Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Mediat e vendit shpien ligjin e mediave të Ramës e Metës në Gjykatën Kushtetuese

    Ankesa - Ligji i mediave në Kushtetuese, kërkohet shfuqizimi



    Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare, i kërkon Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e pikës 3 të nenit 62, në ligjin e mediave të miratuar në vitin 2013.

    Kjo dispozitë sanksionin që asnjë person fizik ose juridik, nuk mund të ketë më shumë se 40 për qind të kapitalit të përgjithshëm të shoqërisë aksionare, që zotëron një licencë kombëtare për transmetimet audio apo audiovizive. Ky kufizim sipas shoqatës, cenon lirinë e pronës dhe barazinë para ligjit.

    Përfaqësuesi i Shoqatës: Dispozita është antikushtetuese pasi bie ndesh me parimin e lirisë të veprimtarisë ekonomike dhe me parimin e barazinë së shtetasve përpara ligjit, bazues në nenin 18 të Kushtetutës.

    Kërkesa e shoqatës, në gjykatë kushtetuese u mbështet dhe nga autoriteti i mediave audivizive.

    Përfaqësuesja e Autoritetit të Mediave Audiovizive: Kufizimi prej 40% i vendosur në ligj për tavanin e kuotës së pjesëmarrjes në një shoqëri audiovizive, i cili është vendosur për të kontrolluar situatat e monopolit. Në këtë terren të gjerë mediatik, ky kriter kufizues nuk i shërben zhvillimeve të reja teknologjike.

    Por parlamenti e mbrojti ligjin e miratuar me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës në vitin 2013. Përfaqësuesi juridik i Kuvendit, Alban Brati pranoi se dispozita cenon lirinë ekonomike, por në këtë rast sipas tij duhet të prevalojë liria e shprehjes.

    Brati: Liria e shprehjes ashtu siç është e garantuar në nenin Nr. 10 përbën një prej themeleve kryesore të shoqërive demokratike dhe është njëra prej kushteve bazike për progresin e saj.

    Seanca ku palët shprehen qëndrimin e tyre para trupës kushtetuese zgjati më shumë se dy orë, ndërsa vetë gjyqtarët dhanë sinjale se dispozita ka element të antikushtetutshmërisë.

    Vladimir Kristo: Unë nuk arrij të kuptoj se çfarë i intereson shtetit që një sipërmarrje private t’i rregulloj se kush paguan më shumë dhe kush paguan më pak për të mbajtur sipërmarrjen në këmbë. Çlidhje ka kjo me krijimin e situatave monopol. Ky është një problem që u intereson ortakëve të sipërmarrjes. Shteti le të kontrollojë burimet e financimeve janë ose jo të ligjshme.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mediat e vendit shpien ligjin e mediave të Ramës e Metës në Gjykatën Kushtetuese

    Kushtetuesja rrëzon amendamentin “Balla” për pronësinë e mediave



    Gjykata kushtetuese ka rrëzuar nenin e ligjit të ri për mediat audiovizive që lejonte një person të zotëronte më shumë se 40% të pronësisë së një subjekti mediatik.

    Heqja e këtij kufiri u propozua nga Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, duke ngjallur debate në ambientin mediatik, por edhe reagime nga komuniteti ndërkombëtar.

    Por Gjykata vendosi se asnjë prej pronarëve të subjekteve mediatike nuk mund t’i lejohet zotërimi i më shumë se 40% të aksioneve.

    Kundërshti mbi këtë amendament shprehën edhe Këshilli i Evropës, si prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

    Këshilli i Evropës ju drejtua Komisionit parlamentar të Medias me shqetësimin për këtë amendament që, sipas saj, prekte pluralizmin e medias.

    Po ashtu, përfaqësuesja për Lirinë e Medias në OSBE, Dunja Mijatoviç, në një letër drejtuar kryetarit të Kuvendit, theksoi se heqja e nenit 62 do të ketë ndikim shume negativ për lirinë e medias në Shqipëri.

    VENDIMI i Gjykatës Kushtetuese

    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në datën 13.05.2016 shqyrtoi çështjen me palë:

    Kërkues: Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare.
    Subjekte të interesuara: Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
    Objekt: Shpallja si i papajtueshëm me Kushtetutën i nenit 62, pika 3 të ligjit nr.97/2013, datë 04.03.2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.
    Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, në mbështetje të nenit 131/a dhe 134/f të Kushtetutës, si dhe të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,

    VENDOSI:
    - Pranimin e kërkesës.
    - Shfuqizimin e nenit 62/3 të ligjit nr.97/2013, datë 04.03.2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.

    Shqiptarja

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •