Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 41
  1. #1
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Thirrja e Berishës: Shqiptarë armatosuni, po na drejton një organizatë kriminale

    Thirrja e Berishës: Shqiptarë armatosuni, po na drejton një organizatë kriminale

    Ish-kryeministri Berisha i ka bërë thirrje shqiptarëve të armatosen për të mbrojtur veten, vatrat dhe pronat e tyre, pasi me qeverinë, organizatë kriminale në krye, nuk ka as rend, as siguri e as qetësi.

    Gjatë fjalës në Kuvend, duke numëruar bëmat e Shullazit dhe bandës së tij, lidhur ngushtë me qeverinë, kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, Berisha theksoi se kjo qeveri po e con vendin drejt një konflikti të pashmangshëm.

    “U bëj thirrje shqiptarëve të armatosen, të sigurojnë armë, për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre se nuk kanë asnjë siguri, u bëj thirrje, nëse ju organizatë kriminale mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët me bandat tuaja, ju garantoj se ne dhe qytetarët jemi të gatshëm të ua kthejmë me të njëjtin mjet dhe të mos gjeni vrimë miu ku të futeni”- tha Berisha.

    Sipas tij, shqiptarët duhet të armatosen, ashtu si po armatosen amerikanët. “Qytetarët që duan të mbrojnë veten të armatosen, dhe të sjellim ligjin, tu japim të drejtë të mbajnë armë, me këtë organizatë kriminale nuk ka rend, qetësi”- tha ai.

    Panoramaonline
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Thirrja e Berishës: Shqiptarë armatosuni, po na drejton një organizatë kriminale

    Ka qene nje kenge e Jovan Nokés...

    N'at Stamboll po knon mastaba
    knon mastaba ne fermani
    n'vesh i ka hi atij sulltani.
    Sulltan Mehmeti n'kam u çue
    mexhelisit ni selam ka lshue
    -Traj ordi me m'i harzue
    se per Tiran (Diber) du me i çue
    se kjo Tirana () m'ka tradhtue
    tok e Xenit (Shçipnin) m'ka kerkue;
    Shullazin (J.Noken) me dorzue
    me xhith cull e me xhith grue...

    Cull e gra n'She t'That t'i shtajm
    e per traj vjet buk t'u çojm,
    ksaj ushtrie pushken t'ia fillojm.
    Krisi pushka e merr xham deti
    merr xham deti e u shemka kepi
    plot me xhak e mushka Seta.
    Krisi pushka e merr xham deti
    merr xham deti ene Batafi
    traj ordit çidhna i pihati...

  3. #3
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Thirrja e Berishës: Shqiptarë armatosuni, po na drejton një organizatë kriminale

    Emri:  image.jpg

Shikime: 280

Madhësia:  28.3 KB

    Nuk ka nevoje per koment !!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Thirrja e Berishës: Shqiptarë armatosuni, po na drejton një organizatë kriminale

    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    Thirrja e Berishës: Shqiptarë armatosuni, po na drejton një organizatë kriminale

    Ish-kryeministri Berisha i ka bërë thirrje shqiptarëve të armatosen për të mbrojtur veten, vatrat dhe pronat e tyre, pasi me qeverinë, organizatë kriminale në krye, nuk ka as rend, as siguri e as qetësi.

    Gjatë fjalës në Kuvend, duke numëruar bëmat e Shullazit dhe bandës së tij, lidhur ngushtë me qeverinë, kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, Berisha theksoi se kjo qeveri po e con vendin drejt një konflikti të pashmangshëm.

    “U bëj thirrje shqiptarëve të armatosen, të sigurojnë armë, për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre se nuk kanë asnjë siguri, u bëj thirrje, nëse ju organizatë kriminale mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët me bandat tuaja, ju garantoj se ne dhe qytetarët jemi të gatshëm të ua kthejmë me të njëjtin mjet dhe të mos gjeni vrimë miu ku të futeni”- tha Berisha.

    Sipas tij, shqiptarët duhet të armatosen, ashtu si po armatosen amerikanët. “Qytetarët që duan të mbrojnë veten të armatosen, dhe të sjellim ligjin, tu japim të drejtë të mbajnë armë, me këtë organizatë kriminale nuk ka rend, qetësi”- tha ai.

    Panoramaonline
    Per nje m qe ti s'e ve
    Fjala mik behet ik
    C'ben keshtu more Besnik?
    A i thuhet mikut ik?

    Do ishte e pafalshme per Berishen sikur te kishte bere thirrje pupullit qe te armatoset per te permbysur qeverine,
    Ndonese kjo qeveri e ka mbushur kupen e zullumit.
    Por shtremberimi i fjaleve te tij nuk behet per here te pare e ma do mendja as per here te fundit.
    Ne fakt Berisha kerkoi qe njerezit te kene te drejte te armatosen nga mungesa e sigurise qe shteti u ofron.
    Ligji shqiptar te lejon te mbash arme gjahu , cifte shotgun, e madje edhe pistolete nese ben kerkese prane organeve te policise dhe je mbi 18 vjec e me raport mjekesor nga psikiatri, por Berisha kete ndoshta nuk e di.
    Por problemi eshte se shqiptaret tashme nuk kane leke te blejne domate e jo me arme.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Deklarata e Berishës, jehonë në mediet ndërkombëtare

    Deklarata e papritur e ish-kryeministrit të Shqipërisë, tashmë deputet i Parlamentit nga radhët e Partisë Demokratike, Sali Berisha, në lidhje me armatosjen e qytetarëve shqiptarë për shkak se qeveria ka dështuar të luftojë krimin, ka bërë xhiron e medieve botërore.

    E para që i ka bërë jehonë kësaj deklarate ka qenë “Associated Press”, shkrimi i së cilës është publikuar më pas edhe nga britanikja “Daily Mail” dhe amerikanja “abc News”.

    Berisha ka qenë duke folur nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë në seancën plenare të kësaj të enjteje, teksa, pasi ka akuzuar qeverinë për lidhje me bandat e kriminelëve, deklaroi se vendi nuk gëzon më rend publik dhe siguri.

    Për këtë arsye, ish-kryeministri bëri thirrje për miratimin e një ligji që do të lejonte armatosjen e të gjithë shqiptarëve. “U bëj thirrje atyre që të rrëmbejnë armët”, tha Berisha, ndërkohë që duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, ish-kreu i PD-së shtoi se “nëse ju, si një organizatë kriminale, mendoni se do të terrorizoni opozitën dhe qytetarët, iua garantoj se opozita dhe qytetarët janë gati të kundërpërgjigjen ndaj jush me të gjitha mënyrat, saqë ju nuk do të gjeni vrimë ku të futeni”.

    Në Shqipëri, - vijon më tej shkrimi i “AP”, - zotërimi i një arme është i paligjshëm dhe ata që e shkelin këtë ligj mund të përballen me dënimin deri në 10 vite heqje lirie. Arrestimi i kreut të një bande kriminale gjatë ditëve të fundit ka bërë që, palët politike të të dyja krahëve të akuzojnë njëra-tjetrën për marrje ndihme nga kriminelët, veçanërisht përgjatë fushatave zgjedhore.

    Berisha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së në qershor të vitit 2013, pasi Partia Demokratike e udhëhequr prej tij u mposht në zgjedhjet parlamentare kundrejt koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

    Menjëherë pak kësaj deklarate, dhjetëra ligjvënës socialistë i kanë kërkuar kreut të Parlamentit ta pezullojë Berishën nga punimet e Kuvendit për 10 ditë.

    Në vitin 1997, - kujton më tej “Associated Press”, - atëherë President i Shqipërisë, Berisha u rrëzua pas një revolte popullore dhe muajsh të tërë anarkie, pasi populli humbi të gjitha kursimet nëpër skema piramidale investimesh. Në atë kohë, thuajse të gjitha depot e armatimeve u hapën dhe shumë prej atyre armëve janë ende në qarkullim nëpër Shqipëri, pavarësisht se vendi është anëtar i NATO-s që prej vitit 2009.

    / Top Channel
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Berisha: Qytetarët të armatosen kundër qeverisë; Tahiri: Prokuroria të nisë ndjekje penale

    Çështja e Emiljano Shullazit dhe kërcënimet e prezumuara të tij ndaj profesor Mynyr Konit dhe disa biznesmenëve kanë qenë në qendër të debatit parlamentar të kësaj të enjteje, që ka patur tone të forta mes pozitës dhe opozitës.

    Ish-kryeministri Berisha, duke e cilësuar ekzekutivin aktual si një organizatë kriminale, u ka bërë thirrje qytetarëve që të armatosen kundër saj.

    “Iu bëj thirrje qytetarëve që të armatosen për të mbrojtur veten dhe sigurinë e tyre. Nëse ju kërcënoni me banda opozitën, qytetarët janë të gatshëm t'ju kundërshtojnë me armë e të mos gjeni vrimë ku të futeni. Armatosen amerikanët, armatosen të gjithë qytetarët. Me këtë organizatë kriminale në pushtet nuk ka siguri, rend dhe qetësi”, ka thënë Berisha.

    Tahiri: Prokuroria të marrë masa, të nisë ndjekjen penale

    Duke reaguar ndaj thirrjes së ish-kryeministrit, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka cilësuar atë si skandaloze dhe ka bërë thirrje që prokuroria ta ndjekë rastin si vepër penale.

    “Nuk e di si mund të vazhdojë punimet ky Parlament kur një ish-kryeministër iu bën thirrje qytetarëve që të armatosen. Uroj që prokuroria ta thërrasë pasi është vepër penale të bësh thirrje publike për armatosje dhe dhunë ndaj institucioneve. Kjo është një mendësi kriminale dhe djallëzore. Është skandaloze”, ka thënë Tahiri.

    Sipas tij, “një ish-kryeministër që bën thirrje për armatosjen e popullit tregon se në ç’mënyrë ka qeverisur vendin, “në një kohë kur e kemi të freskët kujtesën se si vrau 4 qytetarë të pafajshëm në mes të bulevardit”, ka thënë Tahiri.

    “Unë shpresoj që prokuroria të marrë masa dhe të nisë ndjekje penale ndaj tij. Kjo është thirrje e një epoke tjetër, të cilën shqiptarët e kanë lënë pas më 23 qershor 2013”, është shprehur Tahiri, i cili ka ftuar deputetët e opozitës që të distancohen nga thirrja e Berishës.

    “Bëni ç’të doni, hidhni baltë sa të doni ndaj qeverisë dhe ministrave, por distancohuni nga kjo deklaratë”, ka thënë ai.

    Më tej, duke prekur rastin e Shullazit, ministri i Brendshëm ka ftuar sërish deputetët e opozitës që të ngrenë komision hetimor parlamentar, duke dhënë garancinë e tij se do të kenë në dispozicion të gjitha dokumentet.

    “Nëse doni të shihni se çfarë ka bërë policia me Shullazin ngrini komision hetimor në Parlament. Doni të shihni të vërtetën? Lërini pallavrat dhe ngrini komision hetimor. Me kushtin që t’i shihni të gjitha dokumentat dhe pastaj t’i bëni publike dhe kush nuk e ka bërë detyrën të shkarkohet në këtë Parlament”, ka thënë Tahiri.

    "Nëse jeni dakord, reformën në drejtësi dhe Byronë Kombëtare të Hetimit i votojmë që nesër", e ka mbyllur ministri fjalimin e tij.

    Blushi: Thirrjet e Berishës, marrëzi. S’ka asnjë justifikim

    Deputeti Ben Blushi i ka cilësuar si “fatale” thirrjet e ish-kryeministrit Berisha që qytetarët të armatosen kundër qeverisë.

    “Unë kam shumë arsye për të qenë kundër kësaj qeverie, por t’u thuash qytetarëve ‘merrni armët’, kjo është fatale. Dhe këtë e tha dikush që e ka bërë njëherë”, ka thënë Blushi, i cili u është drejtuar deputetëve demokratë.

    “Je dakord t’i, Edi Paloka, që ai që shet picën të ketë pistoletë në brez? Je dakord ti Jozefinë që parukjerja ku shkon ti të ketë pistoletë?”, është shprehur Blushi.

    Në vlerësimin e tij, “edhe nëse Berisha tha që qytetarët të armatosen sikurse në Amerikë, është më keq”, “sepse në Amerikë po punohet që të reduktohet armëmbajtja”, ka thënë Blushi.

    “Çfarë duhet të bëjë një i varfër që i kanë marrë tokën, të marrë armën dhe të vrasë fqinjin? Çfarë duhet të bëjë një qytetar që i bëhet padrejtësi, të marrë armën dhe të shkojë tek prokurori? Rasti i Shullazit nuk e justifikon atë që tha Berisha. Tërhiqeni këtë sepse është katastrofë, është turp”, ka thënë Blushi.

    Berisha: Ja kush e vuri tritolin tek farmacia e Bashkim Tahirit

    Më herët gjatë fjalës së tij, Berisha foli edhe për rastin e tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke dhënë variantin e tij mbi këtë ngjarje.

    Berisha: “Bashkim Tahirit, kontrabandistit të kapur në flagrancë, dikush i vuri një kallëp tritoli në farmaci. Nga të parët që e kanë dënuar këtë akt kam qenë edhe unë. Kush i vendosi ato? Kush e vendosi tritolin? Për tritolin tek farmacia e kontrabandistit u arrestuan 7 vetë, por vetëm një mendje idiote mund të thotë se 7 vetë u morën me vendosjen e tritolit. U arrestuan të gjithë Gjutajt. Nisi procesi, ngeci procesi. Thirr prokuroria Bashkim kontrabandistin, ai thoshte ‘unë s’kam asgjë, ato janë vendosur për shkak të detyrës së djalit tim’. Djali i tij përhapi fjalë se një nga gjutajt kishte treguar të gjitha. Një oficer policie më ka dërguar një letër ku thotë: kam marr pjesë në hetimin për vendosjen e tritolit dhe është zbuluar se tritolin e vendosi Shullazi. Prokuroria njoftoi se Vladimir Gjutaj lirohej nga paraburgimi. Çfarë ndodhi? Prokuroria kishte thirrur Sajme qorrin që të dëshmonte, por ai nuk dëshmonte. Sepse ai u kishte dërguar Gjutajve Shullazin. Pra, Sajme qorri i dërgoi Emilin Vladimirit disa herë dhe filloi negociata të mëdha që ta mbyllnin këtë punë. Sepse Emili kishte vendosur vetë. Po pse u arrestuan Gjutajt? Sepse para zgjedhjeve Gjutajt e kishin shtrirë përtokë Sajme qorrin në bllok, duke i bërë rrahjen më të egër. Por sapo qorri u bë me krahë duhet t’u vendoste rregull gjutajve”.

    Më parë, Berisha dhe deputetët e PD u përfshinë në një seri replikash me kryeministrin lidhur me rastin e eksponentit të njohur të krimit të organizuar.

    Rama: Sali, nuk e di ç’do të bëje ti nëse ky vend nuk do të kishte kriminelë dhe nëse nuk do të kishe rënë në Facebook në këtë moshë. Atë që po të them ty dhe të gjithëve është që shqiptarët nuk i merrni dot për hunde dhe nuk u tregoni dot përrallat tuaja.

    Topalli: Përse nuk i jepni pamjet filmike të arrestimit të Shullazit?

    Rama: Policia jep pamjet e personave që arreston, jo të atyre që ndalon. Shullazin unë e kam njohur gjatë qeverisjes së kryeministrit tënd.

    Berisha: Gjatë qeverisjes sime Shullazi është arrestuar 4 herë. Ndërkohë që kur atij i është dhënë pushtet absolut, ai bën ligjin në Ministrinë e Brendshme. Ai bën terror në policinë e durrësit. Të gjitha këto për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me edvin shullazin dhe sajme qorrin. Dëshmia e një oficeri policisë deklaronte se në lagjen e Shullazit jetohej në terror të plotë. Në bandën e tij ai njihej si gjenerali. Ai zbarkonte në kafenetë e qytetit me bandën e tij sikur të ishte mafia më e fortë në botë. Me lidhejet e tij direkte me Ramën dhe Tahirin ai ishte bërë nënkryetari i kësaj qeverie. Me ndërhyrjen e Sajme qorrit u deklarua se Shullazi nuk kishte lidhje me ngjarjen tek rruga e Kavajës. Ai iu drejtua Lulzim Bashës duke i thënë se, po dole në atë dritare kokën do të ta masim me plumb.

    Në fillim të seancës, kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka kundërshtoi opozitën e homologut socialist Gramoz Ruçi, që çështja të ngrihej në Parlament.

    “Kur Shullazi kërcënon kandidatin për rektor, Ruçit i duket habi përse kjo çështje ngrihet në Parlament. Nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë, kur shefi juaj i vërtetë është futur pa dijeninë e shefit tuaj të zgjedhur me referendum në burg. Duhet të shqetësoheni edhe ju zoti Ruçi, sikurse janë edhe Rama e Tahiri, që tre ditë më parë nuk dinin ku të shkonin. Krimi me mbështetjen e kësaj qeverie po bën çfarë të dojë”, tha Paloka.

    Duke reaguar, kryeministri Rama i ka cilësuar këto si akuza politike, të imponuara sipas tij nga lidershipi i vjetër i Partisë Demokratike.

    “Nuk mund të mos flas kur flet i dënuari nga gjykata për shpifje. Në gjyq, një pulë do të thoshte 'ç'lidhje kam unë, nuk kam asnjë lidhje unë me këtë, kjo është çështje politike, që ma ka dhënë partia, bindja e partisë për mua është provë'. E kam ftuar të provojë qoftë edhe një fjalë të vetme të llumit që ka derdhur për këtë personazh dhe nuk e kuptoj me çfarë kurajoje kërkojnë ta bashkangjisin me ne. Si ka mundësi që nuk latë njeri të botës së krimit pa e kthyer në personazh të politikës?”, tha Rama.

    Ai nënvizoi se, “ndalimi i Shullazit është bërë nga policia, që ka nisur procedurën pa pasur një denoncim konkret, por duke u nisur vetëm nga një indicje, e paprovuar dhe e ka ndaluar, ka kërkuar nga prokuroria autorizimin për arrestim, të cilin e ka marrë pas mesnate, ndërkohë që personazhi në fjalë ka qenë në qeli”.

    “Ju jeni viktimat e para të atij që ju ka drejtuar për 25 vjet, sipas parimeve të Adolf Hitlerit, që thoshte: ‘doni që një gënjeshtër ta besojë turma? Bëjeni sa më të madhe dhe thojeni sa më shpesh’. Në Policinë e Shtetit që drejtojmë ne nuk bëhen përgjime ilegale. Por pak rëndësi ka kjo. Rëndësi ka fakti se ju nuk e fshihni dot kënaqësinë kur flisni për krimin. Po të mos ishte krimi ju do të ishit një çetë memecësh që do flisnit me shenja”, shtoi Rama.

    Duke iu referuar vizitës së fundit në SHBA, kryeministri theksoi se, “në Shtëpinë e Bardhë nuk ftohen persona të inkriminuar”. Më pas debati vijoi me replika.

    Paloka: Rama dhe Tahiri kanë frikë nga institucionet që nuk varen prej tyre. Byroja e Hetimit nuk varet nga Tahiri i tij dhe prandaj nuk po e votojnë. I trembet byrosë se mund të përfundojë ashtu si Shullazi. Ky kryeministër nuk i fiton dot zgjedhjet pa krimin. Le të shkojë ku të dojë, nga ai vendi ku ishte i erdhi mesazhi si kryeministri i korruptuar. Le të dëgjojë edhe deklaratën e ish-zëdhënësit të Pentagonit kundër tij.

    Rama: Unë nuk besoj se ti ke luajtur poker me Shullazin tek “Milosao”. Por unë besoj se ti luan me skedina. Sa për zëdhënësin e Pentagonit, ai është vartës i Donald Trump. Ka punuar në Pentagon, por tani punon për Trump. Por unë mes teje dhe Trump të zgjedh ty. Sa për reformën në drejtësi, ne presim që ju të vini në tavolinë dhe ju thoni që nuk duam ne ta bëjmë reformën. Sa për byronë, FBI-në në Tiranë e kam sjellë unë. Çfarë e pengon reformën në drejtësi të miratohet brenda kësaj jave? Reforma në drejtësi shtyhet pa asnjë lloj arsyeje objektive. Është gjendja e dëshpëruar e disa njerëzve. Unë Shullazin e kam ndeshur dy herë për shkakun tuaj, në vitin 2007 dhe 2009, kur sulmonte tubimet elektorale të PS.

    Ristani: Sapo dëgjuam një sallatë të një kryeministri rrumpallë, që donte të justifikohej por nuk dinte ç’të thoshte. Në fillim të viteve ’90, ai pëlliste si gomar për një qofte pa lekë në rrugët e Tiranës. Ky njeri bëhet sot kryeministër dhe hyn në këtë Parlament duke sharë deputetët e opozitës njëri pas tjetrit. Ne sigurisht që e duam reformën në drejtësi, por atë nuk e do ky njeri që merr në telefon gjyqtarët dhe i kërcënon. Në gjykatë u dënuam unë dhe Paloka dhe u shpallën të pafajshëm ata që sulmuan deputetët e opozitës në Parlament. Kjo është drejtësia e sotme. Krimi përbën problem, këtë vend po e mbyt krimi dhe droga.

    / Top Channel

    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  7. #7
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Për: Thirrja e Berishës: Shqiptarë armatosuni, po na drejton një organizatë kriminale

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ka qene nje kenge e Jovan Nokés...

    N'at Stamboll po knon mastaba
    knon mastaba ne fermani
    n'vesh i ka hi atij sulltani.
    Sulltan Mehmeti n'kam u çue
    mexhelisit ni selam ka lshue
    -Traj ordi me m'i harzue
    se per Tiran (Diber) du me i çue
    se kjo Tirana () m'ka tradhtue
    tok e Xenit (Shçipnin) m'ka kerkue;
    Shullazin (J.Noken) me dorzue
    me xhith cull e me xhith grue...

    Cull e gra n'She t'That t'i shtajm
    e per traj vjet buk t'u çojm,
    ksaj ushtrie pushken t'ia fillojm.
    Krisi pushka e merr xham deti
    merr xham deti e u shemka kepi
    plot me xhak e mushka Seta.
    Krisi pushka e merr xham deti
    merr xham deti ene Batafi
    traj ordit çidhna i pihati...
    Or taj voc. U jam pi dibre bre por skam marr vesh asixha. C'ka ke shkrujt caty nalt ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Maqellarjot : 21-04-2016 më 18:23
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  8. #8
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Për: Berisha: Qytetarët të armatosen kundër qeverisë; Tahiri: Prokuroria të nisë ndjekje penale

    Citim Postuar më parë nga Vinjol Lexo Postimin
    [B]
    / Top Channel

    hahahahahaha...te armatosen te mbrojne pronen dhe pasurine thote. Te armatosen si amerikanet thote hahahahah. Cfar karikature eshte ky mer.

    Edhe keta karagjozet e PS-es bejn gam gam kot. Te marri si te pandehur porkuria thot. Mo mire...ti je ne fuqi pse nuk e padit por ngre zerin e bertet kot? Padite se kur bet fushatat elektorale dolet me parrullat se dikush do te mbaheshte pergjegjes per 21 Janarin? Te gjith halabak e hajdut jeni.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Maqellarjot : 21-04-2016 më 18:26
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Maqellarjot për postimin:

    SERAFIMI (21-04-2016)

  10. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Thirrja e Berishës: Shqiptarë armatosuni, po na drejton një organizatë kriminale

    Berisha ne fakt ndodhet njesoj si ne 97-en, ai ka fjalen kurse PS-ja armet! 2-0 per PS-ne, gangsterra ne parlament, gangsterra ne polici, gangsterra ministrat, gangsterr kryeministri, gangsterra mediat, kundra fjaleve.
    Kush vret me shume fjala apo plumbi? Mesa duket niveli intelektual ne Shqiperi eshte ngjitur deri ne ate grade sa prekemi me teper nga fjala!
    Perfundimisht paskemi Rilindur...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Thirrja e Berishës: Shqiptarë armatosuni, po na drejton një organizatë kriminale

    Citim Postuar më parë nga Maqellarjot Lexo Postimin
    Or taj voc. U jam pi dibre bre por skam marr vesh asixha. C'ka ke shkrujt caty nalt ?
    Asht ni kange e vjeter;" e kam ngjue heret vakt prej ni burri t'vjeter,Haziz Daci ka C- (ç)-idhna. Ka vdek at vit çi ka hi Italja,ma teper se niqin vjeç. At'her n'at koh ishin te perzje katolik e ortodoks,von jan kthe mysliman. Na njer 1912 i kemi pas qishat n'katun. Qisha ishte e paprishme,po te kérshten un s'maj men. Baba jem i mate men te kershtenet ne çidhne e ne Grynok (Jovani ishte gryknokes). Nuk di sa breza ka jetu Jovan Noka,po masi vdiq Skenderbeu,u maru ki ktu. Ishte ne koh te sulltan Mehmetit te hershem e jo n'koh te sulltan Mehmetit te Hyrrjetit. Nokajt nuk majn men gja per Jovanin.
    Vorri i Jovanit qi asht ne Cidhne asht vorri i Jovan Nokes. Jovani u vra ne luft me turqin. Ene qisha ka qen aty. I thoshin Qisha e Jovanit. Populli linte nga ni shej,nga ni pe te vorri Jovanit. Fisi Nokajve ka qen "plak" qi "dante gjyqin"
    Haziz Dacin ktu ne venin ton e qujshin te zgjut,si te meçem,se folte rrafsh. Nuk e di a ishte i gjezdis. Ktu,n'katunin ton,pa folun ai s'merrej asni venim,po ishte si zor ta bajshe me fol,se s'folte. E kam njoft mir. E msova kangen prej tij,duke e ngjue kur ia thoshte pleqve tjer. "Allaalla,bre Aziz-i thoshin,- ç'ma men !"
    Ktu knoshin pak,kavellve u kan ra. Ky nuk e knote,po e thoshte me fjal,e diftote. Historin e Jovanit vetem Hazizi e deftonte ne katun."
    Ali Krrashi 1953. Dh. Shuteriqi.

  12. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Berisha: Qytetarët të armatosen kundër qeverisë; Tahiri: Prokuroria të nisë ndjekje penale

    Citim Postuar më parë nga Maqellarjot Lexo Postimin
    hahahahahaha...te armatosen te mbrojne pronen dhe pasurine thote. Te armatosen si amerikanet thote hahahahah. Cfar karikature eshte ky mer.

    Edhe keta karagjozet e PS-es bejn gam gam kot. Te marri si te pandehur porkuria thot. Mo mire...ti je ne fuqi pse nuk e padit por ngre zerin e bertet kot? Padite se kur bet fushatat elektorale dolet me parrullat se dikush do te mbaheshte pergjegjes per 21 Janarin? Te gjith halabak e hajdut jeni.
    Jan ato lojrat e pergjithsme,qe i krijojne bashke,pergjigje-kunderpergjigje.Duhet te jene mesazhe te derguara ne adrese te dikujt,me shum propabilitet eshte ndonje afar i familjes, qe o po e pengojne ose nuk eshte realizuar.
    Eshte thjesht dialektik e perdidshme,vetem tonin ka pak te larte.

  13. #12
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Për: Berisha: Qytetarët të armatosen kundër qeverisë; Tahiri: Prokuroria të nisë ndjekje penale

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Jan ato lojrat e pergjithsme,qe i krijojne bashke,pergjigje-kunderpergjigje.Duhet te jene mesazhe te derguara ne adrese te dikujt,me shum propabilitet eshte ndonje afar i familjes, qe o po e pengojne ose nuk eshte realizuar.
    Eshte thjesht dialektik e perdidshme,vetem tonin ka pak te larte.
    Zoti na ruajt cfar mban ajo toke...

    Sero..."Qisha" eshte myzeqarce...hahahaha paske derdh gjith talentin nderdialektik
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Maqellarjot për postimin:

    SERAFIM DILO (22-04-2016)

  15. #13
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,648

    Për: Thirrja e Berishës: Shqiptarë armatosuni, po na drejton një organizatë kriminale

    Shqiperia 1997- 2016/7 - Pervjetori i shkatrimit................




    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...heIPeTqJmfJG8A

  16. #14
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Berisha: Qytetarët të armatosen kundër qeverisë; Tahiri: Prokuroria të nisë ndjekje penale

    Citim Postuar më parë nga Maqellarjot Lexo Postimin
    Zoti na ruajt cfar mban ajo toke...

    Sero..."Qisha" eshte myzeqarce...hahahaha paske derdh gjith talentin nderdialektik
    Nuk e di vertet se ne ato zona i kan thene Kish apo Qisha,por fjala Qishé ka qene shum me e perdorur se Kisha. Ne Shqiperi Qisha ishte normalitet ndersa fjala Kishe ishte shum pak e perdorur,prandaj me shume propabilitet kush e ka shkruajtur Qishe ka pasur te drejte.

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    Maqellarjot (22-04-2016)

  18. #15
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Për: Berisha: Qytetarët të armatosen kundër qeverisë; Tahiri: Prokuroria të nisë ndjekje penale

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Nuk e di vertet se ne ato zona i kan thene Kish apo Qisha,por fjala Qishé ka qene shum me e perdorur se Kisha. Ne Shqiperi Qisha ishte normalitet ndersa fjala Kishe ishte shum pak e perdorur,prandaj me shume propabilitet kush e ka shkruajtur Qishe ka pasur te drejte.
    Kam ven re dicka tjeter. Ne Kosove i thon qysh njesoj si ne myzeqe. Nje here e nje kohe duhet te kemi folur nje dialekt e nje gjuhe. Mendoj une.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Maqellarjot : 22-04-2016 më 19:55
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  19. #16
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Berisha: Qytetarët të armatosen kundër qeverisë; Tahiri: Prokuroria të nisë ndjekje penale

    Citim Postuar më parë nga Maqellarjot Lexo Postimin
    Kam ven re dicka tjeter. Ne Kosove i thon qysh njesoj si ne myzeqe. Nje here e nje kohe duhet te kemi folur nje dialekt e nje gjuhe. Mendoj une.
    Ti e di si eshte gjuha,nganjehe fjala perhapet edhe jashte llogjikes..per arsye te shumta. Por edhe fjala qysh eshte fjale shume e perdorur.

    Natyrisht kur thuhet "qysh-ereee",kuptohet se nga vjen.

  20. #17
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Berisha: Qytetarët të armatosen kundër qeverisë; Tahiri: Prokuroria të nisë ndjekje penale

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ti e di si eshte gjuha,nganjehe fjala perhapet edhe jashte llogjikes..per arsye te shumta. Por edhe fjala qysh eshte fjale shume e perdorur.

    Natyrisht kur thuhet "qysh-ereee",kuptohet se nga vjen.
    Po lexoja nje dite per fjalen éshtè,edhe ishte shkruar si perdorej ne dialekte,dhe ishte shkruar: Eshte,ashte,oshte dhe a,o. Mendova se ao-ja ishte gabim shkrimi,ku ne te vertete un vet gjith jeten kam perdorur a,o-n. "A,o Beni aty ? A,o e vertete ?

  21. #18
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Thirrja e Berishës: Shqiptarë armatosuni, po na drejton një organizatë kriminale

    Vellezer dhe motra te nderuar, ne ateizem nuk ka drejtesi, ka vetem armiqesi dhe vella vrasje. Mos bini pre e ketyre thirrjeve te ateisteve si Sali Berisha per vella vrasje, mos harroni ishte ai qe me 97' coi vendin ne lufte civile me mijera te vrare duke lejuar plackitjen e shqiptareve nepermjet firmave mashtruese piramidale. Sa pasuri u humb, nuk del njeri qe t'i beje dem me shume Shqiperise sesa Sali Berisha. Islami po ashtu eshte keshtu i dhunshem, ejani ne krishterim e aty do te gjeni dashuri e humanizem dhe do te jetojme te gjithe me dinjitet. Mos u beni pjese e filozofise fataliste ateiste qe ka lene Shqiptarine prapa vendeve tjera. Ne nuk guxojme te mbetemi pengje te ateisteve dhe myslimaneve per gjithe jeten, duhet te ecim perpara sic po ecin popuj te tere qe sot gjenden ne BE.

  22. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Thirrja e Berishës: Shqiptarë armatosuni, po na drejton një organizatë kriminale

    Eshte turp kur degjon nga nje ish-udheheqes apo ish ithtar i udheheqjes deklarata te tilla, qe ne fund te fundit jane edhe kontradiktore. Ishin demokratet e dhjetorit qe nuk dinin ne c'brime te futeshin kur i gjemonte sigurimi, ishin po demokratet qe nuk e ndaluan dot hemorragjine piramidale qe kushedi se ne c'brime perfundoi, kush e do valuten shqiptare?, ishte po selia e PD qe u mbyll si ne brime te miut kur vrane Azemin etj...Pra prej Berishes pritej force dhe optimizem per te kuptuar situaten, per te bashkjetuar me kete Taiwan te vogel Ballkanik, protektorat i kolonialisteve Englez apo perendimore dhe jo te behej thirrje per lufte, trazira dhe nje Sandokan tjeter shqiptar!

  23. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Thirrja e Berishës: Shqiptarë armatosuni, po na drejton një organizatë kriminale

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Vellezer dhe motra te nderuar, ne ateizem nuk ka drejtesi, ka vetem armiqesi dhe vella vrasje. Mos bini pre e ketyre thirrjeve te ateisteve si Sali Berisha per vella vrasje, mos harroni ishte ai qe me 97' coi vendin ne lufte civile me mijera te vrare duke lejuar plackitjen e shqiptareve nepermjet firmave mashtruese piramidale. Sa pasuri u humb, nuk del njeri qe t'i beje dem me shume Shqiperise sesa Sali Berisha. Islami po ashtu eshte keshtu i dhunshem, ejani ne krishterim e aty do te gjeni dashuri e humanizem dhe do te jetojme te gjithe me dinjitet. Mos u beni pjese e filozofise fataliste ateiste qe ka lene Shqiptarine prapa vendeve tjera. Ne nuk guxojme te mbetemi pengje te ateisteve dhe myslimaneve per gjithe jeten, duhet te ecim perpara sic po ecin popuj te tere qe sot gjenden ne BE.
    Na ke care bycen me prapagande fetare. Leri ore njerezit ne hallet e tyre. A thua se ti je Mesia dhe do na shpetosh vertet.
    Shko bej cicin ndonjehere se kur e mban gjate behesh me prostat.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •