Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2016
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    9

    Nga duhet të ecë rinia shqiptare!?

    Rinia, thotë populli, është e ardhmja e një populli. Po ashtu, botërisht është e njohur se rinia është gjysma e një populli dhe tërësia e popullit të ardhshëm. Ajo është e sotmja dhe e ardhmja e çdo vendi. Mirëpo, unë kam një qëndrim paksa skeptik ndaj rinisë shqiptare, sepse shumica e rinisë aktuale gjenden në një rrugë pa krye. Këtë e them me keqardhje, por është e qartë se kjo rini është pa një vizion të qartë për të ardhmen, pa plane, pa ëndrra. Kjo është një rini që thjeshtë endet poshte e lartë në kërkim të të mirës por duke ndjekur shtegun e gabuar. Kjo nuk është gjendje e përgjithshme, por e shumicës, sepse pakica çfarëdo të mendojë nuk mund të bëjë ndryshime në shoqëri. Është një thenie: Me aq pak yje nata nuk ndriçon.
    Mendimi dominues për rininë aktuale është se ata janë brez i keq, parazit, më dembel që është pare deri më tash. Bindja ime është se rinia shqiptare nuk është e keqe në esencë, por e keqja konsiston në faktin që ata janë pa vizion, nuk dinë çfarë kërkojnë, sikurse anija pa busullë që nuk di drejtimin nga do të lundrojë dhe ku do të shkojë. Ata nuk marrin nismën për ndryshimin e gjendjes, të thyejnë akullin dhe të bëhen prijatarë. Në vend të nismës, ata presin ndihmë t’i ruajë dikush, t’i punësojë dikush e jo të mësojnë, të punojnë dhe ta ndryshojnë gjendjen e vet. Duke bredhur rrugëve, duke organizuar party, duke e dërrmuar facebookun dhe twiterin, duke luajtur conter e lojëra të tjera, ata lexojnë fare pak apo aspak, nuk investojnë në dijen e tyre, ne edukimin e tyre dhe si pasojë e gjykojnë veten në bredhës rruge, në pastrues rruge apo rojtar të ndonjë VIP-i apo ndonjë klubi nate. Këtë gjendje të tyre të mjerë, ata e arsyetojnë: këtu s’ka perspektivë, s’ka punë, s’ka para! Perspektivë e vetme për ta është: Evropa! Të tillët, duke synuar një jetë më të qetë shpirtërisht dhe një mirëqenie më të sigurt materiale, në vend apo në Evropë, bëhen viktimë e degjenerimit. Fillon me konsumimin e duhanit, alkoolit e më pastaj edhe drogës, fillon me prostitucionit naiv për të kaluar në prostitucionin zeje, fjalori i tyre është i nivelit më të ulët të mundshëm në kuptim të sharjeve, blasfemive etj. Fillon si spektator i degjenerimeve e përfundon në trafikant, shantazhues e vrasës.
    Si ta perceptoj këtë gjendje, unë moshatari i tyre? A është kjo rrugë e denjë për popullin shqiptar?
    Natyrisht se kjo nuk është rruga e drejtë për rininë tonë! Rinia jonë ka dhënë dhe po jep minimumin për ta ndryshuar gjendjen e vet. Që mos të thellohet e keqja, mendoj se rinia duhet ta dojë vendin e vet, popullin e vet, pasurinë e vet, varfërinë e vet. Duhet të solidarizohet me miqtë, të shkollohet, prioritet të bëhet dija dhe puna e merituar, te edukohet fetarisht dhe këmbëtarisht. Braktisja e këtyre gjerave do të thotë asimilim në të gjitha aspektet. Naimi ka porositur: “Vetëm dritë e dituris’ përpara do të na shpjerë”!

  2. #2

    Për: Nga duhet të ecë rinia shqiptare!?

    Citim Postuar më parë nga HAD1S Lexo Postimin

    Po ti vete me çfare merresh?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •