Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2016
    Postime
    2

    Post Hoxha që i mungon shqiptarëve të Maqedonisë.

    "Barku kërkon ushqim, zemra kërkon besim, mendja kërkon dituri, vatani don burra" (Jakup Asipi)

    Në Maqedoni sigurisht që e njohin të gjithë, por fama e tij i ka kaluar tashmë edhe kufijtë e saj. Hoxha i nderuar Jakup Asipi, edhe pse ka më shumë se 8 vjet që nuk ndodhet mes nesh, vazhdon të respektohet dghe të kujtohe nëpërmjet veprave që ai ka lënë pas.
    Ai u lind më 2 shkurt 1951 në fshatin Sllupçan te Kumanoves, shkollimin fillor e kreu në vendlindje, shkollimin e mesëm e kreu në Damask të Sirisë, ndërsa universitetin e kreu në të famshmin Al-Az'har të Kajros, në fakultetin e bazave të Fesë Islame dhe më pas studimet postdiplomike i vazhdoi në Bejrut të Libanit.

    Gjate viteve 1985-1990 punoi si imam në një xhami në Leverkusen të Gjermanisë ku ka dhënë kontribut të çmueshëm në kultivimin e vlerave fetare, morale, kulturore e kombëtare.

    I vetëdijshëm për situatën në trojet tona në vitin 1990 kthehet në vendlindje për të kontribuar në gjendjen e rëndë të popullatës. Në ligjeratat e para ai e mbajti vetëm për arsimim të të rinjëve, shkruan Portali Albeu.

    Në vitin 2001 gjat luftës në Maqedoni Jakup Asipi ishte një ndër strategët kryesorë në organizimin dhe përkrahjen e luftës. Ai ishte i bindur se vetëm përmes kryengritjes popullata shqiptare në Maqedoni do të ishte në gjendje të gëzonte liritë dhe të drejtat e veta.
    Hoxhë Jakupi do të mbahet mend nga të gjithë si një njeri me vizion shtetari, si një njeri që e dinte "ilaçin" e të këqijave për shqiptarët dhe si një njeri që frymëzoi jo pak njerëz.

    Hoxha i nderuar u nda nga jeta më 7 janar 2006 në një aksident trafiku në magjistralën Kumanovë–Shkup, por po të ishte sot gjallë, kur shqiptarët e Maqedonisë nuk po kalojnë ditë të mira, sigurisht që do të ishte një ndihmë e madhe me veprat dhe mësimet e tij që ende sot vazhdojnë të bëjnë xhiron në rrjetet sociale.Emri:  images.jpg

Shikime: 266

Madhësia:  4.7 KBEmri:  images.jpg

Shikime: 266

Madhësia:  4.7 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga hadqs : 07-05-2016 më 10:01

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar hadqs për postimin:

    HAD1S (08-07-2016)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2016
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    9

    Për: Hoxha që i mungon shqiptarëve të Maqedonisë.

    Jjhhhghggg

  4. #3
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Hoxha që i mungon shqiptarëve të Maqedonisë.

    E çfare do te bente hoxha po' te ishte gjalle, revolucion per shtetin islamik te Maqedonise?!
    Jarigas

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •