Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Gjykata Kushtetuese: "T'i hiqet mandati i deputetit Koço Kokëdhimës. Ka marrë fonde publike."

    Tiranë - Kokëdhima nuk është më deputet, Kushtetuesja ia hoqi mandatin

    Emri:  asasas.jpg

Shikime: 173

Madhësia:  48.7 KB

    Gjykata Kushtetuese i ka hequr mandatin deputetit socialit, Koço Kokëdhima duke e vlerësuar si të pa pajtueshëm me ligjin themeltar të shtetit.

    Trupa Gjykuese arriti në këtë përfundim pas analizimit të fakteve të dorëzuara nga Partia Demokratike e cila e akuzonte deputetin Kokëdhima për përfitim të fondeve publike në kundërshtim me ligjin në të paktën 150 raste.

    Vendimi pritet të zbardhet i plotë bashkë me argumentet ligjore, të cilat janë shkelur nga deputeti socialist.

    Në momentet kur u bë publik lajmi i heqjes së mandatit, Kokëdhima i filmuar nga Ora News u shfaq i qetë në ambientet e zyrave të tij dhe nuk pranoi të komentojë pa e parë vendimin e zbardhur.

    Kokëdhima: Unë nuk kam asnjë informacion. Do të marrë informacion dhe do të prononcohem publikisht.

    Edhe pse nuk ishte në dijeni të daljes së vendimit për heqjen e mandatit të Kokëdhimës, kryetari i Komisionit të ligjeve Fatmir Xhafaj, u shpreh se vendimet e gjykatave nuk duhet diskutohen.

    Xhafaj: Nuk bëj komente mbi vendimet e Gjykatave. Respektoj vendimarrjen.

    Për Kreu e PD heqja e mandatit të deputetit socialit, është një triumf i ligjit dhe drejtësisë, edhe pse paligjshmëria dhe zullumi i oligarkëve është i pafund sipas tij dhe se nuk mbaron me të dekretuarin prej Ramës si Kryeministër i Jugut.

    Edmond Leka, kryetari i PS së Vlorës dhe drejtor i portit të qytetit bregdetar është emri që do të zëvendësojë vendin e lënë bosh në parlament nga deputeti Kokdhima.

    Kushtetuesja ka edhe dy mandate për të dhënë verdiktin pas kërkesës së PD së votuar në Kuvend për papajtueshmëri të mandatit të deputetëve Leskaj dhe Suli.

    Shqyrtimi i çështjes nisi në 20 prill 2016.

    Çfarë ndodh më pas?

    Kushtetuesja njofton Kuvendin për vendimin. Do të jetë Kuvendi që do të shpallë vendin vakant dhe KQZ do të mblidhet për të caktuar pasardhësin tjetër në listën shumëemërore të deputetëve në Qarkun e Vlorës.

    ORA NEWS
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 09-05-2016 më 14:07

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gjykata Kushtetuese: "T'i hiqet mandati i deputetit Koço Kokëdhimës. Ka marrë fonde publike."

    Demokratet e shpune ne Gjykaten Kushtetuese, por sot nuk festojne vetem demokratet, sot festojne demokrate e socialiste se bashku me kete vendim.

    Kush e di sa eshte gezuar shoku Ruci per kete dhe kush e di sa eshte vrrerosur shoku Rama qe ia hoqen bashkefshatarin nga Kuvendi.

    Laberia 1 - Anesdeti 0

    Albo

  3. #3

    Kokëdhima mesazh popullit shqiptar: Do jem me ju dhe do punoj për ju !

    Emri:  koco.jpg

Shikime: 112

Madhësia:  30.9 KB

    Mesazh i Kokëdhimës:

    Për miqtë dhe mbështetësit
    Sot Gjykata Kushtetuese vendosi pranimin e kërkesës së PD për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit tim të Deputetit. Nuk do të bëj asnjë koment rreth vlerësimeve tona për integritetin e Gjykatës, profesionalizmin apo për influencimin e saj në këtë proces tërësisht politik, qysh në nisjen e tij 2 vjet më parë.

    Do te presim vendimin e arsyetuar, për të kuptuar më mirë dhe plotësisht natyrën e këtij gjykimi. Në këto orë, kam marrë qindra mesazhe nga të gjitha anët e Shqipërisë, por veçanërisht nga socialistët e bazës dhe mbështetësit e Partisë Socialiste, nga miqtë dhe të njohurit e mi.

    I falenderoj nga zemra për solidaritetin e treguar. Me apo pa mandat Deputeti, unë do të punoj pa u reshtur për Ju dhe për një Shqipëri më të mire. Gjithe jetën time kam punuar me pasion për nje jetë më të mirë jo vetëm për familjen time. Rruga ime në politikë nuk mbaron këtu. Ajo është vetëm në fillimet e saj.

    Koha Jone

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Berisha: Kusari i jugut mori goditjen e merituar

    Edhe ish-kryeministri Berisha e ka përshëndetur heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.

    “Sot, në Ditën e Europës, një lajm i rëndësishëm ka ngrohur zemrat e mbarë shqiptarëve. Gjykata Kushtetuese i dha goditjen e merituar bashkëkryekusarit të shtetit, sivëlla Kokëdhima”, ka deklaruar Berisha në një prononcim për mediat.

    Në vlerësimin e tij, “kjo përbën një arritje të vërtetë të dekusarizimit të shtetit dhe Parlamentit shqiptar”.

    “Kur mendon se dje dy vogëlushë po shkonin të takonin babain e tyre, në qeli për një shtesë ndërtimi, ndërkohë që kryekusari ndërton saraje buzë ujit në Qeparo duke shkelur dhjetë ligje, nuk mund të mos ndihesh i lënduar deri në palcë”, ka komentuar më tej Berisha.

    “Dënoj me përçmim të madh këtë klikë kusarësh që nuk njeh ligj, normë e moral përveç pasurimit”, ka shtuar ish-kryeministri.

    / Top Channel
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Berisha: Kusari i jugut mori goditjen e merituar

    Kur do ta arrestojne dhe kete kriminelin e veriut qe mos ti ngelet hatri asnjeres pale????
    Naten e mire.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Berisha: Kusari i jugut mori goditjen e merituar

    Citim Postuar më parë nga martini1984 Lexo Postimin
    Kur do ta arrestojne dhe kete kriminelin e veriut qe mos ti ngelet hatri asnjeres pale????
    Naten e mire.
    Dale njehere se kemi fillimisht Edvin Ramen, sternipin e Ahmet Zogut. Gjyshja nga ana babait kur punonte si argate ne oborrin mbreteror, pallohej nga Zogu.
    Njesoj siç Rama sot prostituhohet nga spekullanti briljanto-ordiner George Soros : )))
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Berisha: Kusari i jugut mori goditjen e merituar

    Sa per temen ne fjale, asgje s'ka ndodhur. Koqo do kete hapesira me teper tani te gllaberoje gjithe bizneset e jugut dhe nderkohe vitin tjeter do t'i rikthehet serisht parlamentit.

    Eshte nje nder lojerat qe Rama i shet si triumpfe te drejtesise ne BE. Njesoj si me Lazaratin, mbylli nje pike nevralgjike, dhe po mbillet ne te gjitha parcelat nga veriu ne jug, hashash cilesor. Nuk ka me dallim jonxha nga bari : ))

    Po mandatin e Valentina Leskajt, per tenderat shteteror qe i marrin djemte e saj, kur do ia heqim?! Apo e kemi nder te tjera zv/krietare qi na munson fjalimet kilometrike te Ed Ram's & Taulant Pall's...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Heqja e Mandatit të Kokëdhimës – një akuzë më tepër kundër Drejtesisë Shqiptare

    Nuk është për tu habitur por është për të ardhur keq kur konstaton se si një drejtësi e kapur që para 2013, e cila vazhdon të deformojë vendimet dhe të mërzisë popullin dhe hallexhinjë më vendimet e vonuara, dhe në shumicën e rasteve, me vendime klienteliste dhe korruptive, sot po shohim që vendimet e një gjykate si ajo Kushtetuese, bëhen edhe me favorizime politike, ose më saktë të ndikuara politikisht duke treguar edhe njëherë që edhe gjykata kushtetuese qënka një gjykatë e kapur.
    Historia e kapjes nga ana e opozitës së sotme e sistemit të drejtësisë që pas viteve 2005 -2013 është shumë e qartë duke parë lëvizjet e eethëshme të opozitës së atëhershme për të vendosur gjyqtarë jot ë ualifikuar mirë, gjyqtarë militant dhe gjyqtarë të korruptuar.
    Dihet se shumë gjyqtarë dhe avokatë janë me integritet dhe profesionistë, të cilët kanë punuar dhe punojnë mire, por në Shqipërinë e pas ndryshimit të sistemeve, , qeverisjet e atëhershme duke qënë të babëzitura për tu pasurar sa më shpejt dhe për të mos u hyrë gjëmb në këmbë nga pasurimi jo i ligjshëm (i cili justifikohej në atë kohë me thënien e Rajersonit që… duhet krijuar klasa e pasur, sepse Shqipëia nuk klasë të pasur), menduan dhe vendosën të kapnin pushtetin e tretë sistemin e drejtësisë.
    Këtë pushtet të tretë u përpoqën ta kapnin madje në disa momente edhe koalicioni i majtë sidomos pas vitit 2001-2005, por të bërtiturat megjithësi plot hipokrizi të Berishës, dhe frika se mos hapeshin dosjet e ish sigurimsave dhe të ish-spiunëve, bëri që PS dhe LSI e sapo formuar të frenohëshin në këtë intervenim jot ë drejtë.
    Problemi më serioz doli pas marrjes së pushtetit të Koalicionit qeveisës të udhëhequr nga PD, dhe Berisha.
    Marrja butë e pushtetit më 2005, dhe idea se ndëshkimi ligjor i shkatërruesve të vitit 1997 dhe 1998 ishte harruar, presionet e forta të PD ndaj Opozitës së atëhershme e akuzuar si e korruptuar dhe se kishte kapur pushtetet, përbënë një alibi të mjaftueshme që Koalicioni berishian të bëjë projekte për të kapur pushtetin e tretë, pushtet në dukje i dobët por që në fakt mbetet një pushtet që të shpëton nga hallet sidomos halle të korrupsionit, krimnalitetit, mitmarrjes. shmangies së ligjit , mosndëshkueshmërisë, të cilat morën formë ogurzezë në fund të mandatit tetëvjecar të këtij koalicioni ogurzi.
    Aq ogurzi ishte sa 1 milion shuplakat e shumëzuara dy herë nuk mjaftuar që të shpëtojnë vëndin nga mosndëshkueshmëria , korrupsioni , shkelja e ligjit, aferat e fshehta, lënia e borxheve buxhetore në sasi të rrezikëshme, papunësinë massive, dhe ritmin e rritur të emigrimit.
    Problemet edhe pas 3 viteve duken njëlloj, megjithë përpjekjet e Maxhorancës qeverisëse për të vënë në zbatim reformën në Drejtësi sepse menjehrë opozita e sotme ka ngritur një mur të pakalueshëm nëse nuk do të ndërhynin ndërkombëtarët, sidomos ambasadori LU i SHBA dhe ambasadorja Vllahutin e BE, për të çuar përpara në mënyrë milimetrike reformën e drejtësisë.
    Duket sikur egziston një shtet parallel j legal që i bën karshillëk shttit të ligjor të zgjedhur me vota.
    Duket sikur Presidenti ka marrë urdher të kthejë mbprasht çdo propozim , projekt ligj, apo inisjativë të maxhorancë me e arrogancën pasaniku të ri.
    Duket sikur Gjykata e Lartë dhe Gjykata e Aelit kanë marrë urdhër që të mos preken ish drejtuesat epara 2013, dhe kjo vërtetohet me fakte të shumta. Duket sikur Gjykatësit e këtyreinstitucioneve nuk kanë frikë nga ligji duke menduar se janë vetë ligji.
    Duket sikur Prokuroria e Përgjithshëme bën sikur punon, por në fakt ka disa qindra dosje drejtuesish të administratës së lartë, ministrash, ish kryeministratësh, dhe kryetarë kuvëndi,e Presidentësh që flenë me vite,
    Duket sikur Prokuroria punon, por dhjetra Prokurorë po i marrin shpirtin duke burgosur e duke ju hequr lirinë personave me shkelje ligji të parrezikshme për shtetin dhe njerëzish, dhe këtë e quajnë punë voluminoze por që në fakt nuk janë asgjë sepse nëpërmjet këtyre mënyrave zvatin viktimat duke I trembur me heqjen e lirisë, duke sikur prokuroria punon, por të ashtuquajturat `cold case` janë shtuar shumë dhe nuk kanë ndërmend të hapen, duke filluar që nga humbja e gruas së një biznesmeni e cila hypi në target dhe nuk doli më nga trageti në Durrës, e deri tek Trebicka, Olldashi, ish ministri Kosovar i mbrojtjes, shkatërrimi i shtetit më 1997, grushti i shtetit më 1998, Gërdeci, 11 janari, e plot të tjera.
    Kësaj i shtohet dhe ndërrimi i shpeshtë i kryeprokurorrëve dhe vendosja e prokurorëve pa intëgritet profesional me miqësira, klientelizma, e të korruptuar; madje duke sikur Prokuroria ze vendin e pare dhe gjyqtarët të dytin në garën e ndyrë korrupsionit.
    Së fundmi, dhe ajo për të cilën e nisëm artikullin; duket sikur Gjykata Kushtetuese që duhet të kishte njerëzit më me integritet dhe më profesionistë e më të paprekur nga luhatjet politike, merr një vendim politik për ti bërë qejfin Opozitës por mendoj, duke shkelur ligjin dhe provat e paraqitura, e duke i hequr mandatin Koço Kokëdhimës.
    Dhe përse?
    Koço KokëdhIma nuk ka marrë asnjëherë pjesë në aferat e ndyra politike të asnjë krahu politik, Koço Kokëdhima ka qënë një biznesmen i nderuar dhe i suksesëshëm,
    Koço Kokëdhima, mori mandatin e deputetit në mënyrë unanime në Vlorë për herë të parë pas 25 vitesh demokrakraci fiktive në Shqipëri, duke menduar të punojë si deputet dhe të japë kontribut pë të ndihmuar Shqipërinë që të integrohet në BE dhe të japë eksperiencën e vet në përmirësimin e gjëndjes së vëndit, duke përmirësuar ligjet .
    Por këtu armiqtë e Koço Kokëdhimës janë të njëjtë me armiqtë e biznesmenëve të ndershëm- politikanët të cilët u kërkojnë favore, lehtësira, mundësira për të fituar zgjedhjet. Por kur ato nuk u jepen,- këta politikanë pa asnjë integritet professional dhe moral, bëhen bisha dhe bëjnë çmos që nëpërmjet pushtetit parallel të dëmtojnë sa mundin armiqtë e tyre.
    Dhe ja arritën qëllimit përkohësisht.
    Madje u gëuan ashtu siç gëzohen katundarët kur fqinjit të tyre u thyehet shtëmba tek burimi i fshatit dhe qeshin me lot duke treguar me gisht… injorancën e tyre.
    Është për të ardhur keq që një gjykatë e nderuar të japë një vendim absurd, duke i hequr kartën e deputetit një njeriu të nderuar në komunitet, në partinë ku militon dhe në fqinjët e tij.
    Shpresojmë se Reforma e vonuar në drejtësi ti japë përgjigjen e saktë padrejtësisë, dhe nga ana tjetër do të ndihmojë të shkatërrojë shtetin paralel që po pengon politikën dhe shtetin shqiptar të ece përpara dhe të integrohet në BE sa më parë.

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Heqja e Mandatit të Kokëdhimës – një akuzë më tepër kundër Drejtesisë Shqiptare

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin

    Vertete mendon se ka ndonje te marre t'i lexoje dhe aq me teper t'i besoje perrallat qe tregon Rama larte e poshte dhe qe t'i i permbledh ne nje pahçavure artikull?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gjykata Kushtetuese: "T'i hiqet mandati i deputetit Koço Kokëdhimës. Ka marrë fonde publike."

    O Pirro,

    Nga te gjithe qe shkruajne ne forum, ti je me i lezetshmi. Gjykata thote eshte i ndaluar me ligj per nje deputet te marri fonde publike per projekte kur ky eshte ne detyre si deputet, dhe kjo mjafton per ti hequ Kocos mandatin. Kocoja vete nuk e mohon qe ka marre fonde publike pasi u be deputet. Ne fakt, ai u be "millioner" duke vjedhur fondet publike edhe para se te behej "pollitikan". Kurse Pirroja del e thote: Kocoja eshte burre i ndershem!

    Per nje gje ke te drejte. Nuk e ka fajin Kocoja qe vjedh me te dyja duart sa here qe i jepet mundesia pronat publike dhe fondet e shtetit. Fajin e kane njerezit si puna tende, qe e shikoni kete gje si shume normale dhe shume "te ndershme". Si tha njeri ne forum: "Edhe une te isha si Kocoja ashtu do beja, do vidhja sa te mundja". Dhe kjo eshte fatkeqesia e vertete e atij populli: fisniket e kane braktisur, dhe kane ngelur vetem zorraxhinjte.

    Lart e me lart Shqiperia e Zorraxhinjve!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-05-2016 më 15:00

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gjykata Kushtetuese: "T'i hiqet mandati i deputetit Koço Kokëdhimës. Ka marrë fonde publike."

    Bota është portokall? Ironia e Gjikës për Koco Kokëdhimën

    Emri:  gjika.gif

Shikime: 123

Madhësia:  34.1 KB

    TIRANE-Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit, socialistit Koco Kokëdhima, dhe kjo ka sjellë një reagim të ish-kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika. “9 Maj-Ditë fioresh!”, shkruan ai në rrjetin social, Facebook ndërsa si foto ilustruese sjell një portokall, duke lënë të kuptohet shprehjen frazeologjike, ‘Bota është portokall’.

    Ish-numri një i Vlorës, Gjika pasi u denoncua për shpërdorim detyre dhe u ndoq penalisht, por pafajësia iu dha nga Gjykata e Apelit. Mes tij dhe Kokëdhimës ka pasur gjithmonë ‘xixa’, sidomos për anëtarësinë në Partinë Socialiste të Vlorës, ku Kokëdhima ishte caktuar dhe koordinator për Jugun.

    (d.b/BalkanWeb)

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gjykata Kushtetuese: "T'i hiqet mandati i deputetit Koço Kokëdhimës. Ka marrë fonde publike."

    Rama: Vendimi për Kokëdhimën, një arsye më shumë për të bërë Reformën në Drejtësi

    TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka folur sot lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Koço Kokëdhimën, duke i hequr atij mandatin e deputetit. Duke u shprehur se nuk do të komentojë vendimin e gjykatës, kreu i Qeverisë tha se ky vendin është një arsye më shumë për të realizuar Reformën në Drejtësi.

    “Unë nuk komentoj vendimet e gjykatave, por nënvizoj që në këndvështrimin tim, dhe ai vendim është një arsye më shumë për mua dhe ne që të bëjmë një reformë të drejtë, të vërtetë, reale në sistemin e drejtësisë”, tha kryeministri Rama.

    Balkanweb

  13. #13

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Mire tha shoku Rama. Fajin nuk e ka shoku Koco qe merr fonde publike pasi u be deputet. Fajin e ka gjykata qe na ia heq mandatin e deputetit shokut Koco. Ligjet nuk jane per Rilindasit, ligjet jane per popullin e thjeshte. Futju tani o shoku Rama dhe "reformoje" mire ate drejtesine, se po na i fut te gjithe Rilindasit ne burg!

    Albo

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gjykata Kushtetuese: "T'i hiqet mandati i deputetit Koço Kokëdhimës. Ka marrë fonde publike."

    I hiqet mandati, ja si e qajnë Koçon Jugu dhe Veriu: Heu, ia kanë pre pashait, na e bën synet, O Sekretari i motrës oiii

    TIRANË-Lajmi i heqjes së mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima përtej çdo deklarate politike, ka sjellë edhe atë që nuk pritej. Dy video me këngë humor janë publikuar dhe vargjet në to të ngjashme me këngët e vajit shqiptar, i dedikohen largimit të Koco Kokëdhimës nga Parlamenti.

    Emri:  kocua.jpg

Shikime: 116

Madhësia:  39.4 KB

    Balkanweb

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gjykata Kushtetuese: "T'i hiqet mandati i deputetit Koço Kokëdhimës. Ka marrë fonde publike."

    E qan edhe Veriu i Shqiperise:

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Gjykata Kushtetuese: "T'i hiqet mandati i deputetit Koço Kokëdhimës. Ka marrë fonde publike."

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Demokratet e shpune ne Gjykaten Kushtetuese, por sot nuk festojne vetem demokratet, sot festojne demokrate e socialiste se bashku me kete vendim.

    Kush e di sa eshte gezuar shoku Ruci per kete dhe kush e di sa eshte vrrerosur shoku Rama qe ia hoqen bashkefshatarin nga Kuvendi.

    Laberia 1 - Anesdeti 0

    Albo
    Ne si PD o Albo hallin ta mbajme mire me shokun Gramoz kemi ! Rrenjet e nenes parti na interesojne.
    Shoku Koço kishte filluar kohet e fundit ta drithte bishtin por partia nuk e la.

  17. #17
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Gjykata Kushtetuese: "T'i hiqet mandati i deputetit Koço Kokëdhimës. Ka marrë fonde publike."

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ne si PD o Albo hallin ta mbajme mire me shokun Gramoz kemi ! Rrenjet e nenes parti na interesojne.
    Shoku Koço kishte filluar kohet e fundit ta drithte bishtin por partia nuk e la.
    Serafimo, gjykata kushtetuese, çdo vendim qe ka marre deri me sot ne disfavor te rilindasve, e ka bere sepse ka dashur LSI-a.
    Kjo "balancuese" e pushtetit, nuk prononcohet kurre dhe nuk pyetet apo anatemohet kurre nga askush, se çfare mendimi ka per parkun mbrenda parkut te Eri Velit, per pajisjet pergjuese, per Shullazet e Frroket ne administrate, per premtimet e pambajtura te kesaj mazhorance, per skandalet ne shendetesi, per punesimet partiake ne digasteret me te rendesishme të vendit, per shqiptaret qe po emigrojne masivisht, per krimin e korrupsionin qe po uzurpon gjithçka, etj etj...
    Perkundrazi, eksponente te larte te LSI-se si Manjani, Luan Rama apo Vasili, thjeshte tallen me nje qetesi olimpike ne televizor sa here qe pyeten per te tilla çeshtje. Sepse jane koshient qe te dyja partite si PS apo edhe PD i presin krahapur ne gjirin e tyre.
    Meta ka nje jave qe ndodhet ne amerike dhe sado qe po sorollatet i ziu neper korridoret e Kongresit te takoj ndonje senator, s'po ia vershellen askush. Edhe Zeri Amerikes mbas intervistes se fundit, nuk i ka bere asnje ftese per ta patur serisht ne studio.

    Kur grinden dy vete fiton nje i trete! Skenen politike te lodhur shqiptare po e dominojne dy partite kryesore, PD-ja qe denoncon e kritikon dhe PS-ja qe mbrohet nepermjet mediave. Por frutet politike eshte duke i korrur LSI-a.
    Parti pa program, pa ideologji, pa ide, pa iniciativa, pa asnje lloj boshti. Por thjeshte te mbajme forte pushtetin, se duke mjelur ate fitojme edhe votat.

    Nese PS-ja apo PD-ja, ne rastin me te keq ne opozite do dilnin me 50 mandate ne parlament, LSI-a nqs qendron 4 vjet ne opozite nuk do i kalonte kurre 3-4 mandate.
    Kur i bene kalkulimet Rama me Berishen ne 2008-en per te eliminuar Meten (ne vecanti Rama), rezultoi levizje e deshtuar. LSI-a iu kthye ne nje bumerang, qe shkon sa nga njera ane tek tjetra pa mbajtur asnje kosto dhe pergjegjesi ne bashkeqeverisje!
    Dhe i tregon muskujt sa here qe s'i plotesohen tekat apo kur Rama perdor strekëmbshat e tij te zakonshme kundra tyre.
    Rasti i KoQos e ilustron me se mire kete..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Duke_Of_Arberia për postimin:

    SERAFIM DILO (18-05-2016)

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •