qypi
Anetar i ri
Posts: 24
(11/29/01 10:51:30 pm)
Reply Danubi dhe mundësitë e reja për Serbinë!
--------------------------------------------------------------------------------
Sot u shpall zyrtarisht rifillimi i lundrimit ujor nëpërmjet Danubit në territorin e Serbisë. Pas tre vjetësh lënie pas dore të urave të shkatërruara të Beogradit dhe të urave të tjera(bombardimi i tyre nga NATO) arrihet të rihapet lundrimi i lirë i anijeve në këtë lum. Bashkimi Evropian investoi këto muajt e fundit në riparimin e urave dhe heqjen e mbeturinave të luftës. Danubi është historikisht arteria më e rëndësishme e lidhjes së Evropës Veri-perëndimore me vendet e Evropës Qendrore dhe Ballkanin. Vëllimi i punës nëpërmjet lundrimit të këtij lumi arrin në 100 milionë ton material në vit. Lumi është i gjerë dhe i thellë dhe është një nga mënyrat më të leverdisshme për transportimin e mallrave nëpërmjet këtyre vendeve. Tani mallrat që vijnë nga vendet perëndimore dhe veriore mjaft lehtësisht mund të arrijnë në vendet e Evropës Qendrore dhe të Ballkanit.
Kjo është një humbje ekonomike edhe për Shqipërinë pasi këto vite një pjesë e transporti kryhej nëpërmjet Shqipërisë. E famshmja Korridori i Tetë dukej si investimi i mirë, por praktikisht nuk është bërë asgjë për të rritur rëndësinë e Shqipërisë si pikë strategjike transporit dhe logjistike. Besoj se ka mjaft rëndësi të njihet ky fakt.
Gjermanët duhet të jenë mjaft të kanaqur që tani mallrat e tyre mund të arrijnë më shpejt në Ballkan, Evropë Lindore, Turqi e gjetkë. Jo fort e lezetshme!
Enip
Moderator
Posts: 406
(11/30/01 4:17:03 am)
Reply Re: Danubi dhe mundësitë e reja për Serbinë!
--------------------------------------------------------------------------------
E degova dhe une mbreme kete lajm Qypi dhe te njejten gje mendova.
Duket se Jugosllavia me taktiken e zgjuar te ndryshimit te drejtimit ia arriti ta beje Evropen per vete dhe te harroje te kaluaren dhe po merr ndohmat e duhura per rimekembjen e ekonomise jugosllave.Dihet qe Evropa ka dobesi per Jugosllavine,por ama po aq e vertete eshte Shqiperia spo di te tregohet e afte te thithe investicionet e duhura per rimekembje dhe po tregohet si gjithmone e "dobet & e trashe".
Por po te kemi parasysh se kush drejton e qeveris ne vendin tone,kjo nuk eshte ndonje hata,thjesht realiteti i zakonshem shqiptar...
anton1as
i Djathte
Posts: 803
(11/30/01 6:05:11 am)
Reply Re: Danubi dhe mundësitë e reja për Serbinë!
--------------------------------------------------------------------------------
Me vetedijen shteterore te tyre dhe me ndihmen e vendeve miq te tyre serbet do te ecin shume shpejt perpara per kete duhet te jemi te ndergjegjshem.
Akoma nuk e kemi siguruar pavaresine e Kosoves prandaj duhet te hapim syte.
Shnet Anton!
burimuji
Deputet
Posts: 225
(11/30/01 4:45:23 pm)
Reply > Danubi dhe mundësitë e reja për Serbinë!
--------------------------------------------------------------------------------
Eshte e kuptueshme se Serbia do te fillonte perdorimin e Danubin, per veten e saj, dhe te vendeve te tjera ku ai lume kalon, dhe ne nuk kemi pse te mendojme e aspirojme qe nje embargo te jete e perjetshme, qofte edhe per Serbine. Duam, s'duam ne, Serbia eshte fqi i Shqiperise e i Shqiptareve, dhe tek e fundit, eshte me mire te kesh nje fqi te mjeruar, apo prosper?
Shqiperia ka Adriatikun e Jonin, dhe per cfare perdoren valle? Faktikisht Roja Bregdetare Italiane eshte e ulur kembekryq ne bregun shqiptar. Perse? Sepse perdoret per trafik te paligjshem, dhe preteksti eshte "i ligjshem".
Sa mundesi te paeksploruara ka shfrytezimi i Adriatikut, aq te mira qofshin.
anton1as
i Djathte
Posts: 816
(12/1/01 6:37:22 am)
Reply Re: > Danubi dhe mundësitë e reja për Serbinë!
--------------------------------------------------------------------------------
Dje pashe qe Xhinxhic kishte ardhur ne Gjermani,nuk e ndoqa shume por eshte e natyrshme qe europa ti ndihmoje serbise.
Jane nje shtet relativisht i madh dhe ne qender te Ballkanit.
shnet anton!
Ps O burim ca te keqe kemi ne nga rojet italiane nuk po e kuptoj, nga vendet fqinje vetem me Italine nuk mund te konkurojme dhe as qe na vjen ndonje e keqe, perkundrazi.
Ju lutem mos harroni se na mbajten me buke ne vitet 90 e sa e sa te ikur pranune ne 91
tirana
Ekonomist
Posts: 918
(12/1/01 8:24:42 am)
Reply Re: > Danubi dhe mundësitë e reja për Serbinë!
--------------------------------------------------------------------------------
Do te ishte gomarllek te konsideroje Danubin nje infrastrukture.
Ka kosto te larte dhe nuk eshte flesbel.
Kjo tregon qe vendet ish-komuniste,nuk duan inovacion por vazhdojne me metodat kineze.
Anglia ndertoi La Manche per te shpejtuar trafikun(levizja me rrota eshte 100 here me flesibile sesa ajo me vozitje.
burimuji
Deputet
Posts: 228
(12/1/01 9:30:10 pm)
Reply Re.: Rojet Italiane
--------------------------------------------------------------------------------
"...ca te keqe kemi ne nga rojet italiane nuk po e kuptoj,"
Italia, e cfaredo shteti tjeter ne kete rruzull, te mbajne me buke, strehojne refugjate, etj, deri dhe te ruajne kufirin per interesat e veta ne radhe te pare, e jo thjesht per arsye humanitare apo per syte e bukur te Shqiptareve. Ne kete kontekst, a eshte me mire me hanger qyl nji ose disa vakte peshk, apo me msue me xane peshk?
Ruajtja e kufirit eshte nje nga elementet e sigurise te nje vendi, e nese ti nuk e ruan, por ta ruan dikush tjeter, ai tjetri te ve "kufirin te thana", sipas rregullave e normave te diktuara prej tij, e jo mbi baze respektimi sovraniteti, etj. Keshtu merr forme e institucionalizohet edhe ne rrafsh nderkombetar "sovraniteti" i kufizuar, apo shtet i dores se dyte, ose i deres se prapme, deri dhe tek ai me bisht.
A iu kujtohet parrulla elektorale e fillimit te viteve '90: " Ne Qeverisim, Bota Na Ndihmon!" Gjuha kocka nuk ka, e kocka thyen.
anton1as
i Djathte
Posts: 819
(12/2/01 12:42:38 pm)
Reply Re: Re.: Rojet Italiane
--------------------------------------------------------------------------------
O burimo ai qe vrau ofizeret e sherbimit sekret shqiptar dhe te shkaterroi bazen me te rendesishme ushtarake detare shqiptare u be minister i mbrojtjes se shqiperise dhe tani eshte keshilltar i presidentit.
A di ti sesi do te mendoja une po te isha italian?
Ndersa si shqiptar mendoj:
Shqiptari eshte dhi e zgjebosur e bishtin perpjete.
Shnet Anton!
tirana
Ekonomist
Posts: 921
(12/2/01 1:55:59 pm)
Reply Re: Re.: Rojet Italiane
--------------------------------------------------------------------------------
Jo vetem aq por per boten po konsiderohet nje rrezik publik.Per fat te keq,ngjarjet e 1997-es u transmetuan ne shume media te huaja dhe tmerruan boten
Enip
Moderator
Posts: 421
(12/3/01 3:05:27 am)
Reply Re: Danubi dhe mundësitë e reja për Serbinë!
--------------------------------------------------------------------------------
Problemi ketu nuk eshte tek Italia apo xhelozia jone e shqiptareve se pse u hap Danubi si nyje komunikimi mes Evropes Perendimore dhe asaj Juglindore,por tek fakti se Shqiperia nuk shfrytezon mundesite e veta me tere ate bregdet te mrekullueshem qe ka,por e ka kthyer Adriatikun ne nyje kontrabande,trafiqesh te shumellojshme.
qypi
Anetar i ri
Posts: 31
(12/7/01 10:44:24 pm)
Reply Danubi nuk është gjithçka për Serbinë, por...
--------------------------------------------------------------------------------
Vënia e shkrimit tim nuk don të thotë se personalisht jam naiv të mendoj se shfrytëzimi i transportit nëpërmjet Danubit është industria kryesore e Serbisë. As nuk i lejoj vehtes të zhytem në inferioritetin e trashëguar shqiptar(ne jemi më të varfërit, më të pazhvilluarit, më të pafatët e Evropës, e të tjera fatalizma), por ajo që duhet theksuar është se krerët serbë nuk po e fusin vehten kollaj nën presionin ndërkombëtar(kupto mediat e vendeve perëndimore që kanë qëllime ekonomike dhe strategjike në Ballkan). Dihet avazi "perëndimor" :"demokraci", të drejtat e njeriut, privatizimi i industrive fitimprurëse, privatizimi i sistemit bankar me çmime qesharake "ndihmuesve" perëndimorë, etj.
Ajo që i mungon politikanëve dhe përfaqsuesve lindorë(vendet ish-socialiste) është fuqia bashkëbiseduese(negotiating power) që do të bënte të mundur vënien e interesave kombëtare me një çmim mjaft të lartë dhe fitimprurës për periudhën afatgjatë të vendeve përkatëse. Pikërisht këtë besoj se ia kanë arritur serbët në njëfarë mënyre në lidhje me transportin e Danubit. Danubi e ka burimin në Zvicër dhe prej këtu zbret poshtë drejt vendeve të Evropës Qendrore dhe Ballkanike. Të interesuar janë industritë zvicerane, austriake, gjermane, sllovene, serbe, hungareze, bullgare, rumune, etj. Vetëm disa muaj nga arrestimi i Millosheviqit marrëveshja bëri të mundur që të rindërtoheshin urat dhe objektet e shkatërruara nga lufta tërësisht me paratë evropiane. Përderisa vendet perëndimore kanë eksport të fuqishëm në drejtim të vendeve lindore, atëhere Serbia nuk e pati të nevojshme ta vinte vehten nën presion, por i mori paratë nga perëndimorët dhe i investoi me shpejtësi(kjo është mjaft e rëndësishme).
Dikush përmendi se transporti nëpërmjet lumit nuk zen një përqindtje të lartë të transportit. Kjo nuk don të thotë se ky lloj transporti nuk është efikas dhe i leverdisshëm për mallra të caktuara. Gjermania, Hollanda dhe Belgjika e përdorin lumin Rhein për transportin e mineraleve, makinerive të mëdha, e veturave e shumë produkte të tjera. Vendevet perëndimore nuk i lejojnë vehtes përrallat shqiptare që shfajësojnë dembelizmin dhe paaftësinë për të përballuar situatat.
anton1as
i Djathte
Posts: 866
(12/9/01 3:39:04 am)
Reply Re: Danubi nuk është gjithçka për Serbinë, por...
--------------------------------------------------------------------------------
Ke shumet e drejte
Anton!
tirana
Ekonomist
Posts: 936
(12/9/01 5:02:52 am)
Reply Re: Danubi nuk është gjithçka për Serbinë, por...
--------------------------------------------------------------------------------
E keqja e lindjes eshte qe kane kerkuar te shfrytezojne vetem burimet natyrore,pa kerkuar te inovohen.Ne shqiperi u zgjodh teknollogjia e nxjerrjes se energjise nga hidrocentralet,pa llogaritur koston e larte te tyre ne raport me prodhimin e saj.
U ndertua metalurgjiku,pa llogaritur qe ishte nje ndermarrje rentabel qe me shume humbiste sesa fitonte.
Danubin,personalisht nuk e konsideroj burim natyror apo infrastrukture pasi eshte shume pak flesibel(i ngadalte).nuk ka zhvillim ekonomik me nje infrastrukture te ngadalte.
Lindja duhet te ndertoje autostradat e hekurudhat elektrike si e vetmja infrastrukture flesibel dhe efikase.Duhet te ndertoje centralet atomike,te ndertoje fibrat optike per internetin e jo te vazhdoje e te mbaje nje infrastrukture te ngadalte.
Krijoni Kontakt