Close
Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 209 prej 209
  1. #201
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Hashim Thaçi




    U ndava, si gjithmonë, me përshtypjet më të mira nga takimi me mikun e madh të shqiptarëve, senatorin Robert Doll.

    Në takimin e përzemërt që patëm, diskutuam gjerë e gjatë të kaluarën dhe rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së për lirinë e Kosovës.

    Natyrisht, senatori Doll ka qenë një ndër kontribuuesit kryesor në afirmimin e çështjes së Kosovës dhe aspiratës për liri dhe pavarësi.

    Por, fokusi i bisedës ishin zhvillimet aktuale në Kosovë dhe nevoja që SHBA-ja të vazhdojë të luajë rol udhëheqës për të gjitha proceset e rëndësishme në Kosovë dhe në rajon.

    E falënderova, në emër të qytetarëve të Kosovës, senatorin Doll për kontributin e tij personal për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në shenjë mirënjohjeje i dhurova një suvenir me hartën e Kosovës të bërë me gurë mineralë nga toka e jonë.

    Duhet gjithmonë të jemi mirënjohës për të gjithë ata që ndihmuan Kosovën. Ne jemi të bekuar që kemi miq të tillë si senatorin Doll. HTH

    Senatori Bob Dole, miku i shqiptarëve emërohet zëvendësshef i ekipit të presidentit Trump
    10.01.2017 14:31:42
    Një ditë pas takimit të presidentin Hashim Thaçi me senatorin Robert Joseph Dole, i njohur si Bob Dole, ky i fundit është emëruar në njërën prej pozitave kryesore në ekipin e presidentit amerikan, Donald Trump.

    Senatori amerikan, Bob Dole, është nga shteti i Kansasit dhe njëherësh është mik i madh i Kosovës, transmeton Telegrafi.

    Mediet botërore kanë raportuar para disa orësh për emërimin e senatorit Bob Dole si zëvendësshef i ekipit transitor të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

    Për këtë emërim të ri, senatorin Dole në rrjetin social “Twitter” e ka uruar edhe presidenti Thaçi.

    “Urime senatorit Dole për emërimin e tij zëvendësshef i ekipit transitor të presidentit Trump. Një zhvillim i mirëpritur”, ka shkruar Thaçi.

    Kreu i vendit ka takuar senatorin Dole dje në kuadër të vizitës së tij zyrtare në SHBA, me ç’rast e ka falënderuar edhe për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

    Ndërkaq, senatori Dole në Twitter i ka shkruar presidentit Thaçi se “jam i nderuar me miqësinë tuaj dhe me njerëz të shumtë në Kosovë, një shtet i mrekullueshëm me shumë njerëz frymëzues”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #202
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës




    Thaçi: Treni të ndalet menjëherë

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se hyrja e një treni të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, është krejtësisht e papranueshme.

    Thaçi në rrjetin social facebook ka shkruar se në këtë tren ka udhëtarë dhe zyrtarë të lartë të Serbisë të cilët nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë sipas procedurave në fuqi.

    “Prandaj, çfarëdo që është ilegale dhe cenon sovranitetin shtetëror të Kosovës, duhet të parandalohet. Ky tren është provokim i radhës dhe autoritetet e Kosovës duhet t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për ndaljen e menjëhershme të tij”, ka shkruar Thaçi.
    ------------------------------------------------------------------



    Mediat në Beograd kanë raportuar se një tren i Serbisë është nisur në drejtim të territorit të Kosovës.

    Në përcjelljen e këtij treni ishte edhe drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, por ai pastaj ka zbritur, ndërsa udhëtimin me këtë tren e ka vazhduar zëvendësi i tij, Dushan Kozarev, dhe drejtori i hekurudhave të Serbisë, Mirosllav Stojçiq, raporton agjencia Beta.

    Pjesa e jashtme e trenit është e dekoruar me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me mbishkrimin “Kosova është serbe”.

    Autoritetet në Kosovë këtë linjë hekurudhore e kanë quajtur ilegale dhe si një provokim të radhës për destabilizimin e situatës në Kosovë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës



    Dje e kam nënshkruar Ligjin për Investimet Strategjike, i cili krijon kushte shumë më të mira për investitorë vendorë dhe ndërkombëtarë.


    Me këtë ligj i japim fund njëherë e përgjithmonë procedurave burokratike dhe për çdo projekt që merr statusin e investimit strategjik, tash investitorët brenda 15 ditëve të punës do ta marrin edhe vendimin lidhur me kërkesat e tyre për leje, licenca dhe autorizime ligjore.

    Për projekte strategjike, investitorëve do iu lejohet edhe shfrytëzimi i pasurive të paluajtshme shoqërore me kohëzgjatje maksimale deri në 99 vjet.

    Si urë lidhëse mes vendeve të Evropës Juglindore, me mundësi të shumta, Kosova çdoherë e më shumë po shihet edhe si vend strategjik për investime. HTH
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #204
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës




    Koordinohen për Asociacionin, demarkacionin dhe ushtrinë e Kosovës


    Presidenti Thaçi takoi kryeparlamentarin Veseli dhe kryeministrin Mustafa, koordinohen për jetësimin e obligimeve ndërkombëtare

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim të përbashkët me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Isa Mustafa, njofton zyra për informim e Presidencës.

    Në këtë takim është biseduar për vazhdimin e koordinimit të përbashkët për jetësimin e obligimeve ndërkombëtare që Kosova është zotuar t’i realizojë.

    Në kuadër të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore, ata janë pajtuar që të vazhdohet me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të përmbyllet demarkacioni me Malin e Zi dhe të punohet për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, thuhet në komunikatën e Zyrës së presidentit.

    Këta hapa, përveç që do të mundësojnë përmbylljen e integrimit të plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës, do t’i hapin rrugë edhe liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe konsolidimit të mëtejshëm të shtetësisë dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #205
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës



    Hashim Thaçi



    Në emër të popullit dhe institucioneve tona, mikut të dëshmuar të Kosovës, Frank-Walter Steinmeier, ia uroj zgjedhjen e tij President i Republikës Federale të Gjermanisë.

    Jam i bindur se presidenti i zgjedhur Steinmeier dhe kancelarja Merkel do t’i adresojnë me përgjegjësitë më të larta të gjitha sfidat me të cilat po ballafaqohen shtetet e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor.

    Roli i Gjermanisë është dëshmuar si vendimtar për stabilitetin në rajon, kurse mbështetja gjermane për Kosovën ka ndikuar shumë edhe në forcimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar.

    Miku i Kosovës, Frank-Walter Steinmeier, ka qenë mbështetës i vazhdueshëm edhe sa ishte Ministër i Jashtëm i Gjermanisë, veçanërisht për dialogun me Serbinë, ndaj të cilit ne mbesim të angazhuar deri në normalizimin e plotë të marrëdhëniet tona si dy shtete të pavarura.

    Gjermania është mbështetëse e madhe e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe pasur rol jetik në progresin tonë të gjithanshëm, prandaj me presidentin e zgjedhur Frank-Walter Steinmeier, përveç ruajtjes së raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve tona, do ta rrisim edhe më shumë bashkëpunimin tonë ndërshtetëror. HTH
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #206
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #207
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës



    Thaçi: Nikoliq është gërditshëm (Video)



    GazetaExpress E shtune, 18 Mars 2017 22:31



    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur “të gërditshëm” homologun e tij serb Tomislav Nikoliq.

    I ftuar në emisionin “Me Shukin” të RTV Dukagjinit, Thaçi ka thënë se takimet e zhvilluara me Nikoliqin kanë qenë të gërditshme, derisa nuk ka nguruar ta quajë “të gërditshëm” personalitetin e homologut të tij serb.

    “Mund të them se takimet që kam zhvilluar me këtë Nikoliqin, defenitivisht… gërrditës… gërrditës si njeri. I zhytur edhe me këmishë, por edhe me shpirt gërrditës”, ka thënë Thaçi.

    Thaçi më tej ka folur për takimet që ka zhvilluar në Bruksel me përfaqësuesit e lartë të Serbisë. Presidenti kosovar ka thënë se nuk i ka lënë përshtypje asnjëherë diplomacia serbe.

    “Të them të drejtën nuk kam ndonjë përshtypje për diplomacinë serbe, nuk kam ndonjë përshtypje se janë më të mirë se kosovarët. Përkundrazi, ne jemi treguar më të shkathët se diplomacia serbe”, ka deklaruar Thaçi.

    Sipas Thaçit, Kosova ka fituar në nivelin e diplomacisë ndaj Serbisë në 30-vjetshin e fundit.

    “Mund të them lirisht se në tri dekadat e fundit diplomacia e Kosovës ka fituar ndaj diplomacisë serbe”, u shpreh presidenti Thaçi.

    Më 24 janar të këtij viti, presidenti Thaçi së bashku me kryeministrin Isa Mustafa kanë zhvilluar takim në Bruksel me homologët e tyre serbë, Tomislav Nikoliq dhe Aleksandar Vuçiq.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #208
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës




    110 deputetë mbrapa meje për ushtrinë. Do ta bind NATO-n dhe SHBA-të [VIDEO]


    Ne nuk do presim Serbinë. Nuk shkojmë në NATO me shoqatën e gjuetarëve apo peshkatarëve, por me ushtri, thotë numri një i Kosovës, i përfshirë në një inisiativë që ka krijuar pështjellim në Kosovë, por dhe jashtë saj. Nuk ka lidhje kjo që po bëjmë me Gjykatën Speciale, apo nuk po e bëjmë për të marrë diçka në shkëmbim.

    Një nga temat më të rëndësishme sot në politikën kosovare është çështja e themelimit të ushtrisë në të cilën ju jeni iniciator edhe në pikëpamjen kushtetuese, por edhe në pikëpamjen politike. Cilat janë arsyet që e bënë imediat themelimin e ushtrisë? Pra, pse sot? Pse në këtë formë?

    Hashim Thaçi: Në kuadër të rishikimt të strategjisë për sigurinë e Republikës së Kosovës, RSS, në kuadër të respektimit të plotë të këtij rishikimi, duke respektuar edhe Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, mandatin dhe misionin tim si Komandant Suprem i Forcave të Sigurisë së Kosovës, kam propozuar nxjerrjen e projektligjit që do të nënkuptonte themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Një forcë kjo e re, multietnike. Një forcë që do ta mbrojë integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve. Pse tani? Në fakt duhet të ndodhte dje, mirëpo jemi vonuar pikërisht duke u konsultuar me të gjithë që të ndodhë një proces i ngadalshëm, hap pas hapi, gradual gjithëpërfshirës, ku do të përfshihen të gjitha komunitetet. Ndërsa tani serbët, definitivisht, pas shumë konsultimeve, takimeve, bisedave kanë theksuar qartë se nuk e përkrahin themelimimn e ushtrisë së Kosovës, thotë Lista Srpska. Prandaj nuk kemi ç’të humbim kohë më tutje- edhe kështu jemi vonuar tash e tri vite, kështu që duhet të ndodhë pikërisht tani.



    Ka patur një moment më përpara se tani, që Lista Srpska apo faktori politik serb, partitë që përfaqësojnë komunitetin serb, kanë qenë më të gatshëm për ta pranuar ushtrinë?

    Hashim Thaçi: Vendimin për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës e kemi marrë qysh në vitin 2014. Në atë kohë të gjitha komunitetet serbe dhe joserbe, 25 prej tyre në parlamentin e Kosovës kanë qenë të zotuar të votojnë për themelimin e FAK-ut, por ka pasur mekanizma politikë nga komuniteti shqiptar që nuk ishin të gatshëm të pajtoheshin me të drejtat e rezervuara për 5 vende shtesë në kuvendin e Kosovës për to. Dhe me këtë arsyetim ne nuk jemi pajtuar që të shkohet në votim për FAK-un, kështu që tash e tri vite jemi peng i atij gabimi politik të 2014, të atyre subjekteve politike. Ndërsa tani jemi peng të refuzimit të plotë të Listës Srpska. Në fakt, duhet të bëjmë dallimin mes qëndrimit të deputetëve serbë sepse janë njerëz të mirë, korrektë, konstruktivë, të përgjegjshëm. Kam biseduar me ta veç a veç, në grupe të përbashkëta, me të gjithë bashkë, dhe shprehin vullnet të mirë që të hyjnë në proces, mirëpo problemi qëndron në Beograd. Serbia refuzon dhe urdhëron deputetët serbë që të mos votojnë ushtrinë e Kosovës. Njëri prej tyre e tha shumë hapur: “Më lehtë kemi pranuar pavarësinë e Kosovës se pranimin e themelimit të ushtrisë së Kosovës”.

    Atëhere, kur po flasim ishte një moment tjetër, i mëparshëm. Kur po diskutohej për numrin e ulëseve. A ishte Beogradi më i gatshëm për ta pranuar atëherë, sepse edhe atëhere ata komandoheshin nga Beogradi?

    Hashim Thaçi: As atëhere, as sot, as nesër Beogradi nuk do të pyetet nga ana jonë për këtë çështje. Ne jemi vend i pavarur, sovran, vendosim vetë. Por realisht Beogradi është duke penguar konsolidimin e shtetit të Kosovës, dhe ky është një sinjal dhe mesazh edhe për ndërkombëtarët që duhet të punojnë me Beogradin i cili duhet të tërhiqet prej këtij qëndrimi destruktiv në raport me Kosovën dhe sjelljen evropiane.

    Meqë është fjala te faktori ndërkombëtar, më saktësisht, tek faktori evropianoperëndimor-duket sikur ka konvergjencë midis këtij faktori në përgjithësi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (dëgjova dje një intervistë të ambasadorit amerikan), pra edhe NATO-s, për të zgjedhur një kohë tjetër për ta themeluar ushtrinë. Papritmas, ju që keni qenë referenti kryesor i perëndimit në Kosovë, po përplaseni publikisht me ta.

    Hashim Thaçi: Në asnjë rrethanë nuk ka ndonjë përplasje. Ne në vitin 2014 jemi dakorduar plotësisht me SHBA dhe NATO për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Gjatë kësaj kohe kam bashkëpunuar shumë ngushtë edhe me ndërkombëtarë edhe me komunitetin vendor. Tani kemi një konsensus të jashtëzakonshëm politik, të paparë dhe qytetar në Republikën e Kosovës për themelimin e ushtrisë së Kosovës, është vullneti i dy milionë qytetarëve të vendit. Qytetarët duan që ta kenë Kosovën, ushtrinë.

    Mentor Nazarko: Atëherë?

    Hashim Thaçi: Jo, edhe tash është përkrahje masive e qytetarëve, gjithashtu, duhet ta potencoj se nëse deklaratën e pavarësisë së Kosovës e kanë votuar dhe nënshkruar 109 deputetë, propozimin për themelimin e ushtrisë do ta votojnë 110 deputetë që kanë deklaruar. Do të thotë, përtej deklaratës se pavarësisë do të shkojë dhe kjo nevojë imediate dhe e fuqizimit të unitetit të Kosovës. Unë theksoj se ne edhe do ta themelojmë ushtrinë edhe do ta ruajmë partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, në veçanti me SHBA-në dhe NATO-n. Në kuadër të kësaj unë i kam dërguar dhe letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, zotit Stoltenberg. Është edhe mik i imi, ka qenë kryeministër i Norvegjisë në kohën kur është njohur Republika e Kosovës, e njeh Kosovën, e afirmon Kosovën çdokund. Gjithashtu, në letër paraqes argumentet pse tani, opsionin e parë, opsionin e dytë.

    Për modalitetet më së shumti flisnit ju në atë letër…

    Hashim Thaçi: …kështu që mendoj se dallimi është vetëm koha kur dhe si. Me rëndësi pajtohemi që Kosova duhet ta ketë ushtrinë sa më shpejt që është e mundur.

    Mentor Nazarko: Koha… kur?

    Hashim Thaçi: Koha? Prej kur e kemi filluar së prezantuari projektin, unë jam çdo ditë në kontakt me njerëzit, me të gjitha gjeneratat, me të gjitha komunitetet, me gjithë spektrin politik. Jam duke dëgjuar njerëzit, jam duke sqaruar projektin tim, dje kisha takim dhe me komunitetin serb. Serbët e Kosovës duan të jenë pjesë e procesit: e ritheksoj se Serbia duhet të distancohet nga ai ndikim negativ që ka ndaj Lista Srpska, sepse është në interes të tyre që të hyjnë në parlamentin dhe në qeveri duhet të rikthehen të votojnë. Për Asosiacionin, të votojnë, të votojnë për demarkacionin, të votojnë për ushtrinë e Kosovës. Ushtria është edhe e tyrja, Kosova është edhe e tyrja, është atdheu i tyre, nuk është një ushtri që do të themelohet kundër dikujt, apo në favor të dikuj në Kosovë. Janë edhe serbët në këtë ushtri, kështu që mendoj dhe jam i bindur që gjërat do të përmbyllen saktësisht me themelimin e ushtrisë së Kosovës dhe afirmimin apo kultivimin e fuqishëm të raporteve me SHBA-në dhe NATO-n.

    Unë nuk dua që t’ju nxjerr se ju jeni në kundërshtim me faktorin perëndimor, por duket se faktori kohë, çështja kohë është çështja më e rëndësishme. Koha është e tillë, që në Serbi po bëhen zgjedhje, në Maqedoni ka krizë qeveritare, në Shqipëri ka një lloj krize, në Mal të Zi gjithashtu! Dhe, ndoshta, në këtë kuptim, faktori perëndimor nuk e sheh si të përshtatshëm krijimin e ushtrisë nga ana juaj bash tani…

    Hashim Thaçi: Mirëpo Kosova nuk mund të mbetet peng i krizave të Ballkanit: nëse Bosnjë- Hercegovina është e bllokuar nga nacionalizmi serb, atëherë natyrisht që gjërat janë të ndërlidhura edhe në rajonin tonë, por pse ta paguajmë çmimin ne? Nëse Serbia e ka rrit nacionalizmin e vet, zhvillon një fushatë elektorale kryekëput nacionaliste, nëse Serbia ka hapur mendje, shpirt dhe gjithçka çka ka për prezencën ruse, pse Kosova të paguajë çmimin? Nëse Mali i Zi pengohet nga Serbia për t’u antarësuar në NATO, që e gjithë Kosova e mbështet fuqishëm Malin e Zi për anëtarësim, pse Kosova të paguajë çmimin? Nëse Shqipëria ka problemet e veta politike, pse Kosova të paguajë çmim? Nëse Maqedonia me fajin e vet është bllokuar politikisht dhe i ka të ndera raportet ndëretnike, pse Kosova të paguajë çmim? Kosova është e zonja e vetes, merr vendimet vetë, është vend sovran dhe ne nuk duam asgjë, as më pak, as më shumë, vetëm të kemi ushtri sikur vendet e tjera të rajonit. Sepse askush nuk pranon në NATO me zjarrfikës, shoqatë të gjuetarëve apo ndonjë shoqatë tjetër, ku ta di, për shembull të peshkatarëve.

    Nëse…

    Hashim Thaçi: Por, me ushtri, pa ushtri nuk ka as proces partneriteti për paqe, as antarësim në NATO!

    Nëse nga plani i brendshëm lëvizja juaj është perfekte dhe papritmas keni marrë me vete edhe Vetëvendosjen, e cila ka kundërshtuar disa procese, në planin e jashtëm, unë vazhdoj të insistoj se ndoshta interesi perëndimor është që Serbia apo pjesë të tjera të rajonit mos të rrëshkasin nën ndikimin rus dhe në njëfarë mënyre kjo lëvizje duket sikur…

    Hashim Thaçi: Shqetësim për bashkësinë ndërkombëtare duhet të jetë themelimi i ushtrisë së Kosovës; shqetësim për bashkësinë ndërkombëtare duhet të jetë vonesa e Bashkimit Evropian për Kosovën dhe krejt Ballkanit perëndimor. Sepse kjo vonesë e Bashkimit Evropian për inkuadrim dhe zgjerim të vendeve të Ballkanit perëndimor po ndikon që të krijohet një vakum. Vakum të cilin e shfrytëzojnë të tjerët që kanë ideologjinë joperëndimore, ndërkohë po kemi rritje të retorikës nacionaliste kudo dhe shtimin e ndikimit të Rusisë në hapësirat e Ballkanit. Kjo është realitet.

    Po ju mendoni që themelimi i ushtrisë do ta pengojë këtë ndikim?

    Hashim Thaçi: Ndikimi rus në Kosovë nuk do të ketë hapësirë. Por nuk mund të them që nuk mund të ketë rritje të elementëve ekstremiste, apo të frymës armiqësore me fqinjët dhe kjo shihet kudo. Qoftë në parlamentin e Kosovës, qoftë në debatet publike, qoftë edhe nga përfaqësuesit e shoqërisë civile edhe gjithë segmentit të shoqërisë së Kosovës.

    Ju flisni që nga pikëpamja strategjike themelimi i ushtrisë është edhe për t’i bërë ballë, po themi, rritjes së ushtrisë serbe?

    Hashim Thaçi: Jo. Themelimi i ushtrisë së Kosovës pikësëpari si synim ka kultivimin e paqes në Kosovë dhe rajon, që Kosova të prodhojë më tepër paqe…

    Me armë të rënda? Çfarë armësh?

    Hashim Thaçi: Po do të ketë njëlloj si të gjitha vendet e tjera të rajonit, sikur të gjitha vendet e NATO-s, gjithë arsenalin të cilin mund ta ketë një ushtri moderne, një ushtri perëndimore, një ushtri multietnike dhe natyrisht në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Edhe kur themelohet ushtria e Kosovës, roli i KFOR-it do jetë i pazëvendësueshëm, nuk do të ketë asnjë implikim në rolin dhe misionin e NATO-s në Kosovë. Kosova nuk po themelon ushtrinë për të filluar luftë kundër ndonjë shteti fqinj, por për të mbrojtur veten, për të kultivuar dhe forcuar paqen, të ndërtojë fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e rajonit. Tekefundit është mekanizmi thelbësor i konsolidimit dhe forcimit të shtetit tonë.

    Juve- duke u marrë më pak me faktorin kohë- te letra juaj për Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, nënvizonit kontekstin. A ka lidhje, a ka përfaqësuar rrezik për integritetin territorial të Kosovës, çështja e trenit apo ndonjë kërcënim tjetër për të cilën ju jeni në dijeni dhe ne nuk e dimë?

    Hashim Thaçi: Të jem i sinqertë, po. Treni ka qenë provokim shumë i rëndë nacionalist. Një tren i dhuruar nga Rusia për t’u dërguar me mision nacionalist me njerëz të politikës serbe, të estradave të tyre nacionaliste, të grupeve më të fuqishme radikale serbe…

    Po kufiri mbrohet me polici në vende demokratike dhe jo me ushtri.

    Hashim Thaçi: Dëgjo, është e lehtë që të flasim në teori, por duhet të ballafaqohemi me realitetin. Ne, integritetin territorial të Republikës së Kosovës duhet ta mbrojmë me mekanizmat tonë të sigurisë. Treni ka qenë një provokim i rëndë i qeverisë së Serbisë sepse treni u nis nga autoritete të qeverisë së Serbisë me mision të qartë nacionalist për të provokuar një frymë nacionaliste të re në veriun e Mitrovicës dhe për serbët e Kosovës për të theksuar që, ja, ne pas 17 vitesh po kthehemi me tren në Kosovë. Rikthimi i Serbisë në Kosovë nuk do të ndodhë as me autobus, as me tren, as me tanke, aq me ushtri e as polici, ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Prandaj kemi marrë vendim të qartë që në asnjë rrethanë, në asnjë çmim, treni i nisur nga Beogradi nuk do të mund të futej as një centimetër në Republikën e Kosovës. Ka qenë një vendim i qartë me çdo çmim dhe është mirë që autoritetet në Beograd e kanë vënë gishtin në kokë edhe kanë menduar dhe e kanë kthyer në gjysmë të rrugës, e kanë kthyer prej nga u nis dhe ashtu do të ndodhë edhe në të ardhmen. Edhe provokimi me murin. Kurrë nuk do të ndodhte rrënimi sikur ne të mos ishim të vendosur dhe t’i thonim qartë bashkësisë ndërkombëtare, se nëse lejohet ndërtimi i këtij muri, ne do ta rrënojmë vetë. Edhe ndalimin e trenit e kemi bërë vetë. Përkundrazi, lejimi i trenit në Kosovë- të jesh i bindur – do të na krijonte disa komplimente për lidershipin e Kosovës, “Good guys! Flexible. You are statesman. It’s not enough” (Djem të mirë! Fleksibël! Ju jeni burrë shteti. Kjo nuk është e mjaftueshme). Është e turpshme të lejojmë ngjarje të tilla. Pra, Serbia provokon incidente në Kosovë, provokon probleme në Kosovë dhe kush janë viktimat këtu? Viktimat janë serbët e Kosovës dhe kjo mua më dhemb, sepse ata janë qytetarët tanë, ata duhet të integrohen në institucione. Tjetër dëshiroj të shpall përpara jush dhe përmes jush, për tërë opinionin: Serbia ka plan për ndarjen e Kosovës, ka plan për aneksimin e Kosovës. Të njëjtin model që ka bërë Rusia Krimenë.

    Këtë e di bashkësia perëndimore…

    Hashim Thaçi: Nëse bashkësia perëndimore e di, edhe ne duhet të jemi të kujdesshëm se diçka të tillë ne nuk do e lejojmë të ndodhë.

    Kjo nuk pengohet me ushtri, besoj sepse një nga diplomatët kryesorë të Bashkimit Evropian thotë që Kosova është vendi më i sigurt në Evropë.

    Hashim Thaçi: Unë pajtohem që Kosova është vendi më i sigurt në Evropë sepse ka prezencën e NATO-s dhe është fat që edhe themelimi i ushtrisë së Kosovës nuk e implikon në asnjë rrethanë rolin e misionin e KFOR-it por i mban në rol sovran dhe natyrisht se duhet ta kemi ushtrinë. Dëgjo, a duhet të themelohet, apo jo? Kjo është pyetja më qesharake që mund të dëgjosh, çështja më qesharake që dikush mund të hapë. Si duket sot, me ardhur dikush para Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, apo presidentit Bujar Nishani dhe t’i thotë se Shqipëria duhet ta ketë apo nuk duhet ta ketë ushtrinë? Çfarë është ajo pyetje? Ajo është thjesht pyetja më idiote që mund ta ngrejë dikush, qoftë vendor, qoftë ndërkombëtar. Prandaj ne po bëjmë atë çka të gjitha vendet e tjera kanë bërë.

    Letra që ju i drejtuat Sekretarit të Përgjithshëm (për faktin që e bëtë publike), i theksoi diferencat në qëndrimin tuaj me ato të bashkësisë perëndimore. Madje, në njëfarë mënyre ishte një përpjekje për t’i treguar atij Kushtetutën, ligjet e Kosovës ndërkohë që imagjinojmë që ata i dinë këto…

    Hashim Thaçi: Për Kosovën është shumë e rëndësishme çka është diskutuar në Këshillin e NATO-s, se çdo shtet i NATO-s ka dhe opinionet e veta. Jam shumë mirënjohës për të gjithë diskutuesit që askush nuk e konteston të drejtën e Kosovës për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, ndërsa aspekti procedurial dhe kohor është i mirëseardhur për t’u diskutuar. Kjo është ajo çka mendoj se veprimi ynë ka arritur efektin maksimal.

    Ka ndonjë divergjencë veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse…

    Hashim Thaçi: As divergjenca më e vogël nuk qëndron mes institucioneve të Kosovës, mes presidentit të Kosovës me SHBA-në e theksoj, pse qëndrimi është i qartë. Duhet të themelojmë forcat e armatosura të Kosovës edhe unë jam në favor të ndryshimeve kushtetuese. Tani ftoj edhe bashkësitë ndërkombëtare të punojnë me serbët që t’i bindin edhe ata për ndryshimet kushtetuese. Por nëse edhe bashkësia ndërkombëtare nuk e bind Beogradin që të tërhiqet prej atyre reagimeve negative, agresive dhe destruktive në raport me Kosovën dhe aspak perëndimore, atëhere ne jemi zot të vetes dhe do të lëvizim me projektligj.

    Mos ka ndonjë konvergjencë të tipit, ne po e kundërshtojmë publikisht, por ju bëjeni fakt të kryer dhe pastaj…

    Hashim Thaçi: Unë gjithçka që punoj e bëj në mënyrë transparente dhe …

    Amerika ndoshta nuk i bën transparente veprimet e veta…

    Hashim Thaçi: ShBA-ja, e theksoj, ka qenë shumë afër prej ditës së parë të themelimit të forcës së sigurisë së Kosovës. Kanë pasur ekspertët e vet dhe i kanë edhe në NATO, prandaj çdo hap duhet të bëhet i koordinuar edhe e theksoj, do ta bëjmë. Forcat e armatosura të Kosovës, janë një forcë multietnike dhe ne do ta ruajmë partneritetin. Ky proces ka filluar dhe garantojë se do të përmbyllet suksesshëm në partneritet me BE-në.

    S’do ketë pasoja? Ambasadori amerikan tha “unë nuk guxoj të mendoj për pasojat”.

    Hashim Thaçi: Dëgjo, unë mendoj vetëm për të mirat dhe nuk do të ketë pasoja. Ne do ta themelojmë ushtrinë dhe do ta ruajmë partneritetin.

    A ka dhe- me këtë e mbyll këtë kapitull – brenda dhe mbrapa këtyre lëvizjeve që Kosova ka bërë kohët e fundit si çështja e ushtrisë, çështja e bisedimeve apo e ndërprerjes së tyre dhe në fund vendimit për shtetëzimin apo kalimin në pronësi të Kosovës të aseteve të Serbisë, në territorin tuaj, një qëndrim të tipit: ose na jepni liberalizimin e vizave ose diçka tjetër?

    Hashim Thaçi: I kam dëgjuar edhe këto opinione, por nuk qëndrojnë. E para, trenin nuk e provokuam ne, e provokoi Serbia, ne reaguam me vendosmëri. Dy, murin e provokoi Serbia, ne reaguam dhe e rrënuam, dhe bëmë shumë mirë, përndryshe Serbia nuk do ishte ndalur me veprimet e veta destruktive. Nga ana tjetër, asosacioni është një çështje që ka filluar herët, nuk ndërlidhet me aktualitetin, demarkacioni ka filluar herët nuk lidhet me realitetin. Mosvotimi i demarkacionit prej kuvendit do t’i kushtojë Kosovës shumë. Këtu Kosova do të paguajë çmim për fajin e vet. Megjithëse kushti i demarkacionit është plotësisht i pajustifikueshëm nga BE-ja, por ja që është kusht. Në takimet që kam zhvilluar në Bruksel më është thënë qartë: Pa kalimin e demarkacionit, nuk do ketë liberalizim të vizave, dhe Kosova padrejtësisht është vend i izoluar. Kështu që nuk i kisha ndërlidhur këto gjëra. Tjetër, ndalimi i zotit Haradinaj, nuk ka ndodhur nga kosovarët. Nuk ka qenë i koordinuar prej kosovarëve, ka qenë padrejtësi ndaj tyre, ndaj Ramushit, ndaj gjithë bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përsëri ishte provokim i Serbisë, i aktakuzave të Serbisë që çoi në një vendim ndalimi të autoriteteve të Francës. Kështu që unë do ta respektoj në tërësi rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Nuk ka një parim të shkëmbimit, që ne tërhiqemi nga këto, ju na jepni liberalizimin e vizave?

    Hashim Thaçi: Çështja e ushtrisë është e pandalshme, do të lëvizë përpara e do të realizohet suksesshëm.

    Është dikush që në mënyrë kritike e sheh këtë lëvizje të lidhur me çështjen e demarkacionit, me çështjen e Haradinajt, me çështjen e gjykatës speciale?

    Hashim Thaçi: Asnjë lidhshmëri të çështjes së ushtisë së Kosovës nuk ka me këto çështje politike që kanë qenë edhe më herët të ngritura. Dyshoj që kanë ndodhur këto ditë, kështu që nuk ka ndonjë lidhje çështja e ushtrisë me aspektet politike ditore apo të prioriteteve që i kemi pasur në axhendë.

    Pra as me gjykatën speciale, as me…

    Hashim Thaçi: Të jem i qartë, gjykata speciale duhet të ndodhë, ashtu siç jemi marrë vesh me bashkësinë ndërkombëtare, i kuptoj reagimet: është padrejtësi historike, sepse serbët kanë kryer krime dhe nuk po ndodhin dënime të atyre krimeve makabre deri në përmasat e gjenocidit! Pikërisht për të ruajtur partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, unë kam paguar çmim për opinionet vendore që të udhëheq atë proces të ndjeshëm të themelimit të Gjykatës speciale. Kjo ka ndodhur për të ruajtur partneritetin me SHBA-në dhe BE-në. Përndryshe nuk do të ndodhte në asnjë rrethanë sepse është një gjykatë monoetnike, kjo është e vërtetë, dhe s’mund ta mohojë askush, ndaj debati është i drejtë. Por Kuvendi i Kosovës nuk duhet të bëjë një gabim të radhës, sepse nga ana tjetër votimi i asosacionit duhet të kryhet sa më shpejt që është e mundur. Unë e mbështes fuqishëm, anipse tani serbët e bojkotojnë procesin e themelimit të asosacionit edhe demarkacioni duhet të përmirësohet. Kështu që ndaj mendime të ndryshme me tërë spektrin që mendon t’i ndalojë disa procese që kanë qenë të tmerrshme, por në të njëjtën kohë dëshiroj t’i falënderoj të gjitha partitë politike, shoqërinë civile, mediat, qytetarët e Kosovës për mbështetjen unike ndaj themelimit të ushtrisë së Kosovës. Nuk është një projekt individual, është institucional.


    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #209
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    ----------------------------------------------------------------------------------



    I arrestuari për terrorizëm Rakio Abdyli: Kapni armët e sulmoni qeverinë e ambasadat e huaja

    19:34 / E premte, 14 Prill 2017



    Sipas Prokurorisë Speciale, Rakip Abdyli, dyshohet për veprën penale shtytje për terrorizëm duke bërë thirrje përmes rrjeteve sociale Facebook dhe Youtube për sulm ndaj Qeverisë së Kosovës dhe ambasadave të huaja në Kosovë.

    Sipas Prokurores Bina-Rugova në përmbajtjen bëhej thirrje për sulme individuale dhe grupore ndaj udhëheqësve të vendit.

    “Me ketë përmbajtje: Do vijë Hilafeti me përzënien e hienave, do vijë bereqeti, ngrihuni vllazni, ngrihuni o myslimanë bëni xhihad shpëtojeni këtë vatan, bëni sulme vetjake apo në grupe e dhelprave dinake frikën me jau futë.

    Sulme Istish hadie apo kallashnikov nga rruga selefie t’i mos u largo, dridhjani tokë qafirave, vrisni tagutat hapni rrugë të mirave Sheriatit, shijojani frutat bëhuni emir të vendit tuaj, mos e leni në errësirë nën udhëheqjen e huaj, ata nuk ju a duan të mirën. Drogë, bixhoz e zina jau kanë lanë errësirën, s’ju lënë ju dritë me pa.

    Kapni armët e sulmoni qeveri e ambasada vendin nga të këqijtë, çlironi nga udhëheqësit ma katolik se Papa,” tha ajo.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Neteorm : 15-04-2017 më 08:54 Arsyeja: Ofendime.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •