Shefat e shteteve dhe qeverive të pesëmbëdhjetë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian si dhe të vendeve të Ballkanit Perendimor fillojnë sot në afërsi të Selanikut samitin treditor që është i pari i këtij niveli.
Tema bosht të këtij takimi, ndër të tjera, janë ato që kanë të bëjnë me Lindjen e Mesme, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, projekt-kushtetuta e BE-së, problemet me imigracionin e jashtëligjshëm dhe azilin.
Një çështje më vete do të jenë edhe marrëdhëniet me vendet balkanike që aspirojnë për t'ju bashkuar familjes evropiane.
Autoritetet greke ndërkohë kanë ndërmarrë një varg masash të sigurisë, nga frika e sulmeve terroriste dhe demonstratat e paralajmëruara.
Një zëdhënës i policisë në Athinë tha se për këtë qëllim janë angazhuar rreth 15 mijë policë e ushtarë.
Sipas tij, fjala është për një operacion me përmasa më të mëdha sigurie që ndonjëherë është ndërmarrë në këtë vend.
__________________________________________________
Shume organizata europiane dhe Boterore, levizje sindikaliste dhe punetore kryesisht europiane, si dhe populli no-global ne pergjithesi, pritet qe sot dhe neser te mbushin rruget e Selanikut dhe te rrethinave te tij, ne demonstrata te krahasueshme me ato te Gjenova-s.
Grupe te shumta studentore jane drejtuar ne Selanik nga te gjitha universitetet e Greqise duke u bashkuar me levizjet No-Global.
Le te shpresojme qe s'do te kete nje Gjenova te dyte...
Krijoni Kontakt