Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Fillon samiti i BE-së

    Shefat e shteteve dhe qeverive të pesëmbëdhjetë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian si dhe të vendeve të Ballkanit Perendimor fillojnë sot në afërsi të Selanikut samitin treditor që është i pari i këtij niveli.

    Tema bosht të këtij takimi, ndër të tjera, janë ato që kanë të bëjnë me Lindjen e Mesme, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, projekt-kushtetuta e BE-së, problemet me imigracionin e jashtëligjshëm dhe azilin.

    Një çështje më vete do të jenë edhe marrëdhëniet me vendet balkanike që aspirojnë për t'ju bashkuar familjes evropiane.

    Autoritetet greke ndërkohë kanë ndërmarrë një varg masash të sigurisë, nga frika e sulmeve terroriste dhe demonstratat e paralajmëruara.

    Një zëdhënës i policisë në Athinë tha se për këtë qëllim janë angazhuar rreth 15 mijë policë e ushtarë.

    Sipas tij, fjala është për një operacion me përmasa më të mëdha sigurie që ndonjëherë është ndërmarrë në këtë vend.

    __________________________________________________

    Shume organizata europiane dhe Boterore, levizje sindikaliste dhe punetore kryesisht europiane, si dhe populli no-global ne pergjithesi, pritet qe sot dhe neser te mbushin rruget e Selanikut dhe te rrethinave te tij, ne demonstrata te krahasueshme me ato te Gjenova-s.
    Grupe te shumta studentore jane drejtuar ne Selanik nga te gjitha universitetet e Greqise duke u bashkuar me levizjet No-Global.

    Le te shpresojme qe s'do te kete nje Gjenova te dyte...
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #22
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Zgjerimi i BE-se

    Shtypi evropian komenton të hënën rezultatet e referendumit çek për anëtarësinë në Bashkimin Evropian si dhe për projekt-kushtetutën, për të cilën është rënë dakord në Konventën për të Ardhmen e Evropës.

    "Vëllezër çekë, ka ardhur koha që ne të flasim me njëri-tjetërin," shkruan titulli i një komenti në gazetën austriake DIE PRESSE pasi çekët votuan pro anëtarësisë në Bashkimin Evropian.

    Gazeta beson se në kundërshtim me atë që duan politikanët të besojë populli, marrëdhëniet midis qytetarëve çekë dhe austriakë janë të këqija.

    Ajo argumenton se perspektiva e anëtarësisë çeke në BE do të thotë se të dy vendet duhet të konfrontojnë të shkuarën e tyre, veçanërisht periudhën naziste dhe pastaj përzënien e gjermanëve sudetë nga Çekosllovakia.

    DER TAGESSPIEGEL e Gjermanisë ngre çështjen nëse Republika çeke do të luajë rol të ngjashëm me atë të Britanisë, që gazeta e përshkruan si "partner me rezerva që pengon integrimin".

    "Republika Çeke i përket vetëm përgjysmë asaj që amerikanët e konsiderojnë si 'Evropa e re'," thotë ajo, "por ajo nuk dëshiron të jetë as pjesë e 'së vjetrës'."

    Ndërsa debati për pensionet vazhdon në parlamentin francez, e përdishmja pariziene LE FIGARO boton një foto të një marshimi tjetër të dielën - këtë herë në mbështetje të planeve të qeverisë për reforma.

    "Organizatiorët e demonstratës u çuditën me suksesin në Paris," shkruan ajo duke shtuar se në protestë morrën pjesë midis 18,000 dhe 150 mijë vetë.

    Versioni në internet i një tjetër të përditshmeje pariziane, LE CROIX, thotë se konflikti ka nxjerrë në pah ndarjet shoqërore dhe ka tronditur ndonjë shpresë për konsensus lidhur me çështje të rëndësishme shoqërore.

    Ajo parashikon probleme me planin tjetër të qeverisë për reforma urgjente - këtë herë në sistemin e sigurimit shëndetësor.

    "Konsultimet për të zgjidhur defiçitet e mëdha në sigurimin shoqëror do të jenë një art shumë i vështirë," shkruan La Croix.

    FRANKFURTER ALGEMAINE ZEITUNG shkruan se projekt-kushtetuta e propozuar nga Konventa për të Ardhmen e Evropës lë pa përgjigje çështje të rëndësishme.

    Gazeta thotë se është gabim që të përqëndrohesh në postet e reja të presidentit dhe ministrit të jashtëm të BE-së.

    "Ky është ndryshimi më i vogël dhe ai që ndikon më pak tek qytetarët e BE-së," thotë ajo duke shtuar se çështja e identitetit evropian është më e rëndësishme, por që nuk është zgjidhur nga Konventa.

    NEPSZABADSAG e Hungarisë shkruan se kushtetuta do t'i heqë Evropës "pak institucione, do ta bëjë më të thjeshtë në letër dhe më të komplikuar në praktikë".

    "Makina e saj do të bëjë më shumë zhurmë, por do të funksionojë pak më mirë. Megjithatë, kështu e ka shkruar Evropa historinë e saj," shkruan gazeta.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  3. #23
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Lideret Europiane deklarojne

    Ambicia evropiane e Ballkanit

    Nga Domenik Vilpen, Minister i Jashtem i Frances

    Ne fund te kesaj jave, Samiti i Selanikut do te mbledhe Kryetaret e Shteteve dhe te qeverive te Bashkimit Evropian, te shteteve te reja anetare dhe te vendeve te Ballkanit. Eshte rasti te behet bilanci i asaj qe eshte bere qe prej me shume se dhjete vjetesh, ku Franca dhe Bashkimi Evropian kane lozur nje rol levizes.

    Mesimi i pare, si dhe kudo tjeter, eshte domosdoshmeria e unitetit. Bashkesia nderkombetare, ne fillim e pavendosur dhe e ndare, ka deshtuar ne fillim te viteve '90-te ne parandalimin e nje prej konflikteve me te tmerrshem te fund shekullit ne Bosnje dhe Kroaci. Krijimi i Grupit te Kontaktit me 1994, me nxitjen e Frances, beri te mundur krijimin e nje vizioni dhe pastaj miratimin e qendrimeve te perbashketa mes aktoreve kryesore. Ky unitet i rigjetur ishte baza e kthimit drej paqes dhe drejt stabilitetit ne vendet e rajonit. Me vone, vendosmeria e perbashket e evropianeve dhe amerikaneve perballe Milloshevicit ose perballe ekstremisteve te te gjitha kraheve, beri te mundur perballimin me sukses te krizave, qofte ne Kosove, ne Serbine e jugut apo ne Maqedoni.

    Mesimi i dyte eshte nevoja e guximit: cdo here qe bashkesia nderkombetare ka ditur te tregohet e vendosur, ajo ka mundur te nderprese kurben e dhunes dhe fanatizmit. Krijimi i forces se kunderveprimit te shpejte franko-britanike ne korrik 1995, beri te mundur, ne Bosnje, ndryshimin e raporteve te forces ne terren dhe i hapi rrugen paqes se arritur ne Dejton dhe te nenshkruar ne Paris. Ne Kosove, etapa e dyte e madhe e angazhimit nderkombetar ne Ballkan, nderhyrja e NATO-s ka qene vendimtare per t'i dhene fund represionit te ushtruar nga regjimi i Milloshevicit dhe per te na cuar drejt arritjes se nje marreveshjeje paqe.

    Se fundi, mesimi i trete i viteve te zymta eshte domosdoshmeria e nje visioni dhe nje projekti mobilizues. Samiti i Zagrebit ne nentor 2000, rezultat i nismes se Presidentit Shirak, beri percaktimin: ky projekt do te jete ai i Evropes. Ne kete menyre u percaktua qarte perspektiva e afrimit te Ballkanit me Bashkimin Evropian, deri ne integrimin e tij.

    Kjo ambicje duhet te bazohet ne angazhimin e vendosur te te gjitheve: te vendeve te Ballkanit, si dhe te Bashkimit Evropian. E ardhmja e Ballkanit eshte para se gjithash ne doren e popujve te vendeve te tij. I perket atyre te konfirmojne zgjedhjen e Evropes dhe te nxjerrin cka rrjedh prej saj.

    Kjo zgjedhje presupozon, se pari perqafimin e vlerave mbi te cilat bazohet pakti evropian: demokracia, toleranca, respektimi i tjetrit, refuzimi absolut ndaj urrejtjes etnike e fetare, si dhe ndaj dhunes. Keto parime duhet te kene nje shprehje konkrete: afirmimi i Shtetit te se drejtes permes ekuilibrit te pushteteve dhe mbrojtjes se lirive individuale; gjykimi i krimineleve te luftes, duke filluar nga Karaxhic, Mlladic dhe Gotovina, ne kuadrin e nje bashkepunimi, i cili duhet te jete shembullor, me Gjykaten Penale Nderkombetare per ish-Jugosllavine; lufta e vendosur kunder zhvillimit te rrjeteve mafioze dhe krimit te organizuar, i cili perben sot kercenimin me te madh kundrejt stabilitetit politik dhe ngritjes ekonomike te ketij rajoni. Aty-ketu, disa qeveri nuk e kane kuptuar akoma plotesisht shtrirjen e angazhimeve qe sjell perspektiva evropiane. Duhet pra qe te ripohojme pa u lodhur keto objektiva dhe te vazhdojme me vendosmeri realizimin e tyre.

    Integrimi progresiv ne Bashkimin Evropian kerkon gjithashtu reforma te thella, shpeshhere te veshtira, per te ecur perpara drejt ekonomise sociale se tregut me te gjitha gjerat qe ajo presupozon, si transparencen dhe hapjen. Perparesia e se drejtes dhe iniciativa ekonomike jane kushte te domosdoshme per promovimin e demokracise dhe perparimit, te cilat jane ne qender te projektit evropian. Se fundi, dhe jo me pak e rendesishme, integrimi progresiv ne Evrope duhet te ece paralelisht me rivendosjen e lidhjeve te mirekuptimit dhe te miqesise mes popujve dhe vendeve te rajonit. Sic e kemi deklaruar njezeri ne Samitin e Zagrebit ne nentor 2000, "nga njera ane demokracia, pajtimi dhe bashkepunimi rajonal, dhe nga ana tjeter afrimi i secilit prej ketyre vendeve me Bashkimin Evropian, jane nje e tere".

    Bashkimi Evropian eshte i vendosur te shoqeroje ne rrugen e tyre vendet e Ballkanit qe zgjedhin Evropen. Per t'i shtrire doren ketyre vendeve, Bashkimi ka percaktuar nje marredhenie kontraktore te vecante, marreveshjet e stabilizimit dhe asocimit, te cilat kombinojne hapjen progresive te tregjeve, nje asistence teknike te pershtatur, por edhe nje dialog politik qe duhet konsoliduar. Nje nga synimet e ketyre marreveshjeve duhet te jete forcimi i bashkepunimit mes vendeve te ketij rajoni, me synim zhvillimin e konvergjencave mes tyre. Por gjithashtu, Bashkimi Evropian ka krijuar disa instrumente financiare te fuqishem: ne kuadrin e programit CARDS, evropianet i japin ketyre vendeve 4,65 miliarde euro per 6 vjet; ketyre i shtohet, per kater vitet e fundit, edhe nje mbeshtetje financiare prej me shume se 8 miliarde eurosh ne ndihma humanitare, kredi te Bankes Evropiane te Investimeve dhe Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim, ndihma dypaleshe e shteteve anetare, si dhe aksesi i privilegjuar pa taksa doganore ne tregun e perbashket per gati te gjitha produktet.

    Si aktori ekonomik me i rendesishem ne Ballkan, Evropa eshte tashme nje partner politik dhe ushtarak i privilegjuar. Ajo e ka luajtur kete rol ne Maqedoni, ku marreveshjet e Ohrit vulosen kompromisin institucional mes paleve te ndryshme dhe i dhane fund nje acarimi te ri te mundeshem. Ajo e ka luajtur gjithashtu kete rol ne ndermjetesimin i cili solli krijimin, ne muajin shkurt, te Shtetit te ri te Serbise-dhe-Malit te Zi. Qe prej kesaj kohe, Bashkimi Evropian ka ndermarre ne terren zevendesimin e forcave te NATO-s ne Maqedoni, dhe mund te beje te njejten gje ne Bosnje ku ajo ka marre tashme persiper asintencen nderkombetare ndaj forcave policore vendore. Keshtu, evropianet kane marre persiper pjesen me te madhe te perpjekjeve nderkombetare ne rajon ne lidhje me ruajtjen e paqes dhe rindertim, ne bashkepunim te ngushte me Shtetet e Bashkuara.

    Sigurisht, secili duhet te ece perpara drejt Evropes me ritmin e tij. Por Bashkimi eshte nje i tere dhe nuk mund te behet perzgjedhje. Hyrja ne Bashkimin Evropian nuk mund te permblidhet me nje seri te thjeshte formalitetesh teknike duhet te besh tendin projektin evropian, ate te nje Bashkimi gjithnje e me te ngushte mes sheteve dhe mes popujve. Perfaqesuesit e shoqerise civile te Ballkanit Perendimor, nga Sarajeva ne Prishtine, nga Beogradi ne Shkup, nga Zagrebi ne Tirane, na shtyjne te kemi kujdes qe aderimi i vendeve te tyre, kur te vije koha, te jete kurorezimi i nje transformimi ne thellesi te shoqerive te tyre. Ato na ftojne te mos bejme pazar me Bashkimin, sepse ato jane te ndergjegjshem se hyrja ne nje Evrope, e cila shet lire vlerat dhe rregullat e saj nuk do te kishte asnje kuptim.

    Kjo eshte fryma me te cilen ne pergatisim Selanikun: motot tona jane ambicje dhe shprese, sepse nuk ka asnje dyshim ne prirjen drejt aderimit evropian te Shqiperise, te Bosnje-Hercegovines, te Kroacise, te Maqedonise, te Serbise dhe Malit te Zi; por gjithashtu edhe pergjegjesi, sepse rruga drejt Evropes ka kerkesa dhe kalon permes respektimit te kushteve politike, morale, ekonomike dhe sociale. Te mohosh kete do te ishte dicka e papergjegjeshme perballe bashkeqytetareve tane evropiane. Te pohosh kete, do te thote te shprehesh lart besimin tone ne nje te ardhme te perbashket ne paqe per te gjithe ne.

  4. #24

    Pse po mblidhemi ne Selanik

    Nga Kris PATEN*

    Kushdo ne Evropen Juglindore do kete degjuar mjaft keto dite rreth Samitit te Selanikut. Njerezit do te kene pyetur veten: cdo te thote kjo per mua? Sigurisht qe do te jete nje rast per liderat e rajonit te takohen me liderat e vendeve te shteteve anetare te Bashkimit Evropian, por ky samit do te kete nje kuptim me te gjere se ky fakt. E shtuna e 21 qershorit do te shenoje diten kur vendet e rajonit nga i ftohti do te hyjne ne shtepine evropiane. Bashkimi Evropian do te deshmoje solemnisht dhe qartesisht qe te gjithe vendet jane te mirepritura te bashkohen me familjen tone evropiane. A ka ndonje klecke do te pyesin njerezit ne kete histori? Duhet te themi, qe kjo nuk do lere nje gjurme te vogel, por do lere nje gjurme te madhe.

    Secili prej vendeve duhet te implementoje reformat ekonomike dhe politike te nevojshme, nese duan te kenaqin ambicien e tyre evropiane. Kjo do te kerkoje perpjekje shume te medha nga qeverite dhe njerezit e ketyre vendeve. Kjo do te kerkoje kohe, durim dhe vendosmeri. Por njerezit duhet te kujtojne dy gjera.

    Se pari, reformat e duhura nuk formohen nga perpjekje te tmerrshme te ideuara per ta bere jeten me te veshtire per te gjitha vendet. Ne te vertete reformat tashme kane celur fruta me perfitime pozitive per njerezit e zakonshem. Per shembull, ne te gjithe rajonin tani ju keni sisteme demokratike te qeverisjes. Njerezit e marrin si te mireqene qe ato mund te votojne ne sekret dhe qe rezultati do te jete i lire dhe i ndershem. Qeverisjet mundet dhe kane ndryshuar si rezultat i shprehjes se vullnetit popullor.

    Se dyti, njerezit e Evropes Juglindore nuk jane vetem. Qe nga 1991 Komisioni Evropian ka shpenzuar mbi 7 miliarde euro, duke ndihmuar rajonin ne nje sere menyrash; projekte infrastrukture, asistence humanitare dhe duke ndertuar institucione te forta dhe te ndershme. Kjo eshte nje ndihme per te vazhduar me tej. Dhe ne nuk e kemi mbyllur ndihmen tone me kaq. Ne i kemi dhene te gjitha vendeve marreveshje te favorshme tregetie qe e bejne me te lehte per vendet e Ballkanit eksportimin e mallrave te tyre ne vendet anetare, se sa e kunderta. Duke i dhene te njejten rendesi, ne u kemi siguruar vendeve te rajonit burime njerezore te konsiderueshme per te ndihmuar ne procesin e reformave. Delegacionet e Komisionit Evropian dhe ne te vertete vete Komisioni Evropian kane vene nje energji te konsiderueshme dhe nje angazhim serioz per te ndihmuar njerezit e ketij rajoni qe te bejne realitet endrren e tyre evropiane.

    Une e kuptoj qe ka nje padurim ne rajon per te plotesuar kete proces. Njerezit ne menyre te kuptueshme e lidhin anetaresimin ne BE me lirine e levizjes dhe te punes, me nje zhvillim te madh. Nuk mund te pretendoj qe per ju ne te shkurtojme artificialisht kete proces dhe t'i leme vendet te shmangin punen e nevojshme per te vene ne vend reformat e duhura. Duhet kohe per te perfunduar kete proces. Por ajo qe eshte e qarte eshte se ky rajon nuk eshte vetem nje rajon tjeter ne bote. Ne duam marredhenie miqesore me vendet ne kufinjte tane. Por Evropa Jug Lindore nuk eshte pjese e kufirit me ne, ajo eshte brenda tendes evropiane. Kjo nuk eshte nje shprehje gjeografike, kjo eshte gjithashtu nje shprehje e vullnetit politik evropian.

    Keshtu Selaniku nuk do te shenoje fundin e procesit, por do te jete nje shkalle me e larte ne kete proces. Europa do te sinjalizoje qe deshiron te forcoje marredheniet e veta me rajonin. Ne do te kerkojme te zhvillojme nje sens me te forte te partneritetit me vende te vecanta, ne menyre qe te punojme bashke, dore per dore, duke i levizur gjerat perpara. Per kete qellim, ne do te shtyjme disa programme qe me perpara ishin te hapura vetem per vendet qe ishin tashme kandidate per anetaresim ne BE. Me lejoni te permend per shembull. Shtetet anetare do te sigurojne ndihmen e eksperteve europiane ne vend per te punuar me qeverite ne ndryshimet teknike per t'u pergatitur per anetaresim. Ne e quajme kete binjakezim dhe taksapaguesit europiane do t'i gjejne keto vende pune nepermjet buxhetit te CARDS, qe eshte programi yne per ndihmen financiare ne rajon.

    Nganjehere ky proces gati duket i veshtire. Nganjehere njerezit mund te tundohen te thone: "A ia vlen; a do ia arrijme ndonje dite"? Por kujtoni nje gje. Pas renies se murit te Berlinit, njerezit e Evropes Juglindore nuk e kishin enderruar kurre qe vitin qe vjen ato mund te hynin ne Bashkimin Evropian si anetare te plote. Por kjo ndodhi. Ky eshte nje sinjal shprese per Evropen Juglindore. Ato kane lene nje gjurme qe ju mund ta ndiqni. Procesi i reformave eshte ideuar, qe te siguroje qe ju jeni te gatshem per anetaresim, sepse anetaresimi mbart me vete shume detyrime qe shoqerohen me perfitime te sigurta. Por, nese ju perqendroheni dhe punoni me ne ndershmerisht dhe me vendosmeri, ju do ta arrini kete gje.

    Angazhimi im personal si Komisioner i Komisionit Evropian eshte qe ribashkimi i Evropes nuk do te jete i plote, derisa Europa Juglindore te bashkohet si nje anetar me te drejta te plota se paku i familjes evropiane.

    * Komisioner per Marredheniet me Jashte
    ___________________________________

    BE dhe sfidat e azilit

    Nga Ruud Lubbers*

    Azili eshte kthyer se fundmi ne nje ceshtje te nxehte politike ne disa vende evropiane. Kjo per disa arsye. Se pari, ka disa shqetesime shume te verteta mbi menyren se si menaxhohet sistemi i azilit: mbi rolin e kondrabanduesve te njerezve dhe mbi ata qe e keqperdoronin sistemin e azilit, duke portretizuar vetveten si azilkerkues ne menyre te rremee. Keto faktore ushqejne njeri-tjetrin.

    Se dyti, ekziston edhe nje grup tjeter abuziv - perfshire dhe politikane, grupe qe ushtrojne presion dhe redaktore gazetash - qe qellimisht e ngaterrojne ceshtjen. Une jam i tronditur nga ekzagjerimet, manipulimet statistikore dhe ofertat e frikshme qe kane lindur se fundmi. Ky eshte nje shteg i rrezikshem ku po hyn shoqeria. Si ish-kryeminister, une e di se sa e veshtire eshte te hartosh politika largpamese kur je nen goditjen e nje stuhie politike te gatuar nga mashtrime e ekzagjerime.

    UNHCR-ja, Agjencia e Refugjateve e Kombeve te Bashkuara qe une drejtoj, propozon nje trajtim tri-drejtimesh per te permiresuar sistemin boteror te azilit. Nje drejtim i kushtohet rajoneve qe prodhojne refugjate; nje tjeter i pershtatet transformimit gradual te Bashkimit Evropian ne nje hapesire te vetme azili; dhe nje tjeter ne permiresimin e sistemeve te brendshme te azilit te shteteve individuale.

    Kjo nuk eshte nje menu mundesish zgjedhjesh, por nje teresi organike. Veprimet e njeanshme nga nje shtet i vetem apo madje edhe nga nje klub shtetesh, nuk do te jape fryte vetem ne qofte se keto veprime jane te pranueshme ne vende te tjera te botes, vecanerisht ne vendet ne zhvillim, qe strehojne nje numer te madh refugjatesh, disa here per dekada te tera. Keto vende do te kene nevoje te binden se vendet me te pasura do te ndajne barrat ekonomike, sociale dhe politike te detyruara nga levizjet masive te refugjateve. Nese keto vende ndjejne se shtetet e pasura jane vetem te interesuara te hedhin pergjegjesite tek te tjeret, ato nuk do te bashkepunojne.

    Shuma e shpenzuar tani per te mbeshtetur refugjatet ne rajonet e tyre eshte trishtueshmerisht e papershtatshme. Nuk ka pse te cuditemi - refugjatet e vertete - humbasin shpresen dhe drejtohen ne Evrope. Mikpritesit e tyre fillestare, me mbeshtetje financiare te papershtatshme, nuk ka te ngjare t'i inkuarajoje ata qe te qendrojne. As nuk ka te ngjare qe t'i mirepresin perseri pikerisht per arsye se Evropa nuk i do.

    Keshtu sipas "drejtimit rajonal", UNHCR-ja propozon nje perpjekje me koherente dhe me te gjere te shteteve donatore per te mbeshtetur refugjatet ne vendet e tyre te origjines dhe te gjeje zgjidhje, duke i ndihmuar ata te kthehen ne shtepite e tyre, duke i risistemuar ne vende te tjera ose duke i ndihmuar ata te fillojne nje jete te re ne rajonet e tyre te origjines. Por e gjithe kjo kerkon ndihme zhvillimi, e cila do te rrisevetmbeshtetjen e refugjateve dhe perfitimin e vendeve qe i strehojne ata, duke zvogeluar keshtu presionet per te kerkuar azil diku tjeter. Ne te vertete, cdo dyshke e shpenzuar per te gjetur zgjidhje per refugjatet ne rajonet e tyre te origjines, do te kete dyfish vlere. Qe kjo nuk po ndodh eshte e turpshme dhe shpenzim jo i zgjuar i parave.

    Drejtimi rajonal do te perfshije marreveshje te vecanta per grupe te vecanta refugjatesh, nje inciative qe une e quaj "Konventa Plus", meqe ajo ploteson dhe nderton bazuar ne Konventen e Refugjateve te vitit 1951. Precedente te tille jane programi i vecante per vietnamezet e barkave (nje fenomen qe filloi si nje levizje refugjatesh dhe u kthye ne nje levizje ekonomike). Ky program ndihmoi, jo vetem per te ndaluar migrimin ekonomik te pakontrolluar, por coi edhe ne zgjidhje pothuaj per gjithe vietnamezet, qofte refugjatet apo migrantet ekonomike. Sigurisht ka mundesi per te prodhuar me shume iniciativa krijuese te ketij tipi.

    Nen "drejtimin e Bashkimit Evropian", UNHCR-ja propozon vecimin e grupeve qe jane duke keqperdorur dukshem sistemin, perkatesisht azilkerkuesit nga vendet qe zor se mund te prodhojne refugjate te vertete. Keta azilkerkues do te dergohen automatikisht ne nje ose me shume qendra protese diku brenda Bashkimit Evropian ku kerkesat e tyre do te shqyrtohen ne menyre te shpejtuar nga skuadra te perbashketa te Bashkimit Evropian. Ata per te cilet do te gjykohet se nuk jane refugjate, do te dergohen drejt e ne shtepite e tyre. Pastaj, numri i kufizuar i refugjateve mes tyre do te perballohet nga shtetet e Bashkimit Evropian. Duhet te kete nje kufi strikt kohe per te gjithe procesin. Me pare duhet te realizohen marreveshjet e ripranimit mes Bashkimit Evropian dhe vendeve te azilkerkuesve te refuzuar, me qellim qe njerezit te mos mbahen te ndaluar me muaj ose vite thjesht pse ata nuk mund te nxirren jashte.

    Une mendoj se eshte jetesore qe nje iniciative e tille te kryhet brenda kufijve te Bashkimit Evropian. Keshtu qendrat do te zbatojne standartet ligjore te Bashkimit Evropian. Kjo eshte e rendesishme jo vetem per te siguruar te drejtat e individeve, rastet e te cileve po vleresohen, por eshte e rendesishme edhe per shtetet, sepse do te pakesoje ne menyre efektive prengesat ligjore qe do te lindnin nese keto qendra do te vendoseshin jashte Bashkimit Evropian. Akuza e hedhjes se barres tutje Bashkimit nuk do te ngrihej.

    Nese drejtimi rajonal dhe ai i Bashkimit Evropian te ketij trajtimi do te zbatohen ne menyre afektive, ne do te shohim shpejt rezultate perfituese brenda cdo sistemi te brendshem individual te azilit ne shtetet e Bashkimit Evropian. Megjithate, eshte e nevojshme te vazhdojme paralelisht perpjekjet serioze per te mireorganizuar sistemet e brendshme - per t'i bere ato me te shpejta, me te drejta dhe me eficence.

    Une jam shume i kenaqur qe keto propozime jane reflektuar ne nje komunikim te fundit botuar nga Komisioni Evropian me kerkesen e shteteve anetare. Dialogu do te vazhdoje kete jave ne Samitin e Bashkimit Evropain ne Selanik. Ne nuk duhet ta humbasim kete mundesi per t'iu kushtuar nje trajtimi me te balancuar dhe te drejte qe siguron mbrojtjen e refugjateve, promovon zgjidhje dhe risjell besimin publik ne sistemin e azilit. Kjo eshte nje nga sfidat me urgjente te politikave me te cilen ndeshet sot Evropa.

    * Komisioner i Larte i Kombeve te Bashkuara per Refugjatet
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  5. #25
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444
    C'fare eshte Europa -tha Napoleoni - me teper sesa nje iluzion per te cilin kemi rene dakord (lol)
    .................................................. .................................................. .................................................. ..........................
    Europe Go Home!

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17
    Zgjedhjet me te fundit te mbajtura ne shtetet evropiane antare te BE priteshin te ishin "zgjedhje historike" pasi per here te pare ne historine e Evropes, evropiano-perendimoret dhe evropiano-lindoret do te votonin se bashku per te zgjedhur parlamentaret e vete ne parlamentin evropian ne Strasburg. Keto zgjedhje erdhen direkt pas pak javesh kur ne Evrope u festua zgjerimi i saj me shtete te reja Lindore.

    Por zgjedhjet e fundit te mbajtura ne Evrope treguan qarte se planet e nje evrope te bashkuar nuk kane hasur ne nje interes te madh ne rradhet e shtetasve evropiane. Kete e tregoi numri jashtezakonisht i ulet ne votime, vecanerisht ne Evropen Lindore ku perqindja e votuesve vertitej tek 20-30%. Sikur kjo pjesmarrje e ulet te mos mjaftonte, gati te gjitha partite ne pushtet qe kane nje platforme pro-evropiane hasen nje renie drastike ne popullaritetin e tyre. Humbjen me te thelle e shenoi partia e Shroder ne Gjermani e cila ishte humbja me e madhe per partine e tij qe prej luftes se II Boterore.

    Fenomeni i trete shqetesues ne keto zgjedhje ishte rritja e perfaqesimit ne Strasburg e partive anti-unifikuese te cilat bene fushate kunder idese se nje evrope te bashkuar dhe pro identitetit kombetar.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. PS pergatit skenarin e bojkotimit te zgjedhjeve te vitit 2009!
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 09:37
  3. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  4. Vetëm shqiptarët mund t'i fitojnë zgjedhjet
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  5. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •