Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Stadiumi, një masakër tjetër mbi Tiranë

    Nga Artan Raça*/Titulli i mësipërm mund të ishte edhe, krijimi dhe humbja e një sheshi, asgjësimi i tij nga pallati-stadium apo kullat-pallat, një “déjà vu” qindravjeçare ku “sheshet” luftojnë për mbijetesë me “pallatet”.

    Niccolò Machiavelli, i pari fiorentin në këtë histori, më 1525 në “Istorie fiorentine”, me shumë trishtim dhe kritikë analizonte dekadencën e qytetit të tij, i cili kishte qenë kryeqyteti i kulturës së Perëndimit duke e udhëhequr për dekada nxjerrjen e tij nga Mesjeta. Interesant është përcaktimi se si pushteti politik kish filluar të bëhej arrogant dhe autokratik dhe këtë ai e quan “palagio” , që në italishten moderne është “palazzo” (pallat), një fjalë që rridhte nga latinishtja “palatium” dhe personifikonte pallatin imperial të ndërtuar mbi kodrën Palatino, një koncept simbolik për të treguar pushtetin politik të mbyllur dhe autoreferencial.

    Por më interesante është se Machiavelli “pallatit” i vë përballë “sheshin”, vendin ku njerëzit e thjeshtë mblidhen dhe ushtrojnë pushtetin e tyre, por që është edhe një vend i jetës së përbashkët, vendi ku eksperimentohej e bukura dhe edukohej me të.

    Me këto ide dhe trashëgimi fiorentine vjen në Tiranë më 1939 personazhi i dytë fiorentin i kësaj historie arkitekturore, arkitekti Gherardo Bosio, ndërtuesi i Tiranës Moderne, i cili me një respekt dhe përkushtim të pashoq deri në fund të jetës, krijoji një nga komplekset arkitekturorë më të rëndësishëm të karierës së tij, por edhe të Tiranës dhe të rajonit, ai që sot përbëhet nga Universiteti i Tiranës me sheshin “Nënë Tereza” të lidhur bashkë me sheshin “Italia” nëpërmjet kolonadës së Rektoratit, që përmbyllen me fasadën e hyrjes së Stadiumit “Q. Stafa”, e gjitha kjo një arkitekturë e admirueshme për Tiranën, një pasuri e papërsëritshme me një esencë të fortë monumentale e metafizike, një ansambël unik në atmosferën e pikturave të de Chirico-s.

    Që identiteti i një sheshi nuk formohet nga pllakat me të cilat shtrohet dhe madhësia e sipërfaqes së tij, por më tepër nga ndërtesat që e kufizojnë atë, këtë e dinte mirë besoj Bosio por edhe bashkëatdhetari i tij, fiorentini tjetër në këtë histori, i cili ekzaktësisht 75 vjet nga vdekja e Gherardo Bosio-s, (16 prill 1941, gjej rastin ta përkujtojmë) vjen të paraqesë stadiumin e ri, ky është arkitekti Marco Casamonti (themelues i ARCHEA Associati), i cilësuar vite më parë në Itali si l’enfant prodige i arkitekturës italiane dhe sot i njohur edhe në skenën internacionale, i parë në Tiranë edhe më herët për projektin e kullës“Forever Green”.
    Rasti e do të projektojë mbi stadiumin e vjetër, pjesë e kompleksit të travertintë të Bosio-s, që për Tiranën mendoj është një kontekst arkitekturor dhe një terren pothuaj aq i vështirë për projektim sa edhe në Firence, Romë apo pse jo Venecia, për shkak të forcës stilistike, cilësisë ndërtimore të pashembullt, dhe arkitekturës plot domethënie.

    Të gjithë ne patëm mundësinë të shohim këtë projekt të radhës në një video ku mbizotëronte ngjyra e kuqe, një organizëm gjigant me një kullë befasuese po kaq të tillë. Një volum dhe një sfond i madh, që zhduk çdo shenjë të stadiumit të vjetër duke kompromentuar rëndë me sfondin e tij kompleksin e Bosio-s, transparencën drejt pejsazhit të Dajtit dhe sheshin “Italia”, tashmë të goditur më parë nga një Hotel i denjë për vendet arabe në lulzim, nga një kub qelqi pa identitet tre-katër kate i vendosur në mes të tij, dhe së fundmi nga një parkim, që mbulon sheshin me shumë saktësi deri në centimetrin e fundit.

    Tashmë Tirana kishte bërë të njëjtën gjë që po bënin edhe qytete të tjera europiane me stadiumet e tyre, si Barcelona, Madridi apo Londra, ku në media shpesh pamjet e tyre përdoreshin për të argumentuar këtë apo atë koncept, apo për të na bindur për ngjashmëritë dhe koherencën e kësaj iniciative me perëndimin, por për çdo profesionist dukshëm në kontekste me nuanca të ndryshme urbane në lidhje me qytetin.

    Por, meqë jemi këtu le të ndalemi dhe të bëjmë një pyetje: A duhet ky stadium i ri në këtë vend? Çfarë rreziqesh i shtohen Tiranës nga futja e një strukture të tillë në qendër të saj, që në tipologjinë e ndërtimeve në qytete është nga më të mëdhatë, ndoshta më i madhi dhe çdo herë më shumë problematik se sa frutsjellës, veçanërisht për qendrat e qyteteve.

    Një nga njohësit më të mirë të jetës së qyteteve dhe qytetërimeve Claude Lévi-Strauss, pyetjes se cili është rreziku më i madh që i kanoset sot qyteteve, i përgjigjet qartë dhe pa dyshime: mbipopullimi.

    E thënë pra shkurt, mendoj se ky stadium me infrastrukturën e tij mbipopullon në mënyrë të panevojshme qendrën e Tiranës, e cila tashmë në një nxitim “me goditje të përqendruar”, i ka përqendruar të gjitha iniciativat artistiko-arkitekturore në aksin e Bulevardit dhe rreth tij, me idenë e rimëkëmbjes së qytetit.

    Kjo sjellje mendoj se rrezikon të bëjë të kundërtën, degradimin e tij, ndërkohë që rimëkëmbja e vërtetë e qyteteve fillon nga periferitë. Qyteti i së ardhmes gjendet rreth qytetit të së tashmes, pra, në periferi. Gjallëria e kërkuar dhe argumentuar nga ky projekt në këtë vend është pa kuptim, për sa kohë periferitë janë të vdekura dhe të gjallërosh më tej këtë kompleks, do të thotë edhe një çnatyralizim i pakuptimtë i atmosferës autentike të tij.

    Përse dhe në emër të kujt duhet ta bëjë ky kompleks këtë sakrificë?

    Përqendrimi i projekteve në qendër, në vendin më të dukshëm, nuk është tjetër veçse një përpjekje për tu dukur, për të goditur syrin me çdo kusht, një gabim etik dhe estetik në të njëjtën kohë dhe aspak me pasoja të qëndrueshme për qytetin.

    Ky projekt mendoj se asgjëson përfundimisht sheshin “Italia” dhe bashkë me të edhe kompleksin dhe kjo nuk është vetëm një fitore e radhës e “pallatit” mbi “sheshin”, por edhe e logjikës ekonomike mbi atë arkitekturore, një humbje e kontrollit të qytetarëve mbi qytetin e tyre, e cila të çon pashmangshmërisht në përkeqësimin e kushteve të tyre të jetesës.

    Humbja e sheshit dhe e kompleksit vjen si pasojë e ndryshimit të menjëhershëm të përmasës me të cilën kjo strukturë “shumëfunksionale” do t’i shërbejë si sfond, i vëllimit të papërballueshëm të saj dhe arkitekturës aspak miqësore ndaj travertinit zhurmëpak, por plot dritë të Bosio-s.

    Gjigantizmi i projektit absorbon këtë kompleks, shkatërron shpirtin dhe aromën e tij, me anë të një arkitekture që nuk ka të njëjtën rezonancë me të dhe të një fasade, që duhet ta them është një autoreferencë e projektit të realizuar nga e njëjta studio (ARCHEA) më 2008 në Tiranë, të quajtur“Forever Green”, (e cila vetë është një përsëritje antikontekstuale në Tiranë e një projekti tjetër të saj, “ Torre delle Arti”, në zonën Montedison në Milano, 2006, shih foton) ku qilimat jeshil me një “tout court”të pajustifikuar, përsëriten në një tjetër kullë me stadium, por kësaj radhe me ngjyrë të kuqe, në një variant “Forever Red”, ku përdorimi i së kuqes së flamurit dhe kombëtares është një naivitet arkitekturor që e ul atë në nivelin populist të tifozerisë, që nga ana tjetër e bën edhe më korrodues dhe refraktar efektin mbi kompleksin, përfundimisht një “coup de grâce”.

    Kjo aventurë arkitekturore vazhdon më tej me shtrimin e “tapetit të kuq” që nga kolonada e deri tek hyrja e stadiumit të ri, duke e kthyer të parën një portë hyrëse për të dytën, pra duke spostuar vizualisht fasadën e kuqe dhe gjigante të stadiumit të ri edhe me 100 metra të tjera përpara dhe bashkë me të, dhe efektin “hollivudian” të tij deri në sheshin “Nënë Tereza”. Pra faktikisht tifozët do të fillojnë hyrjen për në Stadium tek Kolonada, do të ecin mbi tapetin e kuq duke u ndjerë të rëndësishëm, do të marrin sandwich-in me birrë në të djathtë tek “Kolonat”, e duke u përshëndetur nga Big Brotherat prej kullës-pallat në të majtë, do të hyjnë në stadium të shohin ekipin e zemrës.

    Për Tiranën, Kompleksi i Universitetit ka të njëjtën vlerë dhe domethënie si Santa Maria del Fiore për Firencen. Pyetja që më del vetiu është, se si ka mundësi që një arkitekt fiorentin ta ketë nënvlerësuar këtë dhe asgjëson me një lehtësi befasuese një shesh dhe një kompleks nga më identitarët në Shqipëri, por dhe një nga simbolet kryesore të qytetit dhe kujtesës së tij.

    Përgjigja e parë mendoj se gjendet jashtë kritikës për projektin, faktit se ai nuk iu nënshtrua një konkursi të gjerë, të hapur, të ndershëm dhe me common sense, i cili përbën hapin e parë të pjesëmarrjes së qytetit dhe të zbatimit të së drejtë së njerëzve të tij për tu kujdesur për të, çuditërisht një praktikë ende e pa zbatuar deri më sot. Kjo do të ishte mënyra më e mirë për të marrë propozimin e duhur, duke rritur edhe më tepër përgjegjësinë e projektuesve dhe larguar show-n e panevojshëm.

    Përgjigjen tjetër mund ta gjejmë tek binomi Projektues-Porositës, që janë Krijuesit e veprës arkitekturore. Deri atëherë unë po tentoj të jap versionin tim, por me fjalët e një arkitekti tjetër, nga më të mëdhenjtë e sh. XX-të, i vetmi jo fiorentin në këtë histori fiorentine, ai është gjermano-amerikani Ludwig Mies van der Rohe që thotë aksiomën se, asnjë Vepër nuk mund të jetë më e mirë se sa Porositësi i saj.

    Unë nuk mendoj se ky është projekti që na duhet, por nuk mund ta them unë se kush mund të jetë ai që duhet. Ajo që mund të them, është se ky ndërtim në atë vend nuk duhet. Stadiumi duhet të ndërtohet në një tjetër vend; (ai vend t’i lihet mendoj tipollogjive administrative për të cilat ky shtet ka më tepër se nevojë duke bërë dhe më të lehtë mundësinë për harmonizimin me kontekstin) së pari për respekt të ansamblit që na kanë lënë dhe do e lëmë trashëgim, së dyti për të mos rënduar e mbipopulluar më tepër një zonë së cilës po ia marrim shpirtin duke e ndërtuar qoftë edhe me “cilësi”, por nga ana tjetër dhe për të gjallëruar e rimëkëmbur zona të tjera të cilat mezi presin.

    Me përulësinë që na i kërkon ky zanat unë thjesht mendoj të ndalemi, të marrim frymë thellë dhe të mendohemi më gjatë ashtu siç e meriton ky vend por dhe ky qytet i sakatuar dhe i tejlodhur nga historitë me arkitektë e projekte arkitekturore.

    Tetëdhjetë vjet më parë kur Bosio planifikonte Stadiumin në këtë zonë, ajo ishte një periferi, sot ajo edhe falë projektit të tij është zona më e lakmuar e Tiranës, që rritja e qytetit e ka bërë Qendër me një mbipopullim shqetësues. Për të mos bërë edhe më tepër polemikë me ata që me entuziazmin dhe padurimin e justifikuar të njerëzve që duan ta shohin këtë qytet më të mirë e quajnë këtë një projekt madhështor, modern, fantastik, apo me frazën çarmatosëse “thjesht mua më pëlqen”, pra edhe duke u munduar ta shoh me sytë e tyre, mua përsëri më duket se nuk shkon, sepse edhe në se kështu është,“nuk ka më keq se t’i përgjigjesh mirë një çështjeje të gabuar”, për më tepër kur kjo është një çështje arkitekturor
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Stadiumi, një masakër tjetër mbi Tiranë

    Problemi eshte se Tirana eshte dhjere aq shume sa kudo qe te dhjesesh nuk ka ndryshim. Problemi tjeter eshte qe te gjithe kerkojne te dhjesin dhe te fitojne,dhe po nuk dhjeve ne qender sot ke pak propalitet te fitosh si ndertim ose nuk gjen asnje qe kerkon te dhjesi. Plan per te dhjere nuk ben asnjeri,dhe te gjithe dhjesis mbi planifikimet e atij qe ka dhjere me pare. Keshtu, qe; nuk dihet se kush ka dhjere e nuk shikohet se kush po dhjet. Degjohet dhe ndihet vetem era,akoma pa filluar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 28-04-2016 më 17:18

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Stadiumi, një masakër tjetër mbi Tiranë

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Problemi eshte se Tirana eshte dhjere aq shume sa kudo qe te dhjesesh nuk ka ndryshim. Problemi tjeter eshte qe te gjithe kerkojne te dhjesin dhe te fitojne,dhe po nuk dhjeve ne qender sot ke pak propalitet te fitosh si ndertim ose nuk gjen asnje qe kerkon te dhjesi. Plan per te dhjere nuk ben asnjeri,dhe te gjithe dhjesis mbi planifikimet e atij qe ka dhjere me pare. Keshtu, qe; nuk dihet se kush ka dhjere e nuk shikohet se kush po dhjet. Degjohet dhe ndihet vetem era,akoma pa filluar.
    Qe Tirana veshtire se do te marri ndonjehere pamjen e nje qyteti normal kjo eshte mese e qarte.

    Ka nje urbanistike skandaloze qe të vret syte nga do te shikosh. Nuk eshte ruajtur asnje lloj raporti midis ndertimit dhe gjelberimit, ndertimit dhe hapesirave te lira, por vetem beton nga te katra anet. Te pakten betoni perpara 90-es harmonizonte sadopak ndertimet italiane me ato sovjetike e shqiptare dhe deri tek parafabrikatet kineze. Por po t'i gershetosh sot me kullat qe i zune vendin kioskave mbas vitit 2000, Tirana ngjan si nje spital budallenjsh, ku ne çdo rreze prej 20 metrash katrore, gradaçelat duken se i bejne kershellik njera tjetres me hijen e tyre!
    Te mos flasim pastaj per demet e tjera pafund qe ky betonizim ekstrem pa asnje lloj kriteri i ka bere Tiranes; cilesia e dobet e ajrit, mungesa e kanalizimeve, kaosi i perditshem qe shkakton trafiku çdo mengjes etj etj...
    Ka mbetur fatkeqsisht shume pak nga identiteti i dikurshem i Tiranes qe italianet projektuan dhe ndertuan ne fillim shekullin e 20-te!!!

    I vetmi shpetim do te ishte restaurimi dhe vitalizimi i atyre objekteve qe kane mbetur pergjate bulevardit nga stacioni i trenit e deri tek universiteti.
    Dhe Rama mbas ketij shkaterrimi te frikshem 11 vjecar qe i beri Tiranes, do te duhej te pakten te reflektonte dhe jo te vazhdoje te sajoje qendra komerciale me fushe dhe minare, duke e veshur kete absurditet me butaforine dhe gjoja nacionalizmin se po ndertojme nje stadium modern e gjigand per shqiptaret.

    E bukura eshte se nga njera ane ankohemi se arka e shtetit eshte bosh, dhe nga ana tjeter do shpenzojme 60 milion euro per nje ´Qemal Stafa' te ri me vetem 5-6 mije vende me teper se aktuali. Ku shume mire me nje te dhjeten e tyre (5-6 milion parat tona plus 10 milion qe na i jep UEFA), ti beje vetem nje restaurim dinjitoz te tij!
    Pastaj une s'e kuptoj, jemi i vetmi vend ne Ballkan qe duam te ndertojme 3 stadiume te reja per 4 vjet (me perjashtim te stadiumeve qe Greqia ndertoi me subvencionimet qe morri per lojerat olimpike te vitit 2004). Eshte shpenzim absurd dhe pa asnje rentabilitet. Bosnja, Serbia apo Kroacia, fitojne dhjetera miliona euro ne vit vetem nga shitja e lojterave qe nxjerrin nga gjiri i tyre, tek ekipet me prestigjioze ne europe, dhe prape nuk e kane lluksin te ndertojne stadiume te reja por vetem kane restauruar stadiumet qe jane ndertuar qysh ne kohen e Titos! Kurse neve, me statistika shteti me i varfer ne Ballkan, me fitimet qesharake qe sjell Superliga Shqiptare, duam te ndertojme 3 te tilla!

    E megjithate po te besh nje rikapitulim se perse Rama bie ne fatalitete te tilla foshnjore, kupton se mafia e betonit, e cila e ndihmoj nder te tjera te jete edhe kryeministri i vendit, e ka marre peng!
    Dhe kapriçiot e ketyre karagjozeve do i vuajme me breza e breza te tere. Sot Tiranes i eshte bere nje shkaterrim epokal, por te pakten mos e bastardizojme me teper se kaq...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    245

    Për: Stadiumi, një masakër tjetër mbi Tiranë

    Personalisht, me aq sa e njoh kete teme mund te them vetem 2 gjera . E para :sido qe ta bente Rama projektin per stadiumin (shiko stadiumin e Shkodres) perseri do te gjendeshin zera qe do ta kundershtinin dhe se dyti kritikat nuk kane te bejne me stadiumin por me Ramen . Kurse Rames po te kisha mundesi do ti kaloja kete mesazh : mos llogarit asnje . Shumica e shqiptreve dhe midis tyre edhe plot nga ata qe dine shkrim e kendim duan nje lloj politike tip Berishiane dmth provinciale ,barabare dhe ne fund te fundit fshatare. Pa shije, pa ngjyra . Disa njerez ose e kane fshatarizmin ne gjak ose kane ligesine dhe injorancen ne te ... .

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar WesternBlot për postimin:

    martini1984 (30-04-2016)

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Stadiumi, një masakër tjetër mbi Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Qe Tirana veshtire se do te marri ndonjehere pamjen e nje qyteti normal kjo eshte mese e qarte.

    Ka nje urbanistike skandaloze qe të vret syte nga do te shikosh. Nuk eshte ruajtur asnje lloj raporti midis ndertimit dhe gjelberimit, ndertimit dhe hapesirave te lira, por vetem beton nga te katra anet. Te pakten betoni perpara 90-es harmonizonte sadopak ndertimet italiane me ato sovjetike e shqiptare dhe deri tek parafabrikatet kineze. Por po t'i gershetosh sot me kullat qe i zune vendin kioskave mbas vitit 2000, Tirana ngjan si nje spital budallenjsh, ku ne çdo rreze prej 20 metrash katrore, gradaçelat duken se i bejne kershellik njera tjetres me hijen e tyre!
    Te mos flasim pastaj per demet e tjera pafund qe ky betonizim ekstrem pa asnje lloj kriteri i ka bere Tiranes; cilesia e dobet e ajrit, mungesa e kanalizimeve, kaosi i perditshem qe shkakton trafiku çdo mengjes etj etj...
    Ka mbetur fatkeqsisht shume pak nga identiteti i dikurshem i Tiranes qe italianet projektuan dhe ndertuan ne fillim shekullin e 20-te!!!

    I vetmi shpetim do te ishte restaurimi dhe vitalizimi i atyre objekteve qe kane mbetur pergjate bulevardit nga stacioni i trenit e deri tek universiteti.
    Dhe Rama mbas ketij shkaterrimi te frikshem 11 vjecar qe i beri Tiranes, do te duhej te pakten te reflektonte dhe jo te vazhdoje te sajoje qendra komerciale me fushe dhe minare, duke e veshur kete absurditet me butaforine dhe gjoja nacionalizmin se po ndertojme nje stadium modern e gjigand per shqiptaret.

    E bukura eshte se nga njera ane ankohemi se arka e shtetit eshte bosh, dhe nga ana tjeter do shpenzojme 60 milion euro per nje ´Qemal Stafa' te ri me vetem 5-6 mije vende me teper se aktuali. Ku shume mire me nje te dhjeten e tyre (5-6 milion parat tona plus 10 milion qe na i jep UEFA), ti beje vetem nje restaurim dinjitoz te tij!
    Pastaj une s'e kuptoj, jemi i vetmi vend ne Ballkan qe duam te ndertojme 3 stadiume te reja per 4 vjet (me perjashtim te stadiumeve qe Greqia ndertoi me subvencionimet qe morri per lojerat olimpike te vitit 2004). Eshte shpenzim absurd dhe pa asnje rentabilitet. Bosnja, Serbia apo Kroacia, fitojne dhjetera miliona euro ne vit vetem nga shitja e lojterave qe nxjerrin nga gjiri i tyre, tek ekipet me prestigjioze ne europe, dhe prape nuk e kane lluksin te ndertojne stadiume te reja por vetem kane restauruar stadiumet qe jane ndertuar qysh ne kohen e Titos! Kurse neve, me statistika shteti me i varfer ne Ballkan, me fitimet qesharake qe sjell Superliga Shqiptare, duam te ndertojme 3 te tilla!

    E megjithate po te besh nje rikapitulim se perse Rama bie ne fatalitete te tilla foshnjore, kupton se mafia e betonit, e cila e ndihmoj nder te tjera te jete edhe kryeministri i vendit, e ka marre peng!
    Dhe kapriçiot e ketyre karagjozeve do i vuajme me breza e breza te tere. Sot Tiranes i eshte bere nje shkaterrim epokal, por te pakten mos e bastardizojme me teper se kaq...
    Te gjitha te verteta e te drejta. Dhe aty qendron problemi kryesor tek mafia e krimit. Ku nuk dihet se çfare eshte shtetrore dhe çfare eshte private,çfare i sherben shoqerise o interesit publik dhe çfare jo,ku eshte detyra dhe pergjegjsia e shtetit dhe ku eshte e privatit. Po nuk preve kete nyje gordiane do jete gjithmon keshtu : me shume krim sesa ndertim.

    Ky sistem ibrid ekonomik ku nuk dihet se çfare eshte; tender,konçesion,privatizim,rishitje dhe riblerje,si ky rast ku ke te gjitha modelet ne nje veper te vetme,vetem qe te mos kete nje pergjegjsi konkrete ne vjedhje. Do ta besh privatisht beje,jepja privatit dhe terhiqu nga projektet.

    Se ku duhet te ndertohet dhe si duhet te ndertohet eshte dhe e veshtire te diskutohet sepse praktikisht nuk dihet asgje per sistemin e urbanizimit pereth.Pastaj te paraqesin dhe kete budallikun qe shteti nuk ka 50 milion per nje stadjum ne kryeqytet. Nje shtet qe nuk financon dot nje veper 50 milionshe eshte praktikisht nje shtet i falimentuar.I falimentuar jo nga ana ekonomike se 50 milion nuk jane asgje edhe per Kavajen,por i falimentuar si intelekt o inteligjenc.

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Stadiumi, një masakër tjetër mbi Tiranë

    Il Re e morto,viva il Burreli.

    Agre
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  8. #7
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Stadiumi, një masakër tjetër mbi Tiranë

    akoma me Tiranen ju? Tirana ka mare fund. Eshte transformuar ne nje mega shurrtore te qelbur..mjere ai qytet e ai vend

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •