Emri:  C_2_fotogallery_3000558_2_image.jpg

Shikime: 223

Madhësia:  32.1 KB

Emri:  greek-grandmother-fisherman-among-nobel-peace-nominees.w_hr.jpg

Shikime: 240

Madhësia:  58.9 KB

LESBO – Emilia Kamvysi është 85 vjeç por nuk mund të rrijë duarkryq. 10 muajt e fundit i ka kaluar buzë detit, në afërsi të shtëpisë së saj në ishullin Lesbo në Greqi, duke pritur refugjatët që mbërrinin nga Turqia.

“I prisja për tu dhënë ndonjë batanije, pak djathë, apo thjesht për t’i përqafuar”- shprehet gjyshja greke, e cila është kandiduar për çmimin Nobel, pas publikimit të fotos ku ajo dukej teksa ushqente me biberon një foshnjë, që sapo kishte zbarkuar me nënën e tij në ishull.

Tashmë që refugjatët nuk po zbarkojnë më në Lesbo, Emilia Kamvysi thotë se është e lehtësuar dhe po lyen shtëpinë për të kremtuar Pashkën Ortodokse.

Na trego për ditën kur prite foshnjën?
Ishte një pasdite gri. Erdhi gomonia e radhës në plazh. Nëna dhe foshnja ishin të ngrirë. I thashë gruas të ma jepte mua foshnjën dhe të gjente disa rroba të thata. Bebja filloi të qante. Kemi qenë nëna edhe ne. Shoqja ime Maritsa shkoi në shtëpi dhe mori një biberon me qumësht. Ishte i nxehtë, por e futa biberonin në det për ta ftohur dhe më pas foshnja e piu të gjithë me një frymë. Kur pa nënën e tij që u kthye, bëri një buzëqeshje që nuk do ta harroj kurrë.

A e prisnit kandidaturën për Nobel?
Jo. Unë thjesht u solla si njeri. Kur vjen një gomone, (dhe dimrin që kaloi vinin qindra në ditë) nuk pyet nga vijnë dhe nëse i kanë dokumentet në rregull. Mendon për nipërit dhe mbesat e tua që kanë moshën e refugjatëve. Edhe kur je 85 vjeç dhe ecën me bastun, mundohesh të bësh diçka për ta.

Pas marrëveshjes me Turqinë, nuk ka më refugjatë. Çfarë mendimi keni?
Vetëm e spostuan problemin. Duhet të ndalin luftën në Siri. Europa duhet t’i hapë dyert dhe jo t’i mbyllë. Nëna ime dhe ajo e shoqes sime Maritsa kanë ardhur me një varkë peshkimi këtu. I kam ende në kokë rrëfimet e tyre.

Çfarë ju ka mbetur në mendje nga këta muajt e fundit?
Një mëngjes i shëmtuar, deti me dallgë dhe një varkë që mbytet në afërsi të bregut. Një grua arriti të dilte në breg dhe më përqafoi duke qarë me dëshpërim. Mendova për nënën time, në të njëjtin plazh, shumë vite më parë. Për momentin mu duk sikur përqafova atë.

Balkanweb