Shkatërrohet klani mafioz i ‘boksierëve’ shqiptarë, konfiskohen 25 milion euro asete

Emri:  5008601-0022.jpg

Shikime: 406

Madhësia:  144.0 KB

Asetet që i atribuohen anëtarëve të klanit mafioz të Kamorras që vepronte në Casalesi, me një vlerë totale 25 milion euro janë konfiskuar nga Guardia di Finanza në Romë.

Hetimet kanë lidhje me operacionin “Lojërat kriminale” që u zhvillua në tetor të vitit 2013, ku disa persona u arrestuan për vepra të ndryshme, duke përfshirë organizimin e bandave kriminale, transferta pasurie siguruar me anë të mashtrimit, gjoba, grabitje, vjedhje, konkurrenca e paligjshme me kërcënime dhe dhunë, dhe posedim të paligjshëm të armëve.

Pas arrestimeve në vitin 2013, që goditi këtë bandë kriminale, vëllezërit Guarnera kanë organizuar vetë një tjetër bandë në zonën e Caserta, për të ruajtur dhe zgjeruar pushtetin e tyre kriminal dhe ekonomik.

Guarnera, në fakt, ngrihej nga një bandë e dhunshme, e përbërë nga një grup i madh qytetarësh shqiptarë, që cilësohen si “boksierët”. Emrat e tyre nuk dihen.

Mes banditëve është edhe boksieri Orial Kolaj, ‘kampioni italian dhe evropian i peshave të mesme dhe maksimale’.

Sot, në mesin e pasurisë së sekuestruar, jane ‘asetet e kompanisë dhe 10 shoqërive të saj”, salla lojrash fati dhe bilardo; 18 prona, disa prej të cilave janë vila luksoze, të vendosura në Romë dhe në krahinën ku vepronte banda; 12 makina dhe motoçikleta, llogari bankare, postare, etj.

Emrat e të arrestuarve në vitin 2013:

Mario Iovine, Teresa Martinelli, Domenico Iovine, Vitantonio Iovine, Salvatore Iovine, Massimiliano e Fabrizio Timpani, Silvano Stollo, Sergio e Sandro Guarnera, Franco Crispoldi, Fabrizio Diotallevi, Arben Zogu, Orial Kolaj e Petrit Bardhi.

Burimi: Repubblica.it