Departamentit të Pediatrisë në Qendrën e Trajtimit të Kancerit “Memorial Sloan Kettering”. Në disa foto të publikuara në Instagram dhe Facebook, HONY ka trajtuar historinë e një djali të vogël shqiptar të quajtur Gabriel, që vuan nga një formë e jashtëzakonshme e kancerit në tru. Gabrieli është rasti i vetëm në botë i diagnostikuar me këtë sëmundje. Ai së bashku me të ëëmn, kanë rrëfyer betejat e vazhdueshme kundër sëmundjes vdekjeprurëse.

    “Gabrieli ishte një djalë i shëndetshëm që në lindje”, shprehet me dhimbje nëna e tij. “Nisi të flasë herët, zgjihej herët. Nuk sëmurej asnjëherë përve rasteve që ftohej. Luante baseboll, bënte not dhe kickbox. Ishte vetëm dy vite më parë që ai nisi të ketë një ndjesi ‘gjilpërash që e shponin’ në gojë. Pastaj goja iu mpi dhe kishte vështirësi në të folur. Një ditë mësuesja it ha të lexonte me zë të lartë dhe ai nisi të jargavitet përpara fletës. Kështu unë vendosa të takoj një pediatër. Ai mendoi se bëhej fjalë për një alergji, porn a dërgoi tek një neurolog për cdo rast. Neurologu fillimisht tha se bëhej fjalë për dicka normale, pjesë e fazës së rritjes, por pasi dolën rezultatet e analizave i kërkoi Gabrielit të dilte jashtë dhomës. Doktori tha se bëhej fjalë për një tumor me përmasat e një kokrre ulliri…në tru.”

    “Bashkëshortit ia dhashë lajmin në park, ndërkohë që Gabrieli luante aty pranë. Ai e përjetoi shumë keq. E kapi paniku dhe nisi të qajë. Jetët tona nuk kishin qenë të lehta deri atë ditë. Jeta në Shqipëri ishte shumë e vështirë. Bashkëshorti im është rritur pa baba. Vendosëm të vijmë në Amerikë kur ishim adoleshentë. Asnjëri prej nesh nuk fliste anglisht. Nuk kishim askënd këtu. Ishim të vetmuar, vinim nga asgjëja. Punuam shumë, ndoqëm shkollën e natës dhe mësuam anglisht. Bashkëshorti im filloi punë si hekur-punues dhe unë fillova një punë në marketing. Blemë një apartament shumë të bukur me një dhomë gjumi. Dukej sikur gjërat po ecnin mirë, mund të përballonim edhe për ta cuar Gabrielin në një shkollë private. Dukej sikur i kishim lënë pas ditët e vështira. Bota na është kthyer përmbys. Të ngushëlloj tim bir, që po përjeton udhëtuimin më të keq të jetës së tij, bashkëshortin tim, apo veten?

    “Doktorët u përpoqën të na qetësojnë. Dhe ne u përpoqëm t’ja shpjegojmë Gabrielit si të bëhej fjalë për një film të animuar. I thamë që ishte një vrimë e zezë që po i thithte të gjithë energjinë pozitive nga truri. Kisha frikë se nuk do ta dëgjoja më kurrë tim bir të flasë. Gjatë operacionit unë dhe bashkëshorti im kemi qarë për orë të tëra. Kur hymë për të parë Gabrielin, ai fliste. Fliste fjalë të rregullta. Aty menduam se gjithcka kishte marrë fund. Tumori ishte zhdukur, por duhet të kuronim kancerin. Askush nuk dinte nga t’ja fillonim. Cdo spital thoshte dicka të ndryshme. Më pas më në fund dy spitale na dhanë të njëjtën përgjigje: Descmoplastic, një qelizë e vogël rrethore tumoriale që s’është ndeshur asnjëherë më parë. Më thanë që cdo rast është ndryshe dhe që s’duhet të kërkoja për të. Ky kancer rikthehet gjithnjë, dhe kur kthehet është gjithnjë e më keq. ‘Më pak se tre vite’, thuhet. Oh Zot, cfarë kam bërë? Mos e kam ushqyer keq? Dua të bëj gjithcka për të, por e vetmja gjë që mund të bëj, është të shoh. Eshtë pamja më e tmerrshme, por jam e detyruar të shoh.”

    Gabrieli, edhe pse në një moshë të vogël, duket se ka fituar të gjithë pjekurinë e duhur për t’i bërë ballë sëmundjes, pa e humbur optimizmin: “Unë isha ai nxënësi i vecantë në klasë të dytë, sepse kisha një tumor shumë të rrallë. Isha i vetmi njeri në botë me këtë lloj tumori. Të gjithë ata që më njihnin ishin të shokuar. Kam kaluar shumë gjëra, por dicka mund ta them me siguri, nëse ke kancer në tru, përpiqu të mos shqetësohesh. Do të jetë shumë e vështirë dhe do të kesh temperaturë, por duhet të jesh i guximshëm, ashtu si unë. Operacioni duket i vështirë, por do të jeni nën efektin e anestezisë. Kur të zgjoheni, kokën do ta keni të mbështjellë si mumje, kur të jetë momenti për të bërë gjilpëra, mund të kërkoni për më shumë kohë.”

    “Nëse fëmija juaj ka kancer në tru, mund t’ju jap disa këshilla. Në fillim do t’ju thoja: Oh Zot, fëmija yt ka kancer në tru. Më vjen shumë keq që ju ka ndodhur juve. Jam i sigurt që ndiheni shumë keq, por mos u shqetësoni, pasi edhe mamaja ime ishte shumë e mërzitur. Në fakt, është gjëja më e dhimbshme në botë, prandaj mund të mërziteni sa herë të dëshironi. Nëse fëmija juaj është i mërzitur, thuajini të mos heqin dorë kurrë. Kur ata të bëjnë gjilëpra, me siguri do të ndjeni dorën e tyre t’ju shtrëngojë fort. Thuajini: ‘Mos u mërzit, Do të ndodhë vetëm një herë’. Pjesa më e vështirë do të jetë të shihni fëmijën tuaj brenda një makinerie që i jep mjekime të cuditshme, që mund t’i shkaktojnë dhimbje dhe t’i bëjë të ndihen të mërzitur. Pastaj mund të përqafoni vogëlushin tuaj, sepse kështu do të ndihet më pak i mërzitur. Dhe pasta jai do të thotë: ‘Mos u mërzit mami, unë të dua dhe do ta kaloj edhe këtë;…dhe pastaj mund t’i përqafoni edhe më shumë…”

    Për të studiuar dhe më pas kuruar rastin e Gabrielit, është ngritur një fondacion, ku janë mbledhur deri tani 256,306 dollarë nga 7,437 dhurues. Një shumë shumë e vogël mund të bëjë një ndryshim të madh, prandaj bëhuni dhe ju pjesë e kësaj nisme. Për të kontribuar në shërimin e Gabrielit të vogël klikoni ne lidhjen https://www.generosity.com/community...diatric-cancer

    Emri:  227317.jpg

Shikime: 303

Madhësia:  38.2 KB

    Emri:  227318.jpg

Shikime: 302

Madhësia:  31.6 KB

    Emri:  227319.jpg

Shikime: 297

Madhësia:  37.3 KB

    Shqiptarja

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: SHBA: 'Engjëlli Gabriel', fëmija shqiptar i prekur nga rasti i vetëm i tumorit në botë

    Mua me dhimet te rregulloj fatkeqesite e te tjereve.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: SHBA: 'Engjëlli Gabriel', fëmija shqiptar i prekur nga rasti i vetëm i tumorit në botë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Ke zotin qe do i dali perkrah pra relax....janullatods
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •