Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Arrestohet në Zvicër Rezart Taçi, akuzohet për evazion fiskal

    Emri:  Rezart-Taci.jpg

Shikime: 269

Madhësia:  29.2 KB

    Ish-manjati shqiptar i naftës, Rezart Taçi është arrestuar në Zvicër. Lajmi bëhet me dije nga ABC News, i cili i referohet burimeve nga Interpol Tirana.

    Sipas burimeve, ndalimi i Taçit është bërë me urdhër të prokurorisë së Gjenevës në Zvicër, me akuzën e mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve, falsifikimit të vulave dhe stampave ose formularëve.

    Hetimet kanë nisur pas denoncimit të dy kompanive, njëra e regjistruar në shtetin panamez emrin “Wallis Trading INC” dhe kompania holandeze “Trafigura Beheer Bv”, të cilat kishin nënshkruar një marrëveshje tregtare me kompaninë e Rezart Taçit në vitin 2008.

    Për më shumë se 7 vjet, Rezart Taçi mori në dorë tregun e hidrokarbureve në vend, ndërkohë që pas një hetimi 6-mujor nga prokuroria dhe tatimet në Shqipëri, Taçi akuzohet për evazion fiskal në vlerën e miliona eurove.

    Shqip

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    skender76 (10-05-2016)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Arrestohet në Zvicër Rezart Taçi, akuzohet për evazion fiskal

    Prokuroria i sekuestron 600 mijë euro djalit të mitur të Rezart Taçit

    Prokuroria sekuestroi 600 mijë euro, në llogarinë bankare të djalit 9-vjeçar të Rezart Taçit, ky i fundit i arrestuar në Zvicër për mashtrim dhe falsifikim.

    Sekuestrimi i kësaj shume parash, ka ardhur pas regjistrimit të procedimit penal ndaj kompanisë “Everes Oil” të Gjergj Bojaxhiut, pasi dyshohet se kjo kompani bashkëpunonte ngushtësisht me kompania “ARMO” ish-pronë e Rezart Taçit, shkruan ABCnews.

    Burimet thanë, se në emër të djalit, ish-manjati i naftës në vitin 2013 ka depozituar një shumë prej 1 mln eurove dhe që nga ajo kohë, kjo llogari nuk është prekur. Por, vetëm pak ditë pas publikimit të lajmit për kallëzimin ndaj Gjergj Bojaxhiut dhe kompanive të tij në Shqipëri, bashkëshortja e Rezart Taçit ka filluar boshatisjen e kësaj llogarie.

    Drejtoria e Pastrimit të Parave pranë policisë së shtetit, duke parë ndërhyrjen e familjarëve të Taçit në këtë llogari bankare, ka njoftuar prokurorin e Tiranës. Kjo e fundit, pasi ka konstatuar se brenda disa ditëve, llogaria bankare nga 1 mln euro ka përfunduar në 600 mijë euro, ka vendosur sekuestrimin e saj.

    Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestrimin preventivë të kësaj llogarie, duke urdhëruar bankat e nivelit të dytë të mos lejojnë transferimin apo tërheqje cash nga kjo llogari.

    Ndërkohë, për kompania e Gjergj Bojaxhiut, për të cilën kanë nisur hetimet nga prokuroria ende nuk ka ndonjë vendim sekuestrimi apo bllokimi të llogarive bankare, edhe pse dyshohet se për akuzën e “mashtrimeve me kredi”, “fshehjes së të ardhurave” dhe akuzën e “pastrimit të parave” në bashkëpunim.

    Në kallëzimin që policia ka dorëzuar në prokurori, krahas kompanisë së Bojaxhiut janë denoncuar edhe disa kompania të mëdha të hidrokarbureve, mes tyre edhe ARMO ish-kompania në administrim nga Rezart Taçi.

    Në këtë kallëzim, një pjesë të konsiderueshme të materialeve relatuese në prokurori zë vend edhe kompania Everest Oil e Gjergj Bojaxhiut. Pasi dyshohet se brenda një periudhe të shkurtër, kompania në fjalë ka kryer transaksione të mëdha bankare, duke përfituar shuma të mëdha në euro, në formën edhe të kreditimit që shkon në shifrën e rreth 172 milionë dollarë amerikanë.

    Krahas hetimit ndaj Bojaxhiut, prokuroria po verifikon edhe të afërmit e tij, vjehrrin dhe bashkëshorten si dhe ortakët të kompanisë “Everest Oil”. Shoqëria Everst Oil ku administrator është Bojaxhiu është themeluar nga shoqëria “Superba SRL’ me seli në Napoli të Italisë.

    Nga ana tjetër vet kompania “Superba SRL” që është krijuar në korrik të 2012 dhe pikërisht gjatë kësaj kohe, korrik-nëntor 2012 kompania Everst Oil ka qarkulluar rreth 30 milionë dollarë, por që shumica e parave kanë ardhur apo janë transferuar nga banka të ndryshme të vendeve të njohur si parajsa fiskale.

    Panorama

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Arrestohet në Zvicër Rezart Taçi, akuzohet për evazion fiskal

    Sekuestro 1.3 mln dollarëve të Rezart Taçit. Kontrolle në 16 banka

    Policia e Shtetit ekzekuton urdhërin e Gjykatës duke vendosur nën sekuestro llogaritë bankare të Rezart Taçit. Strukturat e specializuara kundër krimit financiar në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Sektorin Kundër Pastrimit të Parave dhe Seksionin përkatës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kanë vënë nën sekuestro llogaritë bankare të shtetasit Rezart Taçi, sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

    Në bazë të këtij vendimi, po kryhen veprime procedurale hetimore në 16 banka të nivelit të dytë dhe janë sekuestruar tashmë 1.3 milionë dollarë nga llogaritë e shtetasit në fjalë.

    Akuza ndaj Taçit është: “Pastrim të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale” dhe hetimet janë shtrirë edhe në lidhjet e tij shoqërore e familjarëve të përfshirë në këtë aktivitet.

    Edhe në vitin 2014, shtetasi Rezart Taçi, ka qenë i proceduar penalisht nga Drejtoria për Hetimin e Krimit financiar në Policinë e Shtetit, nën akuzat për “Fshehje te ardhurash, mospagim taksash, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim”.

    Në kuadër të këtij procedimi, detyrimet tatimore ndaj shtetit dhe kompanive “të tjera” llogariten në mbi 14 milionë euro.

    MAPO

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •