Close
Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 180 prej 209
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,640

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës


  2. #162
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga Akuamarini Lexo Postimin
    haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    na knaqe krejt bre simpatizanti i pdk-se
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës



    Thaçi: Sot kujtojmë edhe policët që kanë rënë në krye të detyrës


    GazetaExpress E martë, 06 Shtator 2016 14:50


    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në shtatëmbëdhjetë vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, ka thënë se Policia e Kosovës është kthyer në një forcë që simbolizon më së miri vizionin për Kosovën.

    “Është një forcë multietnike, me përfaqësim gjithnjë e më të mirë gjinor, me standardet më të larta të profesionalizmit, shembull për Kosovën dhe tërë rajonin”, ka vlerësuar presidenti Thaçi.

    Ai në këtë ditë i ka kujtuar sukseset e Policisë së Kosovës, por edhe sakrificat e saj.

    “Jo pak policë kanë rënë në krye të detyrës. Kujtimi për ta do të jetojë gjithmonë dhe do të jetë motiv për të ndërtuar një forcë të policisë dhe një shtet çfarë dëshirojnë të gjithë qytetarët e Kosovës”, është shprehur presidenti Thaçi.

    Deklarata e presidentit Thaçi për shtatëmbëdhjetë vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës:

    “Shtatëmbëdhjetë vite më parë, në këtë datë, janë hedhur themelet e një prej institucioneve më të suksesshme të shtetit të Kosovës, Policisë së Kosovës. Nga 176 policët e parë, që përbënin gjeneratën e parë që përfunduan trajnimin në Shkollën e Policisë në Vushtrri, sot Polica e Kosovës është rritur në një trup që mbulon tërë Kosovën dhe u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës, në çdo kënd të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre.

    Shkolla e Policisë në Vushtrri ka vazhduar të trajnojë policët e Kosovës sipas standardeve më të larta. Ndërsa, policia është kthyer në një forcë që simbolizon më së miri vizionin për Kosovën. Është një forcë multietnike, me përfaqësim gjithnjë e më të mirë gjinor, me standardet më të larta të profesionalizmit, shembull për Kosovën dhe tërë rajonin.

    Në këtë ditë i kujtojmë sukseset e Policisë së Kosovës, por edhe sakrificat e saj. Jo pak policë kanë rënë në krye të detyrës. Kujtimi për ta do të jetojë gjithmonë dhe do të jetë motiv për të ndërtuar një forcë të policisë dhe një shtet çfarë dëshirojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Prandaj, të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ua urojmë ditën e tyre, 6 shtatorin dhe u themi: Jemi krenarë me ju. Ju faleminderit!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës



    Trusti Pensional fiton 60 milionë euro këtë vit
    Autori: Lajmi.net
    Ekonomi, Lajme
    13:41, 9 September 2016
    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka takuar edhe kryetarin e Bordit të Trustit Pensional, Ymer Havollin.


    Presidenti Thaçi e ka përgëzuar kryetarin Havolli për punën e suksesshme dhe profesionale në Trustin Pensional dhe i ka ofruar përkrahje të pa rezervë si president i vendit.

    “Po dërgoni mesazh të mirë për të gjithë”, ka thënë presidenti Thaçi.

    Ndërkaq, kryetari i Bordit të Trustit Pensional, Ymer Havolli, ka thënë se Trusti është një institucion shumë stabil dhe se viti 2016 do të përmbyllet me fitim prej 60 milionë euro për fondin.

    “Trusti është institucion stabil. Viti 2016 do të mbyllet me fitim prej 60 milionë euro për fondin”, ka thënë Havolli.

    Kryetarit të Bordit të Trustit Pensional, presidenti Thaçi ia ka rikonfirmuar përkrahjen e tij si President i Republikës së Kosovës./lajmi.net
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,640

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    EMIN HALIMI: O PUSHTETARË! O KUSARË TË PANGOPSHËM!

    Skënderaj,- Kur sheh në televizor politikanë hipokritë dhe të sëmurë e të varfër... Të del nga shpirti thirrja: O pushtetarë! O kusarë të pangopshëm!! O ju bij bastardë të këtij populli fatkeq e injorant!!! Ndani diҫka, jo nga fitimet tuaja të ligjshme, por nga hajnitë e pasuritë e paligjshme, për të sëmurët e shumtë, për të varfrit e këtij populli - paratë e të cilit po i vidhni! Këta fatkeqë do të ju jenë mirënjohës edhe pse e dinë se ju po u jepni fare pak nga paratë që ua keni grabitur atyre vetë, sikur që po ju janë mirënjohës që po ua ‘rritni’ pagat, pensionet..., po ua lironi konviktet e mensat, po shtroni asfalte... me paratë e tyre dhe jo me tuajat! Merrni vesh se në fund gjithҫka do të lini jashtë varri, bashkë me emrin tuaj të keq a të mirë, prandaj ngopuni njëherë, o të pangopshëm! Se do të lini pas kutërbimin tuaj...

    Kjo thirrje i drejtohet, jo pakicës së ndershme, por shumicës së pandershme - në pushtet! Kësaj thirrjeje nuk do t’i përgjigjet askush, sepse të ndershmit nuk po i thërret kush, ndërsa të pandershmit nuk përgjigjen sepse vetidentifikohen. Sidoqoftë, tanimë të gjithë janë identifikuar...
    https://www.google.se/url?sa=i&rct=j...73509643954947
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 09-09-2016 më 08:20

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    qypppp te veni
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës



    Bekim Ҫollaku


    Të dashur miq,

    Nga sot jam liruar nga pozita e Ministrit për Integrim Evropian në qeverinë e Republikës së Kosovës, një detyrë që jam munduar ta kryej me një sens të përgjegjësisë së skajshme dhe deri në maksimumin e mundësive të mija për rreth dy vite. Për mua ky ka qenë nder i jashtëzakonshëm që gjatë kësaj periudhe i kam shërbyer në shërbim të vendit dhe qytetarëve të Kosovës për të përmbushur vizionin tonë të përbashkët për integrim evropian.

    Jam i lumtur qe gjatë kësaj periudhe e kemi arritur një qëllim të madh në avancimin e kësaj agjende, përmes nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asocimi (MSA), që ka qenë një hap i përmasave historike në përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian (BE) në formë të një marrëveshje kontraktuale.
    Gjithashtu, jam i lumtur që prapa vetes po e lë një punë të madhe në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave. Ky proces tani është në fazën e vet përfundimtare në kuadër të vendimmarrjes brenda institucioneve të BE-së. Evropian. Vendimet e mbetura deri në vendimin përfundimtar për liberalizimin e vizave tejkalojnë këto kompetenca, dhe unë mbes me shpresë si çdo qytetar që të gjithë institucionet e vendit, legjislativi por edhe institucionet e pavarura të bëjnë shtyrjen e fundit, dhe që BE të mbaj premtimin që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen. BE duhet të merrë këtë vendim me urgjencë sepse një gjë e tillë do të dëshmonte trajtim të barabartë të Kosovës dhe do ta përforconte ndjenjën e përkatësisë si pjesë e pandashme e Evropës dhe e vlerave evropiane. Unë mbes i bindur që kjo ditë është më afër se kurrë dhe vendimi përfundimtar do të merret deri në fund të këtij viti.

    Puna ime si Ministër ka qenë një rrugëtim i rëndësishëm në karrierën time, dhe ju falënderoj të gjithëve qe keni qenë pjese sajë. Ju falënderoj për mbështetjen, inkurajimin, sugjerimet, kritikat dhe mbi të gjitha interesimin që keni treguar. Kemi ndarë momente të gëzimit, por edhe momente tjera më pak inkurajuese, por me rëndësi është që kemi qenë bashkë dhe shkëmbimet tona kanë qenë të sinqerta. Të gjithë ju keni qenë një burim i madh i inspirimit gjatë kryerjes të secilit veprim në punën time, qoftë gjatë përfaqësimit tuaj jashtë vendit dhe me bashkëbiseduesit evropian, ashtu edhe në adresimin e reformave të shumta që janë bërë në shumë fusha që kanë një ndikim të drejtpërdrejt dhe afatgjatë në jetën e qytetarëve të vendit.

    Në fund, jam i lumtur që do të vazhdoj angazhimin tim në Presidencën e Republikës së Kosovës, ku do të kem nderin që të vazhdoj punën në shërbim të interesave të vendit dhe të qytetarëve, duke përfshirë punën në përmbushjen e qëllimit tonë për integrim në BE dhe në NATO.

    Ju faleminderit dhe mbesim në kontakt!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës



    Hashim Thaçi


    Sot ekipit tim iu bashkua z. Bekim Çollaku në cilësinë e Shefit të Stafit të Presidentit. Në të gjitha funksionet politike dhe institucionale të cilat i kam bartur përgjatë këtyre 16 viteve, z. Çollaku ka qenë një ndër bashkëpunëtorët e mi më të afërt.

    Z. Çollaku me vete sjellë një bagazh të madh të punës në shërbim të institucioneve shtetërore. Në Presidencë ai po vjen pas një pune të shkëlqyeshme si Ministër për Integrim Evropian, duke përmbushur me sukses misionin tonë të përbashkët për vendosje të marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian përmes nënshkrimit të MSA-së dhe përmbushjen e kritereve për procesin e liberalizimit të vizave.

    Mirësevjen Bekim! HTH
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës




    Çmenden Serbia dhe Rusia, shikojeni se çka shkruajnë për Thaçin dhe NATO-n
    09/09/2016


    E përditshmja serbe e kontrolluar nga shërbimi secret serb “Informer” raporton se “krimineli i luftës dhe presidenti i të vetëshpallurës Kosovë, Hashim Thaçi, në bashkëpunim me NATO-n dhe SHBA-në në fshehtësinë më të madhe po përgatitet për pushtimin e veriut të Kosovës, paralajmërojnë analistët serbë”.

    Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në gjashtë muajt e fundit, për “luftën në veri” po përgatitën në bazën e NATO-s në Grafenëoehr të Gjermanisë. Atje ata po stërviten për ndërhyrjen “blitzkrieg” (luftën rrufe) në veri të Mitrovicës, në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, transmeton “Informer”, shkruan zeri.info

    Kjo e përditshme shkruan se instruktorët amerikanë po përgatisin njëherësh në Prishtinë një plan për “mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës”, i cili përfshin transformimin e FSK-së në “Ushtri të Kosovës”, e cila do ta fitonte kështu pavarësinë përfundimtare. Në këtë operacion, përveç shqiptarëve, do të merrnin pjesë edhe pesë ushtri të shteteve anëtare të NATO-s, duke përfshirë edhe Turqinë.

    Të gjitha këto informacione i ka publikuar Anja Filimonova, gazetare ruse dhe president e Fondit për Kulturë Strategjikë, e cila në Moskë vlerësohet si njohëse e jashtëzakonshme e rrethanave ndërkombëtare.

    Ajo paralajmëroi se Prishtina e ka nisur “fazën përmbyllëse të ndarjes përfundimtare të Kosovës nga Serbia”. /ZËRI
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,640

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Videoja e plotë e dokumentarit “Vjedhje në kohë lufte” (Video)
    Sonte në Klan Kosova është transmetuar emisioni Zona Express, ku është shfaqur pjesa e parë e dokumentarit “Vjedhje në kohë lufte”. Dokumentari trajton keqpërdorimet në Fondin e Trepërqindëshit.

    Emisioni “Zona Express” me autor Leonard Kerqukin është tashmë emisioni më i shikuar shqiptar i këtij zhanri; si në matjet televizive, ashtu edhe në rrjetet sociale.
    Sonte është transmetuar pjesa e parë e dokumentarit ekskluziv “Vjedhje në kohë lufte”, ku janë shpalosur komplet financat e Qeverisë së Kosovës në Ekzil.
    Sa para ka pasur Fondi i Trepërqindëshit? A u kishte dhënë Bujar Bukoshi para Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit në viti 1998? Sa para mblodhën mërgimtarët për Familjen Jashari të cilat nuk arritën kurrë në Prekaz? Çfarë bënë Mustafa e Bukoshi me 50 milionë markat që u tepruan nga Fondi? Kush thotë se ata ia shitën bankën e Kosovës një mafiozi italian? Kur ndodhi kjo dhe kush i mori paratë? A janë vrarë zyrtarët e LDK’së me paratë e mbledhura nga Fondi?
    Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave i merrni duke klikuar në videon e mëposhtme.






  11. #171
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    hahahaha
    a po te shitet e ke postue ne dhjet tema qenefoooo
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #172
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës



    Presidenti Thaçi: Do të jem faktor unifikues
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #173
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,640

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës


  14. #174
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga Akuamarini Lexo Postimin
    a po te vjen inati hahaha
    ty me shkie te ka niek nga kosova per 1 milion vjet
    edhe populli po e don
    e ti kie me cof nga inati qe skie qa i ban hashimit
    se me u tranue nga merzija je tranue kaher
    qyky eshte hashimi me shok
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #175
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës




    Presidenti Hashim Thaçi politikani më i popullarizuar në vend (Foto)

    02/10/2016


    Presidenti Hashim Thaçi prap vazhdon të jetë figura më e pëlqyer politike në vend.

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi, i zgjedhur me 26 shkurt të këtij vendi edhe më tutje mbetet personi dhe politikani më i popullarizuar në vend, shkruan Gazeta NewBorn.

    Thaçi, aktualisht ka mbledhur rreth vetës mbi 322 mijë ndjekës në rrjetin social Facebook.

    Postimet që ai i publikon arrijnë shikime nga qindra-mijëra njerëz si dhe marrin qindra e mijëra pëlqime.

    Thaçi është integruar vonë në rrjetin më të madh social në botë, Facebook, pas sugjerimit që kishte marr ai nga djali i tij Endriti.





    Thaçi, ka lënë prapa shumë politikan të vendit, duke filluar që nga Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Isa Mustafen, Albin Kurtin, Visar Ymerin e Fatmir Limajn/Gazeta NewBorn/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #176
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës



    Presidenti deklarohet për arrestimin e Nehat Thaqit në Serbi


    GazetaExpress E hënë, 03 Tetor 2016 11:05



    Presidenti ka deklaruar se Kosova nuk mund t’i përgjigjet “arrestimeve me arrestime dhe dhunës me dhunë”. Ai ka deklaruar se institucionet janë duke u koordinuar me autoritetet ndërkombëtare për zgjidhjen e kësaj çështjeje sa më shpejt

    Drejtori i Policisë në rajonin e Mitrovicës është arrestuar me akuza për terrorizëm, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton "Lajmi.net".

    Presidenti ka përsëritur se UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare të drejtë dhe të pastër.

    Sipas Thaçit, ky veprim arbitrar nga autoritetet e Serbisë ka ngjallur reagimet e institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #177
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës



    Hashim Thaçi

    Sot u ftova të mbaj fjalim në Kongresin e Lëvizjes Panevropiane në Vjenë. Poashtu isha edhe në një panel me presidentët e rajonit, ku kam folur për perspektivën tonë europiane. Kontinenti i Evropës nuk është i kompletuar dhe nuk mund ta realizojë potencialin e saj në aspektin e sigurisë, në mirëqenie dhe në vlera, nëse Ballkani Perëndimor mbetet jashtë saj. Anëtarësimi në BE ka mbështetjen e 95 për qind të popullit të Kosovës. Prandaj, është e rëndësishme që BE-ja të mbetet e fokusuar në këtë pjesë të kontinentit dhe të sigurojë zgjërimin e mëtutjeshëm. Kujtova edhe mikun e vjetër të Kosovës, Otto Von Habsburg e njdrë, lider i Lëvizjes Paneuropiane për shumë vjet, i cili ka bërë çmos që zëri i Kosovës në Europë të dëgjohet edhe në kohërat e vështira. HTH
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #178
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës




    E madhe kjo/ Presidenti, i thotë Thaçit: Jeni i privilegjuar, shpalle pavarësinë, unë nuk e kisha këtë fat (Video)

    08/10/2016


    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në Kongresin Panevropian në Vjenë, në panelin me presidentë të rajonit, ku është folur për procesin e integrimeve evropiane të rajonit.

    Presidenti i Lëvizjes Paneuropa në Austri, Karl von Habsburg, është shprehur i nderuar me pjesëmarrjen e presidentëve të rajonit, ndërsa ka shprehur “xhelozi” ndaj presidentit Thaçi, transmeton Telegrafi.

    “Jam shumë i lumtur që jeni me ne sot këtu në Kongresin Panevropian. Duhet të them që kam një lloj xhelozie ndaj jush. Ju keni pas privilegjin që në një ditë, më 17 shkurt 2008, si kryeministër të shpallni pavarësinë e shtetit tuaj. Këtë kënaqësi nuk e kam pas unë kurrë”, ka thënë von Habsburg, i cili është djali i njërit prej mbështetësve më të mëdhenj të Kosovës, tashmë të ndjerit Otto von Habsburg.

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #179
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës




    Presidenti Hashim Thaçi nesër shpallet Doktor Honoris Causa i Universitetit te Tetovës

    13/10/2016

    Nesër do të zhvillohet ceromonia me rastin e laureimit të Presidentit te Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Doktor Honoris Causa i Universitetit te Tetovës.

    Ceremonia do të zhvillohet, më 14.10.2016, ora 17.00, në Amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit të Tetovës.

    Pritja solemne e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në hapësirën para Rektoratit të UT-së, do të bëhet në ora 16.30.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #180
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës





    Hashim Thaçi


    Universiteti Shtetëror i Tetovës sot më nderoi me titullin ‘Doctor Honoris Causa’.

    Si qendër e rëndësishme e trekëndëshit akademik Prishtinë–Tiranë–Tetovë, ky universitet gjithnjë e më shumë po i shërben forcimit të lidhjes sonë historike, kulturore e arsimore.

    Prishtina dhe Tetova tashmë janë shumë afër me njëra-tjetrën. Na lidhë historia, e sotmja dhe e ardhmja. Por, ndërtimi i autostradës “Arbën Xhaferi” do të na lidhë edhe më shumë.

    Shqiptarët, kudo që gjenden, asnjëherë s’kanë qenë më mirë se që jemi. Ne, asnjëherë nuk kemi qenë më të bashkuar se sot dhe kështu së bashku do të bëhemi edhe pjesë e familjes evropiane. HTH
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •