Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    KLSH: Prokuroria të hetojë ministrin Gjiknuri, shkelje të rënda me marëveshjen me CEZ

    KLSH: CEZ shkel detyrimet e investimit, ministri s’kërkoi dëmin

    Në dakordësimin e kësaj marëveshje që Gjiknuri ka negociuar janë paguar dhe kreditë që kompania mëmë “Cez a.s” ka marrë për llogari të saj.Këto kredi dhe ovderdrafte miliona euro janë paguar nga Shteti Shqiptar. Kreditë janë konstatuar pikerisht nga një raport i studios se auditit te kontraktuar nga qeveria,“BDO LLP”. Në analizë të evidentimeve në raport, bazuar dhe në atë çka “Cez a.s” dhe “Cez sh.a” kanë deklaruar, ngrihen një sërë pikëpyetjesh në lidhje me arsyen e vërtetë të kërkimit dhe të marrjes së kësaj kredie prej 35 milionë eurove, ku nga njëra anë pretendohet është marrë dhe është përdorur për investime dhe nga ana tjetër pretendohet që mund të ishte përdorur për shlyerjen e detyrimeve nga KESH dhe OST.

    Por në fakt, vlera totale e investimeve të kryera nga “Çez a.s” për vitin 2011 dhe 2012 është rreth 19.3 milionë euro.Në këto kushte sipas prokurorisë dhe KLSH ngrihen një sërë dyshimesh në lidhje me shpenzimet apo investimin real të 35 milionë eurove nga “Cez a.s” dhe “Cez sh.a” gjatë këtyre viteve.Ka shumë dyshime se “Cez a.s” nuk e ka përdorur këtë kredi për të bërë investime në tre kompani të ndryshme si “Cez Trade”, “Cez Albania” dhe “Cez Shpërndarja”, ku vetëm në këtë të fundit shteti shqiptar zotëronte 24 për qind të aksioneve.

    Nisur nga kjo situatë grupi i negocimit nuk duhet të kishte pranuar përfshirjen e shumës së kësaj kredie, prej 35 milionë euro, në totalin e detyrimeve të dakordësuara në marrëveshje, pa kërkuar paraprakisht dhe pa verifikuar arsyen e vërtetë të marrjes së kësaj kredie dhe destinacionit real të saj. Veç kësaj kredie tepër të majme,shteti shqiptar nga taksat e mbledhura prej qytetarëve të tij, ka paguar dhe një overdraft 17.4 milion euro, i marrë në tre banka në Shqipëri.Këto miliona euro janë marrë nga “Cez a.s” dhe “Cez sh.a” dhe në fakt nga auditimi i “BDO LLP” nuk është konstatuar asnjë faturë pagese të këstit në këto tre banka. Overdrafti është marrë dhe “Cez a.s” ka lënë veprimtarinë e saj në Shqipëri.

    Mirëpo nga ana tjetër grupi i negocimit të marëveshjes ka pranuar përfshirjen e shumës së këtyre kredive overdraft, prej 17.4 milionë euro, në totalin e detyrimeve të dakordësuara në marrëveshje, pa kërkuar paraprakisht dhe pa verifikuar arsyen e vërtetë të marrjes së këtyre kredive si dhe destinacionin real të tyre.Fakti që këto marrëveshje kredie janë nënshkruar në një moment kur “Cez a.s” ishte afër kolapsit financiar, të përforcojnë dyshimet që çekët, po bëheshin gati të largoheshin nga Shqipëria apo ishte duke orientuar kompaninë drejt një procesi falimenti të pashmangshëm. Mes kredive,është dhe një shifër prej 1 milion euro që “Cez a.s” i ka dhënë “Cez Sh.a”, shifër kjo që nuk dihet se ku ka shkuar, por që në fund është paguar sërisht tek çekët nga Shteti Shqiptar.Më tej me negocimin e Damian Gjiknurit, shteti shqiptar ka paguar dhe 25.1 milion euro, mbi të ardhurat e arkëtueshme nga çmimi i blerjes së elektricitetit, 600 mijë euro për të ardhurat e blerjes së transformatorëve,6.1 milion euro nga të ardhurat e arkëtueshme lidhur me marëveshjen e lidhur me “Shared Services Albania” dhe “Cez Albania”.

    Gjiknuri s’kërkoi asnjë dëmshpërblim

    Negociatat që janë zhvilluar mes ministrit Damian Gjiknuri dhe drejtorave të “Cez a.s” në Pragë, kanë lënë “gojëkyçur” ministrin shqiptar të Energjitikës. Kjo pasi, kryenegociatori nuk ka kërkuar asnjë gjë ndaj kompanisë çeke, por vetëm ka pranuar detyrime. Edhe pse raporti i studios “BDO LLP” ka evidentuar se “Cez Sh.a” kishte rreth 352 milion euro detyrime të mbartura ndaj kompanive OST dhe KESH, kjo shumë nuk është kërkuar nga Gjiknuri dhe as është ngritur për diskutim.

    Gjiknuri ka qënë të mirëinformuar për këto detyrime, ndërkohë që nuk dihet fare arsyet se pse nuk janë kërkuar zyrtarëve të “Cez a.s” këto para. Madje dhe raporti i studios “BDO LLP” rekomandon që këto para duhet të shlyhen nga çekët. Mirëpo në fakt tashmë këto para tek KESH dhe OST, në vend që të paguheshin nga çekët si shkaktarë të situatës së falimentit,janë paguar nga vetë Shteti Shqiptar që në këtë rast ka qënë i dëmtuari.

    Një tjetër gjë që Gjiknuri nuk ka kërkuar është dhe mosngritja e pretendimeve dhe mos kërkimi i dëmshpërblimit në lidhje me zhvlerësimin që “Cez a.s” i shkaktoi 24 për qind të aksioneve të Shtetit Shqiptar nga 32 milion euro në zero. Ky zë financiar sipas raportit të “BDO LLP” duhet të ishte kërkuar Damian Gjiknuri si përfaqësues i Shtetit Shqiptar. Gjithçka është neglizhuar hallkë pas hallke duke çuar në dorëzim të plotë para drejtuesve të kompanisë çeke. Tani i takon Prokurorisë detyra për te kuptuar arsyen e qendrimit te cuditishem ta mbajtur nga ministri i Energjitikës që ka favorizuar në fund të fundit një investitor të huaj të paaftë, në kurriz të shtetit shqiptar.


    Çfarë nuk kërkoi Damian Gjiknuri

    1.Mos ngritjen e pretendimeve dhe marjen përsipër të pagesës në lidhje me detyrimet e akumuluara të “Cez Sh.a” në një vlerë prej 352 mln euro, ku vetëm detyrimet ndaj KESH dhe OST arrinin vlerën 294 milion euro
    2.Mos ngritja e pretendimeve dhe mos kërkimi i dëmshpërblimit në lidhje me zhvlerësimin që CEZ i shkaktoi 24 për qind të aksioneve të Shtetit Shqiptar, nga 32 milion euro në zero.
    3.Mos ngritja e pretendimeve në lidhje me mospërmbushjen nga ana e “CEZ a.s” të angazhimeve të marra përsipër në SPA
    4.Mos ngritja e pretendimeve në lidhje me koston që konsumatorët shqiptar apo vetë shteti, do të duhet të përballojnë në të ardhmen si pasojë e domosdoshmërisë për të arritur ëmimet tarifore të energjisë elektrike.
    5.Mos ngritja e pretendimeve të mëparshme të Shtetit Shqiptar, të ngritura dhe evidentuara nga konsulenti ligjor ndërkombëtar “Derains” dhe “Gharavi”.
    6.Mos ngritja e pretendimeve për marëveshjet mashtruese mes kompanisë “DIA” dhe “Cez Shpërndarje”.

    Çfarë pranoi të paguajë Damian Gjiknuri

    1.Huanë e BERZH/KFN
    2.Huatë e Overdrafteve
    3.Të ardhurat e arkëtueshme në lidhje me Marrëveshjen e lehtësimit të Huas
    4.Të ardhurat e arkëtueshme në lidhje nga çmimi i blerjes së elektricitetit.
    5.Të ardhurat e arkëtueshme nga çmimi i blerjes së transformatorëve të shpërndarjes.
    6.Të ardhurat e arkëtueshme në lidhje me marrëveshjet e lidhura me “Shared Services Albania”
    7. Interesat e plota të fitimit financiar të kompanisë Cez.

    Shqiptarja

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: KLSH: Prokuroria të hetojë ministrin Gjiknuri, shkelje të rënda me marëveshjen me CEZ

    Gjiknuri tolerancë të çuditshme në negociatat milionere me CEZ



    Ndërsa një studio ekspertësh kontabël ndërkombëtar e kontraktuar nga qeveria shqiptare, denoncoi në një raport të gjitha shkeljet kontraktuale të bëra nga kompania “Cez Shpërndarje”, ministri i energjitikës njëkohësisht kreu i negociatorëve, pranoi të dorëzohet në duart e Cez, duke pranuar t’i paguajë një faturë 96 milionë euro. Ky përbën kulmin, pasi sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, dëmi që Cez i ka shkaktuar shtetit shqiptar kapërcen 350 milionë euro. Pikërisht mbi këtë kontradiktë skandaloze Prokuroria e Përgjithshme po heton Damian Gjiknurin për shpërdorim detyre. “Shqiptarja.com” pati mundësinë të lexojë për herë të parë dorën e plotë.

    Sipas dokumentavë ministri Gjiknuri është paraqitur plotësisht i butë në të gjithë fazën e negociatave, duke u vënë në dizpozicion të drejtorave dhe juristave të “Cez a.s”, pa hapur gojën të bëjë qoftë edhe një kërkesë të vetme, si përfaqësues i interesit të Shtetit Shqiptar. Gjiknuri, ka negociuar dhe ka firmosur gjithçka që përfaqësuesit e kompanisë çeke “Cez a.s” i kanë vënë mbi tavolinë si kredi investimi etj, ndërkohë që vetë ministri si kryetari i grupit negociator prej 14 anëtarësh, nuk ka hedhur mbi tavolinë asnjë dokument me kërkesa ekonomike që Shteti Shqiptar duhet të bënte ndaj çekëve të “Cez a.s”.

    Ministri Gjiknuri ka negociuar me kompanitë energjitike “Cez a.s” si i dorëzuar pa kushte, dhe aq më tepër ka marrë kompetenca që nuk i takonin,duke firmosur së bashku me 4 anëtarë të tjerë(ndërkohë që ishin 14 anëtarë që duhet të firmosnin),marrëveshjen që solli paqen në gjykatën e Arbitrazhit mes “Cez a.s” dhe Shqipërisë, por kjo me një kosto shumë të lartë,duke pranuar t’i derdhinnë llogaritë bankare “Cez a.s” 95 milionë euro dhe shkaktuar njëherësh një dëm Shtetit Shqiptar që përllogaritet nga KLSH diku tek 479 milion euro.

    E si të mos shkaktohej ky dëm ekonomik, në një kohë kur vetë ministri Gjiknuri nuk ka bërë asnjë kërkesë financiare tek kompani “Cez a.s” për shpagim dëmi apo diçka tjetër, dhe duket se për të provuar këtë nuk është mbajtur asnjë dokument, se çfarë ka kërkuar pala shqiptare. Kjo pjesë është e mbuluar me mjegull, kjo pasi në mes të kësaj negociate tepër të rrezikshme, për sa i përket përgjegjësisë morale, politike dhe penale, ka qenë ministri Damian Gjiknuri.

    Vetë ky i fundit e ka mbrojtur këtë marrëveshje me çekët, duke pohuar se kishte zgjedhur variantin më të mirë për kompaninë OSHEE dhe interesat e shtetit, ndërkohë nga ana tjetër nuk ka treguar se çfarë konkretisht u ka kërkuar Çekëve të “Cez a.s”. Në këtë pjesë Gjiknuri në daljet e tij publike është mjaftuar vetëm me negocimin për tërheqjen nga arbitrazhi, pasi sipas tij mund të humbnim qindra milionë euro më tepër, nësë shteti shqiptar zgjidhen rrugën gjyqësore me “Cez a.s”.

    Por a është marrë mendimi i juristëve të grupit negociator në këtë pjesë dhe a kanë sugjeruar ata me shkrim nëse interesat e shtetit shqiptar do humbeshin apo do fitoheshin në gjykatën e Arbitrazhit? Në dokumentacionin që ka sekuestruar Prokuroria e Përgjithshme dhe më konkretisht Prokurori Arben Kraja, për të hetuar procedurën e negocimit, nuk ka asnjë dokument apo procesverbal që i ka dhënë mendim teknik dhe juridik ministrit Gjiknuri, nëse Shqipëria do humbte ose jo në Arbitrazh

    Një faturë 633 milione lekë që shkoi dëm

    Zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme kanë marrë në dorë hetimet kundër ministrit Damian Gjiknuri. Fillesa e kësaj dosje hetimore ka qenë një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) dhe dy kompanive kontabiliste dhe menaxhimi financiar të huaja si “BDO LLP” dhe “BBH”, të cilat janë kontraktuar nga Shteti Shqiptar për të bërë bilancet financiare të “Cez Shpërndarje”, që në atë kohë ishte braktisur nga privatizuesët Çekë.

    Nga burime pranë prokurorisë mësohet se për këto dy raporte të përpiluar nga ekspertë të huaj shteti shqiptar ka paguar një faturë prej 633 milion lekëve. Dhe në fakt të dyja raportet si ai i “BDO LLP” dhe ai i “BBH”, ky i fundit ka mbëritur pak muaj me vonesë, pra pas firmosjes së marrëveshjes me çekët, nuk janë marrë në konsideratë nga kreu i grupit të negocimit Damian Gjiknuri, i cili ka firmosur së bashku me 4 anëtarë të tjerë, duke mos marë në konsideratë konkluzjonet e këtyre raporteve.

    Tashmë të dyja këto raporte bashkë me një audit të KLSH ndodhen si prova materiale në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila është duke hetuar këtë çështje, megjithëse gjatë kësaj kohe është treguar e pafuqishme për të thirrur e marrë në pyetje 14 anëtarët e grupit negociator për të dakordësuar me çekët një marëveshje që do i jepte fund gjyqit në Arbitrazh. Sipas burimeve zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme kjo çështje vijon të hetohet, por ende nuk ka një konkluzion përfundimtar për çështjen. Megjithatë grupi i hetimit, ka filluar të marrë në pyetje anëtarët e grupit negociator, për të hedhur dritë mbi këto negociata.

    Emri:  222816.jpg

Shikime: 120

Madhësia:  70.2 KB

    Ngritja e grupit të negocimit

    Pas problemeve të shumta me kompaninë “Cez Shpërndarje” që administrohej nga çekët dhe largimit të tyre nga Shqipëria me kërcënimin e një padia në gjykatën e Arbitrazhit, koalicionit të ri që sapo kishte marrë qeverinë, i lindi ideja të vlerësonte asetet e kompanisë, të braktisur nga çekët. Në 22 shkurt 2013 Këshilli i Ministrave ka bërë lëvrimin e një fondi prej 633 milion lekë të vjetra, për dy kompani kontabiliste dhe menaxhimi financiar të huaja si “BDO LLP” dhe “BBH”, në mënyrë që këto të fundit të dilnin me raporte konkrete, raporte këto që do ishin baza kryesore për mbrojtjen e cështjes gjyqësore në Arbitrazh mes “Cez a.s” dhe Shtetit Shqiptar. Tetë muaj pas këtij kontraktimi, sërisht këshilli i Ministrave vendos të ngrejë një grup negocimi i përbërë nga 14 anëtarë, emra të njohur të institucioneve shtetërore, ku në krye të këtij grupi është zgjedhur ministri Damian Gjiknuri.

    Ndërkohë që çuditërisht është lënë jashtë këtij grupi krytari i ERE dhe Avokatura e Popullit. Në takimin e parë, grupi ka zgjedhur që çështjen t’ia besojë Damian Gjiknurit, duke e zgjedhur atë në krye të “negociatorëve”. “Grupi nuk ka bërë asnjë mbledhje që të diskutohej dhe të jepej mendime konkrete si do zgjidhej konflikti, dhe se për të provuar të kundërtën nuk ka asnjë dokument”-thotë Prokuroria e Përgjithshme, e cila evidenton vetëm një rast si ai i mbledhjes së 19 qershorit 2014, kur anëtarët e grupit janë takuar së bashku dhe kanë autorizuar 5 anëtarë, mes tyre dhe Damian Gjiknurin për të shkuar në Pragë dhe firmosur marëveshjen me kompaninë çeke “Cez a.s”, marëveshje që duket se ka shumë gjasa që të jetë shkruar nga vetë juristët e drejtorët çekë.

    Sipas burimeve nga prokuroria, Grupi nuk ka pasur asnjë strategji se si duhet të zgjidhej çështja dhe ska administruar asnjë dokumentacion për të negociuar.Megjithëse ishte faktuar keqmenaxhimi që e ka çuar shoqërinë “Cez Shpërndarja” drejt një situate falimenti, ku humbjet shkonin në 66 miliardë lekë, nga ana e grupit të punës nuk është dokumentuar asnjë pretendim i tillë, por është rënë dakort që çekëve tu arkëtohet në llogari shuma prej 95 milion euro.Por akoma më i rëndë është fakti se nuk janë marrë parasysh vërejtjet dhe shkeljet nga ana e Cez shpërndarjete evidentuar nga raporti i audititI paraqitur nga studio e kontraktuar nga qeveria.

    Shqiptarja

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •