Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Një refugjat sirian hap biznes në Shqipëri

    Emri:  sirian.jpg

Shikime: 300

Madhësia:  41.2 KB

    Nga Alepo e shkatërruar nga lufta përmes itinerarit ballkanik në Tiranë. Historia e Samir Darvishit, sirianit 35 vjeçar që nuk e mendonte kurrë, por megjithatë e filloi një jetë të re në Tiranë.

    Lufta në Siri e shkatërrimet në qytetin e tij, Alepo e detyruan Samer Darvishin të largohej nga vendlindja. Si mijëra refugjatë të tjerë ai shkoi fillimisht në Turqi, pastaj me një gomone ia doli të mbërrijë në Greqi e të vazhdojë rrugën në itinerarin ballkanik në Hungari. Këtu Sameri bën kërkesën për azil dhe jeton disa muaj derisa motra me familjen e saj, që kishte mbetur në Shqipëri e ftoi vëllanë. Fati i tij mori një kthesë të papritur duke e çuar në Tiranë. Tani Samer Darvishi jeton prej katër muajsh në kryeqytet, madje ka hedhur edhe hapat e parë me shumë sukses, pas hapjes së një dyqani të veshjeve të përdorura. Një dyqan tërësisht të rinovuar, ku me gërma shtypi në fasadën e qelqit shkruhet “Veshje të përdorura”. Brenda pronari Sameri, i veshur mirë, me fytyrë të nxirë nga dielli. Sameri ndjehet mirë në Tiranë dhe është optimist. “Nuk ishte e vështirë të hapja biznesin, sepse Shqipëria u ofron të huajve kushte të mira, ky vend fton për të investuar në vend që të ngrejë barriera burokratike: Këtu gjen sidomos punë dhe para.”

    “Krenarë për drejtuesin tonë”

    Biznesin Sameri e njeh mirë. Në Siri ai tregtonte automjete të përdorura, në Tiranë veshje. Ide, të cilën ai e kishte filluar si biznes edhe në Hungari, nga ku ai sjell tonelata veshjesh, i lan, hekuros dhe i shet tek klientët mirënjohës për çmime kaq të leverdisshme. Fatjoni, një djalë 26 vjeçar nga Tirana është njëri nga punëtorët e tij. “Punoj këtu që nga 1 dhjetori dhe ndjehem shumë mirë. Çmimet që ofrojmë ne janë shumë të ulta, krahasuar me dyqanet e tjera. Jemi krenarë për drejtuesin tonë.”

    Emri:  0,,4077964_4,00.jpg

Shikime: 269

Madhësia:  23.3 KB

    Po kaq e kënaqur shprehet edhe Ana, një vajzë 23 vjeçare që ka gjetur punë në dyqanin e Samer Darvishit. Një shans i mirë, thotë ajo, sepse papunësia në Shqipëri është shumë e lartë dhe për shumë vetë nga zonat rurale që kanë zbritur në lagjen periferike Babrru, veshjet e përdorura janë e vetmja mundësi për të blerë.

    Plane për zgjerimin e biznesit në qytetet e Shqipërisë

    Ndërkohë Samer Dervish ka hapur edhe katër dyqane të tjerë në qendër të Tiranës dhe mendon të shtrahet edhe në qytete të tjera në Shqipëri. Problemi kryesor është gjuha, thotë ai. Por i pyetur se si i duket Tirana, tani pas katër muajsh ai përgjigjet në shqip, megjithëse jo rrjedhshëm. “Shumë mirë. Tirana është shumë mirë. Shqiptarët janë njerëz të mirë, edhe djemtë punojnë shumë mirë.”

    Pas kësaj përvoje në Tiranë, ai nuk e di nëse do të kthehej në Siri, po qe se lufta do të përfundonte. “Po shoh që puna këtu po shkon shumë mirë, prandaj do qëndroj fillimisht në Shqipëri. Do t’u thoja edhe të tjerëve të investojnë këtu. Siç e thashë: Këtu ka punë dhe para.”

    Koha Jone

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Një refugjat sirian has biznes në Shqipëri

    Sicirjanit ti mbyllet ''biznesi vetem'' dhe ti konfisskohen te ardhurat deri me tani!

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Një refugjat sirian hap biznes në Shqipëri

    Ku i gjeti leket siriani te hape 4 dyqane ne Tirane
    A lejohet me ligj ne Shqiperi qe nje i huaj pa marre shtetesi
    shqiptare te hape biznes?
    Sa leke/euro kerkohen per te
    marre licencen per te bere tregeti
    Sa eshte qeraja mujore e dyqaneve?
    Ky ose ka qene tregetar me dyqane ne Siri ose mund te kete
    fituar para me pislliqe si trafik
    armesh trafik emigrantesh etj.
    Te marresh licence tregetie ne Tirane duhet te paguash shume
    te korruptuarit e administrates
    perndryshe shihe ne endrra licencen.
    Kjo histori fsheh shume fakte
    qe padyshim te shtyjne te hetosh
    si interesante.

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Një refugjat sirian has biznes në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Ciarli Lexo Postimin
    Sicirjanit ti mbyllet ''biznesi vetem'' dhe ti konfisskohen te ardhurat deri me tani!
    Jo jo duhet te i jepet edhe nje kamion si donacion pastaj kur t'i sheh femijet shqiptare nen rrotat e atij kamioni sikur ai myslimani ne France qe shkeli me kamion shume femije te qafireve.

    ...send all the money back to the family and then drive a truck through the crowd full of people...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Një refugjat sirian hap biznes në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Ku i gjeti leket siriani te hape 4 dyqane ne Tirane
    A lejohet me ligj ne Shqiperi qe nje i huaj pa marre shtetesi
    shqiptare te hape biznes?
    Sa leke/euro kerkohen per te
    marre licencen per te bere tregeti
    Sa eshte qeraja mujore e dyqaneve?
    Ky ose ka qene tregetar me dyqane ne Siri ose mund te kete
    fituar para me pislliqe si trafik
    armesh trafik emigrantesh etj.
    Te marresh licence tregetie ne Tirane duhet te paguash shume
    te korruptuarit e administrates
    perndryshe shihe ne endrra licencen.
    Kjo histori fsheh shume fakte
    qe padyshim te shtyjne te hetosh
    si interesante.
    Po qe nuk mbush fare ti e di???
    As qe e ke haberin e gjendjes ne Shqiperi dhe jep mendime e konkluzione, denon dhe ekzekuton ke te te doje qejfi ty .
    Dil njehere ketej a derebardhe e mos ja mbyt si kau peles
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Një refugjat sirian hap biznes në Shqipëri

    Siciria
    nder vite
    e shtypi
    me pite
    Birrarria,
    por Sicirjani
    i ziu, zemerkatrani
    shkon perdite
    e rri
    tek dyqani.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •