Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Shqipëria e Rilindur: Maskat i grabisin kambistit 180 milionë lekë në mes të ditës në mes të Tiranës

    Grabitet nga maskat në qendër të Tiranës.Kambistit i marrin 180 milionë

    Emri:  Policia.jpg

Shikime: 422

Madhësia:  64.1 KB

    Një grabitje ka ndodhur rreth orës 15.00 në afërsi të stadiumit “Qemal Stafa”, para hotel “Sheraton”. Mësohet se persona me maska i kanë rrëmbyer 18 milionë lekë të reja një kambisti.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Kambisti ka qenë i shoqëruar edhe nga një person tjetër.

    Dyshimet e para janë se grabitësit ka pasur informacione të sakta rreth tërheqjes së sasisë së parave. Bëhet fjalë për një person të maskuar, i cili nën kërcënimin e një pistolete i ka marrë çantën me para burrit, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

    Sipas të dhënave të para grabitësin e ka pritur një motor me fuqi të vogël motorike, me të cilin më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Policia ka sekuestruar kamerat e hotelit “Sheraton” për të identifikuar personat që kryen grabitjen.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëria e Rilindur: Maskat i grabisin kambistit 180 milionë lekë në mes të ditës në mes të Ti

    DETAJET/ Grabitja e 180 mln lekëve, ja nga u larguan 2 autorët me motor

    Detaje të tjera janë zbardhur nga grabitja spektakolare e 180 mln lekëve të një kambisti pranë hotel “Sheraton” në Tiranë.

    Mësohet se autorët kanë qenë dy, njëri prej të cilëve priste të parin në motor dhe ishte i pamaskuar.

    Kambisti S.H. sapo kishte tërhequr 180 mln lekë nga një bankë e nivelit të dytë dhe po shkonte të një qendër këmbimi valutor.

    Ai ishte i shoqëruar nga një person tjetër, që është marrë në pyetje gjithashtu. Në momentin që i afrohej hotel “Sheratonit”, një person i maskuar dhe me pistoletë iu afrua dhe nën kërcënimin e armës i mori çantën me para.

    Ai më pas rendi drejt motorit ku e priste bashkëpunëtori dhe të dy u nisën drejt “Rrugës së Elbasanit”.

    Për këtë arsye, Policia dyshon se grabitësit mund të kenë dalë nga Tirana dhe janë drejtuar për në Elbasan.

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëria e Rilindur: Maskat i grabisin kambistit 180 milionë lekë në mes të ditës në mes të Ti

    “Grabitja e kambistit u krye nga profesionistë, e dinin që çanta kishte para”



    Gazetari investigativ, i emisionit ‘Xhungël’ në “News 24” ka qenë sot dëshmitar i grabitjes së ndodhur pak minuta më parë pranë stadiumit “Qemal Stafa”, përkatësisht në hotel “Sheraton”.

    Sipas Hoxhës, ngjarja i ngjante një skene filmi, ndërsa një person maskuar dhe armatosur u ka prerë rrugën dy personave, njëri prej të cilëve mbante një çantë në dorë, dhe u ka kërkuar atyre që ti jepnin lekët.

    “Dalin dy persona një në moshë më të re, dhe një tjetër. Kanë kaluar të lulishtja para hotelit, dhe në dorën kishin çantën me para.

    Një djalë me pistoletë në dore drejtohet tek ata dhe bërtet, “dorëzoni paratë”. U erdhi nga para me vrap.

    Ka marrë paratë dhe me vrap ka dalë në rrugën përpara hotelit, e priste një motor, dhe pasi hipi u largua.”, pohoi në studion e ‘News24’ Hoxha.

    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •