Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Kosovë: 80 vjeçari Sejdi Thaçi, i zhdukur që nga koha e luftës, rikthehet në shtëpi pas 17 vjetësh

    Ngjarja e pazakontë - I zhdukuri nga lufta e Kosovës rikthehet në shtëpi pas 17 vjetësh

    Emri:  lufta-ne-kosove-659x430-655x356.jpg

Shikime: 450

Madhësia:  45.2 KB

    Një ngjarje tepër e pazakontë ka ndodhur në Kosovë teksa një qytetar i cili ishte shpallur i humbur që prej luftës së Kosovës, është rikthyer në shtëpinë e tij në Komunën e Klinës, pas më shumë se 16 vitesh. Fjala është për 80-vjeçarin, Sejdi Thaçi. Lajmi është konfirmuar edhe nga familjarët të cilët thonë se personi nuk gëzon shëndet të mirë si nga ana fizike ashtu edhe nga ajo psikologjike. Thaçi ka një memorie të dobët dhe nuk mban mend asnjë detaj nga e shkuara e tij.

    Sejdi Thaçi, një qytetar kosovar i lindur në vitin 1936 dhe i shpallur i zhdukur pas arrestimit nga forcat serbe gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, është rikthyer në familjen e tij në komunën e Klinës, pas më shumë se 16 vitesh.

    Lajmi i jashtëzakonshëm është konfirmuar edhe nga familjarët e tij, të cilët thonë se personi nuk gëzon shëndet të mirë si në anën fizike ashtu edhe në anën psikologjike. Për mediat është prononcuar djali i vëllait të Sejdi Thaçit, i cili komunikon se 80-vjeçari e ka kujtesën e dobët dhe se nuk i mban mend vendet se ku ka qëndruar.

    Më tej, nipi i Sejdi Thaçit thotë se 80-vjeçari ka folur për një person që e ka shoqëruar gjatë kohës që ka qënë i zhdukur, por thotë se ai ka ndërruar jetë përpara pesë ose gjashtë muajve. Ai shton se Sejdi Thaçi nuk arrin të kujtojë mënyrën se si ka hyrë në Kosovë, por mund të konfirmojë se ka ardhur nëpërmjet pjesës veriore. Personat e zhdukur gjatë luftës vijojnë të mbeten një problem shqetësues pasi shumë familjarë nuk dinë asgjë në lidhje me fatet e njerëzve të tyre të afërt.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kosovë: 80 vjeçari Sejdi Thaçi, i zhdukur që nga koha e luftës, rikthehet në shtëpi pas 17 vjet

    Sejdi Thaçi pranon se në Beograd kishte shkuar vetë, për punë të tij

    Emri:  thaci-1.jpg

Shikime: 131

Madhësia:  34.7 KB

    Sejdi Thaçi, personi që konsiderohej i zhdukur, i cili është kthyer nga Serbia pas 17 vjetësh, nuk është rrëmbyer kurrë nga forcat serbe.

    Në një intervistë për KTV-në, ai vetë ka treguar se nuk ka qenë i burgosur, por kishte shkuar vullnetarisht në Beograd, më 6 janar të vitit 1999.

    Ai ka thënë se në Beograd kishte shkuar për të rregulluar dokumentacionin për pension,të cilin thotë se e kishte gëzuar edhe një vjet e gjysmë pas aplikimit.

    Gjatë periudhës 17 vjeçare që nga familjarët e të afërmit ështeë konsideruar i zhdukur i luftës, ai ka jetuar në Beograd, si endacak, deri në momentin kur një serb e ndihmoi të kthehet në Kosovë.

    Sejdiu ka thënë se gjatë këtyre viteve ka menduar se e gjithë familja i është vrarë.

    Sejdi Thaçi nuk ka qenë i martuar.

    Emri i Sejdi Thaçit gjendet në listën e emrave të personave të zhdukur gjatë luftës nga komuna e Klinës. Kjo listë është hartuar në bazë të raportimeve të familjeve të personave që nuk janë gjetur pas përfundimit të luftës.

    MAPO

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosovë: 80 vjeçari Sejdi Thaçi, i zhdukur që nga koha e luftës, rikthehet në shtëpi pas 17 vjet

    Ky nuk ka qen i zhdukur fare
    as nuk eshte marr me dhun nga serbet por ky ka qen nji spiun i serbve ka punue e jetue per 35 vite ne Beograd para lufte .Dhe ne luft ka ardh per disa dit me porosi te UDB-es
    ne Kosove dhe siq e pranon edhe vet me 6 janar 1999 nepermes Malit te Zi ik per Beograd.
    Ket spiun serbet e shfrytzuan dhe kur e shtrydhen mire si limonin e urdhnuan qe te kthehet ne Kosove
    pra thjesht ky ishte nji bashkpuntor i serbve.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Llapi për postimin:

    martini1984 (07-05-2016)

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Kosovë: 80 vjeçari Sejdi Thaçi, i zhdukur që nga koha e luftës, rikthehet në shtëpi pas 17 vjet

    Sipas portalit ne fjale....se qeka ne skip
    http://gazetablic.com/sejdi-thaqi-akoma-i-zhdukur-foto/
    Qfar banet mer skiptare....marre!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •