Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Emrat e familjeve ne rrethin e Vlores

    Harrilla Kuēuli.

    SPROVE PER STUDIMIN E EMRAVE TE FAMILJEVE NE RRETHIN E VLORES.

    Perpjekjet e para per gjurmimin e antroponimise se vendit tone,me sa dihet gjer me sot,jane bere ne pjesen e dyte te shek.te XIX. Folkloristi dhe patrioti i permendur Thimi Mitko ne "Bleta shqiptare",botuar ne Aleksandri te Egjiptit me 1878,ben hapat e pare ne kete drejtim. Ne kreun "Eméra vetjaké te kérshtera e muamedane" ai permend 83 emra te perveēem njerezish,duke u bere renditje alfabetike dhe duke treguar dhe variantet e tyre,ashtu siē i perdor populli. Ne te njejtin vend ai ka dhene edhe 285 mbiemra familjesh ne renditje alfabetike,pa i grupuar e pa i klasifikuar sipas prejardhjes ose kuptimit te tyre (1).
    Thridhjete me vone,ne dhjetevjeteshin e pare te ketij shekulli,nje folklorist tjeter,Spiro Dine,do te tregoje interes per antroponimine tone. Ne vellimin e tije "Valet e detit",botuar ne Sofie me 1908,nen titullin "Eméra sindékur i kane perdorur prindet tane qémoti,prej meshkuj e femra" ai permend 110 emera te perveēem njerezish te ndare ne meshkuj e femra (2). Me pas lista antroponimesh jane botuar edhe neper revista te tjera shqipe.
    Si puna e Thimi Mitkos,ashtu dhe ajo e Spiro Dines dhe e te tjereve,tregojne interesimin e folkloristeve shqiptare per antroponimine tone dhe kane vetem historike per onomastiken shqiptare ne pergjithesi,sepse si ne rastin e pare,ashtu edhe ne te dytin,nuk kemi asnje analize te antroponimeve sipas kriteresh shkencore te caktuara. Nje gje e tille eshte bere per here te pare nga albanologu frances H.Buasen ne kumtesen qe ai mbajti ne Konferencen e Pare te Studimeve Albanologjike (1962) dhe me pas nga P.Daka (3).

    Nder antroponimet nje vend te veēante zene patronimet,emrat e familjeve,te cilat paraqesin interes shkencor nga disa pikpamje.
    Per karakterin e nderlikuar qe paraqet studimi i emrave shqip te familjeve,ne u kufizuam ne rrethin e Vlores. Si material faktiv sherbyen 1520 emra te ndryshem familjesh te gjetur ne dokumentet qe vijojne : arkivat e gjendjes civile te ish-komunave te Qendres,Nartes,Mifolit,Gčrnecit,Sevasterit,Drashov ices,Bratajt,Dukatit,Vunoit,Himares,dhe ish-bashkise se qytetit per lindjet e periudhes 1929 gjer me 1944,meqenese para 1929 nuk kishte dokumente. U shqyrtuan gjithashtu dhe u studiuan emrat e familjeve ne aktlindjet e rrethit te sotem te Vlores per periudhen 1944-1966. Meqenese shume antroponime,veēanerisht ne zonen malore te rrethit,kishin lidhje me toponimine,lindi nevoja e nje studimi edhe ne terren.

    I. Ne patronimet ka interes te veshtrohet si baza e emertimit,ashtu dhe ndertimi gjuhesor. Nga analiza e gjite emrave te familjeve qe u studiuan,dalin keto grupe sipas prejardhjes :
    1) Emra familjesh qe vijne nga nje emer burri,si : Abedini,Ademi,Ahmeti,Aleksi,Alushi,Andoni,Arifi,Ba jrami,Beqiri,Brahimi,Caushi,Cerēizi,Dalipi dhe te tjere si keta. Ne pergjithesi keta e bejne shumesin me -aj, p.sh Alushaj, Andonaj,Arifaj etj. Mjaft here keto trajta te shumesit jane kthyer ne patronime (shih edhe me poshte). U gjeten gjithsej 96 emra te ketij grupi.
    Disa emra te perveēem njerezish te gjinise mashkullore jane bere burim i nje sere llagapesh variante midis tyre. Ketu poshte po permendim disa nga keto,qe jane karakteristike ne rrethin e Vlores : Aliu,Aliaj,Aliko,Alikaj ; Abazi,Abazaj,Bazi,Bazaj ; Beqari,Beqaraj ; ēela,Celaj,Celi,Celo ;Deda,Dede,Dedi ;Ibrahimi,Ibrahimaj,Brahimi,Brahimaj,Braho,Brahush i,Brahushaj etj.
    Sikur ka vene ne dukje edhe studiuesi austriak Franc Sajner (4) e me pas edhe gjuhetari yne E Cabej,ne popullin tone ishte i perhapur gjerésisht individualizmi vetem me ane te nje emri te veēante tjeter,duke u perdorur pergjithesisht si emer familjeje,emri vetjak i babait ose i gjyshit,ndersa jashte vendlindjes edhe emri i fshatit per te treguar prejardhjen.

    Per te mbeshtetur kete mendim do te sjellim nje argument tjeter. Nje himarjot nga fshati Dhermi,i quajtur Athanas Gjika,ne mes te shek. XVIII ka qene oficer ne sherbim te mbreterise se Napolit. Ne shtepine e tije ky ka lene nje pllake perkujtimore,qe mban daten 20 janar 1766. Si mbishkrim (epigraf) pllaka ka gjenealogjine e familjes deri ne tete breza para tij,d.mth. perafersisht gjer ne gjysmen e pare te shek. XVI. Te gjithe te paret e ēdo brezi ketu kane si llagap emrin e babait te tyre : i pari Vreto,i dyti Petro Vreto,i treti Gliza Petro,i katerti Gusta Gliza,i pesti Strati Gusta, i gjashti Nikolo Strati,i shtati Gjika Nikolo dhe i teti Athanas Gjika.
    2).Nje kategori tjeter emrash te familjeve te ketij rrethi jane ato qe kane nje baze emertimi nje profesion te caktuar si Berberi,Dhaskali,Kovaēi,Nallbani dhe te tille u qeten pak e vetem ne qytet.
    3).Emra familjesh qe rrjedhin nga emra vendesh,qe mund te jene emra fshati,lokaliteti,qyteti ose emra gjeografike i gjejme ne te shumten e heres ne trajten e shquar. Ja disa nga ato : Belshi,Bestrova,Boēova,Borova,Bolena,Devolli,Dibra ,Drenova,Frakulla,Fratari,Gorica,Gorishti,Gorishov a,Grabova,Haderaj,Mbroja,Peshkepia,Risilia,Radhima dhe te tjere te ketij lloji,gjithsej 39. Duke folur per kete fenomen ne shkalle kombetare,albanologu i permendur Norbert Jokl ka vene re se mbiemrat qe u zhvilluan ne emra familjeje,njesoj si ne gjermanishten (Lichtenberg,Brockhous,Buchhols) jane thjesht emra vendesh pa nje zgjerim prapashtesor (5). Dhe ne te vertete ,siē u pa me lart,llagapet e kesaj natyre perbejne shumicen. Por gjate studimit tone,kemi gjetur edhe raste me zgjerim me prapashtesat -ak,an,ar,duke u mare keshtu si llagap emri i banorit te fshatit apo te qytetit nga e ka prejardhjen si Belshaku,Matiani,Grabovari,Lushnjari,Sinjari etj., gjithsej 33. Te dyja keto fare llagapesh i gjejme kryesisht ne familjet e shperngulura nga fshati ne qytet. (...)
    4) Emra familjesh te formuar nga tituj fetare ose emertime shkallesh ne hierarkine fetare si : Dervishi,Dhjaku,Hoxha,Konomi dhe Ikonomi,Mullaj,Papa,Prifti,Shehu etj. Me kete baze emertimi u gjeten gjithsej 53 llagape,me shume ne fshatra se ne qytet.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Pėr: Emrat e familjeve ne rrethin e Vlores

    5). Nje numur i madh emrash familjesh ne kete rreth jane formuar nga nofka a paracukle (ofiqe),qe ju jane ngjitur te pareve per nje tipar ose te mete fizike a morale ose nga ndonje episod qe u ka ndodhur dhe qe ka bere pershtypje. Te keti lloji u gjeten gjithsej 116 emra familjesh dhe mund te ndahen si vijon :

    a) Emra familjesh qe kane si baze emertimi nje bime,qe shume here kane kultivuar ose shitur me pare te paret e familjes. Ja disa te ketij lloji : Bari,Bushi,Driza,Ferra,Fiku,Gorica,Hudhra,Kumbullo re,Marina,Nerenxi,Sallata etj., gjithsej 27.

    b) Ka te atille qe kane ardhur nga emra kafshesh,shpezesh ose peshqish. Edhe per keto mund te mendohet se te paret e familjes jane dhene kryesisht pas rritjes se ketyre kafsheve ose kane qene amatore te tyre si gjahtare ose ato emra u jane ngjitur si ofiq nga nje episod i lidhur me keto kafshe dhe qe ka bere pershtypje. Ja disa nga ato : Biba,Breshka,Bufi,Ciruna,ēakalli,Daci,Dhelpra,Gaba ,Kaposhi,Lepuri,Maēi,Ogiēi,Pata,Pula,Pulaj dhe Puloj etj.,gjithsej 25.

    c) Emra familjesh nga nofka te ngjitura per ndonje te mete a tipar fizik si ;ēakčrri,Lapa,Laro,Memeci,Qorri,Qose,Rrumbullaku,S hkurti etj., gjithsej 20.

    ē) Nje numer i konsiderueshem llagapesh kane si baze emertimi sende te ndryshme,si Brisku,Drasa,Fisheku,Karroqe,Kobure,Kofina,Kordha, Lera,Leshi,Meli,Mishi,Palla,Pipa,Piperi,Revania,Sh eqeri,Sherbeti,Tigani, ose konfiguracionin e vendit te baneses a te punes,si Lumi,Perroi,Shkalla,Shkembi, etj.,gjithsej 42 per te dy kategorite.

    6) Emra familjesh te prejardhur nga nje emer qe percakton nje gjendje familjare,shoqerore ose ekonomike jane gjetur vetem pak dhe jane keto : Bonjaku (ne mjaft fshatra si Dhermi,Kanine,Treblove etj.), Lakuriqi,Rrogozi,Troka,Varfi. Duke vene ne dukje qe ky i fundit,Varfi gjendet mjaft i perhapur ne disa fshatra malore si ne Dhermi,Vuno,Himare,Qeparo,Vranisht ne trajte te thjeshte dhe ne forme kompozite ne fshatrat Gumenice,Kuē,Tragjas (Begvarfaj,Sinovarfaj,Gjovarfi etj.).

    7) Patronime qe percaktojne marredhenie gjinie dhe farefiserie u gjeten vetem 3 dhe jane : Dajko,Gjyshi,Xhaja.


    II. Nga ana e trajtes gjuhesore,dallojme keto grupe patronimesh :

    1) Emra te thjeshte familjesh a) te perdorur vetem ne trajten e shquar,p.sh. : Boēi,Boi,Boli,Bubuni,Didi,Dodi,Cili,Ceci,ēuēi,ēuri ,Feshti,Fili,Gabrani,Gerveni etj., Balliu,Bozheku,Cuku etj. ; Baba,Bana,Bega,Beltoja,Billa,Braka,Bulla,ēela,Doda ,Doga,Goda,Goria,Greva,Isaia,Kafia,Kolea etj., gjithsej 125 ; b) nje grup tjeter i kesaj kategorie dalin me -e te patheksuar dhe ne kushte te caktuara sintaksore perdoren edhe ne trajte te shquar,p.sh.,; Babe-Babja,Cane-Cania,Dine-Dinia, keshtu edhe Dolore,Dule,Kore,Kule,Lame,Laze,Lole,Skrame etj., gjithsej 24. Keta e bejne shumesin me -aj,si Bibaj,Canaj,Dinaj, etj.,; c) emra qe dalin me -o te patheksuar dhe ne kushte te caktuara sintaksore perdoren edhe ne trajte te shquar,p.sh. Bedo Bedua,Bajo Bajua,Bello Bellua,Bino Binua,Bodo Bodua dhe keshtu me radhe Cano,Ceko,ēano,ēelo,ēobo,Dano,Demo,Dino,Doko,Dhamo ,Fejzo,Godo etj., gjithsej 73. Keta perbejne nje nga grupet me te medha dhe zakonisht formojne shumesin me -j,si Binoj,Bimoj,Bodoj,Bedoj etj.

    2)Emra familjesh me zgjerim prapashtesor. Ne studimin e antroponimise te rrethit te Vlores,ne nje numer te konsiderueshem llagapesh u gjeten keto prapashtesa ;-aj,al (i)-an (i) dhe -ar(i), -ēe,-in (a),-ol(i),-ko,-uc(i) dhe -ul(i),-osh(i) dhe -ush(i),si dhe prapashtesa te huaja (turke e greke) -adhi,-olli,-ella,-idhi,-olla,-olli dhe -opulli.
    Me prapashtesen -al (-i) u gjet vetem emri Gushali ; me -an (-i) u gjeten tre emra Gjatani,Gjergjani dhe Gjorgjani ; me -ar (-i) dalin mjaft patronime te cilat zakonisht tregojne qe meret me pune te caktuar si profesionist ose amator,p.sh. Gjahtari,Kokoshari,Shtembari,Varkari,ose origjinen e vendit nga e ka prejardhjen si Grabovari,Lushnjari,gjithsej 23.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Pėr: Emrat e familjeve ne rrethin e Vlores

    Harrilla eshte GREKOFIL se pari....por jam kurioz per emrat e familieve ne rrethin e Matit!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga martini1984 : 10-04-2016 mė 12:17 Arsyeja: gabin germe
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Pėr: Emrat e familjeve ne rrethin e Vlores

    Prapashtesen -ēe e gjejme ne mjaft emra te pare te kryer ne patronime ne me te shumten e rasteve me kuptim zvogelimi,por nganjehere edhe perēmimi,si Braēe,Gjonēe,Janēe,Lamēe,Monēe,Nurēe etj., gjithsej 49.

    Me prapashtesen in(-a) u gjeten vetem dy : Xanina dhe Xakarina.

    Me prapashtesen -ko me kuptim perkedheles,si Aliko,Sadiko,Shishko,Thanasko,Veliko dhe te tjere,gjithsej 12.

    Fare pak u gjeten me prapashtesen -uc(-i) dhe -ul(-i) ne kuptimin zvogelues :Andruci,Garuci,Gjimuci,Kabuci,Baluci dhe Gjikuli,Kuēuli,Peēuli.

    Prapashtesa -osh (-i) u gjet ne disa emra familjesh dhe ka ne shumicen e rasteve kuptim pejorativ si Bidoshi,Golloshi etj., gjithsej 14.

    Mjaft emra familjesh qe vijne pjeserisht nga emra te njerezish dhe pjeserisht nga nofka a ofiqe te ngjitura,kane prapashtesen -ush(-i),qe ka kuptim zvogelimi ose perkedhelie,ai Agushi,Banushi,Brahushi,Lapushi,Larushi,Qirushi etj., gjithsej 35.
    Emra familjesh me prapashtesen -xhi e cila,siē dihet,perdoret edhe ne gjuhet e tjera te Ballkanit. Me kete prapashtese formohen emra vepruesish qe percaktojne nje profesion te dhene. Shumica derrmuese e tyre u gjeten ne qytet dhe jane Bojaxhi,Furxhi,Gallanxhi,Jorganxhi,Kazanxhi,Kujunx hi etj., gjithsej 29.

    Me prapashtesat e huaja -adhi,-alli,-ella,-olla,-olli dhe -opulli u gjeten fare pak emra familjesh dhe jane keta himitriadhi,Fotiadhi,Iliadhi,Zahariadhi,Agalli,Bat alli,Kaballa,Karavella,Durmidhi,Qirinxhidhi,Bishol la,Drasholla,Bisholli,Hoxholli,Gjikopuli.

    Nje numere emrash kane prapashtesen -aj,si Abazaj,Aliaj,Alikaj,Bilaj,Borakaj,Bregaj,Caushaj,ē ullaj,Hitaj,Jazaj,Idrizaj,Nelaj,Novruzaj,Pajaj,Ram aj,Rakipaj,Sadikaj,Saēaj,gjithsej 58.

    3) Patronime te perbera (kompozita). Nga pikpamja e ndertimit nje karakteristike tjeter e emrave te familjeve,ne disa zona te rrethit te Vlores,eshte formimi i patronimeve te perbera me baze dy emera te pare njerezish. Nga keta emra i dyti shenon babane dhe i pari te birin. Duhet vene ne dukje fakti qe kjo dukuri vihet re kryesisht ne zonat malore te rrethit te Vlores dhe veēanerisht ne lokalitetet Brataj,Dukat dhe Himare. Po japim ketu poshte disa shembuj nga me tipiket te gjetur gjate studimit tone :

    a) Begvarfaj,ēelohaskaj,Deromemaj,Hasanaliaj,Lekoskén daj,Likskéndaj,Likoramaj,Matodashaj,Meēorapaj,Memo likaj,Mingomataj dhe te tjere (lokaliteti Brataj)

    b) Alimerkoj,Begotaraj,ēeloalihaj,Dedenikaj,Dervishal iaj,Lamerboshaj,Qesargjonaj,Ramohitaj,Ramosaēaj,Si nanaliaj dhe te tjere (lokaliteti Dukat)

    c) Dhimaleksi,Dhimgjika,Dhimgjoka,Dhimogjini,Dhimojan i,Dhimolea,Gjondede,Gjomemo,Ndrenika,Petromilo,Spi rojani dhe te tjere (lokaliteti Himare).

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Pėr: Emrat e familjeve ne rrethin e Vlores

    III. Disa emra vetjake familjesh qe jane te perhapur veēanerisht ne zonat malore :

    a) Gjon dhe Gjonaj e gjejme ne trajte te thjeshte ne emra familjesh te fshatrave Tragjas,Dukat,Dhermi,Himare,Kallarat,Vermik dhe te tjera dhe ne trajte te perngjitur me nje emer tjeter perpara : Aligjon,Hamagjon,HasangjonMemetgjon dhe Skendogjon (méhallé ne fshatin Tragjas (6)); Ndregjon (véllezéri ne Gjorm) ;Kongjonaj (vellezeri ne Vranisht) ;Misérgjon (vellezeri ne Kallarat) ; Dhimgjonaj (bark ne Qeparo).
    Edhe shume toponime ne mikrotoponimine e fshatrave malore,i gjejme ne trajte kompozitash me emrin Gjon ose Gjonaj :Aligjoni dhe Dedegjoni,pjese fushe ne Vranisht ;Hasangjonaj,aré ne Lepenicé ; Perroi i Memogjonaj ne Brataj ; Memogjon,kémbé mali ne Gjorm ; Bregu i Muēogjonit ne Gumenicé ;shpella e Kologjonit ne Dhermi e ndonje tjeter.
    Emri Gjon shenon te birin dhe ne kompozite pasohet nga nje emer tjeter qe tregon se i kujt ka qene . Edhe ne kete trajte gjejme nje numur te madh patronimesh dhe toponimesh. Ja disa nga keto : Gjolekaj,Gjolikaj dhe Gjonveshaj (vellezeri ne Kuē) ;Gjomemo,Gjonzeneli dhe Gjovarfaj (vellezeri ne Tragjas) ;Gjohilaj,Gjongjinaj,Gjolekaj dhe Gjonbitaj (vellezeri ne Dukat); Gjomemoj dhe Gjondedaj (vellezeri ne Vuno); Gjolekajt (lagje ne Dhermi); Gjondedaj (mehalle ne Térbaē) dhe Gjodhémbaj (méhallé ne Velēé). Toponime te kesaj natyre jane : brinja Gjopat ne Gumenicé,pylli Gjonbeg ne Gjorm,kodra Gjomihaj ne Terbaē,bregu Gjonthanas,gropa Gjomokshi dhe kodra Gjonezhi ne Vranisht ;kalaja e Gjomoēarit ne Tragjas ;qafa e Gjomértirit ne Dukat,brinja e Gjokushtés ne Dhermi e ndonje tjeter.

    b) Gjin dhe Gjinaj. Edhe kete e gjejme ne trajte te thjeshte Gjini,Gjino,Gjinaj,Gjinoj,ne fshatrat Gumenice,Kallarat,Palasé,Dhermi,Vuno,Himare,dhe si kompozitat ne keto raste : Bragjinaj,Muēogjinaj,Skendogjinaj (mehalle ne Terbaē); Mértigjinaj ne Kallarat ;Lagjinaj dhe Zhukgjinaj ne Kuē ; Gjivelaj ne Velēé ;Gjikokaj dhe Gjivarfaj ne Dukat ;Gjidedaj ne Ramicé dhe Vuno ;Kongjinaj ne Vranisht dhe ndonje tjeter. Antroponimi i vjeter Gjin pasqyrohet edhe ne toponimet e ketyre fshatrave dhe veēanerisht ne mikrotoponimine e arave,gropave,brinjave,kodrave per shkak pronesie ose shpesh edhe per shkak te ndonje ngjarjeje qe lidhet me nje person te quajtur me kete emer : Matogjin,lagje e Smokthinés ; Maja e Gjinit,koder ne Ramicé; fusha Haskogjin dhe kemba e malit Bragjin ne fshatin Gjorm ; Maja e Gjinalit,koder ne Lepenicé ; Gjigumet,brinje ne Kuē ;brinja e Gjilalucit ne fshatin Dukat etj.

    c) Gjoka dhe Gjokaj. Edhe keta emra i kemi gjetur ne trajte te thjeshte ne ne patronime ne fshatin Terbaē,Dhermi,Vuno,Himare dhe si kompozita ne disa toponime si : Gjoképati i Muēodhimet dhe Gjoképati i Shehet,ara ne fshatin Gumenice ;Gjoképati i Balle,aré ne fshatin Lepenicé dhe ndonje rast tjeter.

    d) Relativisht i perhapur gjendet edhe emri Dede si ne patronimet ashtu dhe ne toponimet. Ai gjendet ne trajte te thjeshte Dede,Dedi,Dedaj,ne emra familjesh te fshatrave Velēé,Dhérmi,Vuno,Qeparo dhe ne trajte kompozitash Gjidede dhe Gjodede ne Vuno,Gjondedaj ne fshatin Tčrbaē,Gjidedaj ne Ramicé dhe ndonje rast tjeter. Ne disa fshatra si Gjorm,Lepenice,Dukat,megjithese patronimet e ketij lloji jane zhdukur,kane lene gjurmet e tyre ne mjaft toponime,p.sh. ne Dukat mali Dedehil,ne Lepenice lugu Alidede dhe lendina Mustafadede : ne fshatin Gjorm ze nje vend te dukshem ne mikronimine e arave,shpellave,lugjeve etj., si p.sh. Sheshi Dede,ara Mehmetdede,Rreza e Dede,Bregu Kodede,Shpella Dedebardhé,Perroi Gjodede dhe lugu i malit Dededhime.


    -(6)- "Fjalet méhallé,bark,véllezéri jane perdorur ne kuptimin qe i jep fshati,te cilit i permendet antroponimi. Ne pergjithesi,gati kudo fjalla mehalle percakton nje numer familjesh (20-30) qe,jo vetem banojne afer njera-tjetres,por kane dhe nje origjine te perbashket gjaku. Per kete arsye,sipas zakonit te vjeter,brenda mehalles nuk lejohej martesa. Véllezéria,ne disa fshatra,eshte me e gjerč se barku,ndersa ne disa te tjera barku perfshin po ato familje qe perfshin vellezeria. Pra mehalla ne disa fshatra ndahet ne vellezeri dhe kjo e fundit ne berqe,ndersa ne disa te tjera mehalla ndahet ne vellezeri ose berqe ".

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Pėr: Emrat e familjeve ne rrethin e Vlores

    Nga sa u tha me lart na lejohet te nxjerrim keto perfundime te para :

    1) Patronimet me te vjetra te rrethit te Vlores i gjejme ne fshatrat e lokaliteteve malore.

    2) Disa nga emrat me te vjeter te familjeve dhe qe kane perhapje me te gjere jane : Gjoni e Gjonaj,Gjini e Gjinaj,Gjoka e Gjokaj,Gjika e Gjikaj,Dhima e Dhimaj,Duka e Dukaj,Tava e Tavaj,Varfi e Varfaj,Brati,Strati,Biti e ndonje tjeter. Ky kunkluzion mbeshtetet edhe nga te dhenat qe vijojne :

    a) Nje pjese e mire e mehallave,berqeve,vellezerive me te vjetra mbajne keta emra ne trajte te thjeshte ose ne kompozita.

    b) Shume toponime te fshatrave te ndryshme te zonave malore (mikrotoponimia e arave,gropave,perrenjve,kodrave,maleve) kane si baze emrat e permendur me siper.

    c) Vjetersia e ketyre emrave ne kete zone deshmohet dhe nga ky fakt : himarjotet me 4 janar 1666 i dergojne nje leter Keshillit te Kardinaleve ne Rome,me ane te seciles kerkojne si metropolit te peshkopates se tyre Simeonin e Durresit. Letra mban keto nenshkrime : Gjikondi,Strangjoka,Duna,Gudis,Strangjoka i vjeter,Barfi,Kongjoni,Dhimertiri,Mihaldema.(7)

    d) Keta emra i gjejme mjaft te perhapur dhe ne shume familje e persona si edhe ne toponimine e krahinave te tjera te vendit tone,ne te kaluaren dhe sot.

    3) Patronimet ne trajte kompozite (Qesargjonaj,Begvarfaj,Gjikdhimaj,Matodashaj,Mingo mataj e dhjetera te tjera,mbizotrojne ne zonat malore te rrethit. Keto jane rrjedhur nga ndarjet e degezimet ne berqe dhe pastaj duke u shtuar ne vellezeri dhe mehalle,p.sh. nga emrat Brat,Muēo,Skendo,te bijte e Gjinit dolen vellezerite Bragjin,Muēogjin dhe Skendogjin,qe me vone u kthyhen ne mehalle ne Terbaē ; me emrat Ali,Hamat,Hasan,Mehmet,Skendo te bijte e Gjonit,ndodhi e njejta gje ne fshatin Tragjas,ku sot kemi mehallet Aligjon,Hamagjon,Hasangjon,Memetgjon e Skendogjon.


    Harrilla Kuēuli.

    Akademia e Shkencave e RPS te Shqiperise. Instituti i Gjuhesise dhe i Letersise.

    Studime Filologjike dhe Pedagogjike per nder te Prof.Dr. Aleksander Xhuvanit. (f.453-459) Tirane 1986.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Pėr: Emrat e familjeve ne rrethin e Vlores

    Prapashtesat e mbiemrave jane.: zogaj,lekaj,seraj,matjan,gjokaj etjere.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •