Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Përgjigje shkrimit pa emër kundër Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërise dhe Kryepeshkopit Ana

    Në shkrimin e titulluar `Agjent i Greqisë` të dt.7/040/2016 ,link-un www.shqip.press, por pa një emër se kush e ka shkruar është derdhur një valë shpifjesh dhe budallallëqesh që nuk mund të konceptohen përveçse me dëshirave dashakeqe për të arritur tre qëllime gjithashtu dashakeqe ndaj popullir shqiptar dhe ndaj K.O.A.SH., (Kisha Autoqefale Orthodokse e Shqipërisë). Këto qëllime dashakeqe mund të formulohen si më poshtë:
    - Së pari, për të shfrytëzuar problemet historike të kaluara dhe për të përbaltur një Profesor të nderuar nga shumë Universitete të Botës Perëndimore e Lindore, aktualisht Kyepeshkopin fort të nderuar Anastas i cili erdhi për të rimëkëmbur Kishën e Shkatërruar orthodokse të Shqpërisë dhe Komunitetin Orthodoks të Shqipërisë të dëmtuar rëndë nga Atizmi shtetëror,
    - Së dyti për të shfrytëzuar rastin për të nëpërkëmbur dhe shpifur kundër Komunitetit të nderuar dhe të respektuar Orthodoks të Shqipërisë i cili mbetet një nga komunitetet me patriotike, një nga komunitetet që ka dhënë kontributin kryesor në Rilindjen shqiptare, një nga Komunitetet që ngriti dhe njohu popullin se kush ishte Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Hero kombetar që nuk njihei nga popullsia e asaj kohe, Komunitet i cili ngriti Shkollën e parë laike në gjuhën shqipe më 1883, Komunitet i cili i ndryshoi mëndjen ismail bej Qemalit që të mos vinte në Shqipëri për Autonomi por për të shpallur pavarësinë, Komunitet i cili organizoi dhe realizoi me sukses Kongresin e Gjuhës Shqipë më 1908 në Manastir, Komunitet i cili i cili solli dhe përhapi flamurin e familjes Kastrioti, flamur i cili i qëndis nga patriotja Marigo, dhe të cilin e ngriti ismail bej Qemali më 28 Nentor 1912, Komunitet i cili bëri Hymnin Kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërië së Shqipërisë, Komunitet i cili mori pjesë masivisht në luftën nacional-clirimtare, komunitet i cili përkrahu fuqimisht pas viteve `90 rivendosjen e Demokracisë perëndimore dhe rënien e komunizmit.
    - Së treti për të krijuar një `zhurmues` me qëllim që të shmangë apo të anashkalojë problemin më të rrezikshëm që ka shteti shqiptar, Ballkani, BE, dhe SHBA, nga terrorizmi pseudo-islamik duke trumbetuar problem të paqëna për Shqipërinë si problemin se përse një Profesor me origjinë greke është zgjedhur Kryepeshkop i Shqpërisë, duke harruar me qëllim që pikërisht edhe Komuniteti Katolik ka një Kardinal italian-Massafra, dhe Komuniteti Mysliman ështe eklipsuar nga shumat marramëndëse të dollarëve për të përhapur vehabizmin dhe salafizmin (rrymat ekstrem islame) e duke ndërtuar për çdo km2 të tokave shqiptare xhami madje edhe pa marrë lije. Pra duke patur për qëllim krijimin e një problem të paqënë , për të lejuar përhapjen dhe radikalizimin e shqiptarëve të fesë islame.
    - Së katërti, duke shfrytëzuar me djallëzi urrejtjen dhe zhgënjimin e shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë nga krimet serbe dhe të orthodoksisë serbe të kohëve të shkuara, ka ngritur një stuhi të vëretë prej vitesh kundër Orthodoksisë shqiptare , duke harruar me qëllim se këta shqiptarë orthodoksë, në Shqipëri, Kosovë, Mal të zi, Maqedoni, janë vëllezërit e tyre dhe si të tillë, edhe sikur në krye të Kishës Autoqefale Orthodokse të jetë një i huaj por shumë i nderuar nga vetë Komuniteti Orthodoks shqiptar, por dhe ai minoritar grek dhe malazes, etj, si Fortlumturia e tij Anastas, Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë, Komuniteti Orthodoks e resekton se pse ai ka ringritur kishën dhe ka ndihmuar jashtzakonisht në përhapjen e fjalës kristianë, ka ngritur Kisha, shkolla, kopështe, ka ndihmuar falas me qindra mijra dollar, madje dhe kosovarët në 1999 (gjë që të cilat harrohen me kast), ka ngritur kuzhina për të ndihmuar të varferit, madje dhe sot e kësaj ditë, duke treguar që ky Profesor i nderuar dhe Kryepeshkop i Kishës së Shqipërisë, nuk ka patur aspak ndërment të bëhet spiun i Greqisë, apo më keq –agjent i Greqisë ashtu siç shprehet artikullshkruesi anonym.
    - Këta akuonjës, duan në fakt, të krijojnë përshtypje të mirë tek pushtetarë, të caktuar dhe drejtues të huaj, apo duke u përpjekur të tregojnë vehten se janë ``patriotë të vërtetë``, që e duan Shqipërinë e Madhe, apo që nuk u duan armiqtë (duke nënkuptuar dhe identifikuar edhe Kryepeshkopin e Nderuar Anastas), dhe së fundmi duan të lënë `nam` duke sharë një personalitet nëpërmjet shfrimit të mllefeve, dhe shpifjeve në gazeta e media, apo edhe në blog-e të ndryshme apo debate televizive.
    Përkundrazi Kryepeshkopi Anastas gëzon simpati dhe respekt nga komuniteti orthodoks i Shqipërisë dhe ai ndërkombëtar, gjë që shprehet nga tituj dhe dekoratat e shumta gjatë jetës së tij. Sot përkundrazi derdhet vrer nga disa intelektualë dhe pseudo intelektualë të Shqipërisë, apo dhe të Kosovës, të cilët jo vetëm nuk e njohin, por edhe ata disa që e njohin, në mënyrë hipokrite kanë marrë favore prej tij kur kanë patur nevojë, por pastaj kanë vazhduar sharjet në media apo në heshtje duke treguar se nuk janë intelektualë të mirëfilltë por kanë patur ose janë paguar për të sharë për një apo nga ato katër qëllimet e rreshtuara më sipër.
    Sulmet, jam i sigurtë se janë të stisura, dhe janë të paguar sipas tipit `His Master Voice`.
    Asnjë nga këto qëllime nuk mund të mashtrojnë Komunitetin e nderuar Orthodoks shqiptar dhe as komunitetet e tjera të nderuar dhe të respektuara në Shqipëri , Kosovë dhe Maqedoni, sepse ka një argument të fortë për përballjen dhe ndalimin e radikalizmit pseudo-islamik: Arsimimi i popullates shqiptare, arsimim i cili ka shmangur me sukses sot, ëndrën e bërjes së trojeve shqiptare - në një enklavë islamike arabo-turke.
    Emrat e përmëndur në këtë shkrim që kanë sharë Kryepeshkopin e nderuar Anastas, dhe duke sharë atë na qënkan treguar në sy të opinionit public se sa `patriotë të vërtetë` ose më saktë pseudo-patriotë ata janë, mund të spjegohen fare mirë se kush janë në të vërtetë.
    Psh., Aurel Dasareti, një person me pseudonim i cili rreket të spjegoje se Qeverisë greke i ishte lënë hapësirë e madhe në Shqipëri duke futur në këtë rast edhe K.O.A.SH., dhe Kryepeshkopin e nderuar, duke gabuar por dhe duke harruar, -kontributin e jashtzakonshëm të fqinjit të Jugut në mbajtjen , futjen në punë, të rreth 1 milion shqiptarëve gjatë këtyre 23 viteve, emigracion i cili ka ndihmuar edhe Shqipërinë të merrte vehten por dhe duke krijuar ura lidhëse bashkëpunimi.
    Në këto argumenta të tipit `tradhëtar dhe spiun i atdheut` aq shumë të ndeshura në diktaturë, mendoj se Aurel Dasaretit (pseudonim), i ka mbetur ora ditën kur ka ikur nga Shqipëria dhe për të ka vetëm dy ngjyra, ngjyrat e komunizmit: bardh e zi.
    Turp për të që mendon se… një Profesor i nderuar na qënka agjent…???!!!
    Duhet ditur që agjentët zgjidheshin nga tradhtarët, të varfërit, dhe qelepirxhinjtë me pseudonim, në kohën e komunizmit. Apo jo A. Dasareti?
    Kurse `patrioti` i shqye (ua)r z. Artur Vreko halucinon në shkrimin `Neokozmallijtë` për konsipracione që do të bënin për të qeshur me idiocinë e përmabjtjes së tyre duke bërë aluzion me Shën Kozmain e Etolisë dhe duke e paraqitur se nëpërmjet tij, Kryepshkopi i nderuar Anastas kërkon Greqizimin e zonave ku ka shkelur Shën Kozmai……
    Z. Vreko, harron se në atë kohë nuk kishte as Shqipëri e as shtet shqiptar por dhe as Greqi dhe shtet grek.
    Atëhere natyrshëm del pyetja, se si ky Shën Kozmai ka kërkuar greqizmin e shtetit shqiptar në një kohë që nuk ka egzistuar as njëri dhe as tjetri???!!!
    Pa përmëndur një farë James Pettifer, i cili duke mos njohur realitetin në Shqipëri përmënd demonstrata apo herezira në Neë York që na paskan ndodhur nga myslimanët e atjeshëm kundër Kryepeshkopit Anastas.
    Interesant, të flasësh kaq idiocira është njëlloj sikur të thuash që myslimanët e Stambollit ``kanë bërë demonstratë kundër Papës së Vatikanit sepse duan një Papë tjetër jo argjentinas por le të jetë italian apo turk``??!!!!
    Mesa duket duhet hapur një shkollë e lartë tre vjeçare me programe të tipit Baçelor për `Gomarllëqe`, dhe do të isha i sigurtë që këta që shpifin e thonë të tilla marrëzira do të dilnin me nota të shkëlqyera në programin `Gomarrllëqe`.
    Sa i përket z. Ndriçim Kulla, ateistit të vendosur që ka marrë emur ashtu si dhe fisi i Kullave nën rregjimin e Enver Hoxhës si `njerëz që e duan me mish e me shpirt PPSH`, NUK MUND TË THEM MË TEPËR SE KUNDËRSHTIMI i TIJ NDAJ Kryepeshkopit të nderuar Anastas është një kundërshtim në rradhë të parë filosofik,pra kemi pikpamje totalisht të kundërta midis ateistit Kulla dhe Fese ,e në veçanti të Orthodoksisë shqiptare. Kjo duket tek shkrimi i tij Gazeta” MAPO”. 24 -12 – 2014 “Tradita jonë e krishterë dhe sfidat e autoqefalisë”, ku ai nuk e kupton dot Fenë sepse është komplet i indoktrinuar me ateizmin e tij anarkik; së dyti kemi kundërshtime të vërtetuara ndaj z. Kulla sepse ai duke mos qënë fetar dhe aq më tepër orthodoks, ndërhyn në mënyrë të paligjëshme njëlloj si dhe disa individë të tjerë jo të besimit orthodoks në punët e brëndëshme të K.O.A.SH., për të hequr apo vënë hierarkinë kishëtare?!
    Po përse ky person nuk flet p.sh.,për….. hierarkinë e Vatikanit apo të Komunitetit Mysliman? Guximi i tij është aq i madh sa sot me që shkon e vjen në SHBA, ai duhet të shkruajë gjithashtu edhe se kush duhet të vihet si President në SHBA!
    Komentet e tij për shkrimin e Kryepeshkopi të Nderuar Anastas dërguar më dt.26 – 12 – 2014 gazetës “ILLYRIA” në SHBA artikullin: “Të mahnitshëm janë ndërhyrjet e Perëndisë, kapërcimi i së pamundurës”, janë sa foshnjarake aq dhe keqardhëse duke i kujtuar lexuesit se ateisti anarkist Ndriçim Kulla është shumë larg njohjes së Teologjisë (sepse thotë vete: `unë nuk jam teolog`) dhe e kupton atë, vetëm nga kritikat e klasikëve të marksizëm –leninizmit.
    Në përfundim mund të shpreh keq ardhjen dhe zhgënjimin se si këta njerëz që e mbajnë vehten për kajmakun e inteligjencës shqiptare, duan të mbeten në histori apo më mirë ta themi që duan të lënë `nam` duke luftuar kundër një Kryepeshkopi të nderuar nga komuniteti Orthodoks i Shqipërisë, me të gjitha mjetet aq sa mund të kuptohet se vazhdimësia e sharjeve ka lidhje me pagesën nga `His Master Voice`..

    Prof. Pirro Prifti

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2013
    Postime
    58

    Për: Përgjigje shkrimit pa emër kundër Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërise dhe Kryepeshkopi

    ahahahahahahahahhahhahahahahaahhahahahahahahahahah ha veç per Anastasin jo fort te nderuar mos na fol Ortodoksit shqiptar jan vellezrit e katolikve dhe muslimanve jo te radikalizuar shqiptar,sa per ndihmen qe ka dhen jo fort i nderuari Anastasi nuk do ishte e nevojshme te rrinte ne shqipri as nje sekond,shqiptart ishin populli i par ne Ballkan qe pranoi krishterimin duke e deklaru vetveten si te krishter per pikpamje jo te njejta u nda nga kisha rommake dhe u vet quajti fen e vet si ortodoks e cila eshte e njejta fe si katolike,ndersa Kisha aotoqefale greke vrau preu prifterinj shqiptar veç se ishin shqiptar e jo te vetquajtur grek,ska nga te dal i mir jo fort i nderuari Anastas qe nuk ngriti nje mesh per prifterinjet shqiptar ortodoks ne trojet e veta te pushtuar nga sllavobullgar serb e nje pjes popullsie e cila vjen nga vendet aziatike te vetquajtur Grek,grekt jan hajdutat me te medhenj te historis te marr sebashku me sllavet,une i perkas fes katolike skam as i gje me kishen autoqefale shqiptare jam kundra greqizimit te ortodoksve shqiptar te cilen fort jo i nderuari Anastasi po maniipulon po investon me ndihmen e politikes greke qe te fuqizoj gjuhen greke ne ashtu te quajturen vorioepir se kshu i kuvendon mesmiri Grekve te pa bes,grekt qe kan simbol kalin e trojes per ti tregu botes se sa te pa bes jane.Kaq mjagton per anastasin dhe greket,rroft shqipria me katolik ortodoks musliman etj etj qe jan pro kombit e kundra shovinizmit sllavo &grek qe kan pas dhe kan nje pakt kundra shqiptarve te marr sebashku me Turqin .

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2013
    Postime
    58

    Për: Përgjigje shkrimit pa emër kundër Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërise dhe Kryepeshkopi

    Edi se shum kujt sdo i pelqej shkrimi im por nuk e kam edhe aq problem realiteti eshte qe jemi shqiptar dhe duam klerik shqiptar jo grek jo sllav jo turq sigurisht jo shqiptar qe duan te na tjetersojne.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •