Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Deklarimi i pasurisë 2015: Shqiptarët shtrëngojnë rripin, qeveritarët e lirojnë rripin!

    Zbardhet pasuria e kryeministrit Rama dhe e kryeprokurorit Llalla

    Zbardhet pasuria e çiftit kryeministrit Edi dhe Linda Rama gjatë vitit 2015.

    Në deklaratën e pasurisë së bërë pranë ILDKP-së në mes të këtij muaji, rezulton se çifti Rama ka shlyer një këst kredie në një bankë të nivelit të dytë, teksa pjesë e deklarimit janë dhe të ardhurat e djalit Gregor.

    Sa i përket pasurive të paluajtshme, në deklaratë Edi Rama rezulton pronar i një apartamenti të fituar me privatizim, me vlerë 5,4 milionë lekë, bashkëpronar me Linda Ramën i shtëpisë në Surrel merr vlerë ndërtimi 39 milionë lekë e me sipërfasqë të padeklaruar.

    Pjesë e deklaratës së pasurisë është edhe studio artisti Tiranë, sip. 65 m2, me trashëgimi nga babai, me vlerë të raportuar 2,5 milion lekë.

    Nga ana tjetër, bashkëshortja Lindita Rama si e pavarur nga regjimi martesor është pronare me 100% e një apartamenti me sipërfaqe 150 metra katrorë, pronare e një toke me sipërfaqereth 5 mijë metra katrore në Surrel, Dajt. Kryeministri Edi Rama më 10 shtator të vitit 2013, rezultonte të kishte në llogarinë e tij bankare 2 milionë lekë, që rrjedhin nga paga e mëhershme dhe shitja e librit "Kurban".

    Pjesë e deklaratës së pasurisë janë edhe një sërë shumash në llogaritë bankare të çiftit Rama, ndërsa kryeministri rezulton të jetë posedues i një koleksion me krijimtari artistike të babait, koleksion i trashëguar.

    Të ardhura të konsiderueshme, sipas deklaratës së pasurisë, janë siguruar edhe nga angazhimet në veprimtari publike e private në vitin e kaluar.

    Bëhet fjalë për të ardhura nga lëshimi i ambienteve me qira, puna si eksperte e Linda Ramës.

    Sa i përket pasurisë së djalit të kryeministri Gregor Rama, në deklaratë thuhet se ai ka fituar nga shitja e veprave të artit 3 400 Euro, ndërsa gjatë vitit 2015 e ka pakësuar llogarinë e tij bankare me afro 200 mijë lekë.

    Çifti Rama rezulton gjithashtu të ketë një shumë të papaguar kredie në vlerën rreth 70 mijë euro.


    Kryeministri Edi RAMA

    PASURIA E DEKLARIMIT FILLESTAR
    Pasuri të paluajtshme
    1) pronar me 100% i apartament banimi Tiranë, tip parafabrikat me sip. 59 m2 , fituar me privatizim, sipas rivlerësimit të 2012 vlera 5 422 100 lekë.
    2) pronar me 100% të studio artisti Tiranë, sip. 65 m2, me trashëgimi nga babai, me vlerë të raportuar 2 500 000 Lekë.
    3) bashkëpronar me 50% e ku 50% të tjera pjesë e regjimit martesor me bashkëshorten Lindita RAMA, shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39 607 741 lekë, vendndodhja e shtëpisë në fshat Surrel, Komuna Dajt, pasuri që justifikohet me dokument leje ndërtimi, momenti i deklarimit pa titull pronësie.
    4) bashkëshortja Lindita Rama si e pavarur nga regjimi martesor është pronare me 100% e apartament sip. 146.15 m2 + verandë 68 m2 + garazh 17 m2, vendndodhja Tiranë, blerë me pjesë në 2015 dhe 2009.
    5) bashkëshortja Lindita Rama e pavarur nga regjimi martesor është pronare e tokë arë me sip. 4 483.5 m2 Surrel, Dajt, blerë në vitet 2005 dhe 2009, me titull pronësie për tokë arë.
    Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti)

    1) gjendje e datës 10. 09. 2013 në llogari bankare personale në vlerë 2 007 789,3 lekë, burim të ardhurash paga e mëhershme dhe shitja e librit "Kurban".
    2) kesh (cash) në vlerën 988 700 lekë, burim i të ardhurave kursime personale.
    3) kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiarë të pashlyer - 336 383 lekë , e marrë në datën 12. 05. 2000 me principal 2.5 milion lekë, afat shlyerje 15 vjet, interes bazë 3%.
    4) detyrim i papaguar subjektit ndërtues të “shtëpisë së banimit në Surrel” me vlerë – 12 056 241 lekë, detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten.
    5) detyrim i papaguar i qira vjetore apartament banimi sipas kushtit për pagim një herë në vit, vlera e detyrimit -573 280 lekë detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten.
    6) Zonja Lindita Rama në cilësinë e bashkëshortes dhe me të drejta të pavarura nga regjimi martesor, zotëron vlerën e dhënë si hua të tretëve prej 70 000 euro, hua pa interes, e papërcaktuar data e huadhënies.
    7) bashkëshortja Lindita Rama zotëron gjendje llogari bankare më 10. 09. 2013 në vlerën 6 206 644.3 lekë, deklarohet 100% pjesëtare.
    Automjete Nuk zotëron
    Sende me vlerë
    1) posedues i një koleksion me krijimtari artistike të babait, koleksion i trashëguar.
    Tituj Financiarë (Bono thesari, obligacione, letra me vlerë, fonde sigurie, aksione në bursë, shërbime financiare të parapaguara) Nuk zotëron

    TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015
    Të ardhura nga Paga për vitin 2015 vlera neto pas pagimit të detyrimeve tatimore 2 037 188 (dy milion e tridhjetë e shtatëmijë e njëqind e tetëdhjetë e tetë) lekë.
    Të ardhura nga krijimtaria artistike: shitje libri Kurban, shitje punë artistike vlera neto me detyrime tatimore të zbritura 2 694 009 (dy milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntë) lekë.
    Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
    1) Zonja Lindita Rama, Shtuar në llogarinë personale në bankë gjatë vitit 2015 vlera 3 044 470 lekë.
    2) Zonja Lindita Rama shtuar Gjendja Cash shtuar me 115 000 lekë.
    3) Zonja Linda të ardhura nga paga dhe puna si eksperte në vlerë neto pas pagimit të detyrimeve tatimore 1 929 676 (një milion e nëntëqind e njëzet e nëntë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë.
    4) Zonja Linda Rama të ardhura nga qira apartamenti në vlerë neto pas pagesës së detyrimeve tatimore 1 939 237 (një milion e nëntëqind e tridhjetë e nëntë mijë e dyqind e tridhjetë e shtatë) lekë.
    5) Zonja Linda Rama të ardhura nga interesa bankare vlera neto pas zbritjes së detyrimit tatimor 4 294 (katërmijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër) lekë.
    6) Zoti Gregor Rama fituar nga shitja e veprave të artit 3 400 Euro.
    7) Gregor Rama pakësuar një llogari bankare me minus 197 629 lekë.
    8) Llogari Bankare pa ndryshime.
    9) Llogari bankare në EU shtuar me plus 50.

    SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015
    Paguar bashkërisht me zonjën Rama, gjatë 2015, detyrim në vlerën 7 099 EU (shtatëmijë e nëntëdhjetë e nëntë) për Kredinë e marrë në bankë të nivelit të dytë, aktivizuar kredia në 22. 10. 2013 me vlerë 80 000 EU, afat shlyerje 10 vjet. Shuma e mbetur pa paguar pas datës 31 dhjetor 2015 është 64 923 EU.

    Deklarata e Adriatik Llallës

    Prokurori i Përgjithshëm vetëm 2 milionë lekë të ardhura
    Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka deklaruar se vitin që kaloi ka pasur të ardhurave vetëm nga paga e tij dhe e bashkëshortes, si dhe nga dhënia me qera e një shtëpie. Më poshtë deklarata e plotë e tij për këtë vit.

    TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015
    Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet Të ardhura neto nga paga si Prokuror i Përgjithshëm në shumë 1 873 095 (një milion e tetëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e nëntëdhjetë e pesë) lekë.
    Të ardhura neto nga qiradhënia e një pjesë të banesës për vitin 2015 në vlerën 1 200 000 (një milion e dyqind mijë) lekë.
    Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare Bashkëshortja zonja Ardjana Llalla të ardhura neto nga paga si Përgjegjëse Sektori pranë ISKSH në vlerën 961 145 (nëntëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e njëqind e dyzet e pesë) lekë.
    Të tjera
    1) Shtuar llogaria rrjedhësi me 902 845 lekë.
    2) shtuar llogaria rrjedhëse e zonjës Llalla me 20 000 lekë.

    Shqiptarja

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Deklarimi i pasurisë 2015: Shqiptarët shtrëngojnë rripin, qeveritarët e lirojnë rripin!

    Pasuritë e 13 ministrave, ja paratë e kabinetit “Rama”

    Emri:  226001_m.jpg

Shikime: 345

Madhësia:  30.8 KB

    Pas deklaratës së pasurisë së çiftit kryeministror, zbardhen dhe deklaratat e pasurive të 13 të kabinetit Rama.

    Shqiptarja.com sjell të dhënat pasurore të ministrave: Arben Ahmetaj, Niko Peleshi, Damian Gjiknuri, Lindita Nikolla, Ditmir Bushati, Ylli Manjani, Edmond Haxhinasto, Bledar Çuçi, Blendi Klosi, Lefter Koka, Klajda Gjosha, Milena Harito dhe Ilir Beqaj. Në detajimin e të ardhurave dhe shpenzimeve do të vini re se bashkëshortët janë më të pasur se vetë ministrat, teksa të gjithë kanë lëvizje të llogarive të tyre bankare, kartave të kreditit, shlyerjes së kredive, etj.

    Arben AHMETAJ

    TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015
    Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet Paga si Ministër 1 541 554 (një milion e pesëqind e dyzet e njëmijë e pesëqind e pesëdhjetë e pesë) Lekë.
    1) Të ardhura nga pjesëmarrja në Këshillin Kombëtar të Territorit 46 200 lekë.
    2) Të ardhura nga pjesëmarrja në Komisionin e ndihmës Shtetërore 92 400 lekë.
    1) Bashkëshortja zonjë Albina Mancka paga vjetore 5 393 258 (pesë milion e treqind e nëntëdhjetë e tre mijë e dyqind e pesëdhjetë e tetë) lekë.
    2) Të ardhura neto nga qiradhënia e ambienteve tek Samos Toëer 10 200 euro.
    3) të ardhur nga qiraja e ambienteve tek Tobourg 12 000 euro.
    Llogaria personale Arben Ahmetaj në monedhën euro pakësuar me 2 577 euro. Depozita është shtuar në vlerën 1 453 euro. Llogari e përbashkët e bashkëshortëve është pakësuar me 75 482 euro pasi është përdorur për depozita për fëmijët dhe blerje bono thesari. Shtuar me 974 301 lekë një llogari në monedhë vendase. Gjendje 78 usd një llogari në dollarë. Gjendje në minus 2 658 euro llogaria e lidhur me kartën AMEX. Pakësuar 35 780 lekë llogaria e pagës. Zonja Mancka llogaria në euro është shtuar 284 euro. Llogaria në lek është shtuar me 431 989 lekë. Llogari në lek për prepaid card 10 000 lekë. llogari plan pensioni kursimi nga banka shtuar me 913 684 lekë dhe totali datë 31 dhjetor 2 254 596 lekë. Llogari futura fëmijë i mitur nën 18 vjeç totali në 31 dhjetor 2015 është 13 169 usd plus 30 027 euro. Llogari futura fëmijë i mitur nën 18 vjeç gjendja në 31 dhjetor 2015, 17 866 usd dhe 40 036 euro.

    SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015
    1) Shlyer në vitin 2015 vlerën 11 811 euro si kredi pranë një banke të nivelit të dytë marrë në vitin 2006 me vlerë kredie 100 000 euro, në datën 31 dhjetor 2015 kanë mbetur pa shlyer edhe 7 997 euro.
    2) Shlyer gjatë 2015 në vlerën 3 861 euro kredi të marrë në vitin 2009 me vlerë 24 111 euro, mbetur pa paguar në 31 dhjetor 2015 vlera 2 630 euro.
    3) Shlyer 3 009 euro një hua leasing për makinë, mbetur pa shlyer deri më 31 dhjetor 2015 vlera prej 2 747 euro.


    Niko PELESHI

    TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015
    Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet Të ardhura neto paga 1 687 529 lekë.
    Të ardhura nga pjesëmarrja në bordin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit 82 765 lekë.
    Interesa të përfituara nga depozitat e veta, bashkëshortes dhe fëmijëve 150 474 lekë.
    Në pritje të regjistrimit të dëshmisë së trashëgimisë për një pronë të përfituar nga Komisioni i Kthimit të Pronave në emër të nënës. Të drejtat e trashëgimisë janë çelur në datën 4. 02. 2008, pjesa takuese 1/6. Prona nuk është regjistruar ende në zyrën e hipotekës Korçë.
    Bashkëshortja zonja Amarda Peleshi të ardhura neto nga paga në EY Albania 2 271 948 lekë.
    Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion
    1) shtesë në llogari bankare prej 96 880 lekë.
    2) shtesë në një llogari bankare me 5 077 lekë.
    3) pakësuar një llogari bankare me 596 euro.
    4) Shtuar depozita të tre fëmijëve me vlerat 750 usd, 725 usd dhe 328 usd.
    SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015
    1)Paguar vlera 4 034 euro për kredi të marrë në vitin 2010 në vlerën 60 000 euro për rregullim dhe mobilim shtëpie nga ku në 31 dhjetor 2015 ka gjendje të detyrimit të pashlyer 38 211 euro.
    2) Paguar karta e kreditit 216 euro dhe detyrimi i mbetur në datën 31 dhjetor 319 euro.
    3) Gjendja e detyrimit në kartën e kreditit të bashkëshortes ne 31 dhjetor 2015 është 44 308 lekë.
    4) Bashkëshortja deklaron se ka përdor 1 126 797 lekë për pagesa këste kredie, shkolla e fëmijëve dhe shpenzime të tjera utilitare.



    Damian GJIKNURI

    TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015
    Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet Paga neto si ministër 1 671 249 (një milion e gjashtëqind e shtatëdhjetë e një mijë e dyqind e dyzet e nëntë) lekë.
    Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
    1) Zonja Rovena Gjiknuri, të ardhura nga paga dhe shpërblime të tjera si drejtuese departamenti në TV Top Channel 1 100 000 (njëmilion e njëqind mijë) lekë .
    2) Bashkëshortja zonjë Rovena Gjiknuri të ardhura bruto nga aktiviteti provat studio projektimi Fabrika 1 939 654 lekë.
    3) bashkëshortja të ardhura nga kthim huaje e deklaruar edhe në vitet e mëparshme në vlerën 10 000 euro.
    4) bashkëshortja të ardhura nga shitja e një automjeti 15 000 euro.
    Të tjera
    1) Pakësuar një llogari rrjedhëse me 61 621 lekë.
    2) pakësuar një llogari në euro 2 080 lekë.
    3) shtuar një llogari në lekë me 87 200 lekë.
    4) bashkëshortje pakësuar llogarinë rrjedhëse nga paga në vlerën 436 869 lekë.
    5) shtuar llogarinë në euro me 10 053 lekë.
    6) shtuar një llogari në valutë të biznesit me 9 702 lekë.
    7) blerë automjet Mercedes Benz në shkurt 2015 me një vlerë prej 44 000 euro.

    SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015
    1) Shlyer në vlerën 284 523 një kredi për shtëpi e marrë në banka të nivelit të dytë me vlerë 5 milion lekë dhe me interes vjetor 3% ku detyrimi i mbetur në datën 31 dhjetor është 1 615 000 lekë.
    2)shlyer kredi në vlerën 4 664 euro, kredi e marrë nga bashkëshortja për blerje makine, totali 30 000 euro, mbetur pa shlyer 31 003 euro.

    Lindita NIKOLLA

    TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015
    Të ardhura neto nga Paga 2 101 281(dy milion e njëqind e një mijë e dyqind e tetëdhjetë e një) lekë.
    Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh Të ardhura anëtarësi në borde 60 000 lekë.
    Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
    1) Zoti Ligor Nikolla pagë mujore prej 131 580 lekë si dekan UPT.
    2) Zoti Nikolla pagesë mujore neto nga Universiteti i Strugës 738 euro.
    3) Zoti Ligor Nikolla honorare si anëtar i senatit të UPT dhe kryetar i Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Matematike 103 000 lekë.
    4) pagesa për orë suplementare 116 000 lekë.

    SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015
    Shlyer gjatë vitit 2015 vlera 397 481 lekë për një kredi të marrë për 10 vite në 2007 dhe këst mujor 32 800 lekë, në dhjetor 2015 mbetur pa paguar vlera prej 639 642 lekë.


    Ditmir BUSHATI

    TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015
    Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet Paga si ministër 1 573 448 (një milion e pesëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e katërqind e dyzet e tetë) lekë.
    Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
    1) Bashkëshortja zonja Aida Bushati të ardhura të përfituara nga ekspertiza në masën 48 225 (dyzet e tetë mijë e dyqind e njëzet e pesë) euro.
    2) bashkëshortja të ardhura nga projekte, mësimdhënie dhe konsulenca ligjore në vlerën 2 136 190 (dy milion e njëqind e tridhjetë e gjashtë mijë e njëqind e nëntëdhjetë) lekë.
    Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë 12 000 (dymbëdhjetë mijë) euro të përfituara nga shitja e një automjeti Mercedez Benz.
    Të tjera
    1) Depozitë bankare totali 21 856 (njëzet e një mijë e tetëqind e pesëdhjetë e gjashtë) euro.
    2) llogari rrjedhëse ku bëhet transferimi i pagës si ministër 1 741 211 (një milion e shtatëqind e dyzet e në mijë e dyqind e njëmbëdhjetë) lekë.
    3) depozitë bankare në vlerën 3 430 (tremijë e katërqind e tridhjetë) euro.
    4) Depozitë 13 991 (trembëdhjetë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e një) dollarë.
    5) transferuar bashkëshortes 7 450 (shtatëmijë e katërqind e pesëdhjete) usd.
    6) Llogari kursimi Futura në emër të vajzës në vlerën 7 294 (shtatëmijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër) euro.
    7) llogari kursimi futura në emër të djalit me vlerë 2 306 (dymijë e treqind e gjashtë) euro.
    8) Bashkëshortja llogari depozite 38 844 (tridhjetë e tetë mijë tetëqind e dyzet e katër) usd.
    9) Bashkëshortja llogari rrjedhëse me 870 557 (tetëqind e shtatëdhjetë mijë e pesëqind e pesëdhjetë e shtatë) lekë.
    10) bashkëshortja llogari depozite prej 14 768 (katërmbëdhjetë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë) euro.
    11) Bashkëshortja llogari rrjedhëse në vlerën 33 592 (tridhjetë e tre mijë pesëqind e nëntëdhjetë e dy) euro.
    12) Bashkëshortja llogari rrjedhëse e personit fizik për konsulenca ligjore 924 055 (nëntëqind e njëzet e katër mijë e pesëdhjetë e pesë) lekë.


    Ylli MANJANI

    TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015
    1) Të ardhura nga Paga bruto si zv ministër 1 125 368 ( një milion e njëqind e njëzet e pesë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë.
    2) Të ardhura paga bruto si Ministër 208 144 (dyqind e tetë mijë e njëqind e dyzet e katër) lekë.
    1) Të ardhura si antar bordi i agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrorë 24 000 lekë.
    2) të ardhura nga shpërblimi për pjesëmarrje në mbledhjen e KKT si zv ministër në vlerën 40 000 lekë.
    3) të ardhura si antar i KLD 8 500 lekë.
    4) të ardhura neto si antar i KKT 17 000 lekë.
    Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
    Bashkëshortja zonja Eva Cico pagesa për shërbime konsulence nga Këshilli i Europës në vlerën 1 400 euro.
    2) Bashkëshortja shërbime konsulence për Ingenuity Consulting paguar në vlerën 8 410 euro.
    3) Konsulencë URI për Bankën Botërore dhe BE në vlerën 20 350 euro.
    Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë
    1) Të ardhura nga shitja në vlerën 15 000 euro e një automjeti tip VË Touaren.
    2) të ardhura nga shitja e një autoveture tip Seat Leon në vlerën 3 000 euro.
    SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015
    1) Shlyer shumën prej 3 027 641 (tre milion e njëzet e shtatë mijë e gjashtëqind e dyzet e një) lekë për një kredi prej 5 000 000 (pesë milion) lekë me afat shlyerje për 25 vite, në dhjetor 2015 mbetur pa shlyer 2 797 954 lekë.
    2) shlyer 21 353 (njëzet e një mijë e treqind e pesëdhjetë e tre) Euro një kredi Leasing për blerje autoveture, mbetur në datën 31 dhjetor 2015 pa u shlyer vlera prej 15 292 euro.
    3) Kontratë huaje për të cilën do të duhet të shlyej 20 000 euro.



    Edmond HAXHINASTO

    1) Pronar me 100% i Ap.banimi Tiranë me sip. 194 m2, me blerje, vlera 116 400 euro.
    2) Bashkëpronar pjesë e regjimit martesor me 50% Ap.banimi Tiranë, me sip.90.6m2 me hipotekë në vlerën 3 000 000 lekë.
    Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti) Kursime në vlerën 2 500 000 lekë.
    Dhurata Bashkëshortja zonja Enkeleida Haxhinasto përfiton si dhuratë pasurinë e paluajtshme të regjistruar në hipotekë si njësi me sip. 122 m2, 100% në favor të saj, nga Lerenti shpk pronë e babait të saj zotit Kozma Nasto.
    TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015
    Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet Paga bruto si ministër 2 101 092 (dy milion e njëqind e një mijë e nëntëdhjetë e dy) lekë ose neto 1 574 492 lekë.
    Të ardhura nga Bonuse Të ardhura dieta jashtë shtetit 700 euro.
    Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh Të ardhura nga pjesëmarrja në komisione KKT bruto 200 000 (dyqind mijë) lekë ose neto 143 610 lekë.
    Të ardhura Qiradhënie Të ardhura bruto nga qiradhënie apartamenti 7 200 euro.
    Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
    1) Bashkëshortja zonja Enkeleida Haxhinasto të ardhura nga qiraja e pronës apartament plus dyqan totali 15 600 euro.
    2) Bashkëshortja të ardhura nga puna si përkthyese në vlerën 150 000 lekë.
    SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015
    Shlyerje detyrim kredie në vlerën 9 751 euro, mbetur në datën 31 dhjetor 2015 vlera 54 372 euro për tu shlyer.




    Bledar ÇUÇI

    Pasuri të paluajtshme
    1) Bashkëpronar me 33% të Ap.banimi Tiranë me sip. 94.4 m2, me privatizim, vlera 90 000 euro.
    2) Bashkëpronar me 10% (vlerësuar pjesa si 25 000 euro) Ap.banimi Tiranë, me sip.130.3m plus ambiente ndihmëse, me blerje total në shumën prej 78 000 euro.
    3) Bashkëpronar me 50% të Garazh për makinë, me sip.18.37 m2 Tiranë në vlerën prej 23 000 euro.
    4) Bashkëpronar me 50% e Tokë Pyll me sip.1000 m2 në Lanabregas blerë 2007 në vlerën totale prej 1 400 000 lekë.
    5) Bashkëjetuesja, ap. Rr. "Reshit Çollaku", Tiranë, 8 000 000 lekë.
    6) Bashkëjetuesja, garazh Rr. "Reshit Çollaku", Tiranë, 23 0000 euro, pjesa takuese 50 %.
    Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti)
    1) Llogari bankare në bankë të nivelit të dytë në lekë në vlerën 43 760 lekë.
    2) Depozitë bankare në bankë të nivelit të dytë në lekë në vlerën 114 496 lekë.
    3) Llogari bankare në bankë të nivelit të dytë në valutë të huaj në vlerën 6 183 euro.
    4) Llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, 734 329 lekë.
    5) Llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, 21 412 lekë.
    6) Bashkëjetuesja, llogari në një bankë në Neë York, 1 731 dollarë.
    7) Bashkëjetuesja, llogari në një bankë në Neë York, 5 157 dollarë.
    8) Bashkëjetuesja, llogari në një bankë në Neë York, 70 000 dollarë.
    9) Bashkëjetuesja, llogari në një bankë të nivelit të dytë, 23 euro.
    10) Bashkëjetuesja, llogari në një bankë të nivelit të dytë, 3 334 dollarë.
    11) Bashkëjetuesja, llogari në një bankë të nivelit të dytë, 524 lekë.
    Automjete
    1) Pronar me 100% i një veture tip Land Rover Discovery, blerë në vitin 2010, në vlerën prej 27 000 euro.
    2) Bashkëpronar me 50% i një veture tip Hunday Matrix i vitit të prodhimit 2003 vlerësuar si jashtë përdorimit.
    TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015
    Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet Paga neto si ministër 1 578 254 (një milion e pesëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër) lekë.
    Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
    1) Zonja Delina Fico, si rezidente e përhershme në SHBA, të ardhura nga puna me kohë të plotë si drejtore për programet e shoqërisë civile në East – Ëest Management Institute, organizëm jofitimprurës regjistruar në Neë York në vlerën 88191 (tetëdhjetë e tetë mijë e njëqind e nëntëdhjetë e një) USD.
    2) të ardhura si konsulente pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit 4 600 euro.
    3) të ardhura nga puna si konsulente pranë Partners Albania for Change and Development 4 500 USD.
    4) të ardhura nga puna si konsulente pranë Partners for Democratic Change USA 4 500 USD.
    Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë Të ardhura nga paradhënie për shitje makinë Land Rover 6 000 euro, formalizimi i plotë i kontratës për të cilën është bërë paradhënie përkon me mars 2016.



    Blendi KLOSI

    TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015

    Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet Paga si deputet 725 967 (shtatëqind e njëzet e pesë mijë nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) lekë.
    2) paga pjesëmarrje në komisione parlamentare 98 600 (nëntëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind) lekë.
    3) paga si ministër periudha qershor dhjetor vlera 896 333 (tetëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e treqind e tridhjetë e tre) lekë.
    Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës FamiljareBashkëshortja Zonja Nora Klosi pagë mujore neto pranë TV Klan 99 000 lekë.
    SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015
    Shlyer gjatë vitit 2015 vlera 182 000 lekë për një kredi për blerje apartamenti prej 5 000 000 lekë, dhjetor 2015 mbetet për tu likuiduar edhe 2 268 000 lekë.


    Lefter KOKA

    TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015
    Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet Të ardhura të arkëtuara nga paga dhe honorare si Ministër 1 685 923 ( një milion e gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e njëzet e tre) lekë.
    Të ardhura Qiradhënie Të ardhura të arkëtuara nga qira vjetore e një dyqani 57m2 vlera 714 000 (shtatëqind e katërmbëdhjetë mijë) lekë.
    Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione Të ardhura nga shoqëria Kantina e Pijeve Gjergj Kastriot Skënderbeu 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë.
    Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
    1) Bashkëshortja zonjë Brunilda Koka të ardhura si administratore e kompanisë Ëind-co shpk 710 000 (shtatëqind e dhjetë mijë) lekë.
    2) Djali zoti Arbi Koka paga si administrator i shoqërisë Portobello shpk në vlerë 184 545 (njëqind e tetëdhjetë e katër mijë e pesëqind e dyzet e pesë) lekë.
    3) bashkëshortja zonja Brundila Koka të ardhura nga shitja e kuotave si ortake e vetme e Ëind-co në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë.
    4) shtesë pasurie si pasojë e një kontrate shitje në të ardhmen pasuri e patundshme pronë e zonjës Brunilda Koka me kontratë sipërmarrje për apartament 102 .5 m2 dhe apartament 41 000 euro plus 46 520 euro. Total 87 520 euro.
    5) shtesë pasurie si pasojë e kontratës për shitje të ardhme të pasurisë në vlerën 38 840 euro shtuar ne 2015 vetëm pjesa 15 000 euro, arkëtimi i diferencës do të bëhet në 2016, sipërfaqja 97.1 m2.
    6) Kontratë për shitjen në të ardhmen, kontratë e tipit sipërmarrje, pronë e zonjës Brunilda Koka apartament 120 m2 shitet në vlerën e arkëtuar prej 60 000 euro.
    7) kontratë shkëmbimi pronash mes zonjës Brundilda Koka dhe kompanisë Ëind Co, prona e përftuar prej 6000 m2 tokë arë.
    Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë Vlera 46 760 nga një shitje pronë e patundshme apartament 116 m2
    SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015
    Shlyer detyrim prej 46 760 euro një kompanie për blerjen e tokës arë, detyrim i mëparshëm pa interesa dhe pa afat, në datën 31 dhjetor 2015 mbeten për tu shlyer edhe 161 971 787 (njëqind e gjashtëdhjetë e një milion e nëntëqind e shtatëdhjetë e një mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e shtatë) lekë.


    Klajda GJOSHA

    Pasuri të paluajtshme
    Subjekti deklaron se nuk zotëron pasuri të patundshme me të drejta pronësie, por gëzon prona në emër të prindërve.
    1) Llogari bankare në bankë të nivelit të dytë në vlerën 80 086 lekë.
    2) Bashkëjetuesi zoti Gjoni llogari bankare në bankë të nivelit të dytë në vlerën 585 089 lekë.
    3) Bashkëjetuesi zoti Gjoni llogari bankare në valutë në vlerën 1 864 euro.
    Të tjera Bashkëjetuesi zoti Gjoni detyrim i pashlyer prej 216 825 lekë për kredi biznesi.
    TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015
    Të ardhura nga paga vjetore si ministre 1 569 250 (një milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e pesëdhjetë) lekë.
    Të ardhura si anëtare e Bordit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit 29 249 lekë.
    Bashkëshorti zoti Ardian Gjoni, të ardhura si person fizik 583 161 lekë.
    SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015
    Shpenzuar 78 062 euro për blerje dupleks kati parë 89.4 m2 dhe kati i dytë 56 m2. Kredi për shtëpi në vlerën 8 800 000 (tetë milion e tetëqind mijë) lekë. hua 600 000 lekë.


    Milena HARITO

    PASURIA E DEKLARIMIT FILLESTAR
    Pasuri të paluajtshme
    1) Bashkëpronar me 50% i shtëpi banimi në Francë, me blerje, me sip. 210 m2, në vlerën 905 000 euro.
    2) Pronar me 100% i studio në Francë, me blerje, me sip. 24.4 m2 në vlerën 24 000 euro.
    3) Pronar me 100% i dyqan në Tiranë, me blerje, me sip. 116.6 m2 në vlerën 10 200 000 lekë.
    4) Bashkëpronar me 25% i apartament, me blerje nga prindërit, me sip. 73.6 m2 në vlerën 8 494 lekë.
    5) Bashkëshorti zoti Shteto bashkëpronar me 25% i apartament në Tiranë, me blerje nga prindërit, me sip. 70 m2 në vlerën 9 000 lekë.
    Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti)
    1) Bashkëpronar me 50% i llogari bankare në Francë në vlerën 4 441 euro.
    2) Bashkëpronar me 50% i llogari kursimesh në Francë në vlerën 2 227 euro.
    3) Bashkëpronar me 50% i llogari bankare në Francë në vlerën 10 709 euro.
    4) Bashkëpronar me 50% i llogari bankare në Francë në vlerën 52 euro.
    5) Bashkëshorti zoti Shteto llogari kursimesh të ndërmarrjes në vlerën 2 400 euro.
    6) Llogari bankare në bankë të nivelit të dytë në vlerën 4 116 euro.
    7) Llogari bankare në bankë të nivelit të dytë në vlerën 3 172 lekë.
    Të tjera
    1) Detyrim i pashlyer në vlerën 233 763 euro për kredi bankare në Francë.
    2) Detyrim i pashlyer në vlerën 133 022 euro për kredi bankare në Francë.

    TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015
    Paga si ministre neto 1 599 670 (një milion e pesëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë) lekë.
    1) Të ardhura nga qiradhënie e ambienteve suplementare e shtëpisë në Paris (parkingje) në vlerë 8 078 euro.
    2) Të ardhura nga studio në Kremlin Bicetre Francë 3 228 euro.
    Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare Paga bruto e Bashkëshortit zotit Isidor Shteto në Credit Agricole Paris 116 530 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e pesëqind e tridhjetë) euro.
    Të tjera Deklarohet Parking vlera 6 000 euro.
    SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015
    1) Shlyer gjatë 2015 kredi në vlerën 12 524 euro (principal dhe interesa), mbeten pa shlyer në 31 dhjetor 2015 vlera prej 212 044 euro.
    2) shlyer gjatë 2015 vlerën 6 338 euro pagesë vjetore për një kredi me gjendje të papaguar në 31 dhjetor 2015 me vlerë 121 092 euro.


    Ilir BEQAJ

    PASURIA E DEKLARIMIT FILLESTAR
    TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015

    Të ardhura neto nga Paga dhe të tjera në Ministrinë e Shëndetësisë 1 597 000 (një milion e pesëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë) lekë.
    Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh Të ardhura nga pjesëmarrja në këshilla administrativ dhe borde 145 000 (njëqind e dyzet e pesë mijë) lekë.
    Të ardhura nga qiradhënia e një apartamenti, neto vjetore 900 000 lekë.
    Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
    1) Bashkëshortja zonja Adriana Beqaj të ardhura nga puna në një bankë të nivelit të dytë 3 663 000 (tre milion e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë) lekë.
    2) Të ardhura nga shitja e shoqërisë Proinvest shpk 1800 euro.
    Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë Të ardhura nga shitja e 51% të kuotave të kompanisë Intech shpk 10 000 000 (dhjetë milion) lekë. Nuk specifikohet nëse është neto apo bruto pa zbritje të tatimit mbi të ardhurën personale,shitja është bërë në datën 29. 08. 2013. Pagesa me këste.
    Të tjera Pakësuar një nga depozitat bankare me 260 USD. Pakësuar një llogari rrjedhëse me 1 240 euro, pakësuar llogaria rrjedhëse me 300 euro. Pakësuar një llogari rrjedhëse në lekë 7 270 000 (shtatë milion e dyqind e shtatëdhjetë mijë) lekë. Bashkëshortja ka shtuar llogari bankare në vlerën 1 480 000 lekë, dhe një llogari tjetër me vlerë 1 216 000 lekë me burim të ardhura nga puna. Gjithashtu bashkëshortja ka pakësim në llogari bankare vlerën minus 4 100 euro dhe shtuar një depozitë në vlerën 400 USD.

    Shqiptarja

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Për: Deklarimi i pasurisë 2015: Shqiptarët shtrëngojnë rripin, qeveritarët e lirojnë rripin!

    Albo si mendon te hapim nji fushtate sensiblizimi ???
    te hidhesh Ideja ketu ne forum per te mbledhur ndihma per keta deputetet e PS
    Mjafton te shikosh Damian Gjiknurin dhe Edi Ramen............
    si shef se sa te varfer jane

    Me kthe pergjigjje me koment
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Deklarimi i pasurisë 2015: Shqiptarët shtrëngojnë rripin, qeveritarët e lirojnë rripin!

    Shume te qarta. Qe kur fillon dhe lexon : Te ardhura nga paga dhe shperblimet. Shperblimet i kane si qoka ne raste martesash apo bakshish si kamarieret ?

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Deklarimi i pasurisë 2015: Shqiptarët shtrëngojnë rripin, qeveritarët e lirojnë rripin!

    Interesante eshte pasuria e gruas se Bledar Çuçit: nder te tjera merr 2-3 paga te majme ne muaj, qe do ia kishin zili edhe koleget ne perendim, si aktiviste e shoqatave te mbrojtjes te se drejtave te homoseksualeve!

    Besoj e keni parasysh bashkeshorten e Bledar Çuçit, tregues qe keta qeveritare perveç sesa te paafte jane edhe te degjeneruar:

    Emri:  image.jpg

Shikime: 298

Madhësia:  47.1 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Deklarimi i pasurisë 2015: Shqiptarët shtrëngojnë rripin, qeveritarët e lirojnë rripin!

    Ajo qe te bie ne sy nga deklarimi eshte se keta humbamenot ministra jane me fat se kane grate qe marrin rroga disa here me te medha se keta vete,
    Ndersa cudia eshte se kater gra qe kemi ne qeveri jane humbamene dhe burrat e tyre marrin rroga me te larta se vete ato.
    hahahhhaha
    po mire kaq budallenj na dine keta neve mo?
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Deklarimi i pasurisë 2015: Shqiptarët shtrëngojnë rripin, qeveritarët e lirojnë rripin!

    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Ajo qe te bie ne sy nga deklarimi eshte se keta humbamenot ministra jane me fat se kane grate qe marrin rroga disa here me te medha se keta vete,
    Ndersa cudia eshte se kater gra qe kemi ne qeveri jane humbamene dhe burrat e tyre marrin rroga me te larta se vete ato.
    hahahhhaha
    po mire kaq budallenj na dine keta neve mo?
    Jane thjeshte rastesi, kjo e burrave ministra me gra milionere dhe grave ministre me burra milionere!

    Perse duhet te behemi gjithmone dyshues?!
    Siç e tha edhe naltgjatesia per tenderat qe i merrte specifikisht vetem ish-firma e ministrit Beqaj mbas 2013-es, ajo eshte vetem nje rastesi!

    Kjo qeveri quhet ndryshe "rilindja e rastesise"..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Duke_Of_Arberia për postimin:

    angmokio (29-04-2016)

  9. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Deklarimi i pasurisë 2015: Shqiptarët shtrëngojnë rripin, qeveritarët e lirojnë rripin!

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Shume te qarta. Qe kur fillon dhe lexon : Te ardhura nga paga dhe shperblimet. Shperblimet i kane si qoka ne raste martesash apo bakshish si kamarieret ?
    Kamarieret ne amerike e kane bakshishin ne vend te rroges! Mos e merr aq lehtesisht )
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •