Ngjarja e pazakontë - I zhdukuri nga lufta e Kosovës rikthehet në shtëpi pas 17 vjetësh
Një ngjarje tepër e pazakontë ka ndodhur në Kosovë teksa një qytetar i cili ishte shpallur i humbur që prej luftës së Kosovës, është rikthyer në shtëpinë e tij në Komunën e Klinës, pas më shumë se 16 vitesh. Fjala është për 80-vjeçarin, Sejdi Thaçi. Lajmi është konfirmuar edhe nga familjarët të cilët thonë se personi nuk gëzon shëndet të mirë si nga ana fizike ashtu edhe nga ajo psikologjike. Thaçi ka një memorie të dobët dhe nuk mban mend asnjë detaj nga e shkuara e tij.
Sejdi Thaçi, një qytetar kosovar i lindur në vitin 1936 dhe i shpallur i zhdukur pas arrestimit nga forcat serbe gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, është rikthyer në familjen e tij në komunën e Klinës, pas më shumë se 16 vitesh.
Lajmi i jashtëzakonshëm është konfirmuar edhe nga familjarët e tij, të cilët thonë se personi nuk gëzon shëndet të mirë si në anën fizike ashtu edhe në anën psikologjike. Për mediat është prononcuar djali i vëllait të Sejdi Thaçit, i cili komunikon se 80-vjeçari e ka kujtesën e dobët dhe se nuk i mban mend vendet se ku ka qëndruar.
Më tej, nipi i Sejdi Thaçit thotë se 80-vjeçari ka folur për një person që e ka shoqëruar gjatë kohës që ka qënë i zhdukur, por thotë se ai ka ndërruar jetë përpara pesë ose gjashtë muajve. Ai shton se Sejdi Thaçi nuk arrin të kujtojë mënyrën se si ka hyrë në Kosovë, por mund të konfirmojë se ka ardhur nëpërmjet pjesës veriore. Personat e zhdukur gjatë luftës vijojnë të mbeten një problem shqetësues pasi shumë familjarë nuk dinë asgjë në lidhje me fatet e njerëzve të tyre të afërt.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt