Emri:  Basha-ne-konf.jpg

Shikime: 806

Madhësia:  24.0 KB

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka përgënjeshtruar shifrat që ka dhënë kryeministri Rama për ekonominë shqiptare një ditë më parë.

Në një konferencë për shtyp përballë gazetarëve, kryedemokrati ka akuzuar Ramën se u ka vjedhur shqiptarëve 2.2 miliardë euro në vitin 2014-2015.

Sipas kreut demokrat, 2/3-t e tenderave zhvillohen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa ofertues, duke marrë përfituesi çmimin më të lartë.

Basha ka denoncuar me emra të gjitha kompanitë që kanë përfituar para publike në mënyrë të paligjshme me mbështetjen e qeverisë.

“Shqiptarëve u janë vjedhur 2.2 mld euro në dy vjet me taksa dhe prokurime publike. Kjo është e kuptueshme pse vendi ndodhet në krizë totale ekonomike, në papunësi, në mjerim. Këto janë shifra tronditëse të korrupsionit. Ka të dhëna se si të afërmit tanë, miqtë tanë, të njohurit tanë, kanë frikë se mund të humbasin vendin e punës, – tha Basha. – Kjo ka ndodhur në abuzime në dogana dhe tatime. Çuan në 15% tatimin mbi pronën e paluajtshme. Rritën akcizat për naftën, alkoolin e cigaren. Me gjitha këto tarifa, sërish kanë mbledhur më pak se plani, më pak se parashikimi dhe kanë mbledhur më pak se qeveria e mëparshme. Janë mbledhur 400 milionë dollarë më pak”.

Sipas Bashës, “vetëm me aferën CEZ janë abuzuar 500 milionë euro. Dihet tashmë që prokurimet publike bëhen pa garë. Të gjithë tenderët korruptivë jepen për miqtë e Ramës. Vetëm 88 milionë dollarë janë dhënë për 11 klientë të Ramës që ne i kemi denoncuar. Ne kemi planin për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza”.

Basha e krahasoi qeverinë ‘Rama’, duke e quajtur “Kombëtarja e Oligarkisë” dhe ka treguar mënyrën dhe mjetet se si ajo i zhvat shqiptarët përmes një regjimi kriminal.

“E mbani mend parullën e Rilindjes: 5% e shqiptarëve zotërojnë 50% të depozitave. Sot zyrtarisht, këta që erdhën për një shpërndarje më të barabartë, sot drejtojnë një vend ku 4% e popullsisë, zotërojnë 58% të depozitave. Ndërkohë, konfirmohet se 46% e popullsisë jeton me më pak se 2 dollarë në ditë për familje jo për frymë. Kam ndërmend t’u them se cila është kombëtarja e Oligarkisë, formacioni në fushë, jo se ajo në stol është më pak e rrezikshme”.

Kompanitë e denoncuara nga Basha

Alto Impeks, 1.4 miliard lekë, e zotëron nipi i Sadri Abazit, Arbër Abazi.

Atelier 4 pronë e klientëve të Ramës, Shkreli- Eftimi 267 milion lekë.

Clasic e Agron Papulit ka fituar 595 milion lekë tendera.

Eurocol E carapulit me vlerë 18 miliard lekë.

Eurogjici në pronësi të Safet Gjicit 7.8 miliard lekë.

Fastek e Ilir Beqjes fiton 752 milion lekë.

Ndreu Security e Pjerin Ndreut 916 milion lekë.

Market Distribution e Vilma Nushit 316 milion lekë.

Omega Farma ka marrë 830 milion lekë.

Në total 88 milion USD e shqiptarëve të marra nga këto 11 firma.

Shqip