Close
Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 209
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Thaçi: Majlinda e flakëroi në ari Flamurin e Kosovës para miliona shikuesve

    GazetaExpress E diel, 07 Gusht 2016 22:28

    Me plot emocione e ka përjetuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, fitimin e medaljes së artë olimpike në xhudo nga Majlinda Kelmendi në Rio.

    "Krenar dhe përplot emocion me suksesin e Majlindës. Flamurin e Kosovës, para miliona shikuesve anekënd botës e flakëroi në ari", ka shkruar presidenti Thaçi në faqen e tij zyrtare në Facebook, transmeton Gazeta Express.

    "Si askush tjetër, Majlinda personifikon historinë e re të sportit dhe suksesit ndërkombëtar të Kosovës. Ne erdhëm si fitues në Rio dhe po kthehemi sërish fitues në Kosovë. Me këtë fitore, Majlinda shënoi ipon për politikën e jashtme të Kosovës. Urime të gjithëve!", thuhet në shkrimin e Thaçit në rrjetin social. /Express/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Hashim Thaçi
    Fitoret e Majlindës na bëjnë krenarë, prandaj asaj dhe tërë ekipit i dëshiroj shumë fat! HTH
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,747

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    STUPCAT - 2016- Burrat e Kosoves Isa e Hashimi (bineqe)

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    momenti i intonimit te himnit te Kosoves ne Rio te Brazilit

    https://www.facebook.com/15099264925...2454163971348/
    #‎MajlindaKelmendikrenarieshqiptareve‬
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Hashim Thaçi
    Fitoret e Majlindës na bëjnë krenarë, prandaj asaj dhe tërë ekipit i dëshiroj shumë fat! HTH
    Majlindën mos e keqperdor o pis, per t'i lare flliqësirat e tua korruptive !

    Sepse populli ka per t'ja iq nenen Endritit ! Mbaje mend, kolera vie gjithnje e ne rritje saqe edhe Majlinda ka per t've K.O. !

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin

    ti kie te drejt me na sha
    sepse je shqipefoles qe jeton ne serbi

    https://www.facebook.com/15099264925...2454163971348/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    ti kie te drejt me na sha
    sepse je shqipefoles qe jeton ne serbi

    https://www.facebook.com/15099264925...2454163971348/
    Jo o Llapoo, un jam Shqiptar ! E s'jam koÇevar si puna yte dhe atij fare hash-haramit !

    Më mire jetoj ne Tibet, e i qëndroj besnik identitetit tim, se sa te jetoj turpshem ne vendlindje, dhe te ndryshoj kombesin sepse me eshte rekomanduar nga ndërkombtarët !!

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin
    Jo o Llapoo, un jam Shqiptar ! E s'jam koÇevar si puna yte dhe atij fare hash-haramit !

    Më mire jetoj ne Tibet, e i qëndroj besnik identitetit tim, se sa te jetoj turpshem ne vendlindje, dhe te ndryshoj kombesin sepse me eshte rekomanduar nga ndërkombtarët !!
    ti je ky
    http://www.telegrafi.com/kush-eshte-...ves-videofoto/

    Demo Berisha, shqiptari që nuk e njeh Republikën e Kosovës

    07.08.2016 - 11:090 Komente

    Edhe 17 vjet pas çlirimit, duket se ka ende shqiptarë që jetojnë në Serbi dhe po vazhdojnë që mos ta njohin realitetin se Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht. Disa nga ata si duket iu janë bashkangjitur politikës serbe me përpjekjen që ta rikthejnë pushtuesin serb.

    Një nga ta është edhe Demo Berisha (mund ta ketë ndërruar emrin nga Demë në Demo sepse në Kosovë nuk ka emër Demo) .

    Demo Berisha deklaron se ka lindur në Pejë dhe tani jeton në Vojvodinë, por nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe që atdheut i tij është Serbia.
    Në një intervistë që ka që ka bërë për televizione të Vojvodinës ( RTV Panonia dhe kanal 9), ai thotë se shkollën fillore e ka kryer në Kosovë, ndërsa, pastaj ka vazhduar në Sarajevë, ku ka kryer shkollën ushtarake, pastaj në Novi Sad. Ai thotë që ka qenë pjesëtar i ushtrisë jugosllave dhe ka përfunduar karrierën e tij në ushtrinë e Serbisë, duke punuar një kohë të gjatë në policinë ushtarake.

    KosovaPress ka berë përmbledhjen e disa deklaratave të tijë dhenë për televizione cilat mund t’i shikoni më poshtë.

    Për Berishën, atdheu i tij është Serbia dhe në të është e përfshirë edhe Republika e Kosovës.

    Berishës nuk i kanë penguar të qëndrojë në ushtrinë Serbe edhe krimet që ushtria serbe ka kryer para luftës dhe gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë dhe për të Kosova është pjesë e Serbisë. Ai mund të jetë edhe pjesmarrës në krime në Kosovë meqenëse e gjithë ushtria serbe ka qenë e angazhuar në Kosovë. Ai madje vazhdon ta thërras Kosovën si “Kosova e Metohi”.

    Ai mendon se nuk është shqiptari i vetëm që mendon kështu, prandaj, dhe ka themeluar më 2014-ën, në Serbi, organizatën joqeveritare “Amza e Shqiptarëve të Serbisë” (Matica Albanaca Srbije – MAS), e cila sipas tijë ka 4600 antarë në territorin e Vojvodinës nga 6000 shqiptarë që sipas Berishës ka në Vojvodinë ndërsa ne terë tërritorin e Serbisë thotë se ka mbi 180.000 Shqiptarë. Shoqata deklaron se merret me marrëdhëniet shqiptaro-serbe, dhe për më shumë, avancimin e të disa të drejtave të shqiptarëve në Serbi. Madje, emri zyrtar i OJQ-së është serbisht.

    https://www.youtube.com/watch?v=MzkUxL9Z5QM
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 08-08-2016 më 15:12
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #71
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Hashim Thaçi

    Sapo prita Dua Lipën me babain e saj, këngëtarin e mirënjohur Dukagjinin. Pata kënaqësinë që Duan ta dekoroj me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontribut kulturës. Shpreha gëzim për arritjet e Duas në botën e muzikës dhe e falënderova për promovimin pozitiv që ja bën Kosovës në media botërore. Kosova ka rini që sot po rrezatojnë me pozitivitet në të gjitha skenat, si sport, ashtu edhe muzikë, kulturë, art. HTH
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #72
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Hashim Thaçi

    Sapo prita Dua Lipën me babain e saj, këngëtarin e mirënjohur Dukagjinin. Pata kënaqësinë që Duan ta dekoroj me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontribut kulturës. Shpreha gëzim për arritjet e Duas në botën e muzikës dhe e falënderova për promovimin pozitiv që ja bën Kosovës në media botërore. Kosova ka rini që sot po rrezatojnë me pozitivitet në të gjitha skenat, si sport, ashtu edhe muzikë, kulturë, art. HTH
    Edhe un duhet t'ia jap nje dekorat nenes se hashimit per mos-kultur te birit te saj kopilo-goran.

    PS : Njeriu me më pak kultur, shperndan dekorata kulturore, thua ti se suksesi i Dua Lipës, Majlindës e të tjerëve është fal punës së këti shkokordhani n'boeth !

  13. #73
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin
    Edhe un duhet t'ia jap nje dekorat nenes se hashimit per mos-kultur te birit te saj kopilo-goran.

    PS : Njeriu me më pak kultur, shperndan dekorata kulturore, thua ti se suksesi i Dua Lipës, Majlindës e të tjerëve është fal punës së këti shkokordhani n'boeth !
    ti ke te drejt te na shajsh presidentin e kryeqlirimtarin e heroin e gjall te kosoves
    sepse ti je ky

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #74
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    ti ke te drejt te na shajsh presidentin e kryeqlirimtarin e heroin e gjall te kosoves
    sepse ti je ky
    Un s'jam ky o trulluhup, un se njoh Kosoven shtet, ngase besoj se i takon Shqiperise ! Kurse ti mendon se s'je shqiptar, dhe je vella me shkaun e kosoves, ngase keshtu te ka then thaci, e ky mendon se kosova eshte djep i serbise e si pasoje, ti je vlla me te !

  15. #75
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin
    Un s'jam ky o trulluhup, un se njoh Kosoven shtet, ngase besoj se i takon Shqiperise ! Kurse ti mendon se s'je shqiptar, dhe je vella me shkaun e kosoves, ngase keshtu te ka then thaci, e ky mendon se kosova eshte djep i serbise e si pasoje, ti je vlla me te !
    e dim more qe ti se njef shtetin e kosoves
    kemi edhe dokument bile
    ja ku eshte:
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #76
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Hashim Thaçi
    Javën e ardhshme vjen Zëvendës-Presidenti Biden në Republikën e Kosovës. Kjo vizitë e mikut të Kosovës shënon një moment të ri dhe historik për Kosovën. Tash e 26 vite, Zëvendës-Presidenti Biden është i përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. Populli i Kosovës është krenar me mikun i cili që nga fillimi i viteve nëntëdhjetë ishte shpresa dhe zëri i fuqishëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në Washington. Miqësia e Kosovës me SHBA-në është e përjetshme. Kosova dhe populli i saj i janë mirënjohës për jetë Zëvendës-Presidentit Biden dhe familjes së tij për kontributin e tyre. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë SHBA-në. HTH
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #77
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,747

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    TV HANA : SKV i vërsulet Thaçit, arrestohen pesë studentë

  18. #78
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Hashim Thaçi

    Askush nuk do të mund të vrasë të ardhmen, lojën dhe gëzimin e fëmijëve të Kosovës

    Sot vura kurorë lulesh në këtë memorial për të përkujtuar sulmin kriminal kundër të rinjve të fshatit Gorazhdec, 14 vite më parë, në të cilin u vranë dy të rinj e u plagosën katër të tjerë.

    E drejta për jetë është e drejtë fundamentale për të gjithë.

    E tillë do të duhej të ishte edhe për rreth 400 fëmijë shqiptarë nën moshën 15 vjeç që gjatë luftës u vranë nga shteti i Serbisë.

    Ndërkaq, këta fëmijë këtu u vranë nga dora kriminale e jo nga shteti.

    Këta fëmijë këtu u vranë e u plagosën duke luajtur, por zotohem se nuk do të ketë forcë e as dorë kriminale që do të vrasë të ardhmen, lojën dhe gëzimin e fëmijëve të Kosovës.

    KURRË MË!

    Prandaj, sot LUTEM dhe shpreh edhe një herë keqardhje për të gjitha viktimat gjatë dhe pas luftës, të të gjitha komuniteteve.

    Do të punojmë që çdo krim të zbardhet dhe të ndëshkohet.

    Krimi është krim kundër kujtdo qoftë të jetë bërë apo nga kushdo qoftë që është kryer.

    Gjithashtu, edhe një herë insistoj që të zbardhet fati i te gjithë të zhdukurve, qofshin shqiptarë, serbë apo romë apo çfarëdo komuniteti tjetër.

    Të gjithë kemi përgjegjësi të punojmë në këtë drejtim.
    Kemi përgjegjësi para familjeve te tyre dhe së ardhmes së fëmijëve tanë.

    Ne duhet ta ndihmojmë njeri tjetrin.

    Sot, kur po punojmë për të ndërtuar paqe, për pajtim dhe bashkëpunim në mes të popujve të rajonit, është e rëndësishme të theksojmë se për pajtim të sinqertë është e nevojshme drejtësia.

    Pajtimi në mes shqiptarëve dhe serbëve është i mundur dhe do të ndodhë.

    Ky hap do të thotë paqe për rajonin. HTH
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #79
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Thaçi: Biden është një mik i tillë, i imi dhe i tërë Kosovës

    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas takimit të sotëm që pati me zëvendëspresidentin e Amerikës Joe Biden ka theksuar se mesazhet e miqësisë dhe përkrahjes janë edhe më të fuqishme kur vijnë nga miqtë e zemrës.

    Thaçi ka pohuar se Biden është një mik i tillë, i tij dhe i tërë Kosovës. Gjithashtu sipas tij përkrahja për rrugën e Kosovës për paqen dhe stabilitetin, për dialogun dhe pajtimin, për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe për integrim dhe inkurajim më i madh se jemi në rrugën e duhur, transmeton Indeksonline.

    Ky është postimi plotë

    Mesazhet e miqësisë dhe të përkrahjes janë edhe më të fuqishme kur vijnë nga miqtë e zemrës. Zëvendëspresidenti Biden është një mik i tillë, i imi dhe i tërë Kosovës. Përkrahja për rrugën e Kosovës, për paqen dhe stabilitetin, për dialogun dhe pajtimin, për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe për integrim është inkurajimi më i madh se jemi në rrugën e duhur. Por, edhe vërejtja se një pakicë është duke cenuar seriozisht të tashmen dhe të ardhmen tonë, duke rrezikuar ta lë Kosovën pa përkrahje dhe pa miq është e mirëseardhur dhe e pranuam me përgjegjësi të plotë. Të mos luajmë me interesat vitale të Kosovës dhe me ardhmërinë e fëmijëve tanë. H.TH
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #80
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,747

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Krasniqi: Pse këto veprime qyqare të presidentit

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, me anë të një opinioni ka reaguar në lidhje me nderimin që presidenti Thaçi u ka bërë të vrarëve serbë në Gorazhdec të Pejës.

    Krasniqi nuk e ka kontestuar pse Thaçi ka shkuar dhe është gjunjëzuar para të vrarëve serbë por se në ato monumente para të cilëve ka vendosur lule presidenti, shkruante se vrasësit ishin terroristë.

    Deklarata e plotë e Krasniqit:

    Përse duhet reaguar ndaj dy gjunjëzimeve të Presidentit të Kosovës?

    Sigurisht që nuk jam prej atyre që me lehtësi përzihet në kompetencat kushtetuese të Presidentit të Kosovës.

    Nuk e kontestoj për asnjë arsye tjetër përse ai shkoi dhe u gjunjëzua para të vrarëve serbë në Kosovë, se ata ishin qytetarë të Kosovës, por se në ato monumente para të cilëve vendoste lule e përkulej President i Kosovës, shkruante se vrasësit ishin terroristët shqiptarë!

    Nuk kam asnjë dyshim nëse ato vrasje ishin kriminale, pasi ishin të tilla, por a ka pasur dhe a ka ndonjë instancë gjyqësore që i kanë ndriçuar vrasjet në fjalë?

    Deri tani asnjë njeri i vetëm nuk ka dalë para gjyqit që të përgjigjet për ato raste!

    Prej nga, pra, akuzohen shqiptarët si vrasës?

    Shkuarja e Presidentit, përulja para atyre pllakave ku akuzoheshin shqiptarët për ato vrasje kriminale, është marrja e fajit për secilin shqiptar, përveç njërit, se vrasësit ishin shqiptarë!

    Nuk besoj që Presidenti i Kosovës ka ndonjë informacion se kush ishin kryesit e atyre vrasjeve!

    Është interesant, se pas luftës janë bërë disa vrasje të serbëve të Kosovës, pak ditë para se të diskutohej në KS të OKB-së, situata politike dhe e sigurisë në Kosovë. Pra, sikur të ishin ndriçuar ato vrasje dhe vrasësit të ishin shqiptarë, shkuarja e Presidentit do të mund të konsiderohej ushtrim i përgjegjësisë së tij kushtetuese.

    Të gjithë ata që në tridhjetë vitet e fundit kanë përcjellë zhvillimet politike në Kosovë (që nga viti 1981), në shumë eksese e vrasje ndëretnike në Kosovë, në kontinuitet, pra në vazhdimësi të akuzuarit, pa u zhvilluar asnjë proces gjyqësor, janë apostrofuar shqiptarët.

    Madje-madje, një vrasje që ka ndodhur gjatë luftës çlirimtare në Kosovë në kafen “Panda” në Pejë, të akuzuarit e parë kanë qenë shqiptarët!

    Ata janë burgosur dhe torturuar deri të ekstrem dhe gjykata serbe nuk ka gjetur asnjë element të veprës për çka ishin të akuzuar.

    Por shumë vite pas lufte është konfirmuar se vrasësi i vërtetë ishte shteti serb. Këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të lartë serbë të kohës e në mesin e tyre është edhe Kryeministri i sotëm i Serbisë, Vuçiqi, i cili në kohën e luftës ishte ministër në qeverinë e regjimit serb të Millosheviqit.

    Pra kemi një rast të konfirmuar, se një vrasje e tmerrshme për të cilën ishin akuzuar shqiptarët, vrasësi ishte vetë shteti i Serbisë, me qëllimin e vetëm që vrasja t’u përshkruhej shqiptarëve dhe më pas të arsyetoheshin të gjitha veprimet e Serbisë mbi popullin shqiptar të Kosovës. Atëherë, fare thjesht, përse edhe rastet në fjalë të mos jenë vepër e Sigurimit Shtetëror Serb, si gjithnjë – për t’i akuzuar shqiptarët?! Përshkrimi me detaje të hollësishme për rastin “Panda” mund të gjendet në librin e Bardhyl Mahmutit, “Kthesa e Madhe”, botim i Shtëpisë Botuese “Çabej”, Shkup- 2015.

    Duke u bazuar në këto që u thanë, Presidenti i Kosovës, si qytetar i parë i Kosovës, nuk është dashur që një vepër kriminale, të pandriçuar nga asnjë gjykatë, t’ua vendosë si barrë terroristëve shqiptarë, prej atyre që ka përfituar gjithçka, madje edhe pozitën e Presidentit!!! Ky fakt e rrit shumë përgjegjësinë e Presidentit të Kosovës dhe e shtron domosdonë e dorëheqjes së tij. Por në Kosovë nuk ka ambient e as frymë të përgjegjësisë, nuk ka sundim të ligjit, nuk ka ndjesi të mjaftueshme qytetare (këtë po e dëshmojnë protestat kundër aferës “Pronto 2”), andaj edhe dorëheqja nuk do të ndodhë.

    Presidenti duhet ta ketë të qartë një gjë, pa ekuivok: për t’i mbrojtur interesat e tij personale, me asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë, nuk është dashur dhe nuk ka denjuar t’i akuzojë shqiptarët përderisa nuk është provuar një gjë e tillë, një pandehmë tashmë bajate e qarqeve që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe shqiptarëve në veçanti! Me veprimet që bëri në Gracë të Lypjanit e në Gorozhdec të Pejës, Presidenti bëri i përgjegjës shqiptarët, së këndejmi dhe veten e tij!

Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •