Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Artan Hoxha: Një politikan shqiptar ka 70 mln paund prona në Londër pasi shiti floririn e vjedhur

    Artan Hoxha: Një politikan shqiptar ka fshehur 70 mln paund në Londër

    Emri:  tan-hoxaaa.jpg

Shikime: 526

Madhësia:  15.8 KB

    Sipas gazetarit investigues Artan Hoxha, gazetarë anglezë që kanë rënë në gjurmët e kompanie shqiptare të regjistruar në Londër, e cila është mbulesë e një politikani shumë të fuqishëm shqiptar. Sipas tij, ai ka 51 tituj pronësie, me një vlerë prej 70 milionë paund, të cilat janë investuar në zonën A të Londrës.

    “Këto prona janë në emrin e një shqiptari nga një rreth i veriut të Shqipërisë. E gjithë kjo pasuri sipas gazetarit Hoxha është vënë nëpërmjet bursës së arit në vitet 2002¬2003, dhe anglezëve u rezulton se ky është ar i ardhur nga Shqipëria”, tha Hoxha në “Opinion”, duke zbuluar vetëm se emri i tij do të zbulohet së shpejti.



    Balkanweb

  2. #2
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Artan Hoxha: Një politikan shqiptar ka 70 mln paund prona në Londër pasi shiti floririn e vjedh

    Serafim,

    mbetem pa integrim...��
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Artan Hoxha: Një politikan shqiptar ka 70 mln paund prona në Londër pasi shiti floririn e vjedh

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Serafim,

    mbetem pa integrim...��
    Integrimim,fasonat,reformen ne drejtesi, trasperencen i kemi te sigurta,sepse i kemi me perqindje.

    Halli eshte vetem mos mbetemi pa dekriminalizim e parlamentit. Vetem ate problem kemi. Duan ta dekriminalizojne pa percaktuar fitimin ne perqindje.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Artan Hoxha: Një politikan shqiptar ka 70 mln paund prona në Londër pasi shiti floririn e vjedh

    Pse Edi Rama akuzoi dje, për vjedhje “floriri” Ilir Metën?

    Emri:  kreshnik.jpg

Shikime: 241

Madhësia:  37.1 KB

    NGA KRESHNIK SPAHIU*

    Dje gjatë një debati në TV KLAN gazetari Artan Hoxha tërthorazi denoncoi një “politikan” të mazhorancës që ka konvertuar floririn e “vjedhur në Krrabë” me 70 milion paund pasuri të patundeshme në Britaninë e Madhe.

    Sot disa portale pranë qeverisë po publikojnë me sponsorizim lajmin duke e shoqëruar me fotot e Ilir Metës të larë në flori dhe ku drejtpërdrejtë e akuzojnë se ai është i përfshirë në pastrim parash në Londër! Reagimi erdhi menjëherë pasi LSI kërkoi publikisht nga prokuroria që të hetohej Panamaja!
    Po pse pikërisht dje dhe pse Edi Rama e sulmoi për herë të pestë Ilir Metën duke hedhur gurin dhe fshehur dorën?

    1) Edi Rama sponsorizoi dhe negocoi me Top Channel “përgjimin” Meta-Prifti në Janar 2011
    2) Edi Rama me deputetët e tij ndërtuan akuzën për tentativë vrasje ndaj Tom Doshit në 2015
    3) Edi Rama me SOROS publikoi kontratat e DIA me CEZ dhe akuzuan Ilir Metën për 100 milion euro rryshfet
    4) Edi dhe Ina Rama risollën në publik tre muaj më parë përgjimet e Ilir Metës për sponsorizim fushate me Kastriot Ismailajn të bëra që në vitin 2008
    5) Dje sërish Edi Rama i rinxori një histrori 15 vjeçare disi të harruar për vjedhjen e floririt të Krabës duke përhapur informacionin se Ilir Meta zotron 70 milion paund pasuri të patundshme në Londër
    Po pse pikërisht dje?

    Sepse “Panama Papers” dhe shërbimet inteligjente e kanë paralajmëruar Edi Ramën se do i publikohen kontratat e offshoreve dhe pasurive të tij në SHBA, të filtruara nëpërmjet “Paradise Tax” të Panamasë.
    Tërmeti global i shkaktuar nga publikimi i emaileve të “Panama Paper” paralajmëron revolta popullore dhe revolucione në disa shtete. Populli islandez e ndezi zjarrin i cili do përhapet kudo.
    Edi Rama kishte vetëm një rrugë që baltën dhe turpin tja hidhte partnerit dhe aleatit kryesorë, për të bindur opinionin shqiptar dhe ndërkombëtar se e keqja e Shqipërisë është Ilir Meta. Duke inskenuar legjendat e floririt të Ilir Metës me blerje hotelesh në Londër ai po synon të spostojë vëmendjen e publikut nga 200 milion eurot e tij tek historitë e Ilir Metës.
    Po deri kur Iliri do e durojë skuthin Edi Rama dhe thikat që ai i ngul sistematikisht pas shpine?
    Gjithsesi kjo është çështje e Ilir Metës.
    Pyetja më saktë duhet ti bëhej shqiptarëve: Sa shekuj larg popullit islandez jeni?

    (d.b/BalkanWeb)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Artan Hoxha: Një politikan shqiptar ka 70 mln paund prona në Londër pasi shiti floririn e vjedh

    Marken e kompjuterit duhet ta nxirrte me ne pah fotomodeli Spahiu,.Floket me me pak xhel. Veshtrimi duhej pak me i perqenduar sepse kuptohet qe eshte nje bllok fletesh qe eshte o per te shkruar o per tu lexuar.Nuk ka asgje per tu habitur.Njera dore eshte ne pozicionin e duhur per alfabetin braille.

    Mungon vetem nga mbrapa nje tufe femijesh,si ne fotot e idhullit tone fotozhenik Velia.

  6. #6
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Artan Hoxha: Një politikan shqiptar ka 70 mln paund prona në Londër pasi shiti floririn e vjedh

    Dhe shqiptaret flene gjume....
    Flini ju flini....

    .......


    Sero,
    Ishte njani qe u thote shokve se kur t'vdiste ta hidhnin a ti banin ça tu shkote nermen, se nuk i interesote fare.
    Ore do te djegim! - i thote njeri.
    Kti s'ia ndiente fare.
    Ore do te bejm kshu e ashtu, e atij hiç fare s'ia ndiente.

    Afrohet nje plak, degjon muhabetin, dhe i thote: Pasi t'vdesesh do te fusim nje bisht lopate te vendi"...
    Aman vetem ate pune mos ma bani....- u pergjigj ky miku.


    Ndersa poplli po i duroka t'gjitha...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    SERAFIM DILO (09-04-2016)

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Për: Artan Hoxha: Një politikan shqiptar ka 70 mln paund prona në Londër pasi shiti floririn e vjedh

    Prape ne populli i thjeshte popull mbetemi si u zbulua si su zbulua :/
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Artan Hoxha: Një politikan shqiptar ka 70 mln paund prona në Londër pasi shiti floririn e vjedh

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Dhe shqiptaret flene gjume....
    Flini ju flini....

    .......


    Sero,
    Ishte njani qe u thote shokve se kur t'vdiste ta hidhnin a ti banin ça tu shkote nermen, se nuk i interesote fare.
    Ore do te djegim! - i thote njeri.
    Kti s'ia ndiente fare.
    Ore do te bejm kshu e ashtu, e atij hiç fare s'ia ndiente.

    Afrohet nje plak, degjon muhabetin, dhe i thote: Pasi t'vdesesh do te fusim nje bisht lopate te vendi"...
    Aman vetem ate pune mos ma bani....- u pergjigj ky miku.


    Ndersa poplli po i duroka t'gjitha...
    Ideja e lopates nuk eshte e keqe,sikur te lihet jashte varrit vetem pjesa metalike.

    Dhe fatkeqsisht ne ate vend nuk mundet te behet asgje pa bishtin e lopates... Sepse kemi aritur ne nje psikopati perverse,nuk na mjafton hajduti qe thot kapeni hajdutin,por presim edhe qe hajdutet te bejne ligjet per te kapur hajdutet.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    skender76 (09-04-2016)

  11. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Artan Hoxha: Një politikan shqiptar ka 70 mln paund prona në Londër pasi shiti floririn e vjedh

    Artan Hoxha me nje lajm qesharak,tingellon me shume si thashethem kafenesh.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  12. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Artan Hoxha: Një politikan shqiptar ka 70 mln paund prona në Londër pasi shiti floririn e vjedh

    ky s'eshte mafjoz, ky eshte surrogato. mafjozet e vertete ngaterrojne dynjane dhe kete nuk e bejne per para por per p..rdh

  13. #11
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Artan Hoxha: Një politikan shqiptar ka 70 mln paund prona në Londër pasi shiti floririn e vjedh

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Artan Hoxha me nje lajm qesharak,tingellon me shume si thashethem kafenesh.
    Beno, je njesh!!!

    Para 5/7 vitesh u kap (pa dashje) nje pronar i nje dyqani flotiri ne Tiran. Doli qe ne dyqan i gjeten nje kallep floriri nga ato te Krrabes...
    Mediat ben buje per 5/6 ore..., me pas u fshi çdo gje.

    A ç'popull paskemi qene!!!!
    Pak e kemi!!!
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  14. #12
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Artan Hoxha: Një politikan shqiptar ka 70 mln paund prona në Londër pasi shiti floririn e vjedh

    Hemo, a kemi ndonje lajm te ri nga Artan Hoxha (siç vete premtoi...)
    apo ia mbyllen gojen me ndonje kallep #ari....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  15. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Artan Hoxha: Një politikan shqiptar ka 70 mln paund prona në Londër pasi shiti floririn e vjedh

    Siper apo poshte dhe nese i ka groposur ne bacen e kujt fisniku gjinden?!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •