Emri:  albin-kurti-oki-655x356.jpg

Shikime: 153

Madhësia:  21.6 KB

Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka folur në Tonight Ilva Tare edhe për bashkimin kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Si një përkrahës i fuqishëm i kësaj teze, Kurti thotë se bashkimi kombëtar jo vetëm që është i nevojshëm, por është edhe i pashmangshëm, duke theksuar se nëse nuk e bëjmë ne bashkimin kombëtar, atë do ta bëjnë fqinjët tanë.
Vazhdoni të qëndroni se teza për bashkim kombëtar është e mundshme dhe për këtë realitet gjeopolitik ku është Ballkani?
Kurti: Kjo nuk është teza ime. Ne jemi shprehje e re e një ideje të vjetër të rilindasve. Ne nuk është se kemi shpikur ndonjëgjë. Ne kemi riaktualizuar atë që të tjerët e kanë braktisur. Pram und të themi që prej Sami Frashrit, Fan Nolit janë shkruar 90% të gjerave dhe ne pak mund të kontribuojmë në këtë gjë.

Sa janë gjasat që të realizohet kjo ide?

Kurti: Kjo nuk do të ndodhte vetëm si rezultat i kësaj shprehje të re, por si rezultat i popullit dhe kombit shqiptar unë jam shumë optimist që bashkimi kombëtar jo vetëm që është i nevojshëm, por është edhe i pashmnagshëm dhe madje nëse do të bëhesha ironik për një moment, bashkimin kombëtar nëse nuk do ta bëjmë ne shqiptarët do ta bëjnë fqinjët tanë. Sepse ata do të nabashkojnë ne një shtet, duke na i rudhur trojet, por më mirë ta bëjmë ne sesa të na i bëjnë fqinjët. Spese Serbia e do veriun, e do Luginën e Preshevës, do edhe Ana Moravën. Maqedonia do ti nxjerrë shqiptarët nga Shkupi, Mali i Zi do ti përjashtojë shqiptarët ose ti reduktojë në numër. Pra bashkimi kombëtar do të bëhet, por unë them më mirë ta bëjmë ne sesa fqinjët tanë.

Bashkimi Kombëtar, rilindasit që po thoni ju i përkisnin një realiteti të para 100 viteve, situata ka ndryshuar, jemi në shekullin e XXI, ka realitete të tjera. A është i vlefshëm ai projekt?

Kurti: Unë pajtohem me ju, situata ka ndryshuar. Por ne prandaj jemi shprehje e re, jo shprehje e vjetër. Pikërisht se situata ka ndryshuar ne jemi shprehje e re, por ideja nuk është e re.

Ideja është e vjetër, por realiteti është i ri. Ballkani po kërkon të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, të mos ndryshojnë më kufitë dhe të bashkohen të gjithë në Bruksel…

Kurti: Prandaj jemi një shprehje e re duke besuar sërish në atë që kanë thënë …Bashkimi Kombëtar nuk e pengon BE dhe së dyti BE nuk e zëvendëson bashkimin Kombëtar. Pra në Bruksel mund të bashkohemi me Holandën, me Spanjën. Ndërkaq Bashkimi Kombëtar do të thotë të bashkohemi këtu në Ballkan. Nuk mund të bashkohemi në Bruksel, është absurd. Jemi një komb, por mund të themi që jemi dy popullsi, se jemi shtete të ndryshme. Unë besoj se shtetet shqiptare duhet të jenë në shërbim të shqiptarëve, i cili e do një shtet të vetëm.

Ky bashkim duhet të ketë një vlerë duhet ta njohin vendet e tjera, përndryshe do të ishim një ishull i izoluar të cilën e kemi provuar njëherë se cfarë bën kur izolohesh…

Kurti: Le ta provojmë, njohja nuk i paraprin bërjes, njohja e pason bërjen. Pra nuk mund të na njihnin ne pavarësinë pa e shpallur. Unë nuk e përjashtoj faktin se nuk na duhet njohja. Por po them që mund të na paraprijë njohja.

E kuptoj, por nëse punon për një projekt, atë të BE dhe qëndrimet e deritanishme janë që nuk mund të ketë një njohje për një projekt të tillë sepse si Uashingtoni, si Brukseli po flasin për një bashkim në Bruksel në BE, çfarë kuptimi ka të harxhohet energji për bashkimin kombëtar?

Kurti: Unë kundërshtarët më të mëdhenjë të bashkimit kombëtar i kam dëgjuar prej shqiptarëve jo prej ndërkombëtarëve. Ndërkombëtarët mund ta thonë ndonjëherë, por shqiptarët këtu që janë elita ta përsërisin vazhdimisht sepse unë besoj që shumica e konjukturave udhëheqëse mund të mos jenë për bashkim kombëtar, sepse kanë intersa të qenit i ndarë të Kosovës me Shqipërinë.

ORA NEWS