Emri:  Bexhet-Pacolli.jpg

Shikime: 293

Madhësia:  32.1 KB

Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Bexhet Pacolli, akuzon qeverisjen aktuale për dështimet e mëdha në zhvillimin ekonomik, në diplomaci dhe në luftën kundër korrupsionit.

“Dështuan ata që shpallen si rugovistë, por që kanë shkallmuar vijat kryesore të sjelljes së tij politike. Dështuan dhe ata që thirren në meritat e luftës, duke zhbërë praktikisht me korrupsionin dhe paaftësinë e tyre, me mungesën e rezultateve, arsyet pse u sakrifikua gjithë ai gjak”, ka thënë Pacolli, sipas të cilit, gjendja aktuale u leverdis qeveritarëve.

Pacolli, i cili në zgjedhjet e vitit 2014 nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor, thotë se tani e dy vjet është duke punuar me ekspertë për një ofertë të re për qytetarin e Kosovës.
Ai ka thënë gjithashtu se e ka parë me dhembje sesi Kosovës iu shteruan alternativat kryesore qeverisëse.

Pikërisht për këtë arsye, ai ka vendosur që së bashku me ekspertët, të përsosë ofertën dhe programin e AKR-së për Kosovën.


Koha Jone