Close
Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 209
  1. #181
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës



    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës




    Presidenti Thaçi: Duke mbrojtur Kushtetutën, mbrojmë Republikën

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të vitit të shtatë gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese.

    Për ta mbrojtur rendin tonë kushtetues, presidenti Thaçi ka thënë se ishte më se i domosdoshëm krijimi i një organi të pavarur të mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, i cili do të bënte edhe interpretimin përfundimtar të Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën.

    “Këtë detyrë dhe këto obligime po i përmbush me sukses Gjykata Kushtetuese”, ka thënë presidenti Thaçi.

    Efekti i vendimeve të kësaj gjykate, në kuptimin e fuqisë së tyre juridike, sipas presidentit Thaçi, është përfundimtar dhe ato nuk mund t’i nënshtrohen rishikimit nga cilido institucion apo mekanizëm shtetëror.

    “Zbatimi i këtyre vendimeve, duke filluar nga presidenti e deri tek të gjitha institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, ka treguar dhe po tregon se Gjykata Kushtetuese është një nga kontribuuesit më të mëdhenj në funksionimin e demokracisë në Kosovë”, është shprehur presidenti Thaçi.

    Në këtë mënyrë, ai ka thënë se po ndërtojmë fuqishëm konceptin e Kosovës si shtet kushtetues, ku parimet kushtetuese po gjejnë shprehje në vendimet dhe veprimet e të gjitha institucioneve dhe autoriteteve shtetërore.

    “Ruajtja e reputacionit dhe dinjitetit të Gjykatës Kushtetuese nënkupton edhe ruajtjen e reputacionit dhe dinjitetit të Republikës së Kosovës. Duke mbrojtur Kushtetutën ju mbroni Republikën, mbroni qytetarët dhe mbroni institucionet”, ka thënë presidenti Thaçi.

    Si President i Republikës së Kosovës, ai ka theksuar se funksionimi dhe efikasiteti i Gjykatës Kushtetuese duhet të merret si model i funksionimit të gjyqësorit në vendin tonë edhe nga nivelet tjera të gjyqësorit.

    Në ceremoninë e shënimit të vitit të shtatë gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese, përveç presidentit Thaçi dhe kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, të pranishëm ishin edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa dhe përfaqësues të shumtë të korit diplomatik në Kosovë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës







    KUSH ËSHTË Z. HASHIM THAÇI?


    Krejt lopatat e botës
    nuk mund ta mbulojnë me dhe e gur të vërtetën:

    Thaçi prijatar i UÇK-së!
    Thaçi prijatar në Rambuje!
    Thaçi prijatar në jetën politike për pas fitores së UÇK-së!
    Thaçi lider karizmatik, politikan model në Kosovë!
    Thaçi shpall pavarësinë e Kosovës!
    Thaçi i vetmi njeri nga Kosova dhe Evropa numër NJË në Amerikë!
    Thaçi promotor i PDK-së!
    Thaçi i vetmi politikan që e njeh Evropa dhe Perëndimi!
    Thaçi sinonim i paqes!
    Thaçi kanditat për Çmimin për PAQE!
    Thaçi njeriu, lideri, politikani më i atoritetshëm në Kosovë!
    Thaçi krenaria e Drenicës,vlerë e Kosovës!
    Shëndet, kryeministër!
    Jemi me JU!

    ------------------------------------------

    FOTO NJË: Hashim Thaçi duke e shpallur
    Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës
    FOTO DY: Hashim Thaçi iaaugurohet president
    i Republikës së Kosovës

    Riza Greiçevci
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #184
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës




    Hashim Thaçi bën nje hap historik

    31/10/2016


    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sapo ka nënshkruar Ligjin për Trepçën, raporton “Zeri.info”.

    Thaçi këtë Ligj e ka nënshkruar menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vërtetuar se nuk qëndrojnë pretendimet e Listës Serbe për këtë Ligj.

    Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, presidenti i vendit, ka thënë se Ligji i ri mundëson ristrukturimin e gjigantit metalurgjik Trepça dhe se ky gjigant metalurgjik do të jetë në funksion të ngritjes së mirëqenies sociale për banorët e asaj ane dhe tërë Kosovës, raporton “Zeri.info”.

    Postimi i plotë i Thaçit:

    Sapo nënshkrova Ligjin për Trepçën, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

    Kosova është vendburim i minierave e mineraleve të shumta, por Trepça si pasuri nacionale vazhdon të mbetet e rëndësisë strategjike për ne.

    Ligji i ri mundëson ristrukturimin e Trepçës dhe është në funksion të ngritjes së mirëqenies sociale për banorët e asaj ane dhe tërë Kosovës.

    Minatorëve u jemi përgjithmonë mirënjohës, sepse me punën dhe sakrificën e tyre e mbajtën gjallë këtë gjigant të ekonomisë sonë. HTH
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës



    Hillary Clinton përfshin Thaçin në spotin e saj (Foto/Video)

    http://gazetanewborn.net/hillary-cli...saj-fotovideo/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës




    Thaçi: Vonesat e BE-së në liberalizim, padrejtësi historike


    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat për Zgjerim, Johannes Hahn.

    Në këtë takim, presidenti Thaçi edhe një herë ka theksuar se vonesat që po i bëhen Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave janë të papranueshme.

    “Këto vonesa që po shkaktohen nga BE-ja janë një padrejtësi historike ndaj popullit të Kosovës”, ka thënë ai.

    Më tej, presidenti Thaçi ka thënë se Kosovës padrejtësisht i janë shtuar kritere nga Bashkimi Evropian, vetëm për t’i arsyetuar vonesat e panevojshme dhe të dëmshme për perspektivën tonë nga ana e Brukselit.

    Ai ka shtuar se Kosova nuk meriton kushtëzime të tilla në procesin e liberalizimit të vizave, meqë BE-ja ka mjaft mekanizma që kushtëzimin ta bëjë gjatë procesit të anëtarësimit.

    “Kam frikë se dikush në BE e ka ngatërruar keq procesin për liberalizimin e vizave me procesin e anëtarësimit të Kosovës. Po harroni se Kosova nuk bëhet anëtare e BE-së në momentin që hiqen vizat”, ka thënë kreu i vendit në takim me komisionerin Hahn.

    Presidenti ka thënë se shpeshherë e ka dëgjuar refrenin se BE-ja mëson nga gabimet e së kaluarës.

    “Sikur kjo të ishte ashtu, atëherë cilët kufij u demarkuan nga Gjeorgjia apo Ukraina, nga të dyja këto vende që janë gati të marrin të drejtën e udhëtimit pa viza në BE në javët e ardhshme”, ka thënë presidenti Thaçi.

    Në takim me komisionerin Hahn, presidenti Thaçi ka theksuar se vonesat në liberalizimin e vizitave dhe në qartësimin e rrugëtimit evropian të Kosovës dhe Ballkanit po krijojnë hapësirë për fuqi të tjera që ta destabilizojnë rajonin.

    “Vonesat e tilla në procesin e liberalizimit dhe perspektivës evropiane po rrisin ekstremizmin politik e fetar dhe druaj se ky vakuum do të shfrytëzohet nga fuqi që nuk ia duan të mirën rajonit”, ka shtuar ai.

    Presidenti Thaçi e ka falënderuar komisionerin Hahn për ardhjen e tij në Kosovë, menjëherë pas publikimit të raportit të progresit.

    “E mirëpres angazhimin tuaj personal dhe e vlerësojmë përkushtimin tuaj që të gjenden zgjidhje për të mbajtur dhe avancuar procesin e reformave evropiane”, ka thënë presidenti Thaçi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës



    Thaçi dekoron Reinhardtin me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë

    14.11.2016 | 17:13

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka dekoruar ish-komandantin e KFOR-it, Klaus Reinhardt, me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë.
    Presidenti Thaçi ka thënë se gjenerali Reinhardt është njeriu i paqes, i sigurisë dhe i stabilitetit në Kosovën e pasluftës. “Gjenerali Reinhardt është gjenerali i paqes, i stabilitetit dhe i fillimit të përbashkët të ndërtimit të institucioneve të reja në Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi.
    Nga ana tjetër, ish-komandanti i KFOR-it, Klaus Reinhardt, është shprehur shumë krenar dhe i emocionuar me ndarjen e kësaj medalje për të, për të cilën ka thënë se asnjëherë nuk e ka pritur. “Unë isha 17 vjet më parë këtu. Në atë kohë nuk kishte asgjë, asnjë shkollë, asnjë spital, kaos. Tash, pas 17 vjetëve, po i shoh ndryshimet rrënjësore. Jam shumë krenar që kam ndihmuar sadopak në këtë. Jam shumë krenar që kam punuar me juve. Keni bërë një punë shumë të madhe në promovimin e Kosovës”, ka thënë gjenerali Reinhardt.
    Sipas gjeneralit Reinhardt, Kosova ka qenë krejt një tjetër vend dhe është dashur të riorganizohet. “Kemi ndërtuar një qeveri në atë kohë me presidentin e sotshëm të Kosovës. Nëse sot shohim se ku qëndron shteti juaj. Është bërë një përparim shumë i madh. Ju keni arritur që nga një pjesë e Serbisë të ndërtoni një shtet që funksionon. Ai funksionon, sepse keni një president, i cili bashkë me të tjerët, kanë punuar dhe asnjëherë nuk janë dorëzuar për t’i shtyrë gjërat përpara”, ka thënë gjenerali Reinhardt.
    Presidenti Thaçi e ka falënderuar gjeneralin Reinhardt për angazhimin e tij maksimal dhe historik për paqen në vend, për ndërtimin e shoqërisë shumetnike dhe integrimin e të gjithëve në institucionet e vendit.

    Redaksia online
    (e.r. / epokaere.com)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës




    Rosen: Liderët evropian dhe botëror të ndjekin shembullin e Thaçit


    Kongresi Amerikan i Hebrenjve, e themeluar 1918, që njihet si organizata më e madhe në botë që mbron të drejtat e hebrenjve ia ka dërguar presidentit Thaçi një letër falënderimi.

    Kongresi amerikan i hebrenjve:

    Në këtë letër, Jack Rosen, president i Kongresit amerikan të hebrenjve falënderon presidentin Thaçi për ndalimin e shitjes së librave me përmbajtje antisemite, që më parë janë shitur në tregun e Kosovës.

    Rosen shkruan se vendet tjera të Evropës dhe botës, duhet të ndjekin shembullin e Kosovës për të parandaluar urrejtjen ndaj hebrenjve.

    “Së fundi kam dëgjuar lajmin për vendimin tuaj për të ndaluar librat anti-semitik në vendin tuaj, dhe unë po ju shkruaj sot që të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për marrjen e një hapi të guximshëm për të adresuar urrejtjen e pafundme që ekziston kundër hebrenjve”, thuhet në këtë letër.

    Rosen më tej në letër shkruan se propaganda anti-semitike e Luftës së Dytë Botërore solli që një brez i tërë i hebrenjve të vritet brutalisht.

    Sipas tij, sot, përderisa bota përballet me ngritjen e serishme të antisemitizmit, me retorikën e vet, duke u përhapur tashmë gjerësisht si në media të shtypura ashtu edhe në ato digjitale, vendimet e zgjuara dhe proaktive.

    Në këtë letër, Rosen lavdëron presidentin Thaçi për guximin për të ndaluar këto librave, duke thënë se këtë shembull duhet të ndjek e gjithë bota.

    “Shpresoj që edhe vendet tjera anembanë Evropës dhe botës të ndjekin shembullin tuaj për ndalimin e materialeve anti-semitike nga shoqëritë e tyre. Ju faleminderit për përkrahjen e kësaj çështjeje jetike për vendin tuaj dhe popullit hebre”, thuhet në këtë letër.

    Dje, Komiteti për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Kongresit amerikan, përmes kongresmenit Eliot Engel kishte përshëndetur iniciativën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për ndalimin e librave me përmbajtje antisemite në Kosovë.

    Në një postim në Twitter të këtij komiteti përgëzohet Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për ndalimin e shitjes së librave antisemite në Prishtinë.

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës




    Thaçit i ndahet çmimi “Premio Bonifacio” për paqe

    Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 16:23


    Zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se numri një i shtetit është dekoruar me çmimin “Premio Bonifacio” nga Akademia Papnore “Accademia Bonifaciana” në Anagni të Italisë, për kontributin e tij për paqe.

    Presidenti Thaçi, pasi ka pranuar çmimin, është shprehur i gëzuar që Kosova tani është duke punuar për paqe në rajon, ndonëse ende ka plagë të hapur nga lufta.

    “Kosova sot është burim i paqes dhe stabilitetit në tërë rajonin”, është shprehur Presidenti Thaçi dhe ka shtuar se “populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës për përkrahjen që ka marrë në kohë lufte si dhe për ndërtimin e paqes në vend”.

    Akademia Papnore “Accademia Bonifaciana” është themeluar në vitin 2003 dhe ka për qëllim promovimin e kuluturës së paqes në botë. Instituti mban emrin e Papës Bonifacio VIII që ishte nga Anagni i Italisë.

    Këshilli drejtues i Akademisë në fillim të çdo viti akademik organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare për personalitete të ndryshme që janë dalluar me punën, kontributin dhe përkushtimin e tyre për paqe në tërë botën.

    Në edicionet e më hershme me këtë çmim janë nderuar edhe Papa Shën Gjon Pali II, ish-Presidenti i Parlamentit European Jerzy Karol Buzek, fituesja e çmimit Nobel senatorja italiane Rita Levi Montalcini, senatori dhe ish-kryeministri italian Guilio Andreotti, etj./BS/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës



    Presidenti Thaçi pritet me nderime të larta në Maltë (foto)

    05.12.2016 | 14:23

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot nga presidentja e Maltës, Marie Louise Coleiro Preca, në Pallatin Presidencial në Valeta, kryeqytetin e Maltës, në fillim të vizitës së tij presidenciale në këtë shtet.
    Në këtë vizitë, presidenti Thaçi është pritur me nderimet më të larta shtetërore. Para takimit, presidenti Thaçi dhe presidentja Preca kanë parakaluar para Gardës së Nderit të Maltës në sheshin kryesor të kryeqytetit Valeta.




    Presidenti Thaçi takon krerët e Maltës


    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar takimet me përfaqësues shtetëror të Maltës, gjatë vizitës zyrtare që është duke e realizuar në kryeqytetin Valeta.

    Pas dreke presidenti Thaçi është takuar me kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, me të cilin kanë bashkëbiseduar për mundësinë e intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.

    “Iniciativa e përbashkët për një kornizë të bashkëpunimit në mes të dy MPJ-ve është duke u implementuar me përkushtim të madh. Jemi mirënjohës për mbështetjen e Maltës për Kosovën”, ka thënë presidenti, duke shtuar se Malta ka mbështetur Kosovën në nivel politik, por edhe me personel në organizatat ndërkombëtare në Kosovë.

    Presidenti Thaçi ka rekomanduar takim të komunitetit të biznesit të dy vendeve që të eksplorohen mundësitë e bashkëpunimit në sferën ekonomike.

    Nga ana tjetër, kryeministri maltez, Joseph Muscat, është zotuar se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat.

    Presidenti Thaçi ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e Parlamentit të Maltës, Angelo Farrugia, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy parlamenteve.

    Presidenti dhe kryeparlamentari maltez janë pajtuar që një bashkëpunim më i ngushtë ndërmjet parlamenteve do të ndikonte pozitivisht në avancimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve por edhe në përfaqësimin më të mirë të Kosovës në skenën ndërkombëtare duke bashkëpunuar me parlamentarët e ndryshëm të parlamenteve kombëtare por edhe me eurodeputetët.

    Në fund të ditës, presidenti Thaçi është takuar edhe me liderin e opozitës në Maltë, Simon Busuttil. Presidenti ka falënderuar atë për mbështetjen ndaj Kosovës, duke thënë se pavarësisht bindjeve politike, të gjitha partitë në Maltë mbështesin perspektivën evropiane të Kosovës.

    Busuttil kujtoi se partia e tij ka udhëhequr procesin e pavarësimit të Maltës por në të njëjtën kohë ka qenë partia që ka udhëhequr anëtarësimin e Maltës në BE.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #191
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës



    Hashim Thaçi
    Në përmbyllje të vizitës në Maltë, sot u bëra pjesë e traditës së mbjelljes së një peme në kopshtin e Pallatit Presidencial “San Anton”, në Valeta.

    Mbolla pemën e llojit “Plumeria Alba”, që shquhet për lulet e bardha, të cilat i bëjnë ballë të gjitha stinëve.

    Kështu, bashkë me presidenten Coleiro Preca thelluam edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe popujve tonë. HTH


    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #192
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës






    Presidenti Hashim Thaçi ‘dridhë’ Evropën


    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një shkrim autorial për gazetën New Europe – e cila trajton çështjet e Bashkimit Evropian, ka kërkuar nga Brukseli të mos i vendos Kosovës afate jorealiste për demarakacion, të cilat, sipas tij, më shumë i bëjnë dëm Kosovës se sa i ndihmojnë.

    Nga Hashim Thaçi President i Kosovës

    Kosova është e përfshirë në një dialog për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian që pesë vjet, dhe angazhohet për arritjen e këtij objektivi edhe më gjatë se kaq. Fqinjët e saj në rajon pothuajse e kanë harruar atë nëpër të cilën kanë kaluar mbi gjashtë vjet më parë, e tani janë mësuar me këtë liri bazike. A është Kosova aq ndryshe prej fqinjëve të saj? Zyrtarët e lartë të Komisionit Evropian kanë thënë një vit e gjysmë më parë se Kosova është pak metra larg liberalizimit. Për sa metra bëhet fjalë, a thua?

    Ne s’kemi se si të mos e vërejmë trajtimin e veçantë të Kosovës, në krahasim me fqinjët e saj, kur bëhet fjalë për procesin e liberalizimit të vizave. Teksa pjesa tjetër e vendeve të Ballkanit Perëndimor morën një Udhërrëfyes më 2008, Kosova u desh të pres deri më 2012 për të marrë të njëjtin. Përderisa vendeve të rajonit iu mundësua udhëtim pa viza në zonën Shengen më 2009 dhe 2010, qytetarët e Kosovës ende po presin për të njëjtën mundësi. Përderisa vendeve të rajonit iu dhanë udhërrëfyes me më pak se 50 kërkesa, udhërrëfyesi për Kosovën përfshinte 95 kërkesa! Për më tepër, kriteret për Kosovën përfshinin disa fusha që nuk janë drejtpërdrejt të lidhura me politikën për vizat, dhe nuk u janë kërkuar asnjë vendi tjetër të rajonit dhe më gjerë.

    Kosova ka mbërritur tani në fundin e udhërrëfyesit. Ne kemi përmbushur të gjitha kriteret teknike që janë përfshirë në udhërrëfyes. Në majin e këtij viti, Komisioni Evropian përfundimisht i rekomandoi Këshillit dhe Parlamentit Evropian që të heqin kushtin për viza për kosovarët. Rekomandimi prezantoi të gjitha arritjet që Kosova ka bërë në përmbushjen e kërkesave teknike. Komisioni ka përmendur dy prej 95 kërkesave në udhërrëfyes, për të cilat duhet të bëhet më shumë. Këto dy fusha përfshijnë ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe të përmirësojë regjistrin e të dhënave për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Institucionet e Kosovës nuk kanë kursyer aspak energji për të shënuar përparim në këto dy fusha. E dyta është në duart e institucioneve të pavarura gjyqësore, një sektor në të cilin BE ende ushtron kompetenca të fuqishme ekzekutive. Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të rritur koordinimin dhe pavarësinë e këtyre institucioneve. Çfarëdo intervenimi tjetër do të shkelte marrëdhënien e pavarur ndërmjet këtyre dy degëve të pushtetit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #193
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,647

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Thaçi “lahet nga krimet”, para varrezave të serbëve?
    Arbnore ZhushiNGA ARBNORE ZHUSHI MË 14 DHJETOR 2016 NË ORA: 16:35

    Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, duke nderuar 84 serbë të Kosovës të rënë në Hoçë të Madhe të Rahovecit në luftën e fundit gjatë viteve 1998-2000. Prapavija e vizitave të Presidentit, te përmendoret e serbëve Kritikohet veprimi i Presidentit
    Deputetë dhe analistë politikë, vizitën e Thaçit e kanë quajtur turp dhe fyerje ndaj popullsisë së Kosovës dhe gjakun e derdhur të heronjve për liri. Ata kanë thënë, se kjo vizitë është bërë me prapavijë politike, për të rënë në sy të ndërkombëtarëve, dhe për t’i shpëtuar disi Gjykatës Speciale, e cila do të nis funksionimin në janar të vitit të ardhshëm.

    Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, së fundmi ka nderuar 84 serbë të Kosovës të rënë në Hoçë të Madhe të Rahovecit në luftën e fundit gjatë viteve 1998-2000.

    Presidenti Thaçi, ka deklaruar se aty ishte për të përkujtuar viktimat, pa dallim nacionaliteti, për të kërkuar të vërtetën dhe për të kërkuar pajtim. “Kosova nuk duhet të mbetet peng i të kaluarës, por duhet të ndërtojmë të ardhmen evropiane të Kosovës”, u shpreh ai. Por, homazhet dhe përkulja e tij para përmendores së të vrarëve serbë, kanë shkaktuar reagime të ashpra në Kosovë, ndonëse nuk është hera e parë që Thaçi e bën një veprim të tillë.

    Deputetë dhe analistë politikë, vizitën e Thaçit e kanë quajtur turp dhe fyerje ndaj popullsisë së Kosovës dhe gjakun e derdhur të heronjve për liri. Ata kanë thënë, se kjo vizitë është bërë me prapavijë politike, për të rënë në sy të ndërkombëtarëve, dhe për t’i shpëtuar disi Gjykatës Speciale, e cila do të nis funksionimin në janar të vitit të ardhshëm.

    Analisti politik Ali Hertica, homazhet e presidentit tek memoriali i serbëve në Hoçë të Madhe, të cilët sipas tij, janë vrarë duke kryer krime kundër shqiptarë, i ka quajtur turp dhe fyerje për popullsinë e Kosovës dhe gjakun e derdhur të heronjëve, të cilët me shekuj luftuan për çlirimin e vendit. Ai ka thënë, për gazetën “Bota sot” se Thaçi, është gabim për vizitat dhe nderimet e tij tek serbët e vrarë në Kosovë, pasi në vendin tonë, sipas tij, UÇK -ja ka qenë ajo që ka bërë luftë të pastër për çlirimin nga kriminelët e serbo-sllav nga Serbia, derisa siç ka theksuar ai, serbët e Kosovës kanë qenë ata të cilët kanë tentuar ta pushtojnë dhe ta mbajnë të robëruar këtë vend.

    “Me atë, Thaçi tregoj, se nuk është President i shqiptarëve. Me atë mund të përkulet edhe te Karagjorgjet e Beogradit. Madje le të shkojë atje në Serbi e le të përkulet”, është shprehur tutje Kelmendi.

    (Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

    Lexo të radhës
    Komandantët e UÇK -së që ranë pre e tradhtive gjatë luftës!SBASHK mblidhet për rezultatet e PISA-sVeseli Krasniqit: Mos i skuq bashkëluftëtarët tuFJALË KYÇEANALISTETHACIPOLTIKEPRESIDENTI
    KOMENTET

  14. #194
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës



    Hashim Thaçi


    Republika e Kosovës nga sot ka një kanal të pavarur të komunikimit me botën. Dhënia e kodit telefonik, +383, do të forcojë shtetësinë e Kosovës dhe përbën një hap të madh drejt anëtarësimit në organizata të tjera të mëdha ndërkombëtare.

    Republika e Kosovës, nga sot, ka identitetin e vet shtetëror në fushën e telekomunikimit. Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës. HTH
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #195
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës



    Akademia e Shkencave të Shqipërisë shpall Presidentin Thaçi 'Nderi i Akademisë' (Dokument)


    20 Dhjetor 2016 • 13:21 •

    Në një ceremoni që është mbajtur sot në Tiranë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka shpallur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi si “Nderi i Akademisë”.

    Akademik Muzafer Kokuti, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka thënë se me admirim kanë ndjekur karrierën politike të Thaçit dhe rolin e tij në luftë, në shpalljen e pavarësisë së Kosovës si dhe ne procesin e shtet ndërtimit.

    “Ndjehemi krenar që Akademia ndaj këtë çmim për ju”, ka thënë Kokuti.

    Nga ana tjetër, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se ky nderim nuk ka të bëjë vetëm me emrin dhe kontributin e tij, por edhe me simbolikën gjithëpërfshirëse e përfaqësuese që përmban institucioni i Presidentit të Republikës së Kosovës.

    “Prandaj e konsideroj çmimin tuaj një shprehje nderimi e vlerësimi simbolik për lidhjen e fortë që na bën të ndihemi të njëjtë, në gjithë hapësirën historike shqiptare, pavarësisht disa dallimeve e pengesave që ka krijuar historia”, ka thënë ai.

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #196
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës



    Fjalimi i plotë i presidentit Hashim Thaçi, në Kuvendin e Republikës së Kosovës


    Është kënaqësi dhe privilegj që sot t’ju drejtohem si President i Republikës së Kosovës.
    Kjo mundësi dhe detyrë më jep nder dhe përgjegjësi.


    E premte, 23 dhjetor 2016

    I nderuar Kryetar i Kuvendit të Kosovës z. Kadri Veseli,
    I nderuar Kryeministër, z. Isa Mustafa,
    Të nderuar ministra të kabinetit qeveritar,
    Të nderuar përfaqësues të korit diplomatik,
    Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,

    Qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Zonja dhe zotërinj,

    Është kënaqësi dhe privilegj që sot t’ju drejtohem si President i Republikës së Kosovës.
    Kjo mundësi dhe detyrë më jep nder dhe përgjegjësi.

    Është kënaqësi të ndjek hapat e presidentëve të mëparshëm të cilët i shërbyen Kosovës me tërë qenien e tyre, duke u bërë shembull se si duhet të punojmë për vendin tonë.

    Në fillim të mandatit dhashë betimin para juve, deputetë të nderuar, se do të ruaj pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës.

    Se do të garantoj liritë dhe të drejtat e njeriut për tërë qytetarët e Kosovës.
    Se do të mbroj Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
    Se do të ruaj paqen dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

    Në sheshin “Nëna Terezë” u zotova se do të jem president i të gjithë qytetarëve, në shërbim të të gjithë qytetarëve.

    Edhe një herë faleminderit për besimin e dhënë.

    Në fund të këtij viti, jam i lumtur të them se puna ime është udhëhequr nga këto parime dhe kam nisur të realizojë këto synime.


    Të nderuar deputetë,

    Gjatë kësaj periudhe kohore, si president kam ndërmarrë veprime konkrete për të garantuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve të Kosovës, për të fuqizuar rendin e ligjin dhe integritetin e shtetit të Kosovës.

    Vendi ynë edhe ashtu ka Kushtetutën dhe legjislacionin më të avancuar në rajon.

    Por, ne kemi identifikuar disa mangësi, prandaj edhe kam vepruar menjëherë duke kërkuar ndryshim-plotësimin e Kodit Penal me qëllim që t’i korrigjojmë ato dhe të mos lejojmë askënd që t’i shmanget apo abuzojë me drejtësinë dhe ligjin në Kosovë.
    Ministria e Drejtësisë dhe organet tjera relevante kanë filluar punën dhe tani janë duke përgatitur rekomandimet për ndryshimet që duhet bërë.

    Në qershor të këtij viti, ne filluam t’i marrim kompetencat ekzekutive në sektorin e drejtësisë, që deri atëherë ishin në duart e institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë.

    Prandaj, i vetëdijshëm për progresin e shënuar në fushën e drejtësisë në Kosovë, përkundër sfidave, i bindur në profesionalizmin e organeve vendore dhe në fuqizimin e tyre me transferimin e kompetencave të EULEX-it, e kam adresuar edhe nevojën për të punuar në çështjet që shqetësojnë qytetarët e Kosovës:

    - krimet e luftës,
    - krimet e pasluftës,
    - sulmet dhe dëmtimet kundër trashëgimisë sonë kulturore e historike,
    - si dhe për viktimat e luftës, me theks të veçantë tek të pagjeturit dhe viktimat e dhunës seksuale.

    Jam i inkurajuar me reagimin e menjëhershëm të organeve relevante për të punuar rreth këtyre pikave.

    Çdo hap në zbardhjen e së vërtetës është një gur tjetër në themelin e shoqërisë sonë si një shoqëri e barabartë për të gjithë.

    Të gjithë duhet ta kuptojnë se drejtësia nuk njeh kufizim kohor, status social apo etnik.

    Një nismë tjetër e imja është edhe puna për përfundimin e reformës elektorale, e cila ka filluar vite më parë dhe nuk është përfunduar.

    Reforma elektorale bëhet për t’i siguruar qytetarët e Republikës së Kosovës se ata do të votojnë në një proces të drejtë, transparent dhe fer, në të cilin vota e tyre nuk mund të humb dhe të manipulohet.

    Por, do të jetë besim për të udhëhequr institucionet.

    Ekipi im ka kryer punën e vet në përpilimin e propozimeve konkrete për reformën elektorale dhe mbetet në vullnetin tuaj politik, deputetë të nderuar, që propozimet që kanë rrjedhur nga konsultat e përbashkëta me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, shoqërinë civile, mekanizmat ndërkombëtarë, etj., të shndërrohen në vendime të Kuvendit të Kosovës.

    Kam mbledhur Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit në të cilin ekspertët e fushës kanë debatuar për mënyrat më të mira të luftimit të këtij fenomeni në Kosovë.

    Korrupsioni dhe krimi i organizuar vazhdimisht paraqiten lart në listën e shqetësimeve të qytetarëve të Kosovës.

    Prandaj, lart janë edhe në listën e prioriteteve të çështjeve që duhet zgjidhur menjëherë nga politika dhe institucionet e Kosovës.

    Organet tona të drejtësisë kanë hapur raste të korrupsionit.

    Hetimeve, akuzave e dënimeve nuk u kanë shpëtuar as zyrtarët më të lartë shtetëror.
    Kjo punë e bërë është për çdo vlerësim, por duhet bërë edhe më shumë.

    E përsëris, para ligjit të gjithë jemi të barabartë.

    Kam mbledhur edhe Këshillin Kombëtar për Integrim në Bashkimin Evropian, në të cilin konfirmuam se nuk kemi alternativë tjetër përveç se NATO-n dhe BE-në.

    Por, kërkuam që edhe BE-ja të mendojë në mënyrë strategjike për rajonin e më gjerë.

    Kam mbledhur edhe Këshillin Konsultativ për Komunitetet.

    Kam vlerësuar punën e tyre në promovimin e të drejtave dhe barazisë për të gjitha komunitetet.

    Në kuadër të punës për forcimin dhe ruajtjen e sovranitetit tonë shtetëror, të inkurajimit të atyre pjesëtarëve të policisë kufitare dhe oficerëve të doganave të Kosovës, kam vizituar pikën kufitare në Jarinjë, në mes Kosovës dhe Serbisë, në veri të Leposaviqit.

    Puna dhe përkushtimi i pjesëtarëve të policisë dhe doganës së Kosovës me bindi se sovraniteti shtetëror i Kosovës nuk mund të cenohet nga askush.

    Kosova është një, e pandashme, nuk do të ketë barrikada dhe mure, por vetëm ura që na bashkojnë.

    Muri nuk do të qëndroj aty e askund tjetër.

    Muri nuk do të shkurtohet e as zvogëlohet për disa centimetra, por do të hiqet nga baza.

    Nuk do të ekzistoj fare.

    Por, në mes të këtyre sukseseve, kemi përjetuar edhe sfida.

    Sfida më e madhe është mos mbajtja e zotimit të dhënë para partnerëve ndërkombëtarë.

    Që t’u qëndrojmë prapa zotimeve tona kushtetuese dhe ligjore, qoftë për të themeluar asociacionin e komunave me shumicë serbe, qoftë për miratimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

    Kjo marrëveshje është e drejtë.

    Është sipas Kushtetutës dhe interesave të vendit tonë, e cila do të çonte tutje konsolidimin e integritetit shtetëror.

    Reagimet kundër kanë dëmtuar më të pafajshmit, qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët ende nuk mund të udhëtojnë të lirë në Bashkimin Evropian.

    Reagimi kundër ishte agjendë e interesit të ngushtë politik dhe injorancës profesionale, e në asnjë rrethanë kauzë kombëtare apo ngadhënjim i argumenteve.

    Prandaj, shteti ynë do të qëndrojë prapa të gjitha obligimeve ndërkombëtare që ka marrë mbi vete.

    Zonja dhe zotërinj,
    Të nderuar deputetë,
    Qytetarë të Republikës së Kosovës,

    Në kuadër të promovimit të të drejtave dhe lirive njerëzore, kam marrë pjesë dhe kam përkrahur marshin e komunitetit LGBTI dhe kam përkrahur punën e shoqatave që u dalin në ndihmë viktimave të dhunës seksuale të luftës.

    Kam vizituar komunitetin kroat në Janjevë dhe komunitetin malazez në Gorazhdec të Pejës, për t’i siguruar të gjithë se Kosova është shtëpi e të gjithëve.

    Se në shtetin tonë të gjithë janë të barabartë, të lirë për të gjetur lumturinë e tyre.

    Ndërsa sot, me lejoni të rikonfirmoj se asnjë individë apo grup nuk do të mbetet i margjinalizuar, i harruar apo i përjashtuar në shoqërinë tonë.

    Në Kosovën tonë ka vend për të gjithë ata që e shohin Kosovën si atdhe dhe shtëpi të tyre.

    Të nderuar deputetë,

    Kam vizituar dhe kam takuar afaristë dhe ndërmarrës në tërë Kosovën, odat ekonomike të Kosovës dhe ato të rajonit.

    Jam inkurajuar nga sukseset e bujqve dhe blegtorëve të Kosovës.

    Investimet disavjeçare në bujqësi kanë sjellë dobi për tërë Kosovën, duke krijuar të hyra të mëdha që kontribuojnë në mirëqenien e qytetarëve tanë.

    Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim, bujqit dhe blegtorët tanë, vreshtarët dhe prodhuesit e verës, tashmë kanë qasje në tregun më të madh në botë, atë të Bashkimit Evropian.

    Në kuadër të punës sime, një pjesë të konsiderueshme i kam kushtuar edhe përfaqësimit të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare.

    Në samitin Brdo-Brione dhe në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore kam konfirmuar se pavarësia e Kosovës ka sjellë paqe dhe stabilitet në rajonin tonë.

    Në vizitat bilaterale në Slloveni dhe në Maltë, jo vetëm që kemi konfirmuar marrëdhëniet e mira në mes vendeve tona, por kemi eksploruar edhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomik.

    Në Kanada kemi hapur përfaqësinë e Republikës së Kosovës dhe jemi pajtuar së bashku me autoritetet e Kanadasë për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral.

    Në Vatikan kam pasur audiencë private me Atin e Shenjtë, të cilit i konfirmova edhe një herë se Kosova është e pa luhatur në promovimin e vlerave euroatlantike.

    E kam ftuar Atin e Shenjtë për vizitë në Kosovë dhe kjo vizitë do të ndodhë në kohën më të përshtatshme.

    E kemi konfirmimin edhe nga vetë Ati i Shenjtë.

    Në Vjenë kam takuar Presidentin e Austrisë, ndërsa në Tiranë tërë lidershipin e Shqipërisë.

    Në të gjitha këto forume është theksuar integriteti dhe sovraniteti shtetëror i Kosovës dhe është lavdëruar konsolidimi i shtetësisë sonë në botë.

    Por, pjesë e veçantë e të arriturave të këtij viti, për tërë Kosovën është edhe pjesëmarrja në Lojërat Olimpike në Rio.

    Falë performancës së shkëlqyer të sportistëve tanë, veçanërisht falë medaljes së artë të Majlinda Kelmendit, janë hapur dyer për takime me krerë shtetesh e qeverish nga e tërë bota që merrnin pjesë në Rio, me të cilët kam biseduar për Kosovën, për vendin tonë të ri, të vogël, por me potenciale të mëdha.

    Ishte kënaqësi të takoja diplomatë nga e tërë bota dhe ta shfrytëzoja rastin për të dëshmuar edhe një herë integritetin dhe sovranitetin e Kosovës dhe rolin konstruktiv që po luan vendi ynë në skenën ndërkombëtare.

    Isha edhe në Finlandë, në ndeshjen e parë të përfaqësueses sonë në futboll, ku isha dëshmitar i pikës së parë të fituar në garat ndërkombëtare.

    Pjesëmarrja në këtë garë u bë e mundur pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA.

    Pas gati një çerekshekulli izolim, tash futbollistët dhe talentet tanë në sportet e tjera janë të lirë të zhvillojnë talentet e tyre, të konkurrojnë, të ëndërrojnë dhe të punojnë që ëndrrat e tyre t’i bëjnë realitet.

    Si çdo kosovar tjetër, në garat dhe fitoret e sportistëve të Kosovës jam ndier i lumtur dhe krenar me flamurin dhe me himnin tonë.

    Janë këta gurët mbi të cilët ndërtojmë dashurinë dhe respektin në shoqërinë tonë, për shtetin tonë.

    Të nderuar deputetë,

    Kam pasur fatin që të eci së bashku me Kosovën në ndërtimin e historisë, në dekadat më të rëndësishme tonat.

    Kemi ditur se çfarë angazhimi kërkon secila epokë, prandaj edhe sot jemi të suksesshëm.

    Dikur ishte koha të angazhohemi për barazi dhe liri.

    Kemi guxuar të kërkojmë liri edhe kur askush tjetër nuk ka shpresuar dhe besuar.

    Kemi qenë të gatshëm që të sakrifikojmë çdo gjë për të arritur këtë liri.
    Pas lirisë, guxuam ta ëndërrojmë dhe realizojmë edhe pavarësinë.

    Jam krenar që në të gjitha këto procese, të çlirimit të Kosovës, të shpalljes së shtetit të Kosovës, kemi qenë së bashku me ju dhe me të gjithë qytetarët e Kosovës shtylla kryesore të realizimit të këtyre aspiratave.

    Por, sikurse atëherë që e kemi ditur se është koha për sakrifica deri në pavarësim, ashtu e dimë edhe sot që është koha për integrim.

    Është koha për dialog dhe për pajtim, brenda në Kosovë dhe në rajon.

    Për ketë qëllim, gjatë këtyre muajve kam takuar edhe familjarë të viktimave të luftës dhe të të pagjeturve.

    Dhemb shumë të shohësh që të gjithë ende vuajmë nga plagët e luftës.

    Ndoshta plagët nuk do të mbyllen kurrë, por ne duhet që së paku t’i japim fund agonisë, sidomos për familjet e të pagjeturve.

    Duhet të nxjerrim mësime nga kjo e kaluar e hidhur, që të mos lejojmë të përsëriten tmerret që kemi parë me sytë tonë, që kemi përjetuar me zemrat tona.

    Nuk do të lejojmë që asnjë fëmijë i Kosovës ta mbushë zemrën me urrejtje e me vuajtje.

    Qëllimi im, por edhe i juaji, është të punojmë që fëmijëve të Kosovës t’ua mbushim zemrat e mendjet me dashuri për njëri-tjetrin, për vendin e tyre dhe për të ardhmen e tyre.

    Gjatë verës dola sërish që të nderoj dhe kujtoj viktimat e luftës dhe t’i inkurajoj organet e drejtësisë dhe pajtimin ndëretnik.

    Këtë herë shkova në Grackë të Lipjanit.

    Aty vendosa lule tek pllaka përkujtimore në qendër të fshatit që përkujton 14 qytetarë serbë, bujq e punëtorë.

    E theksova atje dhe po e them përsëri këtu se ky akt dhe aktet e tjera të dhunës kanë qenë vepra kundër lirisë dhe së ardhmes demokratike të Kosovës, dhe jo vetëm kundër viktimave dhe familjeve të tyre.

    Krimi është krim, kundër kujtdo qoftë të jetë bërë apo nga kushdo qoftë që është kryer.

    Edhe sot lutem me dhimbje dhe shpreh edhe një herë keqardhje për të gjitha viktimat civile të të gjitha komuniteteve, të vrarë gjatë dhe pas luftës.

    Në muajin gusht përkujtova vrasjen e dy dhe plagosjen e katër fëmijëve serbë në fshatin Gorazhdec në afërsi të Pejës, që kishte ndodhur në vitin 2003.

    Në qendër të fshatit u ndala me banorët vendas, serbë.

    Pas këtyre vizitave, kishte opinione të ndryshme.
    E dija se ende ka njerëz të lënduar apo të helmuar nga urrejtja ndërnacionale.

    Prandaj këtu menjëherë ftojë të gjithë që të ngrehemi mbi urrejtjen dhe jotolerancën.

    Dikush thoshte se është herët për gjëra të tilla, kurse unë vlerësoj se jemi vonë.

    Fundja, viktimat ishin produkt i ferrit historik të raporteve serbo-shqiptare dhe atyre rajonale, që kurrë nuk u ushqyen me vullnet mirëkuptimi apo pajtimi, por vetëm me urrejtje dhe armiqësi.

    Çuditërisht, sulmet kundër këtyre veprimeve takoheshin dhe bëheshin bashkë në ekstremet e tyre.

    U ngritën disa pyetje legjitime: pse po nderoja serbët kur ata na kanë vrarë? Kur në pllakat përkujtimore shkruante në çirilicë: “viktima të terroristëve shqiptarë dhe të agresionit të NATO-s”.

    U tha se po cenoheshin vlerat e luftës së popullit të Kosovës për liri.

    Po fyheshin dëshmorët dhe lufta e shenjtë e UÇK-së dhe popullit të Kosovës.

    Në anën tjetër vazhdonin akuzat e stërvjetëruara tash e dekada kundër shqiptarëve në tërësi.

    Në tërë këtë, më i urti ishte reagimi i familjarëve të të vrarëve, shqiptarë e serbë, të cilët edhe një herë patën vetëm një kërkesë, vetëm një dëshirë: “duam të vërtetën”.

    Prandaj të sakrifikojmë nga pak të gjithë për të vërtetën.

    E vërteta nuk duhet ta pengojë dhe frikësojë askënd.

    Isha i vetëdijshëm dhe i bindur se po bëja punën më të mirë për vendin.

    E dija se çfarë shkruante në pllakat përkujtimore në alfabetin çirilik.

    Nuk pajtohem me tekstin, sepse është paragjykim dhe gënjeshtër.

    Por, kjo nuk duhet të na ndalojë t’i nderojmë viktimat.

    Me këtë nderim ne nuk cenojmë vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së.

    Vlerat e lirisë sonë e të luftës së UÇK-së i cenojnë mu ata që i kanë bërë këto krime dhe ata që sot i arsyetojnë këto krime.

    Përpjekja për t’i arsyetuar krimet duke thënë se janë bërë në emër të kauzës kombëtare, duhet të jetë arsye për brejtje të ndërgjegjes, sepse po keqpërdoret çështja kombëtare, në dëm të interesit dhe së ardhmes së shtetit të Kosovës.

    Ata që i kanë kryer këto veprime, individë apo grupe, kanë fyer e cenuar vlerat e lirisë dhe vetë luftën e UÇK-së.
    Ne duhet t’i standardizojmë vlerat çlirimtare dhe të mos e lejojmë askënd që t’i degjenerojë ato.

    Gjykata speciale nuk është produkt i vendimeve politike të gabuara.

    Nuk duhet të shikohet si ndëshkim, por si avantazh për vendin.

    Presioni ndërkombëtar për themelimin e saj ka ardhur si rezultat i përvojës së keqe në mbrojtjen e dëshmitarëve.

    Unë besoj në Zot dhe vlera morale, ndërgjegje, drejtësi e pajtim, duke mos e akuzuar apo ofenduar askënd për asgjë.

    Por, duke i ftuar të gjithë për drejtësi, solidaritet dhe pajtim ndëretnik.

    Zonja e zotërinj,

    Këtë vit kemi vendosur marrëdhënie kontraktuale me BE-në dhe kemi nisur dialogun politik me NATO-n.

    Janë këto dy pika të përcaktuara si qëllimet tonat dhe për këtë kemi konsensus të plotë politik dhe shoqëror.

    Do të dëshironim që udhëtimi ynë drejt NATO-s e BE-së të jetë më i shpejtë.

    Por, kjo nuk varet vetëm nga dëshira dhe nga puna jonë.

    BE-ja dhe shtetet anëtare të saj sot kanë sfida të mëdha dhe kanë nevojë që t’i rimendojnë raportet në mes tyre dhe pozitën e tyre në vetë Unionin Evropian.

    Përgjigjet nuk do jenë as të shpejta, as të lehta.

    Kosova më shumë se të gjitha shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor është duke vuajtur pasojat e kësaj situate komplekse.

    Si pasojë, jemi ende të fundit në rajon në kuadër të procesit të integrimit në BE dhe jemi padrejtësisht të izoluar nga BE-ja në aspektin e lëvizjes pa viza në Zonën Shengen.

    Pavarësisht këtij fakti të hidhur, BE-ja që synojmë ne, më shumë se Brukseli apo Komisioni Evropian, se Parlamenti Evropian apo Këshilli i Ministrave, është BE-ja e vlerave për të cilat angazhohemi ne.

    Paqja dhe dialogu, bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, toleranca dhe bashkëjetesa në mes etnive e feve, gjithëpërfshirja dhe të drejtat e liritë e njeriut. Këto janë vlerat që ne ia përshkruajmë BE-së, por janë edhe vlerat me të cilat ne dëshirojmë të udhëhiqemi e të bashkëjetojmë.

    Jetojmë në një botë më dinamike se kurdoherë më parë, me trende dhe lëvizje përplot me të panjohura.

    Por, ne kemi arritur t’i identifikojmë aleancat tona strategjike dhe të qëndrueshme.
    Jemi përcaktuar për marrëdhënie të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për bashkëpunim me BE-në deri në anëtarësim të plotë në këtë organizatë.

    Jemi përcaktuar për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe për bashkëpunim rajonal.

    Jemi përcaktuar që idetë ekstremiste e radikale, pa marrë parasysh se nga çfarë ideologjie janë nisur, idetë përjashtuese të komuniteteve e individëve, të mos i pranojmë si parime apo ideologji në shoqërinë tonë.

    Kosova është shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, shembull i dialogut dhe pajtimit, tolerancës dhe bashkëjetesës.

    Kosova është shembull se si të gjendet fuqia që të tejkalohet e kaluara e hidhur, me lufta e dhimbje, dhe të ndërtohet e ardhmja në paqe e prosperitet.

    Kjo është ajo për të cilën kam punuar këtë vit.

    Kjo është ajo për të cilën do të punoj edhe katër vitet e ardhshme.

    Ju ofrojmë bashkëpunim institucioneve vendore e partnerëve ndërkombëtarë për forcimin dhe zhvillimin e vendit tonë, që të jemi krahë për krahë me botën e qytetëruar.

    Këtë e kemi obligim. Këtë presin qytetarët nga ne. Për këtë do të angazhohemi.

    Ju faleminderit!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #197
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës






    Hashim Thaçi merr çmimin "Doctor Honoris Causa"

    29 Dhjetor 2016 - 22:00
    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nderohet me çmimin "Doctor Honoris Causa", nga Universiteti i Ekonomisë dhe Teknologjisë (ETU) të Unionit të Dhomave dhe Bursave të Turqisë (TOBB), raporton Anadolu Agency.

    Kryetari i TOBB dhe njëherësh Kryetari i Bordit të Administruesve të Besuar të TOBB ETU Rifat Hisarciklioglu, në fjalimin të cilin e bëri në ceremoni i faleminderoi Kosovës për mbështetjen të dhënë Turqisë pas grusht shtetit të Organizatës Terroriste FETO.
    "Gjithmonë do ta kujtojmë se zotëri presidenti Thaçi mori pjesë pranë qeverisë së zgjedhur dhe demokracisë kundër puçistëve", tha Hisarciklioglu.

    Ai më tej duke theksuar se Universiteti TOBB ETU është ndër më të rinjtë në vend dhe se në universitetet e Turqisë studiojnë një numër i madh i të rinjve nga Kosova, i bëri thirrje kosovarëve të rinj që të studiojnë në Universitetin TOBB ETU.

    Hisarciklioglu duke theksuar se ndjekin nga afër zhvillimet ekonomike në Kosovë, u shpreh:
    "Kompanitë turke të cilat veprojnë në Kosovë mundësojnë punësim për rreth 10 mijë persona. Në investimet e huaja direkte në Kosovë, Turqia me shumë prej 341 milionë euro është vendi investitor i tretë pas Gjermanisë dhe Zvicrës. Vëllimi i projekteve të cilat janë ndërmarrë nga kontraktuesit turq në Kosovë arriti në 1.4 miliardë euro. Në Kosovë përveç projekteve infrastrukturore siç janë ndërtimi i aeroportit, ndërtimi i autostradave, shpërndarja e energjisë elektrike gjenden investime turke edhe në sektorin e bankave, të shëndetësisë, ushqimit dhe shumë sektorëve të tjerë. Ndihemi krenar që jemi duke kontribuar në zhvillimin e Kosovës dhe punojmë që ta avancojmë këtë".

    Hisarciklioglu potencoi se Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit mes Kosovës dhe BE e cila hyri në fuqi në muajin prill është një hap shumë i rëndësishëm dhe se me këtë marrëveshje produktet me origjinë nga Kosova gjejnë mundësinë që të hyjnë në tregjet e BE-së pa doganë. "Besoj se në Kosovë, e cila ka fituar një mjedis tërheqës për investime do të investojnë dhe më shumë kompani turke dhe i bëj thirrje kompanive tona që të investojnë dhe të krijojnë partneritetet në Kosovë", tha ai.

    "Nga ana tjetër, për të rritur vëllimin e tregtisë dhe investimeve mes nesh, besojmë se miratimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë e cila u nënshkrua mes Turqisë dhe Kosovës është e rëndësishme. Për shkak se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë nuk u miratua nga ana e qeverisë së Kosovës, kompanitë turke janë duke përjetuar disavantazhe konkurruese kundrejt kompanive të Serbisë dhe Greqisë të cilat posedojnë avantazhe të ngjashme", tha Hisarciklioglu
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #198
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës


    Hashim Thaçi




    U ndava, si gjithmonë, me përshtypjet më të mira nga takimi me mikun e madh të shqiptarëve, senatorin Robert Doll.

    Në takimin e përzemërt që patëm, diskutuam gjerë e gjatë të kaluarën dhe rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së për lirinë e Kosovës.

    Natyrisht, senatori Doll ka qenë një ndër kontribuuesit kryesor në afirmimin e çështjes së Kosovës dhe aspiratës për liri dhe pavarësi.

    Por, fokusi i bisedës ishin zhvillimet aktuale në Kosovë dhe nevoja që SHBA-ja të vazhdojë të luajë rol udhëheqës për të gjitha proceset e rëndësishme në Kosovë dhe në rajon.

    E falënderova, në emër të qytetarëve të Kosovës, senatorin Doll për kontributin e tij personal për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në shenjë mirënjohjeje i dhurova një suvenir me hartën e Kosovës të bërë me gurë mineralë nga toka e jonë.

    Duhet gjithmonë të jemi mirënjohës për të gjithë ata që ndihmuan Kosovën. Ne jemi të bekuar që kemi miq të tillë si senatorin Doll. HTH
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 09-01-2017 më 16:29
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #199
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës

    Njeriu me i afër i Ibrahim Rugoves, Adnan Merovci flet për Granatat e dorës të Hashim Thaçit ne vitin 1999 në Paris.

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #200
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Presidenti Hashim Thaçi betohet para Parlamentit të Kosovës



    Sapo përfundova një takim të përzemërt me miken time të shtrenjtë dhe përkrahësen e fuqishme të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, zonjën Madeleine Albright. Në këtë takim të veçantë dhe përmbajtësor, sekretarja Albright sërish më tha se "puna me të cilën ajo krenohet më së shumti gjatë periudhës sa ka shërbyer si Sekretare e Shtetit është roli i saj vendimtar për lirinë e Kosovës". HTH (Fotot: Astrit Ibrahimi)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •