Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet në Bllog
    17

    Shkodër: Rrëzohet helikopteri i Ushtrisë, humbin jetën 2 veta, plagoset 1

    Helikopteri i rrëzuar, MM: Ishte në fluturim stërvitor, humbi kontaktet

    Një helikopter i ushtrisë është rrëzuar mesditën e sotme në Shkodër rreth orës 14:00. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe.

    Helikopteri EC 145 i forcave ajrore, ishte nisur me mision rutinë fluturimi. Ai u rrëzua në një terren shumë të vështirë dhe banorët e zonës kanë qenë ata që kanë asistuar fillimisht për të ndihmuar personat që ndodheshin në bordin e helikopterit.

    Mësohet se në bord kanë qenë 3 persona, dy prej të cilëve humbën jetën dhe një u plagos.

    Ministria e Mbrojtjes ka reaguar zyrtarisht pak pasi u raportua ngjarja dhe ka bërë me dije të dhënat rreth avionit të rrëzuar.

    Emri:  Donald-Hoxhaj333.jpg

Shikime: 276

Madhësia:  40.6 KB
    Donald Hoxha, nje nga viktimat

    Njoftimi i Ministrisë:

    Sipas planit të fluturimit helikopteri EC 145, me numër bordi 637, me 3 ekuipazh në bord, kapiten Florian Deliaj, toger Donald Hoxha dhe ushtar profesionist Gerald Baramuca, janë nisur nga Farka sot në orën 12:10 në një fluturim stërvitor në përputhje me programin e planifikuar dhe miratuar më parë.

    Në orën 13:45 ka qenë kontakti i fundit që helikopteri ka pasur me Qendrën e Kontrollit dhe Raportimit në Rinas.

    Pas humbjes së kontaktit, është nisur drejt zonës ku u humb kontakti një helikopter kërkim – shpëtimi.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkodër: Rrëzohet helikopteri i Ushtrisë, humbin jetën 2 veta, plagoset 1

    EMRAT/ Rrëzohet helikopteri i ushtrisë, dy të vdekur, 1 i plagosur

    UPDATE/ Një helikopter është rrëzuar mesditën e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe dhe është konfirmuar për “Panorama” edhe nga autoritetet zyrtare policore në Shkodër.

    Ora 15:38 Sipas një njoftimi zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes mësohet se Donald Hoxha është një nga personat që ka humbur jetën pas rrëzimit të helikopterit.

    “Ushtari profesionit Gerald Baramuca është personi i mbijetuar. Florian Deliaj dhe toger Donald Hoxha kanë mbetur të vdekur”.

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkodër: Rrëzohet helikopteri i Ushtrisë, humbin jetën 2 veta, plagoset 1

    Aksidenti ajror, shefi i Shtabit të FA: Helikopteri ishte kontrolluar

    Emri:  Screenshot_7-11.jpg

Shikime: 85

Madhësia:  16.6 KB

    Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Jeronim Bazo në një konferencë për shtyp deklaroi se helikopteri EC 145 që u rrëzua në liqenin e Shkodrës, ishte kontrolluar sipas të gjitha rregullave.

    Bazo ka shprehur ngushëllimet për familjet e dy pilotëve që humbën jetën, ndërsa shtoi se helikopteri që u rrëzua është marrë ë nëntor të 2015.

    “Kjo është një dalje e pazakontë që nuk do ta dëshironte akush. Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i FA njoftojnë se gjatë një flutuimi rutinë të miratuar, një helikopter i FA është aksidentuar në Malësinë e Madhe. Helikopteri EC 145 kishte në bord ekuipazh prej 3 vetash.

    FA kanë humbur dy pilotë të talentuar që gjithmonë kanë qenë të gatshëm të sakrifikojnë për të tjerë. Me këtë rast, përcjellin ngushëllime tona më të ndjera për familjet e të rënëve në krye të detyrës.

    Helikopteri është futur në përdorim të FA në nëntor 2015, të dy helikopterët EC 145 sapo janë marrë dhe ishin brenda kësaj periudhe fluturimi. Dy pilotët janë të trajnuar gjerësisht brenda dhe jashtë vendit. Do tju kërkoj mirëkuptimin tuaj pasi në të tilla raste të ngjashme kërkohet kohë e domosdoshme maturie për të hedhur dritën duhur mbi incidentin në fjalë dhe ne ju premtojmë se në cdo kohë që do kemi informacionet e duhura do t’i ndajmë me publikun. Sa i takon kontrolleve, gjithcka është bërë brenda rregullave të fluturimit”, tha Shefi i Shtabit të FA.

    Nga aksidenti ajror humbën jetën togeri Donald Hoxha dhe kapiteni Florian Deliaj, kurse i plagosur mbeti ushtari profesionist Gerald Beramuça, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkodër: Rrëzohet helikopteri i Ushtrisë, humbin jetën 2 veta, plagoset 1

    Ja kush është peshkatari që shpëtoi ushtarin. Policia i konfiskon celularin dhe i fshin fotot

    Emri:  donald-hoxhaaa.jpg

Shikime: 81

Madhësia:  36.1 KB

    Tragjedia e ndodhur mesditën e sotme ku në Malësinë e Madhe ra një helikopter i Forcave të Armatosura po nxjerr në dritë të vërteta që ministria e Mbrojtjes duket se po mundohet ti mbulojë.

    Burime nga fshati Grizhdë kanë treguar për SYRI.net edhe personin, peshkatarin që ka shpëtuar ushtarin e plagosur, Gerald Baramuça.

    Ai është Gjild Ajazi nga fshati Grizhdë. Por peshkatarit që ka shpëtuar ushtarin, i ka marrë telefonin Drejtori i Policisë së Shkodrës i cili i ka fshirë të gjitha fotot që ai kishte bërë.

    Ky veprim duket se është ndërmarrë nga drejtori i Shkodrës për të fshirë provat e të vërtetës që mund të dalë.

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkodër: Rrëzohet helikopteri i Ushtrisë, humbin jetën 2 veta, plagoset 1

    Versioni i Ministrise se Mbrojtjes mbi ngjarjen eshte i dyshimte. Stervitjet ushtarake nuk behen vetem me nje helikopter por me me shume se nje dhe nuk marrin pjese vetem 3 persona, por me shume se 3, pasi krahas atyre qe fluturojne helikopterin jane edhe ata ne repart of ne terren qe merren me monitorimin e fluturimit. Dhe ajo qe eshte e cuditshme eshte vendi i zgjedhur per te bere stervitjen, Malesia e Madhe, qe njihet jo vetem per nje terren te veshtire, por njihet edhe per kultivimin e hashashit ne keto vitet e fundit. Dhe e fundit qe nuk jepet, jane rrethanat qe cuan ne rrezimin e helikopterit. Nje helikopter nuk bie nga qielli vetvetiu.

    E verteta do te dali ne shesh ne ditet ne vazhdim.

    Ngushellime familjes se vitikimave e sherrim te shpejte personit te trete. Shpresojme te mesojme nga goja e tij te verteten se shpejti.

    Albo

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkodër: Rrëzohet helikopteri i Ushtrisë, humbin jetën 2 veta, plagoset 1

    FOTO/ Rrëzimi i helikopterit, po zhduken provat e tragjedisë. Ushtria rrethon zonën

    Emri:  helikopteri-shkoder-2-2.jpg

Shikime: 143

Madhësia:  36.3 KB

    Misteri vazhdon të mbulojë tragjedinë ku një helikopter i Forcave të Armatosura u rrëzua në Malësinë e Madhe duke i marrë jetën dy pilotëve, ndërsa një ushtar profesionist, Gerald Baramuça mundi të shpëtojë.

    Burime nga fshati Grizhë, kanë bërë të ditur për SYRI.net se ushtria ka rrethuar zonën ku u rrëzuar helikopteri EC-145 i ushtrisë shqiptare. Gjithashtu, dëshmitarëve që kanë parë ngjarjen dhe e kanë dokumentuar me foto, u janë marrë celularët nga ana e drejtorit të Policisë së Shkodrës, i cili ua ka fshirë të gjitha.

    Të njëjtat burime kane treguar se helikopteri i ushtrisë gjendet në një thellësi prej 3 metrash nën ujë.

    Emri:  beramuca-1.jpg

Shikime: 78

Madhësia:  24.5 KB
    Gerald Baramuça

    Peshkatari që shpëtoi pilotin

    Burime nga fshati Grizhdë kanë treguar për SYRI.net edhe personin, peshkatarin që ka shpëtuar ushtarin e plagosur, Gerald Baramuça.

    Ai është Gjild Ajazi nga fshati Grizhdë. Por peshkatarit që ka shpëtuar ushtarin, i ka marrë telefonin Drejtori i Policisë së Shkodrës i cili i ka fshirë të gjitha fotot që ai kishte bërë.

    Ky veprim duket se është ndërmarrë nga drejtori i Shkodrës për të fshirë provat e të vërtetës që mund të dalë.

    Dëshmitari

    Një prej dëshmitarëve dhe personi që ka transportuar ushtarin e plagosur, Gerald Baramuça ka treguar se ai i kishte kërkuar ndihmë në gjuhën serbe.

    Skënder Cenaj, banor i zonës ka treguar për median në Shkodër se kur kishte shkuar tek i plagosuri Baramuça, ky i fundit i ka kërkuar ndihmë në gjuhën serbe.

    “I plagosuri nuk kishte vetëdijen në momentin kur kemi shkuar tek ai. Mendonte se kishte rënë në tokën e Malit të Zi”, është shprehur dëshmitari.

    Syri

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkodër: Rrëzohet helikopteri i Ushtrisë, humbin jetën 2 veta, plagoset 1

    Tragjedia e helikopterit, dëshmitari: I plagosuri kërkoi ndihmë duke folur serbisht

    Emri:  skender-cenaj.jpg

Shikime: 82

Madhësia:  23.8 KB

    Mbërrijnë dëshmitë e patra nga vendi i ngjarjes. Janë banorët e zonës, që kanë mbërritur të parët në vendin e ngjarjes dhe që kanë mundësuar shëmtimin e njërit prej tre efektivëve që ndodheshin në bordin e helikopterit.

    Sipas Skënder Cenaj njërit prej dëshmitarëve, ushtari i plagosur, Gerald Baramuça, kishte menduar se kishin rënë në pjesën malazeze të liqenit të Shkodrës ndaj edhe kishte kërkuar ndihmë në gjuhën serbo-kroate.

    “Unë së bashku me Xhixhin, shkuam dhe nxorëm ushtarin e plagosur nga uji. Ai sa na pa duke menduar se kishte rënë në pjesën malazeze të liqenit na kërkoi ndihmë në gjuhën serbo-kroatishte. Më pas përsëriste gjithmonë ‘ku është spitali.., ku është spitali’, ndërsa na tregoi se kishin tre persona në bordin e helikopterit. Nuk e dimë çfarë plagësh dhe ku i kishte marrë, ndërsa Xhixhi e çoi në spital”, tregon Skënder Cenaj, njëri prej dëshmitarëve.

    Syri

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkodër: Rrëzohet helikopteri i Ushtrisë, humbin jetën 2 veta, plagoset 1

    Burime nga Shkodra: MM po fsheh arsyen e fluturimit. Policia nuk kishte dijeni

    Emri:  helikopteri.jpg

Shikime: 85

Madhësia:  30.0 KB

    Rrëzimi i helikopterit i ndodhur gjatë ditës së sotme në Shkodër në orën 14:00 ka ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me këtë ngjarje. Burime nga Shkodra kanë bërë të ditur se Ministria e Mbrojtjes është duke fshehur arsyen e fluturimit të helikopterit.

    Kjo për faktin se policia lokale nuk ka pasur asnjë njoftim në lidhje me këtë fluturim të helikopterit.

    Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se do të jetë surpriza në lidhje me arsyen e fluturimit të këtij helikopteri.

    Syri

  9. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Shkodër: Rrëzohet helikopteri i Ushtrisë, humbin jetën 2 veta, plagoset 1

    3 pilote thuhet qe jane te stervitur dhe helikopteri bie poshte qe do te thote difekt ne pultin e kontrollit
    helikopterit i eshte prishur busulla,,,,,fakti qe piloti qe ka rene ne liqen ka kujtuar qe ka qene ne territor serb dhe ka folur serbisht tregon
    qe leximi qe ka marre ne helikopter ka qene keq.
    ato kane qene duke fluturuar south kurse aparati u ka treguar gabimisht qe kane qene duke fluturuar north ne drejtim te Serbise
    kordinatat kane qene keq gabim nga aparati ne pultin e kontrollit.
    Nje ngjarje e tille te kujton nje humbje te mistershme te 6 avioneve amerikane ne Florida qe po benin stervitje dhe po largoheshin nga Florida per ne trekendeshin e Bermudes
    Atyre ju prish radjoja dhe humben komunikimin me qendren bazen ajrore ne Florida.Kur kerkuan te ktheheshin ato ju referuan busulles per tu drejtuar west drejt Florides
    Aparati ishte me difekt,aparati tregonte wes-perendim per kursin e levizjes se avionavet kurse ne te vertete avionat po fluturonin East po i largoheshin bazes se Florides,
    atyre ju mbarua karburanti dhe rane plumb poshte andej nga trekendeshi
    i vdekjes ne Bermuda dhe humbja e avionave ka ngelur mister edhe sot.Nuk dihet.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •