Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    A do i sjelli Obama xhihadistet e Guantanamo në Shqipëri?

    Këto ditë ne shtypin amerikan, po flitet se administrata e Obames ne Amerike po pergatit mbylljen e burgut te Guantanamo Bay ne Kube, duke i larguar edhe xhihadistët e fundit të mbetur atje, që mendohet të jenë njerëzit më të rrezikshëm që nuk i pranon njeri. Mediat gjithashtu raportuan se administrata amerikane ka rene dakord me dy shtete, që ti transferojnë këta xhihadistë tek ta. Se kush janë këto dy shtete që kanë pranuar të marrin këta xhihadistë nuk është bërë ende publike.

    Duke u nisur nga historia e viteve të kaluara ku Shqipëria ka pranuar disa prej këtyre xhihadistëve, duke u nisur edhe nga fakti se në një kohë shumë të shkurtë, ministri i jashtëm shqiptar dhe Kryeprokurori i vendit janë për vizitë në Washington, lind pyetja per administratën amerikane dhe për qeverinë shqiptare në Tiranë:

    - A është Shqipëria një prej atyre dy vendeve që ka pranuar për të strehuar e rehabilituar xhihadistët e Guantanamos?

    Presim të mësojmë përgjigjen e kësaj pyetjeje nga zyra e shtypit e Kryeministrit në Tiranë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 31-03-2016 më 00:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •