Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se vendi i tij nuk do tė ndryshojė ligjin anti-terrorizėm nė kėmbim tė liberalizimit tė vizave.

“Ne do tė vazhdojmė rrugėn tonė, ju tuajėn”, tha Erdoan nė njė deklaratė pėr shtyp. Nė listėn e kritereve qė Brukseli i ka kėrkuar Ankarasė pėr heqjen e vizave, ėshtė edhe ndryshimi i ligjeve qė nuk pėrputhen me legjislacionin e Bashkimit Europian, siē ėshtė rasti i ligjit anti-terrorizėm.

Por presidenti turk kėmbėngul se ndryshimi i kėtij ligji nuk ėshtė i mundur pasi vendi cėnohet nga njė rrezik i vazhdueshėm nga terrorizmi. Ndėrsa organizatat pėr tė drejtat e njeriut pretendojnė se ligjet e forta, siē ėshtė ai anti-terrorizėm, pėrdoren pėr tė ndrydhur kundėrshtarėt, gazetarėt e kritikėt e presidentit.

Deklarata pėr shtyp e Erdogan vjen njė ditė pasi kryeministri i vendit, Ahmet Davutollu, njoftoi tėrheqjen si kryetarit tė partisė AKP dhe si kryeministėr. Mediat turke ngritėn dyshime se vendimi i kreut tė qeverisė erdhi pas mosmarrėveshjeve me Erdogan, pasi ky i fundit po planifikon tė kthejė Turqinė nė njė sistem presidencial qeverisės. Vetė presidenti turk tha se kjo nuk ėshtė njė kėrkesė personale por njė nevojė pėr Turqinė.

Tv Klan