Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia italiane e qytetit të Olbias në bashkëpunim me atë të Kaljarit në provincën e Sardenjës ka ekzekutuar urdhër arresti ndaj 13 personave të akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës mes Italisë-Hollandës e Shqipërisë. Gjithashtu janë lëshuar urdhër arrestimi ndërkombëtar për 4 persona që ndodhen jashtë territorit italian.

Mediat italiane bëjnë me dije prej vitit 2013 e deri më 2015 policia italiane ka sekuestruar 18 kg kokainë, 4 kg heroinë e 1 kg marijuanë me vlerë tregu rreth 2 milionë euro. Janë sekuestruar gjithashtu dhe një pistoletë e kalibrit 6.35 e cila ka rezultuar e vjedhur, 30 mijë euro cash, e disa makina luksoze.

Sipas mediave për të transportuar drogën , banda përdorte truke të inxhinierisë mekanike, duke e futur drogën në pjesë të thella të automjeteve sa ishte e vështirë të zbulohej.

Hetimi tregon ekzistencën e një grupi criminal të përbërë nga 23 persona,6 prej të cilëve janë në burg. Ndërsa të arrestuarit janë shtetas Italian shqiptar dhe rumun.

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur në verë të vitit 2013 në koordimin me drejtorinë antimafia të qytetit të Kaljarit, të cilat kanë zbuluar një organizatë kriminale që importonte në Itali e kryesisht në tregun e Kosta Smeraldës sasi të mëdha droge të tipit kokainë, heroinë e marijuanë.

Itali, ja emrat e të arrestuarëve nga banda e trafikut të drogës

Emri:  222879_2.jpg

Shikime: 228

Madhësia:  138.1 KB

Mediat italiane kanë zbardhur emrat e të arrestuarëve nga banda e drogës, itali-Shqipëri-Hollandë. Krerët e kësaj organizate mësohet se janë dy shqiptarët, Eugert Bici, Elis Pisha dhe italiani Simone Canu.

Eugert Bici, ishte ndaluar dhe më herët në shkurt të vitit 2014, gjatë një hetimi të prokurorisë së Kaljarit. Në trafikun e kokainës mësohet se ishin të përfshirë ish-kryebashkiaku Buddusò, Giovanni Satta, Alessio Salis, rumuni Alis Doboseru dhe shqiptari Gazmir Almeta.

Emri:  222882.jpg

Shikime: 195

Madhësia:  130.8 KB

Korrierët e arrestuar në vitin 2014, janë Durim Bejko,Silvana Bejko, Ronald Stomina e Vladimir Muçi.

Emri:  222881_1.jpg

Shikime: 270

Madhësia:  121.3 KB

Po ashtu në këtë bandë kriminale bënin pjesë, Claudio Soddu, Alessandro Dessolis, Nicola S. Pinna, Gino Mureddu, Filippo Di Costanzo, Andrea Denanni dhe shqiptari Dashimir Hoxha.

Emri:  222880.jpg

Shikime: 242

Madhësia:  130.8 KB

Operacioni për arrestimin e tyre është drejtuar nga Alberto Cicognani i forcave të Olbias. Arrestimet e sotme janë kryer në Sassari, Nuoro, Pistoia, Brescia, Pordenone, Romë, Bergamo dhe Venecia.

Shqiptarja