Operacioni "Disc Jockey" - Shkatërrohet banda milionere e kokainës, mes tyre 5 shqiptarë dhe 1 kosovar
Policia italiane e Rexhio Emilias ka finalizuar sot operacionin e koduar “Disc Jockey” i cili ka çuar në urdhër arrestimin e 5 nënshtetasve shqiptarë, 1 kosovar, 3 italianë e 1 maroken, anëtarë të një organizate me një biznes milioner në trafikun e kokainës.
Një nga italianët e arrestuar është një disc jockey i njohur, nga i cili ka marrë emrin dhe operacioni i policisë italiane.
Hetimet kanë nisur në shtator të vitit 2015, duke dokumentuar rreth 3000 episode trafiku kokaine.
Policia italiane ka sekuestruar sasi të koniderushme kokaine, mijëra euro cash e instrumenta për përgatitjen e konfeksionimin e lëndës narkotike.
Urdhëri i arrestit me burg është ekzekutuar ndaj shqiptarit Ervin Tosku 41 vjeç, tre shqiptarë të tjerë janë shpallur në kërkim, ndësa shqiptari A.P 33 vjeç është në urdhër arresti shtëpiak.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt