E tradhëtoi ora 200 mijë euro - Arrestohet kosovari, grabiti vilën e bosit të “Juventus” dhe “Fiat” në Torino

Emri:  vila-655x356.jpg

Shikime: 163

Madhësia:  51.3 KB

Një 42-vjeçar kosovar është arrestuar në komunën Desenzano del Garda në provincën e Breshës në Itali, i akuzuar si një nga autorët e grabitjes në vilën e familjes së njohur italiane Agnelli, pronarë të Klubit Sportiv të Futbollit Juventus e të shoqërisë së prodhimit të automjeteve të markës “Fiat”.

42-vjeçari kosovar është arrestuar pas një kotrolli rutinë të policisë rrugore italiane.Në makinën e tij është gjetur një orë dore me vlerë 200 mijë euro.

Pas verifikimeve të forcave të rendit është vërtetuar se kjo orë i përkiste familjes Agnelli, e rezulton si një nga objektet e vjedhura në këtë vilë.
Në zotërim të shtetasit kosovar janë gjetur gjithashtu dhe çelësat e një banese në qytetin Cinisello Balsamo në provincën e Milanos.

Pas kontrollit në këtë banesë policia italiane ka gjetur 18 ora të tjera dore e disa monedha ari, të gjitha pjesë e materiave të vjedhura në vilën Agnelli.

Vila Agnelli është në pronësi të Allegra Agnelli, e veja e siërmarrësit të njohur italian Umberto Agnelli si dhe nëna e Andrea Agnellit, Presidentit të Klubit të Futbollit “Juventus”.

Vila Agnelli e cila gjendet në hyrje të qytetit të Torinos, në brendësi të parkut della Mandria, u grabit më datën 26 mars, në prag të festë së Pashkëve.

Supozohet se banda grabitëëse përbëhet nga 4 anëtarë te gjithë me nënshtetësi të huaj.

Autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje e mbi të gjitha të faktit se si grabitësit kanë mundur t”i shmangen mbikqyrjes private të kësaj vile.

Emri:  vila-2.jpg

Shikime: 119

Madhësia:  49.7 KB

ORA NEWS