Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 29
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    “Shullazi kërcënoi shtetasin amerikan, ndaj u arrestua”

    Emri:  Emiljano-Shullazi_0.jpg

Shikime: 841

Madhësia:  50.8 KB

    Që prej të shtunës emri i Emiljano Shullazit është rikthyer në qendër të vëmendjes. Ai u shoqërua për kërcënimin e kandidatit për Rektor Mynyr Koni, por pak më vonë iu njoftua arrestimi me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda për gjobëvënie.

    Cila është e vërteta dhe a ka sfond politik e gjithë kjo ngjarje? Sipas kryeredaktorit të Top Channel, Mentor Kikia tha në Top Story me Sokol Ballën se Shullazi gaboi në një moment të vetëm; atëherë kur kërcënoi një shtetas amerikan.

    “Gabimi i Shullazit ishte që i vuri pistoletën një biznesmeni që mbante pasaportën amerikane. Po të mos e kish bërë këtë do të ishte duke shijuar frutet e biznesit të tij”, thotë ai.

    Kikia thotë se kryeprokurori Adriatik Llalla, duke folur për ngjarjet e rënda kriminale të fillimvitit në Durrës, i lidhte ato me përplasje bandash për trafiqe droge, nënkuptonte Shullazin, ndërsa sa i takon mbështetjes politike…

    “Ka patur apo jo mbështetje politike? Unë them që ka patur dhe ka qenë ky faktori kryesor që prodhoi shullazin. Gjobëvënia ekziston kudo, por në Shqipëri u shndërrua në formë biznesi nga Shullazi sepse ka qenë mik me të gjitha palët. Shullazi ka qenë njeriu që organizonte gjërat me porosi. Është kapur nga të gjitha palët e policisë dhe herë ka dalë i palagur dhe herë për të shuar zhurmën e momentit”, thotë ai.

    Top Channel

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Gazetari Vezaj: Policia nuk donte ta arrestonte Shullazin

    Emri:  flamur-vezaj-shullazi.jpg

Shikime: 1257

Madhësia:  49.9 KB

    Policia e Tiranës duket se nuk ka dashur që të arrestojë Emiljano Shullazin dhe për këtë arsye ka shfaqur rezistencë kur prokuroria ka dërguar urdhër-arrestet në polici.

    Gazetari Flamur Vezaj duke folur në Opinion, është shprehur se “rreth orës 23:40 ka pasur një debat të ashpër në ambientet e Policisë së Tiranës mes oficerëve të policisë dhe Oficerit të Policisë Gjyqësore që kishte dërguar urdhër-arrestin për Emiljano Shullazin. Ata nuk donin që ta arrestonin”, është shprehur Vezaj.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Dëshmia e plotë/ Jani Zaka: Si u kërcënova nga Shullazi për pronën

    Emri:  Emiljano-Shullazi_0.jpg

Shikime: 707

Madhësia:  50.8 KB

    Mbrëmjen e 3 Shkurtit, rreth orës 20:00, një bizmesmen u paraqit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Jani Zaka, 40 – vjeç, lindur në Lushnje dhe banues në Tiranë, kërkoi të kontaktonte me një nga drejtuesit e policisë.

    Ai i tha oficerit roje se kishte marrë një kërcënim me jetë. Oficerit të Policisë Gjyqësore që nisi t’i marrë deklaratën i përmendi emrin e Emiljano Shullazit dhe të Blerim Shullazit. Ai tha se Shullazi i kishte kërkuar që t’i kalonte në pronësi një parking nëntokësor me sipërfaqe 1 200 metër katrorë, në rrugën “Sali Butka”, në Tiranë, pranë Policisë Bashkiake.

    Kërkesa vinte pasi personit që Jani Zaka ia kishte blerë, shtetasi Fatmir Sinani, i kishte thënë se parkingu kushtonte më shumë sesa ishte paguar.

    “Para disa vitesh, tek Nesheraku, i kam blerë shtetasit Fatmir Sinani një parking nëntokësorë me sipërfaqe 1200 m katror, për një vlerë prej 300 mijë euro. Parkingun e kam blerë me kontratë porosie, pasi pallati është i pahipotekuar. Fatmiri, pasi më bëri shitjen më ka thënë se parkingu kushtonte më shumë seç ia kisha blerë unë. I jam përgjigjur se, në qoftë se më kthente lekët, në çdo moment do t’i ktheja pronën këtij shtetasi.

    Por në vend të përgjigjes nga Sinani, Zaka thotë se është kontaktuar nga Emiljano Shullazi. “Para dy ose tre muajsh më ka ardhur tek garazhi një person i gjatë, të cilit nuk ia di emrin dhe më thotë që të kërkon Emiljano Shullazi… Ditën tjetër me telefonon rreth orës 13.00 ky person, si datë nuk më kujtohet dhe më thotë se po të presim tek lokali mbrapa Xhakës. Unë kam vajtur tek lokali dhe atje ishte dhe Emiljano, i cili më priste në lokal. Emiljano më thotë, çfarë garazhdi i ke mbajtur peng Fatmirit. Unë i kam thënë që nuk i kam mbajtur peng garazh, por më ka shitur garazh dhe ai më thotë, zgjidheni me Fatmirin këtë problem. Për këtë gjë unë kam vënë në dijeni dhe kushëririn tim Mitri Prifti”.

    Në polici ka dhënë deklaratën e tij edhe Mitri Prifti. Ai ka thënë se Jani ka qenë shumë i frikësuar nga kërkesa për të takuar Shullazin.

    “Jani mbas këtij takimi ka qenë shumë i frikësuar dhe i dërgon njoftim Fatmir Sinanajt dhe i thotë më jep paratë që të kam dhënë dhe unë tërhiqem nga prona, vetëm problem nuk dua. Por djali i Fatmirit, shtetasi Andi Sinanaj i kishte kthyer përgjigje duke i thënë, tani merru me ata që kanë hyrë në lojë dhe mundohu t’i bindësh se e di çfarë të gjen”.

    Mitri Prifti ka dhënë detaje edhe për takimin me Emiljano Shullazin.

    “Në datën 02.02.2016, Janin e kanë marrë në telefon dhe e kanë takuar dy persona, rreth orës 11.00, tek Neshraku. Pasi i ka takuar personat, që ai nuk i njeh me emër, ata i kanë thënë, hip në makinë se të kërkon Emiljano Shullazi dhe Jani i ka thënë, që marr taksi dhe vij vetë dhe personat i kanë thënë të vish tani për dy minuta, se ai nuk do të pres ty. Jani shkon tek një lokal i kuq mbrapa qendrës “Globe” dhe atje takon personalisht Emiljano Shullazin, ku ai i thotë nesër nga ora 10:00 ta kesh telefonin e hapur dhe do të vijë ky djali i xhaxhait tim, të kalojë pak atë pronën në emër të tij. Pa i lënë mundësinë që ai të flasë, Emiljano i ka thënë të dilte jashtë, pasi kishte mbaruar punë me të. Jani më tha se do të fikte telefonin që kishte komunikuar me këta persona dhe do të largohej nga Tirana, pasi personat ai i klasifikon me rrezikshmëri tej mase të lartë”.

    Pas këtij takimi, Jani Zaka dhe kushëriri i tij marrin një tjetër kërcënim.

    “Rreth orës 14 e 30 më ka ardhur një telefonatë nga numri……. dhe më thotë: Mario ti je? – unë i them – po, kush je?” Më thotë jam Blerim Shullazi, i thuaj kushëririt tënd Jani të vijë për dy minuta tek lokali, se përndryshe do vish ti në vend të tij. Unë i kam thënë se, nuk kam si t’i them se nuk kam numër të tij dhe nuk kam përse të vij se nuk kam përgjegjësi për kushërinjt e mi. Personi filloi të më ofendonte dhe të më kërcënonte, duke më thënë se, “o djalë do të më qash me duar, e di çfarë të bëj, por hajde urgjent për 10 minuta të jesh këtu”, por unë i kam thënë se nuk vij, se nuk jam në Tiranë dhe i kam mbyllur telefonin. Personi më ka marrë përsëri në telefon dhe më ka thënë, ku je se do të vij unë dhe unë i kam thënë, as dua të të njoh dhe as dua të më njohësh. Personi më tha në çfarë ore vjen në Tiranë dhe unë i kam thënë se vij në orën 19:00, por ai më tha në orën 17:00 të jesh tek lokali, pasi jam unë që i përcaktoj oraret dhe jo ti dhe duke më sharë, më mbylli telefonin”.

    Një muaj më pas, më 13 Mars të këtij viti, në derën e garazhit të Jani Zakës shpërthen një sasi tritoli.

    Dëmet ishin të vogla, por për policinë dhe prokurorinë, që kishte nisur hetimet, ky ishte një paralajmërim. Jani Zaka ishte larguar ndërkohë jashtë vendit, bashkë me familjen.

    Policia, më datën 09 Shkurt, materialet hetimore – proceduriale ia kishte dërguar Prokurorisë për Krimet e Rënda me materialin referues, deklarim të Jani Zakës dhe Mitri Priftit, për vlerësim dhe cilësim të saktë juridik.

    TV Klan

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Berisha: Asnjerit në polici nuk ia mban të fotografojë Shullazin

    Ish-kryeministri Berisha shtron një pyetje që ndoshta e bëjnë të gjithë këto dy ditë nga arrestimi i Emiljano Shullazit.

    Pse nuk ka asnjë foto e video të tij i shoqëruar me policë?

    Sipas Berishës, Policia e Shtetit nën drejtimin e Saimir Tahirit nuk ka lënë foto e video pa publikuar, as të atyre që shkelin rëndom rregullat e qarkullimit rrugor, ndërsa për Shullazin s’ka asnjë foto. Më poshtë komenti i plotë i Berishës:

    Shullazin s’ka kush ta fotografoje!

    Te dashur miq, kohet e fundit eshte bere praktike pune qe cdo aksion policor, person i ndaluar apo i arrestuar publikohet me figure dhe video ne lentet mediatike te Saje qorrit qe nuk i permend dot emrin Milit dhe Edvin Shullazit, qe ishte bere sot vrere e stere i zi nga tronditja.

    Zellit mediatik per te treguar punen e palodhur te Tahirit nuk i kane shpetuar as shkelesit e rregullave te qarkullimit rrugor.

    Ata, pervec gjobes u eshte dashur te shohin veten ne media si ornament te fasades te luftes ndaj krimit.

    Por sot kane kaluar 72 ore dhe nga zyrat mediatike te Saje dhe Edvin Shullazit nuk ka dale qofte dhe nje foto apo video e vetme e ndalimit te vrasesit dhe gjobvenesit, simbolit te fuqise kriminale te partise siçiliste.

    Per Edvin Shullazin, arrestimi i diktuar i nenkryetarit te tij per problemet e sigurise, nuk eshte as arritje dhe as sukses, por humbja tejet e rende e nje qendre te cmuar te pushtetit, qe paktet nuk i ben me qytetaret por me kriminelet!

    Emri:  sala.jpg

Shikime: 663

Madhësia:  57.2 KB

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Termeti politik nga përgjimet e Shullazit nga Prokuroria dhe SHISH

    Emri:  pergjimet_3.jpg

Shikime: 684

Madhësia:  16.8 KB

    Ka marrë rrjedhë interesante arrestimi i Shullazit. Policia nuk kishte dijeni se ai përgjohej edhe nga SHISH ,ndaj ka një habi në disa segmente të policisë se çfarë ai ka folur me pjestarë të policisë e që sherbimet sekrete i kanë përgjuar dhe ia ka çuar edhe një sherbimi sekret perendimor.

    Denoncimi i biznesmenit Arjan Zika ka qenë një nga pikat kyçe të hetimit delikat ndaj Emiljano Shullazit.Në shkurt 2016 një garazhi në pronësi të këtij shtetasi ju vu bombë ndërsa pak kohë më vonë Zika ka deponuar.

    Deponimi i tij është trajtuar me ekstra-procedurë nga një bërthamë shumë e ngushtë njerëzish në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në Prokurorinë e Përgjithshme. Fill pas deponimit shtetasi Arjan Zika është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Atje mësohet se është pyetur edhe nga sherbimet e atjeshme, duke dhënë deshminë e cila ka kaluar edhe në departamentin e shtetit. Ndaj duket se ambasadori Lu e përmendi publikisht disa javë më parë.

    HashtagAL ka mësuar se Zika është shtetas shqiptaro-amerikan; dhe mban dy emra; ai njihet dhe me emrin Jani Zerka.Nënshtetësia e tij amerikane i ka krijuar denoncuesit një koracë mbrojtje të dyfishtë; Zika ishte dhe në vëmendjen e autoriteteve të SHBA; ndonëse hetimi i rastit të tij ka qenë ekskluzivitet i një grupi të ngushtë specialistësh shqiptarë.

    Zika ka qenë i pari person që ka regjistruar një kallëzim për kanosje dhe gjobëvënie ndaj Emiljano Shullazit; por nuk ka qenë i vetmi i kanosur për të cilin grupi i prokurorëve dhe SHISH-i kishin dijeni.

    Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se në fillim të vitit 2014 nisën disa këmbime informacionesh mes Prokurorisë-Policisë dhe SHISH për grupin e Shullazit; por tentativat për dokumentimin e veprimtarisë së tij kriminale dështuan. Mes palëve nisi mosbesimi; dikush e informonte Shullazin dhe ai ishte përherë një hap para. Ka informacione se SHISH ka të dhëna supër sekrete nga përgjimet e Shullazit çka mund të sjellë termet në politikë nëse publikojnë përgjimet të cilat i ka edhe prokuroria.

    Ka qenë kjo arsyeja që më pas SHISH(i cili është aktori kryesor i interceptimeve speciale) të ndryshonte strategji dhe të ndiqte një ekstra-procedurë me interceptimin dhe survejimin e grupit të Shullazit.

    Duket se strategjia ka funksionuar dhe sot prokuroria disponon nga SHISH një dosje voluminoze me të dhëna që dokumentojnë gjobëvënien.

    Ende nuk është bërë e ditur natyra e këtyre interceptimeve ndërsa dëshmia e Arjan Zikës përfaqëson një nyje të rëndësishme proceduriale që e konkretizon pretendimin e prokurorisë.

    Por përtej detajeve të aksionit konspirativ mbi interceptimin e grupit të Shullazit; skandali i vërtetë në këtë histori mbetet mosbesimi i thellë që prokuroria dhe SHISH kishin tek organet e policisë.

    Ende nuk dihet nëse SHISH disponon të dhëna shtesë mbi ndikimin e Shullazit në organet e policisë, por dihet që ka një frikë të madhe në pushtet se çfarë kanë SHISH dhe Adriatik Llalla në zyrat e tyre, e cila mund të shkaktojë termet të fortë në politikën e ditës. Mësohet se prokuroria do të kërkojë caktimin e masës “arrest me burg” për të ndaluarit. Veprimet hetimore të kësaj çështje po kryhen nga drejtuesi i Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj.Ndërsa gjyqtari që do të caktojë masat është Sandër Simoni, Kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.Simoni mësohet të ketë firmosur edhe vendimin për përgjimin e të ndaluarve.Nga këto përgjime, Prokuroria thotë se janë përfituar elementë të vlefshëm, të cilët faktojnë akuzat e ngritura për gjobëvënie, përvetësim prone, shantazh, vendosje eksplozivi dhe grup i strukturuar kriminal. Janë përgjuar disa numra telefoni dhe kërcënimi kryhej në emër të Emiljano Shullazit.Në rastin e biznesmenit Jani Zaka, kërcënimi, sipas policisë dhe prokurorisë, është kryer personalisht nga Shullazi. Në përgjim, prokuroria ka mbajtur për një kohë të gjatë dy të ndalurit, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.Edhe në bisedat e tyre, prokuroria thotë se ka gjetur elementë të vlefshëm që provojnë përfshirjen e tyre në veprat kriminale për të cilat akuzohen.


    Reagon avokati

    Avokati i Emiljano Shullazit, Alban Qafa ka folur sërish sot për arrestimin e klientit të tij. Qafa ka deklaruar se do kërkojë pavlefshmërinë e arrestimit të Shullazit, pasi ndaj tij nuk ka kallëzim por janë përdorur informacione të marra në rrugë operative.
    “Do kërkojmë pavlefshmërinë e arrestimit të Shullazit. Ndaj Emiljano Shullazit nuk ka kallëzim, janë përdorur informacione të marra në rrugë operative”, ka thënë Qafa.
    Avokati i Shullazit ka folur edhe për akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha për lidhjet e të ndaluarit me biznesmenë që kanë marrë Vollgën dhe bregdetin e Durrësit. Qafa ka thënë se Shullazi ka 30% të Vollgës dhe e ka marrë me kontratë dhurimi. Avokati shton se Shullazi dhe miku i tij Gilmando Dani nuk kanë lidhje me shpërthimin te garazhi i biznesmenit A.Z.
    “Klienti im nuk i njeh biznesmenët për të cilët akuzohet. Emiliano Shullazi ka vetëm 30% të ‘Vollgës’. 30% të ‘Vollgës’ e mori me kontratë dhurimi. S’ka asnjë provë kundër Shullazit e 2 të tjerëve”, ka thënë avokati.
    Alban Qafa, i cili përfaqëson edhe kushëririn e Shullazit tha se bimët që iu gjetën janë pisha të egra dhe jo kanabis.
    “Blerim Shullazi tha se bimët që iu gjetën janë pisha të egra. Kubikët e mbjellë janë çuar në laborator”, ka deklaruar Qafa per News 24.

    Qetesia e Visho Ajazit

    Visho Ajazi është kreu i Sherbimit Sekret (SHISH). Ai është profesionist i nivelit të lartë në këto sherbime dhe shquhet për qetesi olimpike edhe në momentet me të vështira të punës. Mësohet se ai ka për çdo politikan dhe zyrtar të lartë nga një dosje dhe përgjime me të cilat ai po seleksionon se kush duhet çuar në prokurori. Ai në rastin Shullazi ka shumë përgjime, bile edhe te një politikani dhe tre zyrtarëve, për të cilat ka dijeni edhe një ambasadë tek rruga e Elbasanit.

    Prokuroria ka dyshime se këta individë nuk kanë patur të ardhura të mjaftueshme për të bërë këtë blerje, ndaj ka nisur verifikimi për burimin e këtyre të ardhurave.

    Gjithashtu, po kryen verifikime dhe për shtetasin arab, i cili i ka dhuruar pjesën e tij të pasurisë Shullazit.

    Emri i Emiliano Shullazit rezulton në dokumentet e pronarëve të ish-hotel Vollgës në Durrës ku në rrethana ende të paqarta, ish-pronari i kësaj godine ia ka dhuruar pjesën e tij Emiliano Shullazit.

    Megjithëse kjo kontratë dhurimi është firmosur dy vjet më parë, ku përfshihet edhe familja shqiptare Kodra si dhuruese, hetimet kanë filluar me iniciativë dhe pa asnjë kallëzim. Një burim jozyrtar i tha Top Channel se nuk ka ende një kallëzim për gjobëvënie për këtë çështje, pasi dhuruesit shqiptarë kanë refuzuar të denoncojnë.

    Fillimisht ky rast është referuar në Prokurorinë e Durrësit nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Hetimet janë mbajtur pak kohë më parë në këtë qytet e menjëherë më pas është shpallur moskompetenca duke e ndarë dosjen në dy pjesë: në Durrës është hapur çështja e dyshimeve për pastrim parash, ndërkohë që janë përcjellë për tek Krimet e Rënda të dhënat për dyshimet e gjobëvënies.

    Por do të duhet dëshmia e ortakut që ka dhuruar hotelin për të verifikuar nëse ai e ka bërë këtë me dëshirë, apo i kërcënuar.Emiliano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi do të dalin para gjykatës për akuzën e gjobëvënies jo vetëm për këtë episod, por edhe për rastin e 1.200 metra katrorë parking në Tiranë.

    Prokuroria thotë në rrugë jozyrtare se përveç Jani Zakës dhe babait të tij Arjan Zaka është kërcënuar edhe një kushëri i tyre, me emrin Mario, i cili ishte ngarkuar me detyrë nga të dyshuarit që t’i bindte të kryenin operacionin financiar që kërkonte Shullazi.

    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    “Si e ngriti Shullazi perandorinë e krimit me Edi Ramën e Saimir Tahirin”

    “Dëshmi, fakte dhe prova konfirmojnë se si, Emiliano Shullazi ngriti në këto tre vite një perandori të krimit, me gjoba ndaj biznesit, me rrëmbime pronash, me trafik dhe droge.

    Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë pasur dijeni për të gjithë këtë aktivitet kriminal.

    Nga provat dhe faktet e bëra publike, duket se Edi Rama dhe Saimir Tahiri e kanë ditur, e kanë lejuar, madje e kanë ndihmuar Emiliano Shullazin në grabitjen e Vollgës në Durrës, në marrjen me dhunë, përmes kërcënimesh, me armë e me eksploziv, të qindra mijëra eurove nga biznesmenët.

    Shullazi jo vetëm kishte çdo zyrë të shtetit të Edi Ramës në dispozicion, por mbështetja ndaj tij shkonte deri atje, sa efektivë të forcave speciale shërbenin për sigurinë e tij.

    Makinat e tij nuk ndaleshin asnjëherë dhe nuk kontrolloheshin në dogana, siç ishte rasti i denoncuar nga ne, i futjes së makinës së blinduar pa asnjë verifikim nga Porti i Durrësit.

    Përfaqësues të rëndësishëm të biznesit në vend janë ankuar tek Edi Rama për gjobat që u ka vënë Shullazi, por kanë gjetur shpërfilljen, madje edhe justifikimin e tij për Shullazin.

    Tek Rama, biznesi nuk ka gjetur garantin e rendit dhe sigurisë, por ortakun e Shullazit.

    Dinamika e rastit Shullazi flet qartë:

    Vështirësia më e madhe e Prokurorisë në hetimin e Shullazit ka qenë dhe është edhe sot qeveria, Edi Rama e Saimir Tahiri.

    Ata i kishin dhënë Shullazit statusin e të paprekshmit.

    Megjithë denoncimet e qytetarëve, megjithë denoncimet e Partisë Demokratike, madje edhe të partnerit tonë strategjik, Shullazi vazhdonte të kishte mbështetjen pa rezerva të qeverisë.

    Sot opinioni publik e ka të qartë se në tre vite, një prej personave më të rrezikshëm në vend, ishte mik, ortak e partner me Edi Ramën e Saimir Tahirin, dhe vazhdon të jetë, sepse as dje, as sot, ata nuk guxojnë ti përmendin as emrin.

    Partia Demokratike inkurajon prokurorinë në hetimin e plotë të aktivitetit kriminal të Shullazit, dhe i këron organit të akuzës të mos ndikohet nga presionet e Edi Ramës e Saimir Tahirit.

    Ky hetim duhet të nxjerrë në dritën e diellit, se nga i vinte pushteti një krimineli që vinte gjoba e grabiste prona.

    Partia Demokratike i kërkon partnerëve ndërkombëtarë e në veçanti Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, ta monitorojnë këtë proces, të japin kontributin e tyre për të ndalur ndërhyrjet e qeverisë e për të siguruar drejtësi.

    Ne nxisim qytetarët, biznesmenët që janë kërcënuar, rrëmbyer e gjobitur nga ky bandit dhe banda e tij, të denoncojnë faktet e dëshmitë që ata kanë.

    Drejtësia duhet dhe do të trimufojë në këtë rast.

    Nuk do ta lëmë vendin peng të Edi Ramës, Saimir Tahirit e Emiliano Shullazit”.

    Koha Jone

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Prapaskenat e arrestimit: Shullazi po e priste policinë

    Emiljano Shullazi ka pritur policinë në një lokal në Rrugën e Kavajës dhe është kujdesur të mos kishte asnjë send me vete, madje as telefon celular. Por “surpriza” erdhi pas takimit të Prokurorit të Përgjithshëm me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, të cilit ju komunikua se Shullazi ishte nën hetim prej 4 muajsh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për disa gjobëvënie.

    Nuk ndodh shpesh që një diplomat i huaj të përmendi me emër një të dyshuar për krime të rënda.

    Por kjo ndodhi në Shqipëri me ambasadorin amerikan Donald Lu, i cili në një takim me prokurorët më 17 tetor të vitit të shkuar, e përmendi Shullazin me emër.

    “Persona si trafikanti i dënuar për drogë, Emiljano Shullazi që është akuzuar haptazi nga mediat për trafik të narkotikëve dhe vrasje, por nuk është çuar para drejtësisë”, tha Donald Lu.

    Pas kësaj deklarate prokuroria duket se e mori mesazhin duke nisur një hetim ndaj Emiljano Shullazit për disa raste gjobëvëniesh në Tiranë dhe Durrës.

    Ndërsa policia e kompleksuar nga një deklaratë e ish-kryeministrit Berisha se Shullazi kishte kërcënuar me jetën e djalit kandidatin për Rektor në zgjedhjet që do zhvillohen më 20 prill, shoqëroi të dyshuarin pasditen e së shtunës.

    Zyrtarisht, policia tha se Shullazi u kap në dalje të banesës së tij, në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.

    Gjatë shoqërimit, po zyrtarisht, thuhet se ai nuk kishte me vete asnjë send të paligjshëm, madje as telefon celular.

    Por burime të rezervuara pohojnë se Shullazi ka qenë duke pritur policinë në një lokal në Rrugën e Kavajës, zonë kjo e njohur si bastion i tij.

    Ai ishte kujdesuar që të mos kishte asgjë me vete, madje as në banesën ku policia ushtroi kontroll.

    Por shoqërimi i Shullazit u shfrytëzua nga Prokuroria, e cila kishte më shumë se katër muaj që hetonte personazhin e shumëpërfolur për lidhje me botën e krimit.

    Pas shoqërimit, policia ju tha gazetarëve se Emiljano Shullazi ishte shoqëruar për t’u marrë në pyetje pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha se ai kishte kërcënuar kandidatin për Rektor.

    I pyetur për këtë ngjarje ai ka mohuar qetësisht akuzën, duke treguar me detaje itinerarin e ditës së shtunë deri në momentin e shoqërimit.

    Ai ka dhënë detaje për lëvizjet gjatë ditës së shtunë, ndërkohë që ngjarja e pretenduar mendohet se ka ndodhur dy ditë më parë, të enjten.

    Gjatë kësaj kohe, miq të shumtë të Shullazit qëndronin pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, pasi mediat kishin raportuar informacione nga burime të policisë se i dyshuari do të lirohej pas rreth 30 minutash.

    Por gjithçka ndryshoi kur Prokurori i Përgjithshëm thirri në një takim urgjent drejtuesit e Prokurorisë së Tiranës dhe Krimeve të Rënda, si dhe Drejtorin e Policisë së Shtetit.

    E teksa mbështetësit prisnin lirimin e Shullazit, pak para mesnatës në ambientet e drejtorisë së policisë Tiranë ka mbërritur profesor Mynyr Koni, i cili ka dhënë sqarime për ngjarjen.

    Ai ka deklaruar se është kërcënuar për t’u tërhequr nga gara për rektor, ku përballë ka kandidaten tjetër, zonjën Klodeta Dibra, e cila është anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, si përfaqësuese e Partisë Socialiste.

    Koni nuk ka qenë në gjendje të tregojë se cili ishte personi që e kishte kërcënuar, pasi ai nuk e njihte këtë shtetas.

    Në mesnatë, një oficer i Prokurorisë për Krime të Rënda u dorëzoi uniformave të policisë urdhrat e ndalimit për Shullazin dhe mikun e tij me të njëjtën mbiemër, si edhe për personin e konsideruar si krahu i djathtë i tij, Gilmando Dani.

    Ndaj tyre, krahas kërcënimit drejtuar profesor Konit, janë krijuar dyshime si të përfshirë në gjobëvënie dhe shpërthime me tritol.

    Në një njoftim të shkurtër për mediat shpërndarë ditën e djeshme, policia e Tiranës tha se ka ekzekutuar urdhrin e ndalimit të prokurorisë për shtetasit Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi dhe Gilmando Dani.

    Ata po hetohen nga prokuroria e Krimeve të Rënda për disa gjobëvënie në qytete të ndryshe të Shqipërisë, shpërthime me eksploziv, mbajtje pa leje të armëve dhe grup të strukturuar kriminal.

    MAPO

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Arrestimi i Shullazit, ja denoncimi i Hoxhës për gjobën ndaj biznesmenit (VIDEO)

    Prokuroria e Krimeve të Rënda mësohet se kishte nisur hetimet ndaj Shullazit që në fillim të muajit Shkurt. Por këto hetime duket se kanë marrë shkas nga një deklaratë e fortë e gazetarit Artan Hoxha në studion e emisionit “Opinion”.

    Hoxha, por edhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani thanë live në studio se një grup i njohur kriminal në Tiranë i ka vënë gjobë përmes kërcënimit një biznesmemi të fuqishëm, pa i bërë publik emrin.

    Emri:  artan-hoxhaaa1.jpg

Shikime: 737

Madhësia:  16.3 KB

    Emisioni me titull “Vrasës me uniformë policie” është transmetuar më datë 4 Shkurt. Mund të shikoni edhe një herë momentin kur Artan Hoxha denoncon dhe thotë se:

    “Gjatë 48 orëve të fundit një biznesmeni të njohur i është vendosur një gjobë”.

    Emiljano Shullazi, person me precedentë të mëparshëm penalë u ndalua mbrëmjen e së shtunës për t’u marrë në pyetje pasi Berisha e akuzoi publikisht se ka kërcënuar kandidatin për rektor të UT-së, Mynyr Koni. Por pak orë më vonë u mësua se policia e kishte arrestuar Shullazin bashkë me dy shkokë të tij për dy akuza.

    Prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti akt-akuzë për Shullazin, për gjobvënie dhe tritol ndaj një biznesmeni.



    Panorama

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Basha: Pasi e bëri dekan të krimit, Rama do emëronte Shullazin rektor të UT

    Emri:  Basha12.jpg

Shikime: 762

Madhësia:  18.4 KB

    Pas lajmit se Emiljano Shullazi u arrestua nga policia për akuzat e “shtrëngimin për dhënie pasurie”, ka reaguar kreu i PD-së Lulzim Basha i cili komenton deklaratat e djeshme të ish-kryeministrit Sali Berisha, që lajmëroi se Shullazi sipas tij kishte kërcënuar kandidatin për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

    Basha nënvizon se pasi “e bëri dekan të krimit, Edi Rama kërkoi ta emëronte Emiliano Shullazin edhe rektor të Universitetit të Tiranës”.

    Statusi i Bashës:

    Pasi i dha gjithë mbështetjen qeveritare në aferat e pisëta të trafikut e gjobvënies, pasi i hapi doganat dhe i dha poste kyçe në polici, dhe celesat e kafazit te Tahirit, Edi Rama kërkon ta caktoje Emiliano Shullazin edhe shef të botës akademike.

    Sepse ky është modeli, ky është koncepti i Edi Rames për zgjedhjet. Ai nuk i njeh ato si garë, si konkurence, por vetëm si instrument për të kapur e mbajtur pushtetin. Ndaj sa herë ka zgjedhje, ai nxjerr në skenë një person që e ka komisioner, numërues, vezhgues, kqz, që është Shullazi.

    Me Emiliano Shullazin e sojin e tij u fut në zgjedhjet e 2013. Po ashtu në zgjedhjet e 2015. Referendumin në partinë e tij e bëri me Shullazët. Tani dhe zgjedhjet ne Universitet. I erren sytë nga vota, se vota është e kundërta e tij. Nuk duron dot zgjedhje, alternative, platforma. Thirrja që i bëri Shullazit për të kapur Universitetin është ndoshta më e renda deri sot. Por nuk do tia dalë. Vota është zullumi që ju zë fytin tërë oligarkëve kur njësoj si ky fusin duart thellë në zgjedhje. Nuk ka dyshim se arrestimi i partnerit kryesor të Edi Ramës ka ardhur nga presioni i partnerit tonë të vyer strategjik.
    Partia Demokratike bashkë me qytetaret, me profesorët, me studentët, bashkë partnerët ndërkombëtare do ta sigurojnë votën në Shqipëri. Vota e lire eshte fundi i ologarkise se lidhur me krimin, fundi i krizes Rama per Shqiperine.

    Panorama

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Arrestimi i Shullazit, reagon Tahiri: Çfarë degradimi logjik i Saliut dhe Lulit

    Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar ndaj deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD-së Lulzim Basha për arrestimin e Emiljano Shullazit.

    Sipas Tahirit, opozita akuzon mazhorancën sot “per te njejtat gjera qe i benin vete kur ishin ne qeveri”.

    Emri:  Saimir-Tahiri.jpg

Shikime: 698

Madhësia:  30.4 KB

    REAGIMI I SAIMIR TAHIRIT:

    Policia kryen arrestime, Saliu me Lulin thone qe nderkombetaret paskan urdheruar Edi Ramen qe ta beje kete, pasi po sipas Saliut dhe Lulit ai e perdori te arrestuarin kryesor per te kercenuar kandidatin per rektor!

    Cfare degradimi moral, politik, logjik!

    Edi Rama dhe PS nuk kane nderhyre asnje cast dhe ne favor te askujt ne garen e zgjedhjeve universitare. Keto qe po zhvillohen jane te parat zgjedhje te lira nga ndikimi i qeverise qe jane zhvilluar ndonjehere ne universitete.

    Ndersa Policia e Shtetit provoi edhe njehere se nen kete qeveri s’ka asnje te mbrojtur nga ligji, asnje mbi ligjin.

    Sot na akuzojne per te njejtat gjera qe i benin vete kur ishin ne qeveri.

    Ne kete vend, per dy dekada, ka vetem nje njeri e nje parti qe ka nxitur, perkrahur e mbrojtur boten e krimit, e po keta kane goje sot te akuzojne ne.

    Prandaj Saliu dhe Luli sot meritojne vetem fjalen e urte popullore qente le te lehin karvani ecen perpara!

    Panorama

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    “Tahiri nuk ka dorë në arrestimin e Shullazit, s’i përmend dot as emrin”

    Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj ka komentuar reagimin e ministri të Brendshëm, Samir Tahiri mbi arrestimin e Emiljano Shullazit, duke e cilësuar si veprim të dëshpëruar.

    Emri:  Saimir-Tahiri.jpg

Shikime: 975

Madhësia:  39.3 KB

    Alibeaj thotë se, Tahiri foli përçart dhe nuk pati guximin që t’ia përmend njëherë të vetme emrin Shullazit.

    Për ish-ministrin e Drejtësisë është e qartë se ministri i Brendshëm nuk ka dorë në arrestimin e tij dhe thotë se mes tyre ka bashkëpunim në krime dhe trafik droge.

    Enkelejd Alibeja:

    Reagimi i Tahirit eshte veprim i deshperuar i atij qe e ndjen lakun qe po i shtrengohet. Arrestimi i befte i padronit te tij, e ben cirakun Tahir te flase percart pa guxuar tja permende njehere te vetme emrin. Sigurisht e dine te gjithe, shqiptaret dhe nderkombetaret se Tahiri nuk ka dore ne arrestimin e Shullazit.

    Emri:  alibeaj-enkelejd.jpg

Shikime: 708

Madhësia:  32.8 KB
    Enkelejd Alibeaj

    Tahiri po, ka dore ne gjakun qe u ka pire Shullazi biznesit duke u vene gjoba dhe tritol. Tahiri ka dore ne lehtesite e kultivimit dhe trafikut te droges dhe pesefishimin e parcelave me hashash, kete e dine shqiptaret e nderkombetaret.

    Nxiton sot te shkeputet nga padroni i tij, por 3 vite bashkepunim me krimin, ndarje pazaresh me Shullazin nuk fshihen me nje deklarate te mjere. Shpejt do i vije radha dhe atij. Ora po troket per te dhe banditet qe po i marrin frymen vendit. Te njejtin fat do kene.

    Emri:  safasfsa.jpg

Shikime: 661

Madhësia:  54.6 KB

    Panorama

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Skeda/ Kush është Emiljano Shullazi dhe anëtarët e grupit



    Emiliano Shullazi, dhe Gilmando Dani, janë personazhe të njohur për policinë kriminale në vend, por veçanërisht në kryeqytet dhe në Durrës. Në këto qytete ai ka qenë i dyshuar për aktivitete të ndryshme kriminale. Për gjatë viteve, Shullazi është akuzuar për krime të ndryshme të rënda që nga vrasjet, shpërthimet me eksploziv, apo trafik dhe shitje e shpërndarje droge, si dhe akuza të tjera në kuadër të grupit të strukuturuar kriminal.

    Në mënyrë të vazhdueshme ai ka qenë i dyshuar dhe i hetuar disa herë për gjobëvënie dhe shtrëngim me dhunë dhe kanosje për dhënie pasurie, por në shumë pak raste ai është hetuar.

    Ndërkaq në mënyrë të herë pas hereshme ai është hetuar dhe arrestuar nga policia e kryeqytetit për armëmbajtje pa leje, jo shumë larg banesës së tij. Në nëntor 2011, ai përfundoi një dënim me burg, për akuzën e trafikut të drogës, ndërsa ishte dënuar 7 vite e 4 muaj burg për trafik droge. Ai është dyshuar se ka qenë pjesë e një prej bandave më të egra që vepronte në Tiranë dhe në vend, nga e cila numërohen dhjetra të vrarë për shkak të konflikteve. Pjesë e grupit ku bën pjesë edhe Shullazi, janë edhe Gilmando Dani, Blerim Shullazi, e persona të tjerë, të përfshirë në trafikimin e drogës dhe të shantazhimit dhe kërcënimit për dhënie pasurie.

    Pas lirimit nga burgu në vitin 2011, Shullazi u arrestua sërish, si person i përfshirë në kanosje, ndërsa ai u gjet me armë pa leje nga efektivët e komisariatit nr.2. pas 20 në qeli, ai u lirua Ndërkaq me 5 janar të vitit 2012, ai mbeti i plagosur pasi ndaj veturës së tij Volksëagen Golf, u derdhën breshëri plumbash nga persona të panjohur. Ndërkaq Shullazi, u arrestua edhe në vitin 2011 gjatë zgjedhjeve lokale, si dhe në vitin 2013, gjatë zgjedhjeve parlamentare. Ai u denoncua në atë kohë nga Partia Socialiste për presione dhe shantazhe ndaj komisionerëve të partive politike.

    Gjatë arrestimit të tij, policia i bllokoi dhe i gjeti radio policie, mjete komunikimi dhe një armë shotgan që mbahej me leje nga një prej personave që shoqëroheshin me Shullazin në momentin e ndalimit.

    Shqiptarja

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Ja kush është biznesmeni Jani Zaka, që u kërcënua nga Shullazi

    Emri:  Jani-Zaka.jpg

Shikime: 860

Madhësia:  31.2 KB

    TIRANE – Është zbuluar edhe fotoja e biznesmenit Jani Zaka, i cili u kërcënua nga Emiljano Shullazi që t’i jepte parkingun mbi 1 mijë m2 në “Rrugën e Kavajës”.

    “Klan” publikon foton e biznesmenit 40-vjeçar, i cili refuzoi që t’ia jepte pronën e tij Emiljano Shullazit, pavarësisht kërcënimeve të këtij të fundit.

    Madje, në parkingun e tij, u vendos edhe një sasi tritoli kohë më parë, si kërcënim për kalimin e pronës te Shullazi.

    Por Zaka sërish nuk pranoi dhe për të shpëtuar jetën, u largua nga Shqipëria. Kërcënimet më pas u zhvendosën në drejtim të Miti Priftit, kushëririt të tij, i cili u largua gjithashtu nga vendi.

    (BalkanWeb)

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Shullazi në hetim për 7 gjoba synoi "Parkun Sportiv" Durrës

    TIRANË-Një seri gjobash të vendosura ndaj biznesmenëve të ndryshëm në Durrës dhe Tiranë, ka renditur në kërkesën e saj për caktimin e masës së sigurisë ndaj Emiljano Shullazit, shokut të tij Gilmando Dani dhe djalit të xhaxhait të Shullazit, Blerim Shullazi.

    Gazeta “Shqiptarja.com” zbardh të plotë dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku prokurorët Elisabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi, kanë renditur të paktën 7 raste të dyshuara gjobëvënieje nga anëtarët e grupit të Shullazit.

    Në kërkesën e prokurorisë thuhet se grupi i Shullazit përbëhet nga kontigjentë kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, disa prej tyre të dënuar dhe më konkretisht shtetasit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për dhënien e pasurisë, personat të cilët njihen si biznesmenë të njohur të vendit dhe më konkretisht një shtetas që zotëron një kompani të njohur në Durrës për tregtimin e materialeve ndërtimore dhe hidrosanitareve, shtetasin A. B, pronar i disa lokaleve në qytetin e Durrësit si dhe përfaqësues i një kompanije kafeje në Durrës dhe një biznesmeni të njohur që zotëron një kompani nafte në Shqipëri.

    Emri:  224792.jpg

Shikime: 675

Madhësia:  50.5 KB

    Emri:  224794.jpg

Shikime: 649

Madhësia:  33.1 KB

    Emri:  224793.jpg

Shikime: 650

Madhësia:  32.9 KB

    Prokuroria nuk jep detaje të sakta lidhur me shumat financiare që Shullazi ka përfituar nga këto gjobëvënie, por burimet thonë se bëhet fjalë për mijëra euro. Më tej prokuroria shton se këta persona, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë të grupit, kanë kryer veprime aktive kriminale në formën e grupit të strukturuar kriminal. Në mënyrë të kundraligjshme sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda këta persona po bëjnë përpjekje për të privatizuar objektin e quajtur “Parku Sportiv” që ndodhet në lagjen nr.5 në Durrës.

    Emri:  224796.jpg

Shikime: 616

Madhësia:  46.5 KB
    (Parku sportiv)

    Emri:  224795.jpg

Shikime: 616

Madhësia:  33.4 KB
    (Parku Sportiv)

    Njëherësh sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda ky grup kriminal mendohet se nëpërmjet kanosjes dhe dhunës fizike dhe psikologjike, ka bërë të mundur rregjistrimin e pronës ish-hotel "Vollga” që ndodhet në lagjen nr.1 të qytetit të Durrësit. Për hedhjen në dorë të kësaj pasurie, shtetasi Emiljano Shullazi sipas prokurorisë ka ushtruar dhunë ndaj personave që e kanë përfituar këtë pronë në mënyrë të ligjshme dhe duke qënë se prona kishte probleme dokumentacioni për rregjistrimin e saj, ka ushtruar presion dhe dhunë ndaj drejtuesit të ZRRPP Durës, duke e detyruar punonjës të ZVRPP dhe ZPRPP Tiranë për rregjistrimin e kësaj prone në kundërshtim me ligjin dhe procedurat e rregjistrimit.

    Emri:  224791_2.jpg

Shikime: 626

Madhësia:  31.0 KB
    (Ish-hotel "Vollga", në Durrës)

    Në të njëjtën kohë thotë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka të dhëna se ky grup personash në bashkëpunim me persona të tjerë, shtetas shqiptarë dhe të huaj janë të organizuar dhe kanë për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike në vendet fqinje dhe të Bashkimit Europian.

    Një tjetër rast është ai i biznesmenit shqiptaro-amerikan Jani Zaka, i cili rezulton të jetë pronaR i një kompanie bastesh sportive live në internet. Rasti i fundit që prokuroria ka rregjistruar kundër Shullazit dhe shokëve të tij ka qënë ai i kërcënimit të dekanit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës Mynyr Koni, për të cilin prokuroria thotë se Koni është kërcënuar me jetën e tij dhe familjarëve të tij për tërheqjen e kandidaturës së tij nga gara për rektoratin e Univesitetit të Tiranës. Në total Prokuroria për Krime të Rënda, brenda 4 muajve të vitit 2016 ka ngritur katër dosje hetimore kundër Emiljano Shullazit dhe miqve të tij.

    Shqiptarja

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Ora 11.30 Shtyhet për nesër masa e sigurisë ndaj Shullazit

    Masa e sigurisë për Emiljano Shullazin, Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin është shtyrë për ditën e nesërme në orën 08:30 në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

    Shkak i shtyrjes së seancës për masës e sigurisë është bërë ngarkesa e Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi prokurorja Elisabeta Ymeri që është caktuar në çështjen e Shullazit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij është në të njëjtën proces gjyqësor që po zhvillohet ndaj 9 imamëve.

    48 orë nga ndalimi i Emiliano Shullazit zbardhen zyrtarisht akuzat ndaj tij dhe dy të arrestuarve Gilmando Dani e Blerim Shullazi. Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Gjykata e Krimeve të Rënda avokati i tre të ndaluarve Alban Qafa bëri publik për Report Tv akuzat si dhe faktin se seanca për vlerësimin e arrestit do të zhvillohet të mërkurën në mëngjes dhe pse ishte planifikuar për këtë të martë.

    “Kërkesa e prokurorisë për Emiljano Shullazin bazohet te deponimi i Jani Zakës( Arjan Zika), por nuk ka asnjë provë për përfshirjen e klientit tim në këtë histori. Në polici nuk ka një dëshmi të personit të dëmtuar, por vetëm të babait të tij. Për rastin e dhurimit të hotel Vollga në Durrës, nuk ka asnjë person që të pretendojë se i është bërë presion për gjobë. ” shprehet ai.

    Ndërsa përsa i përket kërcënimit të kandidatit për rektor të UT dhe rektorit aktual, Qafa u shpreh se ‘Emiljano Shullazit nuk i intereson bota akademike.

    Gjithçka nisi si një pretendim i kërcënimit të kandidatit Mynyr Koni dhe rektorit aktual Dhori Kule. Përshkruhet kjo në kërkesën për gjykim të prokurorisë?
    "Nuk është masa kjo sepse të dy personat kanë dhënë deklarime dhe kanë deklaruar se nuk janë takuar me Shullazin. Tek makina ku Koni ka bërë një xhiro siç thotë ai, nuk ka qenë Shullazi, edhe për nga përshkrimi fizik nuk ka qenë ai, por kanë qenë 3 të rinj të tjerë. Shullazi konfirmoi se kurrë nuk e ka takuar dhe as nuk e ka kërcënuar dhe nuk i intereson fare bota akdemike," është shprehur për Report TV, avokati i Shullazit.

    Ai tha se në seancën e nesërme do të kërkojë pavlefshmërinë e arrestit dhe lirimin e menjëhershëm për Shullazin dhe Gilmando Danin, dhe një masë më të butë si arrest i shtëpisë për Blerim Shullazin.

    Ora 11.00 Seanca e Shullazit dhe 9 imamëve, "blindohet" Gjykata e Krimeve të Rënda.
    Gjykata e Krimeve të Rënda është "blinduar", këtë të martë nga forcat e rendit. Kjo për faktin se sot aty zhvillohen dy seanca gjyqësore: masa e sigurisë për të arrestuarin Emiljano Shullazi dhe gjyqi ndaj imamëve të akuzuar për terrorizëm.

    Gazetari i Report Tv Arsen Rusta, i cili po ndjek nga afër zhvillimet pranë Gjykatës tha se janë angazhuar rreth 70 forca speciale, nga Reparti Shqiponja i Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

    Seanca ndaj Shullazit pritet të nis rreth orës 11.00 dhe do të drejtohet nga gjyqtari Idriz Mulkurti dhe prokurorja Elisabeta Ymeri. Ndërkohë po sot do të jepet masa e sigurisë, për Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin.

    Prokuroria ashtu siç u mësua një ditë më parë pritet të kërkojë vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe masën e sigurisë "arrest me burg" për Shullazin dhe dy të tjerët. Sipas Prokurorisë, mësohet se masa e sigurisë është kërkuar për veprën penale të “shkatërrimit të pronës me eksploziv”, ndaj shtetasit Arjan Zika, me qëllim kanosjen e tij për fitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë.

    Ora 10.00 Avokati i Shullazit: Do kërkoj lirimin e tij
    Në pritje të seancës, avokati i Emiljano Shullazit, Alban Qafa, është shprehur se do të kërkoj lirimin e Shullazit dhe Gilmando Danit, ndërsa për Blerim Shullazin, ai thotë se do të kërkoj arrest shtëpie dhe mbikëqyrje elektronike.

    Qata shton gjithashtu se do të kërkohen aktet proceduriale që janë kryer nga Prokuroria.

    Seanca ndaj Shullazit pritet të mbahet pas përfundimit të asaj të 9 imamëve pasi prokurore në seancën ndaj Shullazit do të jetë Elisabeta Ymeri, e cila po ashtu ka në ngarkim edhe çështjen ndaj xhihadistëve.

    Shullazi akuzohet për kërcënim të biznesmenit Arjan Zika si dhe për "Shkatërrim prone", "Organizatë kriminale", "Shtrëngim me dhunë" dhe "Kanosje dhe Përvetësim prone" .

    Ndërkohë xhihadistët janë në fazën e konluzioneve të mbrojtjes pasi prokuroria ka kërkuar 152 vite burg. Për rrezikshmëri e seancës në procesin ndaj xhihadistëve ka paralajmëruar pak ditë më parë dhe ambasada amerikane, e cila i kërkoi shtetasve të saj të shmangin lëvizjet rreth kësaj gjykate.

    Shqiptarja

  16. #16
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Rrenim fare. Ketu nuk dihet ku mbaron politika e ku fillon krimi.

    Jam ne pritje te shoh se kur do te dali prap, sikurse ka ndodhur edhe me pare.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Denoncoi Shullazin, largohet nga Shqipëria 32-vjeçari nga Kuçova

    Emri:  emiljano-shullazi.jpg

Shikime: 681

Madhësia:  16.2 KB

    Një 32-vjeçar nga Kuçova, emri i të cilit është përmendur në media si denoncues i Emiljano Shullazit është larguar nga Shqipëria. Mitri Prifti është larguar me avion drejt një vendi ballkanik.

    Ai është kushëriri i biznesmenit shqiptaro-amerikan, Jani Zaka, gjithashtu i larguar nga Shqipëria pas kërcënimit që i kishte bërë Shullazi në lidhje me një parking nëntokësor prej 1200 metrash katrorë në rrugën “Sali Butka” në kryeqytet.

    Deklarimet në polici, ata i dhanë më 3 shkurt të këtij viti. Ende nuk dihen arsyet e largimit të menjëhershëm të Priftit nga Shqipëria, por dyshohet se kjo ka qenë një masë sigurie e ndërmarrë prej tij.

    Mitri Prifti ishte ai që i sqaroi policisë në detaje kërcënimin që kishte marrë kushëriri i tij nga Emiljano Shullazi. Dhe pas kësaj, ka thënë se ishte kërcënuar edhe vetë nga Blerim Shullazi.

    “Rreth orës 14 e 30 më ka ardhur një telefonatë nga numri……. Dhe më thotë: Mario ti je? Unë i them: Po, kush je? Më thotë: Jam Blerim Shullazi. I thuaj kushëririt tënd Jani, të vijë për dy minuta tek lokali se përndryshe do vish ti në vend të tij. O djalë, do më qash në duar. E di se çfarë të bëj, por hajde urgjent për 10 minuta të jesh këtu”, ka dëshmuar ai në polici sipas Klan.

    Rreth 40 ditë pas kanosjes, në portën kryesore të parkingut shpërtheu një sasi eksplozivi.

    Aktualisht, të dy personat që kanë bërë deklarimet në polici kundër Shullazit, ndodhen jashtë vendit, në pamundësi për t’u pyetur nga prokuroria.

    ORA NEWS

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Termeti politik nga përgjimet e Shullazit nga Prokuroria dhe SHISH

    Emri:  pergjimet_3.jpg

Shikime: 684

Madhësia:  16.8 KB


    Qetesia e Visho Ajazit

    Visho Ajazi është kreu i Sherbimit Sekret (SHISH). Ai është profesionist i nivelit të lartë në këto sherbime dhe shquhet për qetesi olimpike edhe në momentet me të vështira të punës. Mësohet se ai ka për çdo politikan dhe zyrtar të lartë nga një dosje dhe përgjime me të cilat ai po seleksionon se kush duhet çuar në prokurori. Ai në rastin Shullazi ka shumë përgjime, bile edhe te një politikani dhe tre zyrtarëve, për të cilat ka dijeni edhe një ambasadë tek rruga e Elbasanit.

    Prokuroria ka dyshime se këta individë nuk kanë patur të ardhura të mjaftueshme për të bërë këtë blerje, ndaj ka nisur verifikimi për burimin e këtyre të ardhurave.

    Gjithashtu, po kryen verifikime dhe për shtetasin arab, i cili i ka dhuruar pjesën e tij të pasurisë Shullazit.

    Emri i Emiliano Shullazit rezulton në dokumentet e pronarëve të ish-hotel Vollgës në Durrës ku në rrethana ende të paqarta, ish-pronari i kësaj godine ia ka dhuruar pjesën e tij Emiliano Shullazit.

    Megjithëse kjo kontratë dhurimi është firmosur dy vjet më parë, ku përfshihet edhe familja shqiptare Kodra si dhuruese, hetimet kanë filluar me iniciativë dhe pa asnjë kallëzim. Një burim jozyrtar i tha Top Channel se nuk ka ende një kallëzim për gjobëvënie për këtë çështje, pasi dhuruesit shqiptarë kanë refuzuar të denoncojnë.

    Fillimisht ky rast është referuar në Prokurorinë e Durrësit nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Hetimet janë mbajtur pak kohë më parë në këtë qytet e menjëherë më pas është shpallur moskompetenca duke e ndarë dosjen në dy pjesë: në Durrës është hapur çështja e dyshimeve për pastrim parash, ndërkohë që janë përcjellë për tek Krimet e Rënda të dhënat për dyshimet e gjobëvënies.

    Por do të duhet dëshmia e ortakut që ka dhuruar hotelin për të verifikuar nëse ai e ka bërë këtë me dëshirë, apo i kërcënuar.Emiliano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi do të dalin para gjykatës për akuzën e gjobëvënies jo vetëm për këtë episod, por edhe për rastin e 1.200 metra katrorë parking në Tiranë.

    Prokuroria thotë në rrugë jozyrtare se përveç Jani Zakës dhe babait të tij Arjan Zaka është kërcënuar edhe një kushëri i tyre, me emrin Mario, i cili ishte ngarkuar me detyrë nga të dyshuarit që t’i bindte të kryenin operacionin financiar që kërkonte Shullazi.

    Koha Jone

    Hajde Visho hajde

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Emiljano Shullazi në Gjykatë: Jam pa punë dhe me vetëm 8 klasë shkollë

    Ditën e sotme në mëngjes u krye edhe caktimi i masës së sigurisë për Emiljano Shullazin, Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin që akuzohen për gjobvënie, trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

    Gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg për të tre, ndërsa Shullazi nuk preferoi të fliste shumë në Gjykatë. Ai vetëm konfirmoi të dhënat personale si edhe deklaroi se ishte i papunë dhe me vetëm 8 klasë shkollë.

    Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Përfaqësuesit e akuzës i thanë gjyqtarit, se gjatë hetimeve disamujore, janë ngritur dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se Emiljano Shullazi dhe banda e drejtuar prej tij, ka kryer disa vepra të rënda penale.

    Ato përfshijnë gjobëvënie në 4 raste ndaj biznesmenëve të njohur, përvetësim trualli e ndërtesa me anë të presionin dhe kërcënimeve si dhe ka kanosur dy profesorët Dhori Kule e Mynyr Koni.

    Sipas akuzës, veprat për të cilat dyshohet Shullazi kanë një marzh dënimi të lartë dhe lënia e lirë e tij, përbën rrezikshmëri të theksuar shoqërore. Për këtë fakt ata kërkuan që Shullazi të mbetet në qeli.

    Të njëjtin qëndrim prokurorët mbajtën edhe për të dyshuarit Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.

    Edhe këta të dyshuar nuk pranuan të flasin për akuzat, duke pretenduar se janë të pafajshëm. Ndërsa Gilmando Dani pretendoi se të qenit i lirë nuk përbën rrezikshmëri shoqërore apo mundësi ikje, pasi ai tha se ishte dorëzuar vetë në polici.

    Panorama

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: FBI në Tiranë: Miku i Rilindjes Socialiste, krimineli Emiljano Shullazi arrestohet

    Përplasja me Llallën për arrestimin e Shullazit? Tahiri tregon të vërtetën

    Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka hedhur poshtë të gjithë zërat se policia është përplasur me Prokurorinë për arrestimin e Emiljano Shullazit.

    Emri:  20160420_172718_20041699_09-5_6DyC8XW.jpg

Shikime: 712

Madhësia:  34.5 KB

    Në një prononcim për mediat ai tha se “Unë nuk di që të ketë një përplasje të policinë me prokurorinë dhe as anasjelltas. Policia dhe Prokuroria kanë dhënë prova që dinë të bashkëpunojnë, të bëjnë ç’është e mundur për të vënë para përgjegjësisë ata që shkelin ligjin. Mos i fryni një fabule që nuk ndihmon kërkënd. Nuk është interesante për publikun se çfarë ndodh në marrëdhëniet mes Policinë dhe Prokurorisë për sa kohë që bashkëpunimi im me Prokurorin e Përgjithshëm është mjaftueshmërisht i mirë për të çuar para përgjegjësisë ligjore ata që shkelin ligjin”.

    Panorama

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •