Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Ansambleja e PS: I erdhi rradha Gramoz Ruçit të rilindë si Koço Kokëdhima!

    Të shtunën në Asamblenë e PS, Kokëdhima në vend të Gramoz Ruçit

    Emri:  Koco-Ruci.jpg

Shikime: 89

Madhësia:  39.1 KB

    Ditën e shtunë Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste do të mbajë mbledhjen e saj të parë pas zgjedhjeve së anëtarëve në kongresin e 19 marsit. Me ndryshimet në statutin e ri të Partisë, Asambleja do të zgjedh dhe strukturat e reja të partisë; Kryesinë e re, sekretarët dhe postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë. Ndërsa gjatë muajit të fundit selia rozë ishte nën ethet e debatit të referendumit dhe rivalitetit Rama-Blushi, një tjetër betejë po zhvillohet për vendin e numrit dy të partisë. Bëhet fjalë për kreun grupit parlamentar Gramoz Ruçi dhe deputetin Koço Kokëdhima, të cilët të dy synojnë që të marrin postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë. Ruçi është “shtylla kurrizore” e PS-së dhe Koço miku më i ngushtë i kryetarit të PS-së.

    Me ndryshimet e reja në statut, socialistë rikthyen postin e Sekretarit të Përgjithshëm i cili u hoq si funksion në vitin 2011. Deri në vitin 2011 këtë detyrë e ka mbajtur Gramoz Ruçi. Më pas ai u zgjodh Kryetar i Asamblesë Kombëtare dhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Në vitin 2011 posti i Sekretarit të Përgjithshëm u unifikua me atë të Kryetarit të Asamblesë Kombëtare. Por me ndryshimet e reja në statut, Kongresi i 19 marsit vendosi të risjellë në strukturat e partisë postin Sekretari i Përgjithshëm. Në statutin e ri Sekretari bëhet figura më e rëndësishëm në parti pas kreut të partisë. Një funksion i tillë në PS merr fuqi të posaçme për mbarëvajtjen e punëve, sidomos kur partia është në pushtet dhe kreu i saj është Kryeministër.

    Për shkak të karrierës dhe ndikimit që ka Gramoz Ruçi në strukturat e selisë rozë, zgjedhja në postin e Sekretarit të Përgjithshëm shihet si një proces i natyrshëm. Por që me zgjedhjen e Koço Kokëdhimës deputet në vitin 2013 balanca e pushteteve politike tek selia rozë ka ndryshuar. Gjatë tre viteve të fundit, Kokëdhima ka treguar se nuk kënaqet vetëm me mandatin e deputetit dhe me këshillat që i jep Ramës dhe ministrave si një nga rreth 60 ligjvënësit e PS-së. Ai propozoi disa projekte pilote për rishikimin e strukturave të degëve të PS-së. Bëri riorganizimin e PS-së në gjithë qytetet kryesore të jugut, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, etj duke anashkaluar çdo urdhër të Asamblesë Kombëtare (nënkupto Gramoz Ruçin) dhe Kryesisë së PS. Arriti të sillte në Kongres delegatët që kishin vetëm mbështeten e tij. Madje edhe datën e Kongresit e shtyu disa herë duke dalë kundër Gramoz Ruçit dhe disa deputetëve të tjerë.

    Rivaliteti mes Ruçit dhe Kokëdhimës u shfaq hapur në punimet e Kongresit. Gramoz Ruçi nuk ngurroi, si rrallë herë në stilin e tij, ta sulmonte publikisht duke kritikuar eksperimentet që po bënte me partinë. Nga ana tjetër, Kokëdhima sulmoi hapur në mbledhjen e grupit socialist “shokët e partisë” duke i akuzuar dhe për tradhti lidhur me mandatin e tij. Prej një viti Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend dhe Gjykatën Kushtetuese kërkesën për heqjen e mandatit të Kokëdhimës, pasi akuzohet për përfitime fondesh shtetërore gjatë kohës që ka marrë mandatin e deputetit. Vendimin e Gjykatës Kushtetuese që detyronte Kuvendit të dërgonte menjëherë mandatin për shqyrtim në Gjykatë, deputetët e PS-së e votuan brenda 48 orëve. Ky votim për Kokëdhimën ishte as më shumë as më pak, por një skemë e Ruçit për ta nxjerrë atë nga Partia Socialiste duke i hequr mandatin. Ndaj në Kongres edhe pse mandati i deputetit e bënte automatikisht anëtar të Asamblesë Kombëtare, Kokëdhima i parapriu më të keqes. Nuk u mjaftua vetëm me mandatin që fitonte, por jashtë rregullave të PS-së e futi emrin tek kandidatët që duhet të zgjidheshin me votë nga delegatët për në Asamble. Në këtë mënyrë ka llogaritur se edhe nëse Gjykata Kushtetuese i heq mandatin dhe largohet automatikisht nga grupi i PS-së, qëndrimin në Asamble e ka të garantuar.

    Përveç kësaj një tjetër element që u pa si triumf i Kokëdhimës për marrjen e posteve kyçe në PS ishte dhe lista e fituesve të anëtarëve të Asamblesë. Mes emrave fitues bie në sy drejtorë aktualë administratës, njerëz që i përkasin “Rilindjes” tek të cilët më shumë ndikim ka Kokëdhima sesa socialistët tradicionalë si Gramoz Ruçi.

    Nga ana tjetër, tentativa për të marrë postet drejtuese në PS nga Kokëdhima nuk është se e ka gjetur të papërgatitur Gramoz Ruçin. Shqetësimi i deputetit të Vlorës për heqjen e mandatit në kushtetuese nuk ka qenë i pabazë. Ndërkohë në këtë sherr është ende i paqartë qëndrimi i kreut të PS-së, Edi Rama. Nuk dihet nëse edhe këtë herë nuk do ta frenojë mikun e tij Kokëdhima për të bërë ç’të dojë në PS, apo do të bëjë një ndarje postesh, duke kënaqur edhe Ruçin edhe ambicien e Kokëdhimës. Pra mund të gjejë një të mesme koti që Ruçit i lë kreun e grupit parlamentar deri në zgjedhjet e rradhës e më pas nuk e kandidon më dhe këtë të shtunë zgjedh Koçon sekretar të përgjithshëm të PS-së.

    Gjithsesi nëse Ruçi paloset këtë të shtunë nga Kokëdhima në Asamble atëhere do të duket se ka të drejtë Blushi se PS-në e përlau “Rilindja”. Gjithsesi “ylli” i Ruçit duket në se po përëndon para kohe nga “asteroidi” Kokëdhima që duket se ka fuqi shkatërruese për këdo në PS.

    Të shtunën Ruçi falet për herë të fundit si numri dy në selinë rozë, seli të cilën e rriti, e forcoi derisa ia përlanë më forcë “rilindasit”.

    Koha Jone

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Ansambleja e PS: I erdhi rradha Gramoz Ruçit të rilindë si Koço Kokëdhima!

    Te gjitha temat e shtypit politik ne pergjithesi jane kot,eshte njesoj sikur te lexosh deklaratat e Lulzim Bashes,qe nuk kane rendesi se çfare thot dhe pse e tha. I ka humbur dhe rendesia e atij qe ja thot,se duhet thene,se dhe ai ja mohon te nesermen. Jemi gjithmone tek ;"Meta ik".Por edhe mos ik e deri tek;aman mos ik.

    Por kjo si teme ka rendesi se pasqyron mentalitetin dhe perceptimin e mediave ne Shqiperi,qe me mbrapa krijojne dhe opinionin publik. Ne pergjithesi ky opinion publik qendron ne "bujo" (per te perdorur nje terminologji pokeristike),ku ne pergjithesi ndodhet mes servilizmit dhe paaftesine gazetareske...

    Krahasimi midis Rucit dhe Kokedhimes kete ka te bukur. Po ti bejme nje paralelizem,"politik",ngjan si krahasimi i dikurshem midis Enver Hoxhes dhe Mehmet Shehut. Njehere e nje kohe,nga vitet 1960-70,diskutohej se kush qe me "i forte",kush kishte me pushtet Enveri apo Mehmeti ? Kishte shume njerez ne popull qe besonin qe Mehmet Shehu ishte shume i forte,ishte ai qe kishte me shume pushtet ne Shqiperi. Ne popull,se gazetaria dhe njerezit e pushtetit e dinin qe nuk kishte krahasim me Enverin. Ne ate kohen,ne Bar Sahatin e famshem,po ndodhte i njejti diskutim midis nje grupi te rinjsh. Diskutimi u zgjat e u trash dhe nuk po bihej dakort se kush ishte vertet me i rendesishmi,te dy grupet qe ndodheshin ne tavoline ishin te ndara ne besimin e tyre. Rastesisht jashte Bar Sahatit kalon vellai i Kiço Ngjeles,te dy grupet ndalen,dhe thone te pyesim vellain e Kiços,se duhet ta di nga Kiçoja. Dhe e pyesin-" Cfare thote Kiçoja per Mehmetin dhe Enverin ?" Dhe pergjigja qe e prere,nuk linte vend per diskutim :-"Kiçoja thote ; e dini se kush eshte Enveri !? Eshte Perendi o Perendi.
    Kjo per te thene,se; e dini se kush eshte Gramoz Ruci...


    Dhe ne fakt,Gramoz Ruci eshte dhe "pika e dobet" e Blushit. Qe ndryshe nga socialistet e PD qe nuk bejne politike,eshte i vetmi socialist ne PS qe mundohet te bej politike. Po si te gjithe socialistet,duke pasur nje te shkuar ideologjike dhe trashgimtare e ka te pamundur te beje nje politike morale dhe etike.Mohon vetveten dhe partin qe perfaqson. Sepse kur e pyesin;kush jane kriminelet ne Parlament ? Eshte nje pyetje qe Blushi nuk mundet ti pergjigjet me ndergjegje te plote. Se eshte nje pyetje direkt e kundrejt per Gramoz Rucin,qe i behet Blushit.Nuk eshte pyetje per Ndreun o Rrokun e radhes. Si Blushi dhe Kokedhima e dine se kush jane Perendite.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ansambleja e PS: I erdhi rradha Gramoz Ruçit të rilindë si Koço Kokëdhima!

    Serafimo, ta dish ti e ta dije edhe ai veshgjati Rama!

    Ne anetaret e shoqates "Laberia", deklarojme solemnisht:

    1. Po na hoqet shokun Gramoz nga drejtimi i Partise, ne nuk votojme me per Partine Socialiste!

    2. Djemte dhe vajzat tona nuk i dergojme me t'i sherbejne pushtetit popullor si police e spiune!

    3. U bejme thirrje gjithe leberve te mblidhen ne Tirane te shtune, ne mbeshtetje te shokut Gramoz!

    Ky eshte nje turp i madh qe i behet Laberise dhe ne leberit nuk leme hak pa marre!

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Ansambleja e PS: I erdhi rradha Gramoz Ruçit të rilindë si Koço Kokëdhima!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Serafimo, ta dish ti e ta dije edhe ai veshgjati Rama!

    Ne anetaret e shoqates "Laberia", deklarojme solemnisht:

    1. Po na hoqet shokun Gramoz nga drejtimi i Partise, ne nuk votojme me per Partine Socialiste!

    2. Djemte dhe vajzat tona nuk i dergojme me t'i sherbejne pushtetit popullor si police e spiune!

    3. U bejme thirrje gjithe leberve te mblidhen ne Tirane te shtune, ne mbeshtetje te shokut Gramoz!

    Ky eshte nje turp i madh qe i behet Laberise dhe ne leberit nuk leme hak pa marre!

    Albo
    Albo nuk eshte problem krahinash,nuk ka te beje as me laberin dhe as me malsin. Eshte problem themelesh.

    Ruçi eshte shtylla ku mbahet ish Blloku,ti heqesh Gramozin PS te bie i gjithe tavani i socialisteve. Eshte njesoj sikur ti heqesh Sali Berishen ish Sigurimit. Te mbeten gjithe kalecet pa udheheqes.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ansambleja e PS: I erdhi rradha Gramoz Ruçit të rilindë si Koço Kokëdhima!

    Diskutimi eshte i stisur nga media, e cila ne luften mbrenda llojit akoma s'eshte e qarte se cilit duhet t'i mbaje anen, Koqos te hashashit farmaceutik apo Gramozit person non-gratta ne Amerike?
    Nese ekziston realisht nje duel i tille, Rama sado i plotfuqishem ne dukje, nuk e ka lluksin te mbaje anen e njerit apo tjetrit.
    Me Kokedhimen e lidhin betonizimet e lejet e ndertimit te partise qe e ndihmuan jo pak per te ardhur ne pushtet.
    Kurse Ruçin, kamzhikun e torturave te Mali me Gropa, e ka gjetur te partia dhe nuk eshte i perzgjedhur. Ketu pastaj raporti mbetet win-win: une te sjell nje dyzine deputetesh ne jug duke te mbajtur krahun, ndersa ti s'me heq dot!

    Rama kete lojen e strekëmbshave ka ditur ta loz bukur. Qofte edhe mbas et 2009-es, PS-ne s'e mendonte njeri pa Malajn, Mejdanin, Harasanin, Bellon e ndonje tjeter. Ndersa sot me perjashtim te Majkos, lepires pa shtylle kurrizore, edhe Blushi si i fundit i Mohikaneve eshte drejte eliminimit!
    A do kete Ruçi fatin e gardes se vjeter, kjo eshte çeshtja?!

    E rendesishme, dueli Gramozi-Koqo, ngelet nje gare mes dy monstrash. Krahasuar me monstrat real, te tipit Frroku-Prenga, keta dy kane stof tjeter, ndaj edhe marrin vemendje me te gjere nga mender- media skipëtare..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ansambleja e PS: I erdhi rradha Gramoz Ruçit të rilindë si Koço Kokëdhima!

    Kushtetuesja shqyrton vlefshmërinë e mandatit të Koço Kokëdhimës

    Gjykata Kushtetuese shqyrtoi sot kërkesën e një grupi deputetësh të opozitës mbi pavlefshmërinë e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima. Kjo kërkesë ishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese edhe nga Kuvendi që kishte kërkuar intepretimin e vlefshmërisë së mandatit të Kokëdhimës. Kërkesa e opozitës për pavlefshmëri qëndronte në faktin se Kokëdhima pretendohet se kishte fituar para nga fondet publike.

    “Rezulton e provuar se ka përfituar fonde publike në kohën kur ka qenë deputet, në kundërshtim me paragrafet 2 dhe 3 të nenit 70 të Kushtetutës, duke përfituar fonde nga buxheti i shtetit në llogaritë e kompanive të tij private në të paktën 150 raste. Duke kryer kështu njëkohësisht një funksion publik dhe një funksion privat” tha ai

    Avokati Kokëdhimës pretendoi se kontratat nga të cilat ishin fituar fondet ishin lidhur përpara marrjes së mandatit.

    “Në momenitn që deputeti ka marrë mandatin, kontratat janë lidhur në momentin që deputeti ka qenë një qytetar i thjeshtë si të gjithë qytetarët e tjerë të Republikës së Shqipërisë që vepronte në treg një komapni që zotëronte në treg në një pozicion jo dominues” tha ai.

    Nga ana tjetër deputeti Kokëdhima, pretendoi se ky veprim ishte tentativë për të cënuar karrierën e tij politike. Ai tha se shpresonte te drejtësia dhe te vendimi i gjykatës.

    “Sot unë jam në pozitën e deputetit që i kërkohet shkatërrimi i karrierës së tij pa bërë ansjë faj dhe asnjë shkelje ligji nga njëra anë, por që njëkohësisht ka bërë gjithçka që i kërkon ligji Duke e zgjidhur drejt çështjen time do të marrin fund përpjekjet e ngjashme për të shkatërruar karrierat zyrtarëve të këtij shteti për shkaqe të paligjshme dhe për përfitime politike’ tha Kokëdhima.

    Vendimi për mandatin e deputetit Kokëdhima, pritet të zbardhet nga gjykata në ditët në vijim.

    Kokëdhima: Unë i besoj drejtësisë. Nuk kandidoj për Sekretar të Përgjithshëm në PS

    Menjëherë pas seancës, deputeti Kokëdhima është shprehur se beson tek drejtësia dhe se, ai nuk ka ndërmend që të kandidojë apo të zërë vendin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste për të zëvendësuar Gramoz Ruçin.

    “Kjo është çështje në dorë të gjykatës. E lë plotësisht në dorën e gjykatës. Kam besim tek drejtësia që do japë zgjidhje logjike e përfundimtare. Ka pasur debat mes meje dhe z.Ruçi, s’ka qenë debat personal, as debat për postin e tij. Kam shpjeguar dhe herë të tjera që s’kam qene i interesuar për të kandiduar për postin e sekretarit të përgjithshëm. Punoj në frymë bashkëpunuese me gjithë kolegët. Ne nuk na ndan asnjë gjë, kemi gjëra që na bashkojnë. Debatet i bëjmë në interes të punës. PS është organizëm i gjallë, diskutohen idetë, pikëpamjet, propozimet dhe gjithmonë mendimet shkojnë përpara. Të gjitha punët në PS do shkojnë përpara. Unë nuk do jem kandidat për postin e sekretarit të përgjithshëm të PS, do kandidoj për një detyrë tjetër. Do e shpalos në asamble” ka thënë Kokëdhima.

    Shqiptarja

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Xhaketat e vjetra largohen por të mbajnë përgjegjësi për gjëndjen e Shqipërisë

    Shumë u përfol për asamblenë e PS ,mbledhjet e të cilës njihen si mbledhje me shumë debate të cilat janë transmetuar në tv e media.
    Një nga risitë më të spikatura ishin të ashtuquajturat dorëheqj nga anëtarësia e kryesisë e disa figurave të vjetra të PS dhe atyre të fundit të mbetura që nga 1991: Namik Doles dhe Arta Dades, të cilët për hir të së vërtetës u tërhoqën me dinjitet, pavarësisht thashethemeve se shmangia e tyre nga kryesia ishte e rekumanduar nga lart.
    I vetmi trim në luftë i cili u votua për të drejtuar si sekretar I përgjithshëm, më shumë nga të gjithë ishte Gramz Ruçi, i cili pavarësisht se është një xhaketë nga më të vjetrat, mbetet si `fara e kosit` që tharton qumështin socialist që prej qershorit të largët të 1991 ku PPSH u metamorfozua në PS e sotme.
    Përse këto xhaketata të vjetra të nderuara gjithsesi nga socialisët, mbajnë përgjegjësitë e tyre për të kaluarën e PS, por për më tepër edhe për ngjarjet që kanë rrjedhur gjatë 25 viteve në Shqipëri sidomos për zgjatjen e periudhës së tranzicionit me të gjitha pasojat e saj.
    E parë nga kjo pikpamje këtu nuk e kam fjalën vetëm për këta dy anëtarë të vjetër dhe drejtues të PS por për të gjithë grupin e socialistëve që drejtuan PS që nga themelimi i saj përfshi dhe ata që janë sot në PSD, LSI, madje edhe në PD, të cilët për arësye të ndryshme sedimentuan në parti të tjera kryesisht jo për parime, por më mirë të themi për pakënaqësi `në ndarjen e byrekut` apo më mirë `të tortës` së pushtetit.
    Shumë nga kata njerëz të së majtës sidomos ata të moshës së Namik Dokles dhe të Arta Dades, me përjashtim ndoshta të Servet Pëllumbit që mbetet idealist i së majtës dhe një konservues i socializmit të vjetër, dihet se u caktuan dhe emëruan nga ish drejtuesi i PPSH së atëhershme Ramiz Alia, me idenë e intelektualëve më të mirë të asaj kohe brënda PPSH së atëhershme, madje disa nga ata kishin funksione që atëhere.
    Pavarësisht caktimit të tyre, dhe jo përzgjedhjes së tyre, nga `udhëheqësi i dashur` i Partisë së atëhershme midis 173 intelektualëve të shquar të asaj kohe duke i caktuar si drejtues të PS (sepse një pjesë e tyre u caktua të formojë PD, PSD dhe PR) në gusht –shtator të vitit 1990, qëndrimi i tyre për një kohë kaq të gjatë në të tre pushtetet, respektivisht sipas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale, i ngarkon me përgjegjësi të paktën morale për vështirsitë, problemet, anarkinë, papunësinë, bërjen e ligjeve jo të rregullta e plot arna (shumë amendime brënda ligjeve), pa ndëshkueshmërisë, korrupsionin dhe kriminalizmin e politikës, etj.
    Largimi i tyre qoftë me duartrokitje, qoftë në heshtje apo dhe me debate e grindje, ka qënë një domosdoshmëri dhe zëvëndësimi i tyre me brezin e ri gjithashtu mbetet një aspiratë sidomos sot kur afrimi i të rinjve si politikanë të rinj duhet bërë me kujdes që të mos përsëriten gabimet e të djeshmes.
    Në Aspektin tjetër, ka dhe politikanë që dikur ishin të rinjtë e FRESSH, dhe tani drejtojnë parti a janë drejtues, ose kanë qënë respektivisht drejtues të pushteteve, sipas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare apo lokale ndër vite, shoh se kanë pësuar një transformim jo për mirë, sepse eksperienca e viteve në pushtet u ka dhënë mundësinë jo vetëm të zgjidhnin problemet ekonomike, sociale, dhe politike të Shqipërisë, por edhe i ka ndotur me mos fuksionimin si duhet të pushteteve dhe të shtetit shqiptar.
    Këto anomali të cilat janë aq shumë diskutuar, debatuar, në media e tv, gazeta, dhe në popull gjërësisht, kanë shkaktuar gjëndjen aq të rëndë e të diskutueshme, problemet e të cilave gjithashtu kanë shkaktuar shumë konflikte politike brënda vëndit dhe kanë krijuar mosbesim dhe një përshtypje të keqe për Shqipërinë jashtë vendit.
    Këta politikanë së bashku me politikën në përgjithësi, e kanë mbajtur Shqipërinë në një tranzicion të gjatë, duke e dëmtuar vendin, qoftë nga mungesa e eksperiencës në fillim për shkak të ndryshimit të sistemeve, dhe për shkak të të ashtuquajturës `krijimit të klasës së pasur`, krijuan një sistem drejtimi korruptiv, dhe rryshfet marrës, pandëshkueshmërinë ndaj ligjit, duke shmangur teknokracinë dhe meritokracinë në drejtim, e duke futur militantizmin në drejtim.
    E parë gjithashtu në këtë këndvështrim, e shoh debatin e ngritur nga Blushi, Hafizi, e ndonjë tjetër, si një debat jo të sinqertë bënda të Partisë, madje e shoh si një akuzë të paguar nga të tjerë, të cilëve ju intereson destabilizimi (brënda maxhorancës), dhe të vendit.
    Duke parë interesimin e BE dhe të SHBA për të bërë reformat nga ana e kësaj maxhorance, pavarësisht gabimeve të bëra, shoh se kundërshtimet dhe konfliktet e ngritura nga Opozita e cila përkrahet çuditërisht dhe me keqardhje nga Blushi dhe Hafizi, pakënaqësia e të cilëve lidhet më tepër nga mos dhënia e posteve që kanë kërkuar, se sa nga problemet brënda maxhorancës apo nga akuzat e pabazuara të Opozitës, - po pengojnë integrimin dhe reformat.
    Së fundmi shpresoj se mënjanimi i xhaketave të vjetra nga drejtimi i PS, është një aspekt pozitiv i ndryshimeve në një parti të majtë drejtuese dhe në fakt mud të jetë dhe dekomunistizimi përfundimtar i kësaj partie.
    Shpresojmë që kjo të ndodhë dhe në partitë e tjera të mëdha të Shqipërisë së bashku me nismat e tjera të rekomanduara nga BE dhe Lu i SHBA.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Zgjedhjet në PS, Blushi jashtë kryesisë. Ruçi rizgjidhet në postin e Sekretarit të Përgjithshëm

    Asambleja Kombëtare votoi kryesinë e re të Partisë Socialiste me të cilën kryesocialisti Edi Rama do të udhëheqë partinë më të madhe në vend drejt zgjedhjeve të 2017-s. Në listën e zonjave socialiste më të votuarat ishin ministret Gjermeni dhe Kodheli së bashku me deputeten Vasilika Hysi.


    Tre kandidatet Anila Shehu, Klotilda Ferhati dhe Ogerta Manastriliu në garë për antare të kryesisë, që të treja prurje të reja në PS, ishin më pak të votuarat. Asambleja nuk e votoi mjaftueshëm edhe Ermonela Felajn, ministre e Marrëdhënieve me Parlamentin, për të qenë pjesë e kryesisë.

    Ndërsa gara e zotërinjve socialistë ku në fletën e votimit ishin zv.kryeministri Peleshi, 5 ministra, 4 kryebashkiakë dhe 7 deputetë, prodhoi një garë të fortë për 13 vendet e tyre në kryesi.

    Dy më të votuarit me numër të barabartë votash, 241, ishin Pandeli Majko dhe Blendi Klosi, pasuar nga Erion Veliaj 236 vota ndërsa Saimir Tahiri mori 234 vota.

    Më pak të votuarit që mbetën jashtë kryesisë janë deputetët Bensnik Bare, Eduard Shalsi dhe Ulsi Manja së bashku me kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdini.

    Postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, të rikthyer me ndryshimet statutore, do ta mbajë Gramoz Ruçi pas një votimi që ishte thjesht formalitet, pasi nuk pati rivalë. Asambledhja zgjodhi gjithshtu edhe sekretariatin ekzekutiv me 6 sekretarë.

    Sekretar i Përgjithshëm: Gramoz Ruçi

    Kryesia:
    Arben Ahmetaj
    Armando Subashi
    Blendi Klosi
    Damian Gjiknuri
    Ditmir Bushati
    Eglantina Gjermeni,
    Erion Braçe
    Erion Veliaj
    Evis Kushi,
    Fatmir Xhafaj
    Lindita Nikolla,
    Mimi Kodheli,
    Niko Peleshi
    Olta Xhaçka
    Pandeli Majko
    Saimiri Tahiri
    Taulant Balla
    Valentina Leskaj
    Vangjush Dako
    Vasilika Hysi

    Sekretariati Ekzekutiv:
    Sekretar për Organizimin Administrativ: Bashkim Fino
    Sekretar për Organizimin Digjital: Alfred Peza
    Sekretar për Organizimin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhëniet me Koalicionin: Musa Ulqini
    Sekretare e Rinisë: Elisa Spiropali
    Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin: Koço Kokëdhima
    Sekretare për Koordinimin Elektoral: Blerina Gjylameti

    Koordinator Kombëtar për Programin: Ilir Beqaj

    / Top Channel

    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Zgjedhjet në PS, Blushi jashtë kryesisë. Ruçi rizgjidhet në postin e Sekretarit të Përgjithshëm

    hahaa...Duhet te ket pasur lufte te forte per votimin e sekretarit te pergjithshem ? Lufte midis shume kanditateve,kush e di sa te veshtire e ka pasur zgjedhjen shoku Gramoz ? Duhet ta ket ndjere veten ne rrezik nga Kokedhima ? Kushedi sesa do ankohet Blushi ?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Xhaketat e vjetra largohen por të mbajnë përgjegjësi për gjëndjen e Shqipërisë

    Identifikimi i xhaketave te vjetra ne nje shprese per xhaketat e reja eshte thjeshte nje imitim. Dhe ne fakt identifikimi diferencohet nga imitimi se identifikimi eshte imitim i pandergjegjshem (inkoshient)ndersa imitimi eshte kryesisht i ndergjegjshem. Dhe ky eshte dhe problemi i socialisteve eshte identifikimi me Ramizin dhe imitimi i Saliut. Nje identifikim pasiv ne moral dhe imitim aktiv ne ndergjegje.

    Kemi ate qe Jung e percakton si enantiodromie-a,qe eshte "rruga drejte te kundertes","nga zgjimi lind gjumi dhe nga gjumi do lindi zgjimi",nga xhaketat e vjetra do lindin xhaketat e reja e me radhe. Vetem se ne kete rast nuk kemi asnje ndryshim (te pakten ne ide),nje identifikim i te shkuares qe pershtatet si imitim per tu kthyer ne asimilim. Eshte ky trashegim abstrakt nga lufta e klasave me ane te biografis ne luften e klasave me ane te tenderave.

    Dhe, hiqe ate reformen ne drejtesi,se nuk vlen as si forme pasive e fantazis. Vetem ne Shqiperi mundet te mendohet qe hajduti do te beje nje reforme ne drejtesi per te denuar vetveten. Dhe eshte kjo ideja perverse qe e ben kete reforme, ku hajdutit i kerkohet te imitoje ligjin ndersa popullit te identifikohet me hajdutin.
    Ne pergjithesi,si ide, per kete reforme,duhej te nisej nga kendveshtrimi " qe ne fillim te gjejme nje te ndershem pastaj te bejme reformen",dhe per kete mbase Byroja e Hetimit (per aq sa mund te vlente) kishte dhe ka njefare llogjike. Po te kerkosh qe hajdutet te bejne nje reforme ne drejtesi ku synimi i tyre eshte te mos futen te ndershmit kjo eshte thjesht marrezi. Identifikim dhe imitim reduktiv i inteligjences.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 25-04-2016 më 00:09

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Xhaketat e vjetra largohen por të mbajnë përgjegjësi për gjëndjen e Shqipërisë

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Shumë u përfol për asamblenë e PS ,mbledhjet e të cilës njihen si mbledhje me shumë debate të cilat janë transmetuar në tv e media.
    Një nga risitë më të spikatura ishin të ashtuquajturat dorëheqj nga anëtarësia e kryesisë e disa figurave të vjetra të PS dhe atyre të fundit të mbetura që nga 1991: Namik Doles dhe Arta Dades, të cilët për hir të së vërtetës u tërhoqën me dinjitet, pavarësisht thashethemeve se shmangia e tyre nga kryesia ishte e rekumanduar nga lart.
    I vetmi trim në luftë i cili u votua për të drejtuar si sekretar I përgjithshëm, më shumë nga të gjithë ishte Gramz Ruçi, i cili pavarësisht se është një xhaketë nga më të vjetrat, mbetet si `fara e kosit` që tharton qumështin socialist që prej qershorit të largët të 1991 ku PPSH u metamorfozua në PS e sotme.
    Përse këto xhaketata të vjetra të nderuara gjithsesi nga socialisët, mbajnë përgjegjësitë e tyre për të kaluarën e PS, por për më tepër edhe për ngjarjet që kanë rrjedhur gjatë 25 viteve në Shqipëri sidomos për zgjatjen e periudhës së tranzicionit me të gjitha pasojat e saj.
    E parë nga kjo pikpamje këtu nuk e kam fjalën vetëm për këta dy anëtarë të vjetër dhe drejtues të PS por për të gjithë grupin e socialistëve që drejtuan PS që nga themelimi i saj përfshi dhe ata që janë sot në PSD, LSI, madje edhe në PD, të cilët për arësye të ndryshme sedimentuan në parti të tjera kryesisht jo për parime, por më mirë të themi për pakënaqësi `në ndarjen e byrekut` apo më mirë `të tortës` së pushtetit.
    Shumë nga kata njerëz të së majtës sidomos ata të moshës së Namik Dokles dhe të Arta Dades, me përjashtim ndoshta të Servet Pëllumbit që mbetet idealist i së majtës dhe një konservues i socializmit të vjetër, dihet se u caktuan dhe emëruan nga ish drejtuesi i PPSH së atëhershme Ramiz Alia, me idenë e intelektualëve më të mirë të asaj kohe brënda PPSH së atëhershme, madje disa nga ata kishin funksione që atëhere.
    Pavarësisht caktimit të tyre, dhe jo përzgjedhjes së tyre, nga `udhëheqësi i dashur` i Partisë së atëhershme midis 173 intelektualëve të shquar të asaj kohe duke i caktuar si drejtues të PS (sepse një pjesë e tyre u caktua të formojë PD, PSD dhe PR) në gusht –shtator të vitit 1990, qëndrimi i tyre për një kohë kaq të gjatë në të tre pushtetet, respektivisht sipas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale, i ngarkon me përgjegjësi të paktën morale për vështirsitë, problemet, anarkinë, papunësinë, bërjen e ligjeve jo të rregullta e plot arna (shumë amendime brënda ligjeve), pa ndëshkueshmërisë, korrupsionin dhe kriminalizmin e politikës, etj.
    Largimi i tyre qoftë me duartrokitje, qoftë në heshtje apo dhe me debate e grindje, ka qënë një domosdoshmëri dhe zëvëndësimi i tyre me brezin e ri gjithashtu mbetet një aspiratë sidomos sot kur afrimi i të rinjve si politikanë të rinj duhet bërë me kujdes që të mos përsëriten gabimet e të djeshmes.
    Në Aspektin tjetër, ka dhe politikanë që dikur ishin të rinjtë e FRESSH, dhe tani drejtojnë parti a janë drejtues, ose kanë qënë respektivisht drejtues të pushteteve, sipas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare apo lokale ndër vite, shoh se kanë pësuar një transformim jo për mirë, sepse eksperienca e viteve në pushtet u ka dhënë mundësinë jo vetëm të zgjidhnin problemet ekonomike, sociale, dhe politike të Shqipërisë, por edhe i ka ndotur me mos fuksionimin si duhet të pushteteve dhe të shtetit shqiptar.
    Këto anomali të cilat janë aq shumë diskutuar, debatuar, në media e tv, gazeta, dhe në popull gjërësisht, kanë shkaktuar gjëndjen aq të rëndë e të diskutueshme, problemet e të cilave gjithashtu kanë shkaktuar shumë konflikte politike brënda vëndit dhe kanë krijuar mosbesim dhe një përshtypje të keqe për Shqipërinë jashtë vendit.
    Këta politikanë së bashku me politikën në përgjithësi, e kanë mbajtur Shqipërinë në një tranzicion të gjatë, duke e dëmtuar vendin, qoftë nga mungesa e eksperiencës në fillim për shkak të ndryshimit të sistemeve, dhe për shkak të të ashtuquajturës `krijimit të klasës së pasur`, krijuan një sistem drejtimi korruptiv, dhe rryshfet marrës, pandëshkueshmërinë ndaj ligjit, duke shmangur teknokracinë dhe meritokracinë në drejtim, e duke futur militantizmin në drejtim.
    E parë gjithashtu në këtë këndvështrim, e shoh debatin e ngritur nga Blushi, Hafizi, e ndonjë tjetër, si një debat jo të sinqertë bënda të Partisë, madje e shoh si një akuzë të paguar nga të tjerë, të cilëve ju intereson destabilizimi (brënda maxhorancës), dhe të vendit.
    Duke parë interesimin e BE dhe të SHBA për të bërë reformat nga ana e kësaj maxhorance, pavarësisht gabimeve të bëra, shoh se kundërshtimet dhe konfliktet e ngritura nga Opozita e cila përkrahet çuditërisht dhe me keqardhje nga Blushi dhe Hafizi, pakënaqësia e të cilëve lidhet më tepër nga mos dhënia e posteve që kanë kërkuar, se sa nga problemet brënda maxhorancës apo nga akuzat e pabazuara të Opozitës, - po pengojnë integrimin dhe reformat.
    Së fundmi shpresoj se mënjanimi i xhaketave të vjetra nga drejtimi i PS, është një aspekt pozitiv i ndryshimeve në një parti të majtë drejtuese dhe në fakt mud të jetë dhe dekomunistizimi përfundimtar i kësaj partie.
    Shpresojmë që kjo të ndodhë dhe në partitë e tjera të mëdha të Shqipërisë së bashku me nismat e tjera të rekomanduara nga BE dhe Lu i SHBA.
    Gjithe kjo perpjekje justifikuese te ben shume per te qeshur.
    Me te do qeshte i madh e i vogel ne cdo kend te Globit.
    Ndersa ne Shqiperi kjo gje do i beje edhe me teper per te qare njerezit qe skane buke te hane dhe jane mbytur nga borxhet.
    Kjo eshte nje poshtersi qe po luhet ne kurizin e ketij populli dhe historia do i denoje e do i degjeneroje me breza keta mutpolitikane, por mendoj se njerezve u ka vajtur thika ne palce e nuk do presin aq gjate historine per denimin e ketyre.
    E keqja eshte ( ne mos eshte sabotim) qe thirrjet per te marre ne dore fatin e tyre, njerezve u vijne nga nje figure e superkonsumuar si Sali Berisha dhe kjo e ben me jetegjate pushtetin e horave.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •