Një person është arrestuar nga policia, pasi dyshohet të ketë mbytur me duar nënën e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:10, në lagjen “Çlirimi”, në Elbasan.

Në pranga ka rënë Ardit Zenelhoxha, 30 – vjeç, ky që shihni në këtë fotot, banues në lagjen “Çlirimi”.

Policia thotë se ai e ka mbytur me duar nënën e tij, Hedije Zenelhoxha, rreth 69 – vjeç, në rrethana ende të paqarta.

30 – vjeçari, nga të dhënat e grumbulluara nga policia, vuante prej kohësh nga depresioni dhe ishte në vështirësi ekonomike.

Pak ditë më parë është larguar nga puna, në një firmë shpërndarjesh pije energjike, me arsyetimin se ishe i lodhur dhe nuk ndihej mirë.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

Tv Klan