Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Prof. Mynyr Koni: Krimineli Emiljano Shullazi më kërcënoi që të mos kandidoj për rektor i UT

    Koni dëshmon: Më ndaloi një makinë dhe më thanë të jap dorëheqjen

    Emri:  Koni.jpg

Shikime: 269

Madhësia:  67.2 KB

    Në dosjen e prokurorisë është administruar edhe dëshmia e profesor Mynyr Konit, si kandidat për rektor në Universitetin e Tiranës. Policia dhe prokuroria kanë pyetur profesor Konin, i cili ka pranuar se është kërcënuar, por se nuk i njihte personat që e kanë kanosur.

    Po ashtu hetuesit kanë pyetur edhe Gilmando Danin dhe Emiliano Shullazin, që kanë këmbëngulur se nuk kanë dijeni për këtë çështje.

    Top Channel disponon dëshminë e profesor Konit, i cili ka shpjeguar se ka qenë duke u kthyer në banesën e tij kur një makinë i ka dalë përpara dhe një person brenda saj e ka urdhëruar të hipë.

    “Personi hapi derën papritur përgjigje dhe sapo hipa në makinë më tha ‘ti nesër do japësh dorëheqjen nga kandidimi për rektor’. Unë në këtë moment jam ndjerë i kërcënuar, por megjithatë i thashë se do mendohem njëherë deri nesër. Pas kësaj ky person mu drejtua me ton të lartë e në mënyrë urdhëruese më tha ‘ti do japësh dorëheqjen tani’”, thotë Koni në dëshminë e tij.

    Profesori shpjegon se nuk mban mend asnjërin nga kërcënuesit dhe se e vetmja gjë që i kujtohet është lloji i automjetit, tip “Mercedes”.

    Koni ka thënë se ka marrëdhënie të mira me rivalen e tij për rektoratin e Universitetit të Tiranës dhe se nuk ka patur asnjëherë konflikt me Klodeta Dibrën.

    Top Channel tentoi të komunikojë me të, por nuk e gjeti në banesë. Ndërkohë që ftesës për të marrë pjesë në emisionin “Top Story”, profesor Koni iu përgjigj se, “nuk mund të jem i pranishëm për shkak se vazhdoj të jem i tronditur nga ngjarja që ka ndodhur”.

    Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prof. Mynyr Koni: Krimineli Emiljano Shullazi më kërcënoi që të mos kandidoj për rektor i UT

    Berisha: Rama i ka deleguar Shullazit zgjedhjet në Universitete. U kërcënua me jete Mynyr Koni /E PLOTË

    Emri:  sali-berisha-jashte-kuvendiut.jpg

Shikime: 156

Madhësia:  39.1 KB

    Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi me gazetarët ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po kërcënon lirinë e zgjedhjeve në Universitete. Ai tha se pak ditë më parë 3 makina të blinduara kanë ndaluar rektorin Dhori Kule si dhe e kanë kërcënuar atë.

    Ndërsa shtoi se banda e Emiliano Shullazit i ka kërkuar kandidatit për rektor Mynyr Koni që të tërhiqet nga gara në të kundërt do ti rrëmbente djalin.

    Ai ka paralajmëruar kryeministrin Rama se nëse preket ndonjë nga akademikët shqiptarë ose familjarët e tyre do të marrë në mënyrë proporcionale të njëjtën gjë.

    Ai gjithashtu i ka bërë apel Akademikut Mynyr Koni që të mos tërhiqet nga gara, pasi tërheqja do të thotë të ulesh para krimit.

    Konferenca e plotë e ish-kryeministrit Sali Berisha:

    Kërkova sot për t’ju takuar dhe erdha në këtë takim me ju, të cilën e thirra me urgjencë, për një ccështje të pabesueshme në aparencë por reale, por dhe të trishtueshme sa më nuk bëhet. Këto ditë, këto kohë në qoftë se mund të keni dëgjuar, zhvillohen zgjedhjet në universitet, zgjedhjet për dekanë, rektorë, një proces që ju intereson më së shumti akademikëve të universitetit, studentëve, dhe mendoj më së pakti politikanëve.

    Para tre orësh informohem se Edi Rama, për zgjedhjet në Universitetin e Tiranës ka ngarkuar Emiljano Shullazin, për të përcaktuar se kush duhet të jetë rektor i Universitetit të Tiranës. Në zbatim të porosive të Edi Ramës, Emiljano Shullazi ditën e enjte ndalon njërin nga kandidatët, se nuk e di sa janë, akademikun e nderuar profesor Mynyr Koni, i cili është tek Shkencat e Natyrës, por nuk e di cila është fusha e Mynyr Konit. Një gjë dua të siguroj shqiptarët, që në memorien time ky person nuk ka kurrë një lidhje me Partinë Demokratike.

    Kryebanditi Emiljano Shullazi i kërkon profesor Mynyr Konit të tërhiqet nga gara ose do t’i rrëmbehet djali, dhe i thotë se po fole ke kokën. Dje, profesori i nderuar Mynyr Koni ka paraqitur në mënyrë të papritur dorëheqjen. Po dje, banda e Emiljano Shullazit me tre makina të blinduara, se sot në Shqipëri qarkullojnë me makina të blinduara vetëm Edvin Shullazi dhe Emil Shullazi, se makinat e blinduara përveçse në raste shumë të veçanta janë të ndaluara, por Emili ka tre, ka ndaluar në mes të sheshit “Nënë Tereza”, me tre makina, rektorin aktual të Universitetit, i cili e dorëzon detyrën, profesorin e nderuar Dhori Kule, dhe i kanë kërkuar në mënyrë kërcënuese, ultimative, që t’i heqë çdo mbështetje Mynyr Konit.

    Nuk e di nëse i kanë kërkuar apo jo më shumë se kaq, për arsye se unë, para se të vij këtu, nuk jam lidhur as me profesor Mynyr Konin dhe as me profesor Dhori Kulen, burimi është 100% i sigurt, se përndryshe unë nuk do të isha sot këtu para jush dhe as ju nuk do të ishit në zyrën time.

    Në këto rrethana, besoj unike në planet, ngjarje e tillë nuk ka ndodhur në mënyrë absolute as në ditët më të zeza të diktaturës hoxhiste, sepse pavarësisht se çfarë terrori ushtronte, të paktën në sipërfaqe diktatura përpiqej të përfaqësohej me personalitete. Nuk kam lexuar kurrë ne jetën time në libra të përshkruhet një ndërhyrje e tillë në zgjedhjet e akademikëve, kurrë. Para kësaj situate dola këtu para shqiptarëve.

    Së pari, për të paralajmëruar Edi Ramën, se në rast se një qime floku, pëson akademiku Mynyr Koni, ose djali i tij, akademiku Dhori Kule ose familjarët e tij, ose cilido akademik në garë, në mënyrë absolute ta marrë si ultimatum, do të përgjigjet ai personalisht dhe as Gregu dhe askush tjetër. Do të përgjigjet në mënyrë personale, në proporcion absolut me atë që do pësojë akademiku, sepse kjo kështu siç ecën, ky këtë kërkon. Ky bandit. Po çfarë ti thuash këtij! Ju ndërsen bandat e tij akademikëve! Atëherë ata do të kenë një mbrojtje të plotë nga qytetarët e Tiranës.

    Së dyti, i bëj thirrje profesor Mynyr Konit të mos tërhiqet nga gara. Unë nuk e njoh, por tërheqja nga gara është një përkulje para krimit. Unë i kuptoj shumë mirë rrethanat e tmerrshme që e kanë detyruar atë dje që të japë dorëheqjen, por të rikonsiderojë edhe njëherë si qytetar vendimin e tij për të vazhduar garën.

    I bëj thirrje, dhe kam besim të plotë në integritetin e profesor Dhori Kules, që të tejkalojë këto kërcënime me integritet dhe dinjitet të plotë. Në rast se vjen puna që Edi Rama ti zgjidhë në këtë mënyrë emërimet në universitet, ju bëj thirrje shqiptarët të ngrihen në mënyrën më të fuqishme, kundër këtij banditi që s’ka normë, s’ka ligj, s’ka moral, s’ka shtet, ka një bandë që terrorizon institucionet dhe qytetin.

    I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm ose të aktivizojë Prokurorinë e Tiranës, ose rolin e petritit t’a marrë Emiljano Shullazi, se kështu vendi nuk mund të ecë. Kështu në këtë vend nuk mund të ecet në këtë mënyrë.

    I bëj thirrje Presidentit të Republikës, të përdorë ato kompetenca që ka për t’u informuar saktësisht ndaj këtij akti të shëmtuar, ndaj këtij akti që tejkalon çdo lloj imagjinate. Këtu para jush kam denoncuar rastet kur Emili i Partisë ka kapur me kthetra për fyti biznesmenë dhe ju ka thënë se duhet ti dorëzojnë ndërmarrjen dhe ai ka shkuar dhe e ka denoncuar tek Edi Rama. Edi Rama u është përgjigjur; – hë mo se nuk është në gjendje të mirë, se çfarë ka këto ditë. Është bërë i qartë denoncimi që i ka bërë përfaqësuesi i Presidentit Barak Obama në Tiranë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara, kurse ai kalon nga një akt kriminal në një akt tjetër kriminal. Atëherë vendi po shkon buzë greminës, por absolutisht faturën, njeriu që do të paguajë më shtrenjtë mbi tokë do të jetë Edi Rama, sepse këto veprime, nuk mund të tolerohen më tutje. Kjo është një situatë e rëndë, imagjinoni ju në detyra të tjera se çfarë bëhet. Unë mendoj se ky përben një nga aktet më të rënda në historinë e vendit dhe shqiptarët, pavarësisht se nuk kanë të bëjnë me rektorin dhe as me atë që dorëzon detyrën, por duhet të vendosin veten se cila është e ardhmja e tyre. A mund të jetohet në këtë mënyrë. Ky është veprim selektiv i Edi Ramës, poshtërues , kriminal, për t’i thënë botës akademike, se jo tek unë, por nën thundrën e Emilit jeni.

    Pyetje: Dy ditë më parë dekani tek Shkencat e Natyrës, i është mbyllur dera një kandidateje për rektorë keni ndonjë koment, e kam fjalën për Klodeta Dibrën?

    Berisha: Absolutisht nuk kam asnjë dijeni. Po të them me sinqeritetin më të madh, por meqë po më pyet kam vetëm një koment, që në një nga fakultetet, më kanë dërguar një mesazh dhe do ta publikoj, ka vetëm një kandidat që është kandidati i Lindita Nikollës dhe nuk ka të dytë, sesa është i vërtetë nuk e di, do ta verifikoj. Për këtë që thoni ju unë nuk kam asnjë dijeni, dhe këtë që ju tregova këtu nuk bëj asnjë lidhje me asnjë kandidat, sepse ju garantoj se bandën e Shullazit e lëviz vetëm Edi Rama dhe t’i bie në qafë dikujt tjetër është shumë e gabuar.

    Pyetje: Ju thoni se Rama me anë të Shullazit po kërcënon kandidatët dhe nga ana tjetër ju i përgjigjeni Ramës me një tjetër kërcënim …?

    Berisha: Sepse Rama vetëm këtë gjuhë kupton. Rama që vepron në këtë mënyrë kupton vetëm këtë gjuhë dhe po të jetë e nevojshme absolutisht do t’a demonstroj, pa asnjë hezitim, e di vetë ai. Kjo është shqip besoj.

    Pyetje: Hakmarrje?

    Berisha: Jo nuk është hakmarrje. Është përgjigje, është reagim. Asnjë hakmarrje. Po nëse ai i ndërsen njerëzit për ti rrëmbyer djalin tjetrin, këtë nuk mund ta lëmë ne. Kjo është një shoqëri e qytetëruar. Përgjegjësia qytetare nuk pranon kurrë që kjo mund të tolerohet. Po Ramës po të mos i bëhej ky kërcenim që më thua ti mua, të nesërmen e 21 janarit e digjte kryeministrinë, por kur e mori vesh se po të lëvizte bishtin do e merrte aty ku duhet, u tërhoq dhe nuk lëvizi vendit, veshi nja pesë palë anti-plumba edhe iku. Do të thoni pse kjo gjuhë! Por mund të ndodhë në botë kjo. Ka njëri në botë që mund të imagjinojë t’i çosh akademikut, Shullazin për ti rrëmbyer djalin, por Rama këtë gjuhë do. Atëherë jepi Çezarit atë që do.

    Pyetje: A shihni hapësirë për përfshirjen e ndërkombëtarëve për këtë?

    Berisha: Ndërkombëtarët nuk mund të zgjidhin dot këto punë. Çfarë mund të bëjnë ndërkombëtarët më shumë sesa në zërin e ambasadorit më të fuqishëm të botës në këtë vend, të deklarojnë se shëtit i lirë Emiljano Shullazi. Ai madje duhet të ruhet se mund ta kërcënojë Emili i partisë.

    Pyetje: A keni kontaktuar ju vetë personalisht me dy akademikët dhe a keni ndonjë informacion se kush është pas kësaj?

    Berisha: Pas kësaj është vetëm Edi Rama.

    Pyetje: Po për personin që do e zëvendësojë pas dorëheqjes…?

    Berisha: Po të garantoj nuk kam asnjë informacion dhe as që jam marrë fare se kush po kandidon dhe kush nuk po garanton. Nuk kam pasur asnjë interes për këtë proces.

    Pyetje: Pse duhet të përfshihet politika?

    Berisha: Sepse i duhet kryeministrit. I duhet njeriu. Ky zotëria në jetën e tij në evidencat e PD nuk ekziston, por mbase është një akademik i pavarur. Kush e di pse. Kush ia marr vesh idetë Edi Ramës.

    Pyetje: Ju vetë nuk keni kontaktuar me akademikët?

    Berisha: Jo kurrë, me zotin Koni asnjëherë. Me zotin Kule, këto ditë jo, por dikur po. Po çfarë ti thuash. Ka gjë më të turpshme. I dalin profesorit dhjetë banditë dhe kërcënojnë mes sheshit “Nënë Tereza” . Çfarë ti thuash atij.

    Pyetje: Nuk e dimë si do e marrë Edi Rama?

    Berisha: E kupton Edi. Le ta provojë të ndodhë. E kupton ai këtë gjuhë. Këtu ai është i kthjellët.

    Pyetje: Për vizitën e Ramës në Amerikë, ndonjë koment?

    Berisha: A mund të pyesni Shullazin për këtë punë. ..

    Pyetje: Kur thoni burim 100% i sigurt, çfarë është, qytetar dixhital, agjensi e zbatimit te ligjit?

    Berisha: Është personalitet i universitetit. Emrin nuk po ia bëj publik.

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prof. Mynyr Koni: Krimineli Emiljano Shullazi më kërcënoi që të mos kandidoj për rektor i UT

    VIDEO/ Gazetarja e BIRN: Ja pse Shullazi është i interesuar për garën në Universitet

    Emri:  Screenshot_4-47-640x433.jpg

Shikime: 135

Madhësia:  31.1 KB

    Një nga pyetjet që askush nuk mundet ti japë një përgjigje të saktë, është, përse Emiljano Shullazi ishte i interesuar të përfshihej në garën për rektor në Universitetin.

    Gazetarja e BIRN, Lindita Çela, ka dhënë në Opinion një nga motivet përse Shullazi mund të ketë shfaqur interes në këtë garë, që mund të jenë fondet që lëvrohen në këtë universitet.



    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prof. Mynyr Koni: Krimineli Emiljano Shullazi më kërcënoi që të mos kandidoj për rektor i UT

    Mynyr Koni flet për herë të parë për presionin nga Shullazi

    Kandidati për Rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka folur për herë të parë për presionin e ushtruar ndaj tij për t’u tërhequr nga gara. Koni në një fjalim të gjatë të publikuar në Facebook, thotë se, “ngjarjet e javës së kaluar më detyrojnë që të kem një formë tjetër komunikimi me ju”.

    Emri:  12512669_1118400601515877_102974320193203849_n.jpg

Shikime: 131

Madhësia:  10.5 KB

    “Unë kam qenë nën presion që të tërhiqem nga gara por falë mbështetjes së kolegëve, miqve dhe strukturave shtetërore, vazhdoj të jem në garë. Detaje nga kjo ngjarje janë jo produktive nëse do i ndaja me ju, për më tepër kur organet kompetente janë duke vepruar. Por një gjë duhet ta ndaj me ju: Kam qenë totalisht i papërgatitur që një ngjarje e tillë do të ndodhte në Universitetin e Tiranës dhe që unë bashkë me familjen time do të kalonim ditë të vështira thjesht sepse unë besoj që bashkë me ju UT-në mund ta zhvillojmë më shumë në mënyrë që studentët, pedagogët dhe shoqëria shqiptare të marrë maksimumin nga ky institucion”, shkruan Koni.


    Statusi i Konit

    Ka qenë një nder dhe mbi të gjitha kënaqësi e madhe për mua të prezantoj para jush kandidaturën time për të drejtuar në postin e Rektorit universitetin më të madh në vend, Universitetin e Tiranës.

    Në letrën e drejtuar ndaj jush përpara tre javëve, jam munduar të shpreh rëndësinë që ka procesi zgjedhor jo vetëm për ata që janë në garë por për Universitetin e Tiranës si institucion dhe mesazhin që ai i transmeton shoqërisë në tërësi. Kam nënvizuar faktin që “zgjedhjet janë të universitetit për universitetin”, si dhe faktin që përfshirja e aktorëve të jashtëm e dëmtojnë këtë proces dhe rrjedhimisht edhe vetë Universitetin e Tiranës.

    Sot kisha programuar që të ndaja me ju takimet e ndryshme të zhvilluara javën e fundit të fushatës por fatkeqësisht, siç ju tashmë jeni në dijeni, ngjarjet e javës së kaluar më detyrojnë që të kem një formë tjetër komunikimi me ju. Unë kam qenë nën presion që të tërhiqem nga gara por falë mbështetjes së kolegëve, miqve dhe strukturave shtetërore, vazhdoj të jem në garë. Detaje nga kjo ngjarje janë jo produktive nëse do i ndaja me ju, për më tepër kur organet kompetente janë duke vepruar. Por një gjë duhet ta ndaj me ju: Kam qenë totalisht i papërgatitur që një ngjarje e tillë do të ndodhte në Universitetin e Tiranës dhe që unë bashkë me familjen time do të kalonim ditë të vështira thjesht sepse unë besoj që bashkë me ju UT-në mund ta zhvillojmë më shumë në mënyrë që studentët, pedagogët dhe shoqëria shqiptare të marrë maksimumin nga ky institucion.

    Gjatë javëve të fundit jam munduar që të zhvilloj një fushatë dinjitoze duke bashkëbiseduar me kolegë për të përmirësuar dhe pasuruar platformën e paraqitur në fillim të kësaj fushate. Asnjëherë nuk kam vepruar kundër procesit zgjedhor dhe interesave të këtij institucioni kaq të rëndësishëm për shoqërinë. Tentativat për prishjen e procesit zgjedhor apo hedhjen baltë mbi të, bëhen vetëm nga individë të verbuar nga epshet e tyre të pakuptueshme.

    Pedagogët dhe studentët janë nga njerëzit më të lirë që ka shoqëria shqiptare dhe jam i bindur që gjithmonë ata vendosin bazuar në logjikën dhe dëshirën e tyre dhe kurrsesi jo në sajë të presioneve apo provokimeve që mund t’i bëhen. Nuk ka ofendim më të madh që na bëhet të gjithëve kur dikush i përshkruan pedagogët si qënie pa dinjetit të cilët votojnë dhe jetojnë nën presion. UT duhet të jetë një garanci solide suksesi në të ardhmen duke kontribuar pareshtur në një arsim cilësor që do të reflektohet në formimin e brezave të denjë të specialistëve më të mirë në vend. Besoj fort se tani më shumë se kurrë kam mundësi të sjell risi në këtë universitet. Vizioni dhe plani im për UT-në është i qartë dhe vij me shumë vullnet për ta implementuar atë me sukses.

    Miqtë e mi, dëshira ime është që Universiteti i Tiranës të jetë vend i sigurt për një të ardhme të ndritshme akademike dhe profesionale, universiteti që është zëri juaj, mundëson mbështetje reale ndaj problemeve tuaja. Me përulje para jush ju kërkoj të më jepni mundësinë të punoj në postin e Rektorit të këtij universiteti.

    I uroj suksese të gjithë kandidatëve të përfshirë në këto zgjedhje në poste të ndryshme drejtuese brenda UT-së.

    Të nderuar kolegë, tashmë më shumë se kurrë duhet të bëhemi bashkë që mbyllja e këtij procesi të jetë dinjitoze, në lartësinë e duhur të institucionit ku ne të gjithë punojmë, për të treguar sëbashku vlerat reale që ka Universiteti i Tiranës, modelin dhe mesazhin që bota akademike duhet t’i japë shoqërisë në tërësi!

    Edhe një herë gjej rastin për t’ju falenderuar për mbështetjen tuaj dhe besimin që më keni dhënë gjatë gjithë këtij procesi!

    Miqësisht,

    Prof. Dr. Mynyr Koni

    Panorama

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prof. Mynyr Koni: Krimineli Emiljano Shullazi më kërcënoi që të mos kandidoj për rektor i UT

    Deklarata e Rektoratit të UT - Dekani Mynyr Koni dhe Rektori Kule pranojnë publikisht se janë kërcënuar

    Emri:  rektorati-tirane-633x330.jpg

Shikime: 148

Madhësia:  43.8 KB

    Rektorati i Tiranës dënon aktin e kërcënimit të kandidatit për Rektor dhe Rekorit aktual të UT.
    Në një deklaratë të shpërndarë për mediat thuhet se kërcënimet ndaj Dekanit të FSHN Mynyr Koni dhe Rektorit aktual të UT Dhori Kule kanë pasur për qëllim tërheqjen nga gara vetëm pak ditë përpara të zgjedhjeve të zotit. Koni.

    Rektorati bën me dije se Rektori dhe Dekani i FSHN kanë vënë në dijeni menjëherë strukturat shtetërore dhe falë mbështetjes së tyre dhe aktorëve të tjerë, kandidati Koni vendosi të vazhdojë garën.

    Rektorati angazhohet për zhvillimin e një procesi sa më të rregullt zgjedhor, ndërsa apelon të gjithë Profesoratin dhe studentët e UT të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.

    Deklarata për shtyp UT

    Emri:  1-ebb3851c5f.jpg

Shikime: 126

Madhësia:  43.2 KB
    Emri:  2-500b4e6218.jpg

Shikime: 106

Madhësia:  38.5 KB

    ORA NEWS

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prof. Mynyr Koni: Krimineli Emiljano Shullazi më kërcënoi që të mos kandidoj për rektor i UT

    Hetimet/Kërcënimi i Dhori Kules nga Emiljano Shullazi është filmuar


    Ndërsa Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot masën e “arrestit me burg” për Emiljano Shullazin dhe dy bashkëpunëtorët e tij, detaje të reja dalin nga dosja hetimore. Mësohet se kërcënimi i rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, nga Emiljano Shullazi, është filmuar nga një kamera sigurie. Ngjarja ka ndodhur fundjavën e kaluar përpara njërës prej kamerave të sigurisë së një hoteli me 5 yje në Tiranë. Këtë fakt e konfirmuan burime të prokurorisë. Sipas tyre, prokuroria disponon filmime kur Shullazi dhe Kule janë përballur me njëri – tjetrin. Para rektorit u kërcënua edhe Mynyr Koni, kandidat për rektor në zgjedhjet e Universitetit të Tiranës.

    Mësohet se Kules i është kërkuar që të mos mbështesë Konin në garën përballë Klodeta Dibrës.

    Sipas burimeve të gazetës Panorama disa persona i kanë zënë fillimisht rrugën Mynyr Konit dhe e kanë futur në makinë, ku i kanë kërkuar që të nesërmen e asaj dite, të dorëhiqet nga gara për rektor në UT. “Do të mendohem deri nesër”, mësohet se u është përgjigjur pedagogu. “Dorëhiqu nesër” ka vijuar kërcënimi nga njëri prej personave në makinë.

    Ish-kryeministri, Sali Berisha tha të shtunën se ishte Emiljano Shullazi i cili kishte kërcënuar Mynir Konin.

    Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Emiljano Shullazin paraditen e së mërkurës. E njëjta masë sigurie u dha edhe për Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin. Seanca për masën e sigurisë u zhvillua pa praninë e mediave. Emiljano Shullazi akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal e më pas gjobëvënie, trafik droge, shkatërrim prone me eksploziv, kanosje për shkak të detyrës dhe armëmbajtje pa leje.

    Koha Jone

  7. #7
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Prof. Mynyr Koni: Krimineli Emiljano Shullazi më kërcënoi që të mos kandidoj për rektor i UT

    Amerikanet dhe Vatikani gjithmone kane than se komunizmi asht rrezik per njerzimin.

    Por, klysht jane edhe me t'rrezikshem se eterit...
    Neo!!!
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •