Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Thohir drejt braktisjes së Interit, tërhiqet nga Anglia

    Eric Thohir po tundohet shumë nga futbolli anglez. Sipas të përditshmes italiane La Gazzetta dello Sport, biznesmeni indonezian po mendon për blerjen e Fulhamit dhe në harkun e 2-3 viteve mund të shesë kuotat e tij të aksioneve të klubit të Interit.

    Në fund të vitit të kaluar, Thohir i kërkoi drejtuesve të bankës Goldman Saks që të kërkonin partnerë të tjerë që të mund të blinin aksione të klubit zikaltër, por pa përjashtuar mundësinë e shitjes së paketës së plotë të tyre.

    Thohir po përballet me disa vështirësi me Interin dhe moskualifikimi në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm ia komplikon akoma më shumë gjërat. Për më tepër, sistemi i futbollit italian nuk duket se do të ketë ndonjë perspektivë dhe këtë e vërteton çështja e ndërtimit të stadiumit të ri. Një gjë është e sigurt, Interit i duhen të ardhura financiare dhe për këtë arsye Thohir po kërkon fillimisht ortakë, për t'i shitur më pas aksionet e tij.

    Ky lajm për largimin e mundshëm të Thohir nga drejtimi i Interit përkon me ardhjen e investitorëve kinezë në Milano dhe bëhet fjalë për kompaninë Sunin Comerce Group, që ka një pasuri prej 4 miliardë eurosh. Ideja e drejtuesve të kësaj kompanie është që të blejnë 20% të aksioneve të klubit zikaltër dhe për këtë arsye ata nuk kanë humbur kohë dhe kanë filluar menjëherë bisedimet me Thohirin për të viijuar më pas me takimin edhe me ish-presidentin e Interit, Massimo Morati.

    / Top Channel
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •